vijon

interi.jpg
nev ila22:22 | 10/07/2019

 

Skuadra e Interit vijon përgatitjet në Lugano në prag të sezonit të ardhshëm. Trajneri Antonio Konte pret nga drejtuesit e klubit, finalizimin e tre objektivave të mbetura në merkato.

Skuadra e Interit vazhdon përgatitjet parasezonale në Lugano nën drejtimin e trajnerit Antonio Konte. Skuadra nuk konsiderohet ende e kompletuar pasi mungojnë tre zyrtarizime Barela Lukaku dhe Dzeko të cilët kërkohen me ngulm nga kreu i bankinës së zi kaltërve.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Interit ka gjetur akordin me Kaljarin për transferimin e 22 vjeçarit në San Siro dhe prezantimi pritet të bëhet shumë shpejt.

Nuk bëhet e ditur kostoja e transferimit të mesfushorit të kombëtares italiane tek Inter apo paga që pritet të përfitojë. Synimi i Kontes është që futbollisti të nënshkruajë para nisjes së skuadrës në turin aziatik.

Në lidhje me Romelu Lukakun Manchester United vijon të mbetet pengesa kryesore. Djajtë e kuq pretendojnë të përfitojnë 85 mln euro, një shifër tepër e lartë për arkat e klubit zi kaltër të cilët janë të gatshëm të paguajnë deri në 70 mln euro. Problemi tjetër është paga e futbollistit por mund të gjendet një marrëveshje mes palëve.

Më e komplikuar është pista Edin Xheko. Futbollisti boshnjak ia ka bërë të qartë skuadrës së Romës se dëshiron të largohet por verdh e kuqtë nuk pranojnë ofertën e Interit.

Marrëveshja mes palëve është ende larg ndërkohë që Inter nuk mund të nënshkruajë me shtatlartin para se të largojë nga skuadra Mauro Ikardin pasi argjentinasi duhet të sjellë të ardhura në klub për të financuar merkaton./ABC News Albania 24/7

c1_1704184-1280x853.jpg
Sej rie20:15 | 29/06/2019

Evropa ka përjetuar të shtunën një tjetër ditë të nxehtë, që ka marrë disa jetë njerëzish në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër. Në ditët e ardhshme parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta se ato të regjistruara ditën e premte, por sërish do të jenë mbi 40 gradë Celsius, kryesisht në disa zona në veri të Spanjës. Meteorologët thonë se ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika dhe presioni i lartë atmosferik në Europën qendrore po kontribuojnë për valën e të nxehtit. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, me 33 deri në 34 gradë Celsius./ABC News Albania 24/7

negociatatata-1280x728.jpg
Sej rie17:15 | 18/06/2019

Këshilli Evropian do të marrë në fund të Tetorit një vendim substancial për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë vendim morën Ministrat e Jashtëm në takimin e sotëm në Luksemburg, që thanë se për arsye kohe Bashkimi Evropian vijon shqyrtimin e rekomandimeve te Komisionit.

“Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë lënë mënjanë konkluzionet ambicioze lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE. Në këto konkluzione thuhet se mbahet shënim për rekomandimet e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive, të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Këshilli i Evropës vitin e kaluar. Por suke u nisur nga koha e kufizuar në dispozicion, duke u nisur nga rëndësia e marrjes së vendimit për të dyja vendet Këshilli Evropian do t’i kthehet këtij vendimi në fund të tetorit të këtij viti për të marrë një vendim substancial”, tha Erisa Zyka gazetare e ABC News në Bruksel./ABC News Albania 24/7

Rama-Haradinaj-1.jpg
G. P.20:20 | 02/05/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vijuar replikat me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në reagimin e radhës, Haradinaj ka deklaruar se do ta tregojë gjithmonë të vërtetën, pavarësisht nëse ajo i pëlqen apo jo të tjerëve.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:  “Shqiptarëve, të majtë e të djathtë u kam borxh të vërtetën. Siç ka thënë dhe at Zef Pëllumbi, “rrno për me tregue”. Ndaj do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt, sepse kemi detyrimin ndaj qytetarëve tanë”./ABC News Albania 24/7

rama-1280x712.jpg
ent ela21:30 | 06/03/2019

 Gjatë vizitës njëditore në Itali, kryeministri Edi Rama dha një intervistë edhe për median italiane “La Republika”, ku foli për situatën politike në vendin tonë.
“Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare”, thuhet në fillim të intervistës së “La Repubblica”.
Ndërsa kryeministri Rama duke komentuar protestat e forcave të djathta në vend ka nënvizuar se opozita në Shqipëri nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor, ndaj lidershipi i saj do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen. Më pas, Rama ka dhënë një intervistë edhe për kanalin italian “La sete” si dhe “Canale 5”, I cili theksoi se ato pamje e foto negative që janë parë së fundmi në Shqipëri, janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri. Jashtë këtij perimetri, jeta vazhdon, përfundoi kryeministri Rama./abcnews.al

studente-1280x695.jpg
ent ela17:17 | 12/01/2019

Ngujimi i studentëve nëpër auditore i nisur të enjten ka vazhduar edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë në kryeqytet. Studentët shprehen për vijim të bojkotit deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

Ngujimi i studentëve vijoi edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Drejtësisë. Porta e gardhit rrethues të Ekonomikut ishte e kyçur. Këtë herë dryni nuk ishte vënë nga studentët, por nga punonjësit e policisë private, me argumentin se institucioni është në ditë pushimi. Jashtë rrethimit qëndroi edhe një grup studentësh. Ata refuzuan të komentonin arsyen e qëndrimin e tyre pranë fakultetit.

 “Ju lutem, pak më vonë”, dëgjohet të thotë njëri nga studentët.

Porta e rrethimit qëndroi e mbyllur dhe tek Fakulteti i Drejtësisë, ku numri i të ngujuarve është më i madh. Për shkak të derës së kyçur, hyrje-daljet bëheshin falë dritares.

 “Të gjithë studentët do të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Të gjitha fakultetet do të bashkëbisedojnë. Studentët do të dalin me një vendim të përbashkët ku do të vendosim se çfarë do të bëhet në ditët e ardhshme. Kjo kauze konsiderohet akoma shumë e fortë dhe nuk është se i ka rënë fryma. Por thjesh shumica e studentëve janë në bojkot”, tha një student.

Më tej një studentë u shpreh se: “Ne kemi bërë votime nëpër fakultete dhe shumica dërmuese janë për të vazhduar bojkotin dhe ngujimin”.

Ngujimi i studentëve në auditorët e fakulteteve nisi të enjten. Gjatë ditëve të para u regjistruan dhe ndisa përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë, të cilët u futën brenda auditorëve./abcnews.al

brryl.jpg
ent ela13:15 | 09/01/2019

Në Tiranë vijojnë punimet për zgjatimin e bulevardit nga Brryli në drejtim të Shkozës. Infrastruktura e re rrugore do t’i japë frymëmarrje dhe zhvillim kësaj zone periferike të kryeqytetit.

Pavarësisht  kushteve atmosferike fadromat e firmës kontraktore vijojnë punën e tyre për përfundimin e punimeve brenda afateve të përcaktuara

Prej disa ditësh në këtë segment të bulevardit përgjatë Lanës ka nisur edhe shtrimi i shtresave asfaltike, ndërtimi i trotuareve në të dyja kahet e rrugës dhe mbjellja e pemëve

Zgjatimi i bulevardit nga zona e Brrylit përgjatë Lanës deri në zonën e Shkozës, do të ofrojë infrastrukturë të re si dhe pritet të sjellë zhvillim për këtë arterie të kryeqytetit./abcnews.al/

STUDENTET-NUK-TERHIQEN-1280x720.jpg
ent ela14:15 | 06/12/2018

Edhe pas tërheqjes së qeverisë vijon protesta e studentëv para Ministrisë së Arsimit . Studentët nuk tërhiqen nga protesta edhe pas plotësimit të kërkesës për anulimin e tarifave për provimet e prapambetura.

Ata bëjnë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat. Studentët kërkojnë që Qeveria të përgjysmojë tarifat e shkollimit. Kërkojnë të përmirësohen kushtet në konvikte.

Studentët kërkojnë që Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit. Ata po diskutojnë që nesër protesta të jetë pranë çdo rruge automjetesh. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono