vijojne

fushatat-zgjedhore-shba-1280x711.jpg
nev ila19:02 | 17/10/2019

Shkon në 4 numri i të arrestuarve lidhur me financimet e paligjshme të fushatave elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet federale thanë se biznesmeni amerikan David Correia u arrestua të mërkurën në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut ku kishte shkuar për t’u vetëdorëzuar.

Arrestimi i tij e çon në katër numrin e të pandehurve që janë arrestuar nën akuzat federale se kanë kryer me qindra mijëra dollarë kontribute të paligjshme në fushatat republikane.

Një person i katërt u arrestua në Shtetet e Bashkuara lidhur me çështjet e financimit paligjshëm të fushatave zgjedhore federale që përfshijnë dhe dy bashkëpunëtorë të avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani.

Autoritetet federale njoftuan se biznesmeni amerikan David Correia u arrestua të mërkurën në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut ku kishte shkuar për t’u vetëdorëzuar.
Arrestimi i tij e çon në katër numrin e të pandehurve që janë arrestuar nën akuzat federale se kanë kryer me qindra mijëra dollarë kontribute të paligjshme në fushatat republikane, përfshirë dhe ndaj një komiteti për veprim politik pro-Trump.

Biznesmeni me origjinë nga Ukraina, bashkëpunëtor me zotin Correia, Andrey Kakushkin, u arrestua javën e kaluar në Kaliforni. Fillimish u arrestuan dy bashkëpunëtorët e zotit Xhuliani.

Dy biznesmenët me bazë në Florida, të cilët dyshohet se kanë lobuar për largimin e ish-ambasadores amerikane në Ukrainë vitin e kaluar, ishin parashikuar të dëshmonin përpara ligjvënësve që po hetojnë lidhur me shkarkimin e presidentit në kohën e arrestimit të tyre./abcnews.al

zhvatja-1-1280x728.jpg
ad min16:15 | 09/08/2019

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një tjetër video mbi çështjen e njohur si “Zhvatja”, në Maqedoninë e Veriut. Në të dëgjohet një zë femre që thuhet se i përket prokurores speciale Katica Janeva. Kjo e fundit ka pohuar se është zëri i saj, por ka pretenduar se është keqpërdorur.

Gazeta italiane “La Verita” në kanalin e saj në YouTube ka publikuar një video-incizim të ri dhe një version më të zgjeruar të xhirimit për rastin “Zhvatja”. Kësaj radhe në këtë video dëgjohet edhe zëri I Prokurores Speciale Katica Janeva…..” Mos u mërzit për asgjë, gjithçka do të jetë në rregull” – i thotë një zë femre biznesmenit Orce Kamçev, për të cilën gazetari Italian Laris Gajser thotë se i takon Prokurores Janeva.

Gazeta italiane thotë se xhirimi është bërë në shtëpinë e biznesmenit Orce Kamçev dhe se në të tregohet pagesa e parave dhe premtimet nga të dyshuarit se biznesmeni do të jetë I lirë ngase, sic thonë, PSP-ja nuk do të parashtrojë ankesë.

“Dy prokurorët e Prokurorisë Speciale që përmenden në xhirimet e gazetës italiane sot me anë të komunikatave kanë hedhur poshtë përgjegjësitë për keqpërdorime. Prokurorja Lile Stefanova ka akuzuar Janevën se ka kërkuar që të mbyllen lëndët dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg. Ndërkaq, Prokurorja Speciale në dorëheqje Katica Janeva përmes një komunikate de facto ka konfirmuar se zëri I saj I publikuar në xhirimet e “La Veritas” italiane është autentik, por thotë se kjo nuk dëshmon asnjë keqpërdorim”.

“La Verita” ka njoftuar se nuk bëhet fjalë vetëm për tekstin e fundit të publikuar në këtë media, ku janë kyçur katër video incizime me biseda, por, sic thonë, për komplet xhirimet e bisedave për rastin “Zhvatja”. Megjithatë, gjasat janë shumë të mëdha se këto publikime në median italiane nuk janë të gjithat sa u përket materialeve të biznesmenit. Mediat në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se biznesmeni Orce Kamçev disponon me dëshmi disa orëshe të materialeve të xhiruara./ABC News Albania 24/7

KRYEBASHKIAKET-E-TJERE_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
nev ila18:00 | 22/07/2019

Vijon procesi i konfirmimit të fituesve të 30 qershorit në gjykatat e rretheve të ndryshme në vend. Së fundi, Gjykata e Beratit ka zyrtarizuar mandatin e kryebashkiakut të rinë këtë qytet, Ervin Demo.

Më herët janë konfirmuar nga Gjykata për marrjen e mandatit të kryebashkiakëve, Dionis Imeraj, në krye të Bashkisë Dibër, dhe Lefter Alla, në krye të Bashkisë Bulqizë.

Gjithashtu, Gjykata e Elbasanit ka njohur si kryebashkiak të Prrenjasit, Nuri Belbën, ndërsa në Belsh, Arif Tafanin.

Në Vlorë, gjykata ka njohur si kryebashkiak të Selenicës, kandidatin socialist, Pëllumb Binaj, ndërsa gjykata e Shkodrës ka konfirmuar Fran Tucin në krye të Bashkisë së Fushë Arrëzit.

Edhe Gjykata e Krujës ka njohur si fitues Artur Bushin.

Deri më tani, më shumë se gjysma e fituesve janë certifikuar nga gjykatat, ndërsa të tjerat janë ende në proces./ABC News Albania 24/7

 

 

 

Dumaaaa-1280x726.jpg
ad min19:51 | 01/05/2019

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka thënë se protesta e opozitës do të përshkallëzohen. E ftuar në “Mbrëmje Ide”, Duma ka theksuar se është mosbindja e qytetarëve ajo që do të përcaktojë se si do të shkojnë protesta që do të organizojë opozita.

“Sigurish strukturat e PD vijojnë  me planifikim e cilat janë pikat kyçë për bllokimin e rrugëve. Prite  nga momenti në moment që të caktohen pikat për të gjitha qarqet. Kjo do të jetë në të gjithë vendin. Do të kemi këtë përshkallëzim të protestë për mosbindje të qytetarëve. Pritet të vijojë më shumë sesa një orë. Nuk kemi naivitetin politik që gjërat të ndodhin brenda dy muajve. Do vijojmë me përshkallëzim në rritje për të justifikuar sakrificën e madhe dhe nuk mund të relativizohet situata se jemi në gjendje normale. Tashmë Rama e ka hequr nga verbi i tij që jemi në normalitet. Janë shumë pak ata symbyllur se jemi në një gjendje normale në këtë vend. Në dy muaj nga pikëpamja e komunikim kemi arritur një rezultat maksimal. Ishte krijuar bindja e ky kryeministër nuk lëviztë për shkak të parave të pista në treg. Këtu kemi një prurje të parave të zeza dhe kishte krijuar përshtypjen e ky njeri nuk lëvizte nga pushteti. Rama është i lëkundur dhe më i dobët se kurrë në perceptimin publik. Sot mbështetësit e PD thonë se kur do përfundojë kjo sepse Rama i ikur është. Opozita tani ka nevojë për një strategji të qartë sepse pa këtë strategji nuk mund të realizojë qëllimin”, tha Duma./abcnews.al

protesta-unaza-1280x690.jpg
ent ela20:55 | 10/02/2019

Banorët e Unazës së Re janë ngritur edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre. Në ditën e 99 të protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe nga LSI.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15 Shkurt që të largohet nga Shqipëria.

“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik-tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15 Shkurt, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga Zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.

Një nga banorët u shpreh se projekti është kriminal dhe nuk do lejojnë policinë bashkiake të prekë pemët. “Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99 këtë e bëjmë për t’i treguar Erion Velisë dhe G99, Elisa Spiropalit se këto janë pronë e ”Unazës së Re”./abcnews.al

basha-1-1280x687.jpg
ent ela20:21 | 10/02/2019

Protestat e organizuara nga opozita në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë vijuar në Berat ku fermerët kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, si dhe në Elbasan ku qytetarët bllokuan rrugën nacionale në Papër. Tubim qytetarësh pati edhe në Durrës.

Protestat opozita i vijoi edhe ditën e djelë në Berat, Durrës dhe Papër të Elbasanit ku qytetarët janë mbledhur rreth brohoritjeve për largimin e qeverisë, duke bllokuar edhe rrugë nacionale.

Fermerët në Urën Vajgurore hodhën prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste. Kjo pasi sipas tyre nga ana e shtetit nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për tregtimin e tyre dhe për rrjedhojë, prodhimet nuk shiten.

Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët – deklarojnë ata. Në protestë dolën edhe qytetarë të Elbasanit.

Duke bllokuar rrugën në Papër, elbasanllinjtë ngritën zërin për papunësinë dhe vështirësinë ekonomike ku ndodhen, teksa detyrimet e tyre ndaj shtetit i paguajnë një më një. Në tubim dolën edhe qytetarët e Durrësit. Protestat zgjatën rreth një orë dhe janë pjesë e organizimit nga opozita të tubimeve lokale përpara atij kombëtar në 16 Shkurt në Tiranë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono