vija te bardha

lulettt.jpg
G. P.15:40 | 30/07/2018

Patosi është qyteti i parë në Shqipëri që përmes një ideje krejt të veçantë kërkon të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor. “Lule mbi vijat e bardha” duket se është pritur mirë nga qytetarët, kryesisht nga fëmijët.

Duket bafesuese për një qytet të vogël. Edukimi mbi respketimin e sinjalistikës rrugore vjen përmes një ideje shumë të veçantë: Lule mbi vijat e bardha. Synimi është që kalimtarët, por edhe drejtuesit e mjeteve t’i respektojne si masë parandaluese e aksidenteve.

“Ne kemi ndërtuar një sinjalistikë që të jetë edhe më tërheqëse dhe në mënyrë të veçantë në ato vende ku kalojnë fëmijët”, tha kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balili.

Fillimisht kjo sinjalistikë po aplikohet pranë rrugëve hyrëse në qytet, pikërisht në rrugën “Republika”, për të vijuar më tej me rrugët pranë institucioneve shkollore.

Ideja për lulet e bardha u diskutua me ekspertë të sigurisë rrugore të cilët sugjerojnë se në këto forma, sinjalistika horizontale është më e këndshme dhe qetësuese për frekuentuesit e rrugës duke bërë që këta të fundit ta respektojnë atë.

“Jo thjesht si dekor, por për t’u thënë qytetarëve që këto sinjalistika nuk janë për t’u shkelur, por janë për t’i zbatuar ato sinjalistika”, tha kryetarja e bashkisë.

Vetëm 3 vitet e fundit në qendrat urbane të vendit, sinjalistika horizontale po bëhet me standarde. Më parë, vijat e bardha fshiheshin nga asfalti disa ditë pas lyerjes për shkak të cilësisë se dobët të bojës duke u “mësuar” kalimtarëve zakonin e keq të kalimit të rrugës vend e pa vend. Ajo situatë shkaktonte aksidente me pasoja të rënda, veçanërisht për kalimtarët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono