Video

ambasada-amerikane-1280x702.jpg
nev ila09:25 | 13/08/2019

Së shpejti, Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitik. Mesazhi vjen nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale tregon hapat që do të ndiqen për krijimin e gjykatës më të lartë në vend.

Ka një institucion që është mbi të gjithë. Kjo është Gjykata Kushtetuese që mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare.

Ky është leksioni i radhës që vjen nga selia e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë që ka marrë përsipër t’i japë përgjigje një pyetjeje.

“Por cili ishte problemi me këtë gjykatë në sistemin e vjetër”?

Në videon e publikuar në faqen e Facebook-ut, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpjegon se në të kaluarën Kuvendi dhe Presidenti duhet të binin dakord, për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Por kjo shpesh nuk binte dakord dhe shkaktonte vende bosh për një kohë të gjatë. Kur binin dakord personi që zgkidhnin ishte si pasojë e një kompromisi mes politikanëve, por nuk ishin gjithnjë të përqendruar tek kualifikimi i personit. Detyra e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese kërkon persona të kualifikuar, të cilët qytetarët mund t’u besojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre jo kompromise politike”.

Gjykata Kushtetuese ka 9 vende, pasi gjyqtarët iu nënshtruan vlerësimit, vetëm 1 prej tyre kaloi. Pas reformës në drejtësisë, Kushtetuta përcakton standardet për të qenë gjyqtar i kësaj Gjykate. Këto standarde vihen në zbatim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është grup Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me përvojë të cilët kontrollojnë kualifikimet e Kandidatit. Ky Këshill rendit tri kandidatë kryesorë për çdo vend në Gjykatë bazuar në kualifikimet e tyre.

“Tani kjo kalon me rotacion mes Kuvendit, Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Por këta mund të zgjedhin vetëm nga lista me tre gjyqtarëve të kualifikuar për këtë post. Kjo do të thotë që nuk do të ketë ngecje, por edhe që politikanët nuk mund të emërojnë thjeshtë atë që duan ata.

Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi. Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ky sistem i ri siguron që gjyqtarët e zgjedhur të jenë të kualifikuar, ndihmon për të parandaluar boshllëqet për kohë të gjatë si dhe nuk lejon një person që të ketë më tepër pushtet në procesin e përzgjedhjes.

Kaq e thjeshtë është në dukje ndonëse  vendit i mungon gjykata më e lartë në vend prej marsit 2018 kur nisi edhe procesi i Vettingut. 27 vjet pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese pritet rindërtimi i këtij institucioni. Nga 9 anëtarë aty qëndron e vetmja që u konstatua e pastër nga procesi rivlerësues, Vitore Tusha rojtarja e Kushtetutës me mandat të përfunduar./abcnews.al

MBULIM-AMBASADA-USA-3-VJET-REFORMA.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela11:00 | 22/07/2019

Në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, Ambasada e Shteteve të Bashkuare të Amerikës ka publikuar një video në të cilën ilustrohet se si kjo reformë do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë është një ndër protagonistët më këmbëngulës të miratimit të reformës në drejtësi.

“Në korrik 2016, parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e kushtetutës me qëllim që të transformohej sistemi i drejtësisë, në mënyrë që ai të trajtojë si duhet korrupsionin, krimin e organizuar si dhe heshtjet e përditshme në gjykata.

3 vjet më pas selia e diplomacisë amerikane në vendin tonë risjell jo vetëm dakordësinë e parlamentit për ta miratuar në mesnatën e 22 korrikut të vitit 2016 por ecurinë e kësaj reforme dhe çfarë duhet të presin qytetarët shqiptarë prej saj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara sqaron se me sistemin e ri 800 gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rivlerësohen. Gjatë rivlerësimit shqyrtohet se gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pa shpjegueshme pasurie, nëse kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Nëse dështojnë qoftë edhe një nga këto, ato përjashtohen. Rivlerësimi siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri për t’ju siguruar që ju dhe kushdo tjetër të mund të keni një proces gjyqësor të drejtë, siguron që po ashtu të këqinjtë të shkojnë në burg.

Sipas përfaqësisë së diplomacisë amerikane në Shqipëri, ky proces po kryhet në mënyrë të drejtë sepse vëzhgues europianë dhe amerikanë si pjesë e organizimit i njohur si ONM, vëzhgojnë procesin e rivlerësimit dhe sigurohen që ai të jetë i drejtë dhe të kryhet në mënyrë korrekte.

Së shpejti do të ngrihet edhe Njësia e Posaçme Antikorrupsion, ose SPAK. Ky organ do t’i çojë çështjet në gjykatën antikorrupsion e cila do të ketë përgjegjësinë për të gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar. Në të kaluar kushdo kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e ri ambasasa e Shteteve të Bashkuara është shpresëplotë se secili duhet të veprojë sipas rregullave e duhet të jetë i barabartë para ligjit. /ABC News Albania 24/7

 

stop.jpg
Sej rie17:45 | 21/07/2019

Kryeministri Edi Rama i kërkon bizneseve të regjistrohen e të lëshojnë kuponin tatimor. Në të kundërt pasojat ligjore do të rendojnë mbi ta-paralajmëron kryetari i qeverisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama informon se vijon në të gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. Në Himarë –shkruan ai -inspektimet tatimore gjejnë mbështetjen e biznesit të rregullt ndërsa ndaj abuzuesve toleranca do të jetë zero./ABC News Albania 24/7

meta.jpg
Sej rie08:51 | 10/07/2019

Presidenti i Republikës pa postuar një video nga Bosnjë – Hercegovina ku shkruan: “Mirëmëngjes të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!”
Ndërsa në audion e materialit video dëgjohet të thotë: “Mirëmëngjesi, iu përshëndes me Dakon mikun tim më të ri këtej nga Jahorina e Bosnjë pas një shëtitje në shëtitje mjaft të këndshme. Përshëndes në veçanti Sashën macen time të dashur pasi ngjajnë shumë dhe shpreson të takohen së shpejt. Thonë që macet me qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti. Faleminderit!”/abcnews.al

komision.jpg
G. P.12:57 | 05/07/2019

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi në një konferencë për shtyp nga selia blu bëri publike një video që sipas tij tregon manipulimin që është bërë me zgjedhjet.

“Sot iu paraqesim provën filmike të kësaj skeme kriminale të manipulimit të rezultatit zgjedhor. Mekanizmi është shumë i pastër, është mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerët. Është një qendër votimi në Kavajë. Kjo është qendra e votimi ku nuk ka asnjë garanci se është e hapur. Mund ta shihni ka dhe bedge-n e anëtarit të komisionit. Plotësojnë fletët e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë. Të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për veprën penale të falsifikimit të zgjedhjeve nëpërmjet mbushjes së kutive. Identifikojnë zgjedhësin pasi marrin të dhënat telefonikisht. Marrin të dhënat e kartës së identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë përfshi dhe emigrantë dhe këtë e bëjnë në mënyrë individuale që të kontrollojnë fluksin, por ndërkohë asnjë zgjedhës nuk paraqitet. Komisioneri plotëson fletën e votimit, e mbush aty ku duhet”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit dhe më pas është zbatuar nga KQZ. Ai deklaroi se të gjithë personat që kanë kryer krime zgjedhore do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Kjo maskaradë e urdhëruar nga Edi Rama e ekzekutuar në mënyrë piramidale nga KQZ, nga katër militantët e PS në KQZ të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këto krime zgjedhore që ata kanë kryer dhe ekzekutuar duke filluar nga KQZ dhe urdhrin që i ka dhënë KZAZ-ve dhe KQV-ve. Është një mekanizëm i tërë piramidal vetëm e vetëm për të ekzekutuar porosinë e Edi Ramës që pjesëmarrja në votim të ishte sa më e lartë e mundshme.

Numri i votave në kuti nuk do t’i korrespondonte pjesëmarrjes në votim dhe kjo është shumë e qartë. Vetëm 15% ka votuar dhe kjo është monitoruar një më një në 12 orë rresht nga monitoruesit e PD-së edhe pse opozitës iu mohua aksesi në qendrat e votimit.

Kjo skemë kriminale është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Provat janë mbledhur, po dokumentohen ditë për ditë e më tepër dhe kallëzimet penale do të bëhen për të gjithë këta persona që janë përgjegjës”, tha Bylykbashi./acbnews.al

694940094001_6053867312001_6053867206001-vs.jpg
Sej rie19:10 | 03/07/2019

Çifti i ri mbretëror të cilët tashmë janë bërë edhe prindër të një djali ishte në Londër duke parë një ndeshje bejsbolli. Në një video e cila po bën bujë në mediat socialet shikohet Meghan teksa i drejtohet Harry-t për t`i thënë diçka. Ai nga ana tjetër duket se vazhdonte të fliste me dikë tjetër, pa i kushtuar rëndësi asaj.

Por si qëndron e vëreteta e tëtij momenti? Në fakt, ndeshjet e bejsbollit janë të zhurmshme. Me shumë mundësi Harry nuk e ka vënë re që Meghan i ka folur duke qenë se ishte duke biseduar dhe duke parë nga dikush tjetër. Nëse edhe ju po dyshonit se mes Harry-t dhe Meghan-it gjërat janë ftohur, kjo foto spontane e tyre vërteton të kundërtën./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

The World can go under, but these two stick together—forever! -Nice shot from a fan-

A post shared by The House of Sussex (@harry_meghan_updates) on

edi-rama-del-1280x713.jpg
nev ila20:01 | 30/06/2019

Kryeministri Edi Rama ka dalë pas rreth 9 orëve nga selia e Partisë Socialiste ku ishte parë të hynte ditën e sotme pasi ushtroi të drejtën e votës në qendrën e votimin në Surrel. Rama pak orë më pas i është drejtuar selisë së PS-së.

Pasi ka përfunduar procesi i votimit në gjithë vendin, kryeministri Rama pritet të dalë në një komunikim me median./abcnews.al

kzaz-shkoder-pd.jpg
nev ila20:14 | 28/06/2019

Partia Demokratike ka publikuar një video nga momenti ku, sipas PD, përfaqësues të PS në Shkodër sulmojnë Pallatin e Sportit.

Reagimi i Partisë Demokratike:

“Video/Banditët e PS thyejnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, policia nuk i ndalon

Video eshte momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, nen administrimin e Bashkise, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni. Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.
Në vendngjarje janë 4 makina
Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha”, deklaron PD./abcnews.al

META-SINKRON.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
Sej rie11:30 | 28/06/2019

Kjo është një ditë votimesh në Shqipëri në vitin 1982. Video publikohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Kreu i shtetit i drejtohet qytetarëve e njëkohësisht i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama i cili përsërit se zgjedhjet vendore do te zhvillohen me 30 Qershor.

“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 Tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”.

Kryetari i shtetit përsërit se data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 Tetor 2019  ndërsa i bën thirrje qytetareve te mos bien pre e provokimeve me 30 Qershor.

“Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese. Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak. Të dashur qytetarë, t’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste”.

Dhuna apelon Presidenti i Republikës nuk i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes se saj evropiane./ABC News Albania 24/7

 

video-para.jpg
G. P.08:43 | 20/06/2019

Një shqiptar është shpallur fajtor nga një gjykatë britanike pasi u kap në një fabrikë kanabisi. Leontjev Zenelaj, kur u arrestua në Nëntor të 2016-s deklaroi se ishte skllav i krimit të organizuar, por në fakt u zbulua që ai bënte pjesë në një fabrikë droge në një shtëpi në York.

I riu shqiptar u dënua me 3 vite e 6 muaj burg. Siç shkruajnë mediat britanike, në momentin e arrestimit, Zenelaj kishte deklaruar që mbahej si skllav për llogari të një grupi kriminal shqiptar. Por në fakt i riu ishte emigrant ilegal dhe historia e tij u zbërthye pas hetimeve të policisë së North Yorkshire.

Si ra në pranga Leontjev Zenelaj?

Era e fortë e kanabisit në një shtëpi në rrugën Boroughbridge detyroi policinë të bënte një kontroll në banesë. Brenda gjetën 49 rrënjë kanabis dhe pajisje që shërbenin për rritjen e saj. Gjithashtu gjetën dy valixhe të vogla, të cilat mbanin veshmbathje për meshkuj dhe femra.

Video duke numëruar paratë

Mes shumë gjërash që u sekuestruan në vendin e ngjarjes agjentët gjetën edhe një marrëveshje qiraje me shenjat e gishtërinjve të Zenelaj si dhe një celular. Këtu gjetën si provë një video në të cilën shfaqej i riu duke numëruar 5000 Paund për pronarin e tij.

Këto fakte ishin në kontradiktë me pretendimin e tij se ishte skllav i krimit. Por përveç kësaj, Zenelaj u zbulua se kishte udhëtuar përreth vendit me të dashurën e tij, gjëra që provonin se i riu nuk mbahej kundër vullnetit të tij. Ai doli para gjykatës më 2 Maj 2019, ku edhe u shpall fajtor dhe u dënua.

Mediat angleze venë theksin se ky është hera e parë në North Yorkshire në të cilën është fituar ndaj skllavërisë moderne./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono