vetingu ne politike
German Chancellor Angela Merkel speaks during a debate on the futur of Europe during a plenary session at the European Parliament in Strasbourg, eastern France, November 13, 2018. - German Chancellor Angela Merkel on November 13 made a clear call for a future European army, in an apparent rebuke to the US president who has called such proposals "very insulting". Addressing European MEPs on her vision for the future of Europe, Merkel also called for a European Security Council that would centralise defence and security policy on the continent. (Photo by FREDERICK FLORIN / AFP) (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

PAMPURI-1280x720.jpg
ent ela18:11 | 27/09/2018

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar pas akuzave të koleges socialiste Elisa Spiropali. Sipas saj, arsyeja e vetmje qe deputetet socialiste hedhin akuza në drejtim të demokratëve është mbrojtja e pasurisë së tyre personale, e vënë në mënyra ilegale.

“Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.

Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro. 

Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë. 

Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit. 

Me vettingun që propozon Partia Demokratike Elisa Spiropali largohet nga politika.

Por nuk është e vetmja.

Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori financiare për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës. 

Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel. 

Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak. 

Ervin Bushati sillet si mercenar i Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins.

Është pasuaria prej miliona eurosh motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka  kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta”.

 

RUCI-PER-VETTINGUN-NE-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela14:23 | 14/09/2018

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi, pjesmarrës në ceremoninë përkujtimore për 68 vajzat partizane fierake të 1943-shit, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me propozimin e demokratëve të formalizuar përmes propozimeve për ndryshime kushtetuese që do të mundësonin vettingun në politikë.

Ruçi: “Është futur në porgramin e parlamentit, iu është vënë në dispozicion deputetëve, është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Pas dy javëve do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni i Ligjeve, i cili do bëjë një program enkas për njohjen, diskutimin dhe materialin ose mendimin që Këshilli i Legjislacionit në mbledhjen e përbashkët me komisionin e Ligjeve. Do miratohet apo jo, është shumë shpejt. Sigurisht që vetingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën qoftë me ligjin organik, që ka miratuar me konsensus parlamenti si ligji për dekriminalizimin, si edhe pjesë e vetingut ligjor të politikanëve janë objekt i reformës në drejtësi. Le të presim do diskutohet, do gjykohet dhe do vendoset në kohën e duhur”.

ENKELED-ALIBEAJ-1280x720.jpg
ent ela09:27 | 14/09/2018

Draft propozimi i PD-së për vetingun e politikanëve, denoncimi i Partisë Demokratike që pritet të bëhet publik ditën e sotme, ku përfshihen në afera korruptive kryeministri dhe ministri Xhafa, aksioni opozitar dhe dëmshpërblimi i të përndjekurve ishin në fokus të bisedës të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj në studion e “Mbrëmje në ABC News”.

Duke folur për vetingun në politikë Alibeaj tha se qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë ta kërkojnë këtë filtër paraprak.

“Në 2016 u miratua që vetingut t’i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët. Çështë vetingu? I pari është të justfikosh pasurinë. Duhet që në fund të një periudhe të caktuar të kesh aq pasuri sa paga që merr që nëse ke pasuri me shumë se paga ka dicka që nuk shkon dhe kjo pasuri e tepërt e pajustifikuar është në lidhje të paligjshme.

Së dyti lidhja me krimin, një prokuror, minsitër, kryeministër, detyrën parësore kanë të luftojnë krimin dhe shkelësit  e ligjit që nëse gjenden se kanë lidhje me krimin nuk meritojnë të jenë as në qeveris as në drejtësi. Vetingu në politike kërkon deputetë, ministra, kryeministra. Pse nuk e bën ky ligj, jo, sespe duhet që barra e proves është barrë e politikanëve.  Qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë t’ia kërkojnë këtë filtër paraprak”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono