vetevrasja

alan_garcia_crop1555504727402.jpg_1734428432.jpg
ent ela23:27 | 17/04/2019

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garsia ka mbetur i vrarë pasi ka qëlluar veten në kokë, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Fillimisht Garsia i ka mbijetuar tentativës së vetëvrasjes por ka ndërruar jetë më vonë në një spital të kryeqytetit Lima. Ish-kreu i shtetit akuzohej për marrje ryshfeti nga një kompani braziliane ndërtimi, akuzë kjo e mohuar vazhdimisht prej tij me argumentin se ishte viktimë e një persekutimi politik. Garsia shërbeu si president i vendit latin nga viti 1985 në 1990 dhe sërish nga viti 2006 deri në 2011. Ryshfeti thuhet se i është dhënë në mandatin e dytë. /abcnews.al

ALKET-ARAPAJ-TENTON-VETVRASJEN-1280x720.jpg
ent ela15:08 | 13/02/2019

Gardisti që vrau gruan tij në sy të vajzës së mitur, ka tentuar t’i japë fund jetës në policinë e Tiranës. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh, e ndjera i kërkonte divorcin.

Pas krimit të rëndë ku ekzekutoi me 3 plumba bashkëshorten e tij, gardisti, Alket Arapaj ka tentuar ti jap fund jetës së tij në ambienetet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Në kushtet e tronditjes së thellë psikike, 44-vjeçari nuk e ka besuar atë kryer, ndërsa ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin. Shpeshherë gjatë deponimeve të tij para oficerëve të policisë, Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit, 36-vjeçaren, që ishte martuar rreth 10 vite më parë. Të vetmen pendesë që ka shprehur gardisti ka qenë vajza e tij e mitur, duke kërkuar që kujdestarinë e saj ta marrin të afërmit e tij.

Për uniformat blu, xhelozia është pista kryesore e hetimit dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e Ervilma Seferit.

Pas krimit 44-vjeçari nuk është larguar nga bensa e tij që ndodhet në, ka telefonuar policinë të cilët bënë edhe prangosjen e tij.

Sipas policisë krimi ka ndodhur në momenin kur Alket Arapaj do shkoten të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh  dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe të dy ishin praktikant të fesë islame. /abcnews.al

 

shkelzen-qeordjaaa.jpg
G. P.15:17 | 02/07/2018

2 ditë pas vetëvrasjes së Shkëlzen Qordjas, grupi hetimir ka marrë në pyetje familjarët e të ndjerit, por edhe personelin e Gardës së Republikës, ku punonte prej Marsit të 2017-s. Sipas dëshmive të kolegëve të 31-vjeçarit, në momentin që i riu vrau veten nuk u dëgjuan të shtëna.

Pas vetëvrasjes të kryer në ambientet e Gardës së Republikës të Shkëlzen Qordjas, grupi hetimor mori në pyetje familjarët e të ndjerit. Ata u shprehën se nuk kanë patur dijeni nëse Qordja ka pasur konflikte me persona të tjerë e po kështu sipas familjarëve, 31-vjeçari ishte njeri i mbyllur.

“E kemi parë ditët e fundit, por nuk kemi vënë re ndonjë shqetësim tek ai. Nuk mund të kemi një shpjegim pse ndodhi”, theksuan familjarët.

Ish-shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dha fund jetës në rrethana misterioze, duke qëlluar veten më armën e shërbimit ditën e shtunë. Sipas dëshmive të shokëve të ngushtë të Shkëlzen Qordjas, ai kishte festuar ditën që ndodhi krimi, deri në orën 6 të mëngjesit. Pas disa orësh, i riu u gjet i pajetë me një plumb në kokë brenda automjetit të tij në garazhin e Gardës së Republikës të mbyllur nga brenda.

Pavarësisht se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve të Gardës, përsëri në vendin, ku 31-vjeçari kreu vetëvrasjen nuk ka kamera sigurie. Sipas dëshmive të efektivëve të gardës që ishin në detyrë mesditën e 30 Qershorit, ata nuk kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, gjë që do të përcaktonte saktë edhe momentin e kryerjes së aktit nga i riu.

Vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas e konfirmon edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Ai u vetëqëllua në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, ndërsa në automjet u gjendën tre gëzhoja. Prokuroria ka sekuestruar edhe telefonin e Shkëlzen Qordjas për të zbuluar komunikimet e fundit që 31-vjeçari kishte pasur pak çaste se të vriste veten./abcnews.al

vlcsnap-error878-1280x720.jpg
us er15:22 | 30/11/2017

Nuk mund të tallem dhe as ta cilësoj si një frikacak Praljak për gjestin e tij. Në këtë mënyrë ka reaguar presidenti serb Vuçiç pas vetëvrasjes në sallën e gjyqit të Hagës së gjeneralit kroat Sllobodan Praljak. Praljak ishte një nga udhëheqësit ushtarakë të kroatëve në Bosnje e Hercegovinë gjatë luftës së viteve 1990. Ai ndërroi jetë pak kohë pasi piu helm në sallën e gjyqit kur u shpall fajtor për krime lufte dhe iu konfirmua dënimi prej 20 vitesh burg nga gjykata e apelit.

Por kreu i shtetit serb gjithësesi shtoi se do të ketë cfarë të thotë për njerëzit në Bashkimin Europian rreth standardeve të tyre të dyfishta dhe deklaratave për Serbinë dhe Kroacinë lidhur me aktgjykimet e fundit në Hagë. Vuçiç tha se pas vendimit të javës së shkuar kundër gjeneralit serb Ratko Mlladiç, nga Serbia do të ketë vetëm deklarata që theksojnë të ardhmen dhe shprehin respekt ndaj të gjitha viktimave, pa u larguar nga tema të vështira. Më pas ai iu drejtua gazetarëve duke i pyetur se si ka mundësi që askush nuk është dënuar për krimet e kryera ndaj serbëve. Sipas tij, 95 për qind e qytetarëve të Serbisë mendojnë se vendimi i Hagës për Mlladiç ishte anti-ligjor, i keq dhe nuk korrespondonte me faktet. Ai shtoi se ishte hipokrizi që Beogradi u kritikua për lejimin e ish gjeneralit të ushtrisë jugosllave në pension, Vladimir Lazareviç – i dënuar nga Haga – që të jepte mësim në akademinë ushtarake./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono