vetevendosje

LDK-VV.jpg
ger ta20:17 | 24/12/2019

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK, të cilat dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, nuk po arrijnë ende të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin qeveritar.

Dy partitë kanë pasur një sërë takimesh duke harmonizuar programin qeverisës, kanë bërë ndarjen e 12 ministrive, nga të cilat 5 do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe 5 nga LDK ndërsa 2 do të rezervohen për përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Por gjithcka ka mbetur tek çështja e presidentit. Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu thotë se qëndrimi i Vetëvendosjes është që të mos flitet për këtë çështje tani.

Haxhiu thekson se nëse nuk arrihet koalicioni me LDK-në, alternativë mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndërsa Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së thekson se mosbesimi politik është një prej hendeqeve që po I ndan më shumë dy partitë. Haziri thotë se edhe ai vetë angazhohet për një president përtej kornizës së koalicionit, dhe thekson se ose do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, ose partia e tij shkon në opozitë.

Dy partitë nuk janë takuar sot dhe Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, ka thënë se nëse kreu i Vetëvendosjes./abcnews.al

 

protestaaaa.png
R D22:37 | 20/12/2019

Në Tiranë, Presidenti serb Aleksandër Vucic u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo nuk e pengoi takimin tre palësh që u zhvillua mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç. Nesër samitit të liderëve do ti bashkohet dhe presidenti i Malit të Zi, ndërsa Kosova dhe Bosnja refuzuan të bëhen pjesë e takimit të tretë për Minishengenin Ballkanik.

Kosova dhe Bosnjë Hercegovina nuk do të marrin pjesë në takimin e tretë të Minishengenit Ballkanik. Edi Rama mirëpriti këtë të premte homologon maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të shtunën samitit i bashkohet edhe presidenti malazez, Gjukanovic.

Vetvendsoje protestoi ndaj presidentit serb, duke u përballur edhe me forcat e policisë që i mbajtën protestuesit larg hotelit ku u takuan tre liderët.

Në mbrëmje liderët morën pjesë në një koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti, ndërsa mëngjesin e së shtunës do të vizitohen disa zona të prekura në Durrës.

Paraditen e kësaj të shtune do të zhvillohen dy takime për Minishengenin, ndërsa në orën 13:30, liderët do të dalin në një konferencë shtypi./abcnews.al

10669016-fd95-4101-ae9d-8a349a3eb429.jpg
R D20:23 | 20/12/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të Shengenit Ballkanik. Një samit ku merr pjesë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe që refuzohet kategorisht nga gjithë faktori politik në Kosovë si dhe nga Bosnje-Hercegovina. Teksa Rama pristet Vuçiçin dhe Zaevin në Rogner, në Bulevard protestonin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të takimit,  Vuçiç dha një konferencë për mediat serbe, ku mori pjesë edhe gazetarja e Abc News, Linda Karadaku.

Gazetarja e Abc News raporton se Vuçiç është shprehur se “protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem”. Sipas tij këto protesta nuk do të bëjnë që të ndryshojnë qendrimin politik dhe të menduarit politik. “Kjo nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien”.

“Nuk kam çfarë të them për ata njerëz atje…Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky eshte problemi i tyre”, ka deklaruar Vuçiç.

Më tej, Presidenti serb është shprehur se nga Mini-Shengeni Ba të gjithë do të përfitojnë. “Fola me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanovic… mendoj se do të jetë mirë për Malin e Zi, mendoj qe do të jetë mirë për gjithë rajonin”.  Vuçiç konfirmoi se samiti i radhës do të jetë në fund të janarit në Beograd ku do të nënshkruhen marrëveshje konkrete. /abcnews.al

d20cd5af-a590-43cd-8afd-71d6d547ec82.jpg
R D17:18 | 20/12/2019

Ndërsa në hotel Rogner ka nisur takimi mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb Vuçiç dhe Kryeministrit maqedonas Zaev  në kuadër te Mini-Shengenit, në Bulevard protestojnë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dega Tiranë. Protesta ka nisur direkt me përplasje pasi policia i ka shtyrë dhe larguar disa metra larg protstuesit, në mënyrë që thirrjet e tyre të mos degjohen në Rogner.

Samiti

Rama, Vuçiç dhe Zaev po takohen në hotel ‘Rogner’ në një takim informal dhe më pas marrin do marrin pjesë në eventin e bamirësisë ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti. Nesër ata do të inspektojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës dhe më pas do të zhvillohet Samiti i tretë i cili fillon në orën 10:00 të paradites.

Në orën 12:00 të ditës së nesërme do të ketë takim mes delegacioneve ndërsa pjesë e Samitit do të jetë dhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç i cili vjen nesër në mëngjes në Tiranë. Sipas axhendës, në orën 13:15 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp për të shpalosur konkluzionet e këtij samiti.

Këtë samit e ka refuzuar gjithë faktori politik në Kosovë. /abcnews.al

 

KRONIKE-ALBIN-KURTI.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
nev ila14:00 | 20/12/2019

Kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti thotë se marrëveshja me LDK për koalicionin qeverisës është e mundshme dhe e nevojshme për qytetarët. Ende dy partitë më të votuara në zgjedhje, nuk kanë rënë dakord për bashkëqeverisjen për shkak  të postit të Presidentit.

Ende nuk ka rezultate konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë para gazetarëve se një marrëveshje e tillë ende ka gjasa të ndodh meqë është në të mirë të qytetarëve. Ai tha se do të ketë takime por nuk e saktësoi se kur.

“Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshje është e mundur, është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevoiitet ajo, mirëpo këto nuk janë lajme. Kur ti kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që I bashkangjitet harmonizimit programor do të mund të kemi çka të themi”, tha Kurti.

Liderët e këtyre dy partive politike nuk janë takuar që nga e shtuna pas mosmarrëveshjeve për postin e presidentit. LDK instiston që të ketë këtë post dhe për këtë  ka ofruar që LDK të ketë 4 ministri  e LVV-së 6  por kjo e fundit ka refuzuar.

Një ditë më parë misionet e BE-së në Kosovë, në delegacion gjerman dhe ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit./abcnews.al

 

protesta-e-vetevendosje.jpg
nev ila16:08 | 19/12/2019

Në kohën kur  kryeministri Rama do të mirëpresë në Tiranë presidentin serb Aleksandër  Vuçic  dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të diskutuar mbi Minishengenin Ballkanik, lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri do të jetë në protestë.

Përpara hotelit ku do të mbahet mbledhja, përfaqsues të Vetëvendjosjes vendosën një pankartë me foton e Vuçiç dhe mbishkrimin “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si banimrës”. Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Enes Sulstarova kujtoi se Vuçiç i ka shërbyer Millosheviçit.

Vendimin e kryeministrit Rama për të mirëpritur në takim Vuçiç, drejtuesi i lëvizjes Vetëvendosjes në Tiranë e konsideroi një shërbim që po i bëhet presidentit serb për të pastruar figurën e tij.

Vendimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të bojkotuar takimin mbi Minishegenin Ballkanik e cilësojnë të drejtë, ndërkohë që një ftesë e kanë edhe për kryeminsitrin Rama të bojktojë aktivitetin.

Pas takimeve të zhvilluara në Novisad dhe Ohër, Rama Vuçiç dhe Zaev do të takohen në Tiranë për të çuar përpara idenë e Minishegenin Ballkanik, një iniciativë që lindi menjëherë pas vendimit të BE-së për të mos çelur negociatat me Shqiëprinë dhe Maqedoninë e Veriut./abcnews.al

vetevendosje-protesta.jpeg
nev ila13:00 | 19/12/2019

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka protestuar kundër mbërritjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë në Minishengenin Ballkanik.

Protestuesit mbanin një banderolë ku shkruhej: “Një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.

Ndërsa shoqërohej me një foto të Vuçiç me mbishkrimin “non grata”.

Përfaqësuesit e LVV u shprehën se ai është kriminel lufte, i cili gjatë vizitës në Shqipëri do të bëjë aktivitet në formë bamirësie.

“Bamirësia është një formë shpëlarje që i bëhet figurës së tij si kriminel lufte. Vuçiç ka qene Ministër në qeverinë e Milloshevic në 1999 ku janë bërë krime të hatashme ndaj shqiptarëve. Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje për krimet që ka bërë. Janë mbi 20.000 gra të përdhunuara, mbi 10.000 civilë të vrarë nga këta 1000 fëmijë. Do udhëtojë në Shqipëri duke u hequr si bamirës në këtë periudhë të vështirë për kombin shqiptar.”

LVV paralajmëroi se nesër në orën 17:30 do mbajnë një protestë paqësore për të thënë se Vuçiç është “non grata” në Shqipëri.

Vuçiç do marrë pjesë në Samitin e Minishegenit me ftesë të kryeministrit Edi Rama në datat 20 dhe 21 dhjetor 2019, ku do jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa Kosova refuzoi ftesën e Ramës, dërguar presidentit Hashim Thaçi për pjesëmarrje në këtë Samit./abcnews.al

vetebvendosje-maqedoni.jpg
nev ila12:57 | 17/12/2019

Vetëvendosje po hyn edhe në Maqedoninë e Veriut. Burime të afërta me të thonë se ka shumë mundësi që ajo të zyrtarizohet në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja është shumë e shqetësuar  lidhur me përçarjen e thellë të partive shqiptare që rrezikojnë peshën e votës shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit.

Lëvizja Vetëvendosje do të shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut. Në pranverë do të jenë lëvizjet e para të lëvizjes së Albin Kurtit, që tani ka ngritur strukturat e saj edhe në Shqipëri.

Ky është synim i shtrirjes së Lëvizjes për të ofruar frymën e veprimit të saj politik. Pas Shqipërisë, sigurisht se vazhdimisht ka kërkesa dhe synime për shtrirje edhe në Maqedoninë e Veriut”, i thanë agjensisë së lajmeve INA burime pranë VV-së.

Vetëvendosje ka tashmë disa personalitete që kanë dëshmuar bashkëpunimin me të në Maqedoninë e Veriurt dhe se po kërkohet vetëm figura që do ti prijë asaj.

Ka shumë mundësi që Vetëvendosje të zyrtarizohet në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja është shumë e shqetësuar  lidhur me përçarjen e thellë të partive shqiptare që rrezikojnë peshën e votës shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë po shndërrohet në një lëvizje rajonale politike./abcnews.al

parrulla.jpg
in a11:40 | 13/12/2019

Në sheshin qendror “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë shfaqur parulla që shkruajnë “Jo Vetëvëndosje por negociata. Mashtrues dhe nënshtrues” si dhe fotografitë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe zyrtarit serb Marko Gjuriç. Ndërkohë që negociohej me Beogradin, Vetëvendosje, vite më parë, kishte si slogan kryesor të vetin “Jo negociata, Vetëvendosje.”

Mediat në Kosovë shkruajnë se grafite të tilla janë shfaqur edhe në qytete të tjera dhe është diçka e organizuar. Nuk dihet ende kush qëndron pas tyre dhe pas këtij mesazhi politik, por ato po dalin në kohën kur Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë përpjekjet për arritjen e bashkë-qeverisjes dhe formimin e qeverisë së re.

Në median e Kosovës është komentuar se çfarë mund të ndodhë nëse nuk arrihet dakordësimi midis dy partive dhe shkohet në seancën konstituive të 24 dhjetorit pa ndonjë marrëveshje.  Lëvizja e parë e cila zhbllokon rrugën për krijimin e institucioneve të reja është zgjedhja e kryetarit dhe konstituimi i Kuvendit. Pikëpyetja mbetet se çfarë ndodh nëse Lëvizja Vetëvendosje refuzon të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e qartëson një gjë të tillë mjaft mirë.

Sipas tij vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe askush tjetër. Ai thotë se nga një situatë e tillë mund të dilet vetëm me vendime arbitrare që nuk gjejnë mbështetje në Kushtetutë. Hasani thotë gjithashtu se në rast se VV do të refuzonte të propozonte emrin për kryetar Kuvendi, atëherë për një situatë të tillë nuk mund të kërkojë askush interpretim nga Gjykata Kushtetuese për të dalë nga një ngërç eventual.

Bazuar në një situatë të tillë, vendi nuk mund të shkojë në asnjë formë në zgjedhje të reja pa u konstituar Kuvendi i Republikës së KosovësPraktikisht nuk ka ndonjë shtegdalje nga një situatë e tillë dhe hipotetikisht vendi mund të mbetet në bllokadë, shkruan Express.

Ndërkohë, Lista Srpska, ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se nuk do të bëhen pengesë për krijimin e institucioneve të reja. Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic, ka deklaruar se Lista Srpska nuk do të jetë pengesë për formimin e Qeverisë së Kosovës dhe ka shtuar se kërkesa minimale e serbëve është që të mos ketë diskriminim ndaj popullit serb në Kosovë dhe përfaqësuesve politik./abcnews.al

albin-kurti-vv-1280x709.jpg
nev ila21:35 | 25/11/2019

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas emërimeve të fundit në krye të Agjencisë së Inteligjencës duke i quajtur ato anti-kushtetuese. Vetëvendosje thotë se ky është një pazar i ri i Thaçit dhe Haradinajt në kurriz të shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje reagoi të hënën në mbrëmje ndaj dy emërimeve më të rëndësishme në krye të agjensisë së inteligjencës në Kosovë, të bëra nga kryeministri në detyrë Haradinaj dhe presidenti Thaci, të cilët emëruan Kreshnik Gashin në krye të Aki-së dhe Burim Ramadanin si inspector të përgjithshëm të saj.

Vetëvendosje tha se se ky është një pazar i ri iThaçit dhe Haradinajt në kurriz të shtetit dhe shtoi se Thaçi mori drejtorin e AKI-së ndërsa Haradinaj kryeinspektorin.

Partia e Albin Kurtit tha gjithashtu se propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë dhe Presidenti nuk mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër.

Vetëvendosje tha gjithashtu se propozimet janë politike, sepse Gashi ka qenë  ish-vartës i presidentit Thaçi në MPJ ndërsa Ramadani u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, partisë së kryeministrit Haradinaj, tha Vetëvendosje.

Vetëvendosje tha gjithashtu se sapo të konstituohen institucionet, ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedentë. Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri reagoi duke thënë se këto emërime janë të paqëndrueshme.

Haziri theksoi se ka pasur disa emërime dhe lëvizje, përfshi politikën e jashtme që janë të padrejta dhe të të paqëndrueshme. Ai theksoi gjithashtu se për tu bërë këto emërime është shfrytëzuar vakuumi institucional.

Ai theksoi se është kërkesë kushtetuese që të mos veprohet gjatë kohës kur ka zbrazëti institucionale.  LDK e VV, sipas tij, janë duke u angazhuar që të depolitizohen institucionet e shtetit dhe beson se të gjitha emërimet që kanë ndodhur që nga 3 gushti do të jenë të papranueshme.

Haziri tha se këto institucione duhet të jenë në duar të profesionistëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono