vetevendosje

kurti-mustafa.jpg
ent ela16:52 | 08/11/2019

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re.

Lajmi është publikuar nga mediat e Kosovës, sipas të cilave kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur deri tani mes grupeve punues të të dyja partive. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë/. /abcnews.al

ldk-1280x696.jpg
nev ila16:06 | 05/11/2019

Kryetari i grupit negociator nga LDK me Vetëvendosjen Lutfi Haziri paralajmëron se qeveria e re në Kosoë pritet të krijohet para festave të Nëntorit.

Në një intervistë për ABC News, nënryetari i LDK thotë se koalicioni midis dy partive është i sigurtë dhe po pritet vetëm përfundimi i ankesave dhe certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Intervistën e plotë me zotin Haziri mund të ndiqni nesër në emisionin Ballkan në ABC News, në orën 20.00./abcnews.al

 

KOSOVE-NEGOCIATAT-QEVERI_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela19:24 | 04/11/2019

Brenda dy javësh pritet të arrihet marrëveshja për koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në takimin e sotëm nuk është biseduar për përplasjet në fundjavë të këtyre dy partive, por vetëm për arsimin dhe shëndetësinë.

Një status në Facebook i nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri në fundjavë që posti i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së ka rezultuar me reagime të shumta në rrjete sociale nga anëtarë të Vetëvendosjes, madje edhe vetë nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu.

Por që të dy sot ishin pjesë e takimit në kuadër të grupeve punuese që kanë këto dy parti për një bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të  6 tetorit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca pas takimit thuri lavde për Hazirin madje tha se nuk kanë diskutuar fare për këtë çështje por vetëm për temat e caktuara arsimin dhe shëndetësinë.

Ai pret që brenda dy javësh këto takime  do të rezultojnë më një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në takimin e radhës do të diskutohet për çështje sociale ndërsa për dialogun dhe tema të tjera madhore do të diskutohet në nivel liderësh të partive. /abcnews.al

 

zaimi-vetevendosje-1280x663.jpg
nev ila21:41 | 03/11/2019

Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë bisedimet me grupet punuese përkatëse për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, nga LDK-ja kanë ardhur komente dhe kërkesa që duket se krijojnë ngërç në këto negociata.

LDK ka thënë se posti i kryeministrit kalon nga zyrat e saj dhe ka kërkuar që posti i presidentit të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes midis dy palëve. Gazetarja Linda Karadaku bisedoi me Arber Zaimi nga Vetëvendosje lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes për këto kërkesa të LDK-së./abcnews.al

 

ldk-vetevendosje-1280x731.jpg
nev ila17:01 | 03/11/2019

LDK dhe Vetëvendosje provokuan njëra-tjetrën në distancë ndërkohë që grupet e të dyja partive vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re. LDK tha se posti i kryeministrit kalon nga zyrat e saj ndërsa Vetëvendosje u përgjigj se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri than ë një postim në mediat sociale se emri i kryeministrit të ri të qeverisë, do të kalojë gjithsesi përmes zyrave të LDK-së. Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë kryetarit të vetëvendosjes Albin Kurti, duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, përveq tek zyrtarët e VV’së, edhe tek simpatizantët e kësaj partie. Kandidatja e Vetëvendosjes p;ër deputete, Albulena Haxhiu, reagoi e para duke i kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Edhe sipmatizantët e VV’së komentuan në statusin e zotit Haziri në Facebook, por, duket se as ai nuk e kishte problem t’u përgjigjej. Një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e  ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.

E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm. “Kur të doni”, ka thënë ai. Përgjigja e radhës ka ardhur nga Boiken Abazi, i cili ka thënë se arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë, është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë.

Abazi thekson se Lutfi Haziri nuk duhet të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK për të mirën e qytetarë që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit./abcnews.al

vjosa-albini.jpg
nev ila19:40 | 31/10/2019

Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosje, saktësisht grupet punuese të dy partive kanë diskutuar në takimin e katërt me radhë për sundimin e ligjit.

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi u tha gazetarëve pas takimit se Dhomat e Specializuara apo gjykata speciale e Hagës, do të vazhdojë që të kryejnë punën e saj dhe funksionimin sipas ligjeve të Kosovës.

Kreu i Vetëvendosjes kishte deklaruar më parë se nëse do të bëhet kryeministër, do ta zhbënte Gjykatën Speciale, raportoi Express. Pas 6 tetorit, Kurti tha se është e pamundur shfuqizimi i saj, pasi duhen mbi 80 deputetë përfshirë edhe serbët.

Organizata e Veteranëve ka thënë se Kurti duhet të mbajë premtimin që kishte bërë për shfuqizim Gjykatës Speciale. Mandati pesë vjeçar i Gjykatës Speciale do të skadojë me 30 qershor të vitit 2020.

Deri tani, kjo Gjykatë ka ftuar për intervistim si dëshmitarë, dhe si dëshmitarë të dyshuar, mbi 200 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë është paralajmëruar që gjatë këtij muaji do të ngritën edhe aktakuzat e para./abcnews.al

albin-kurti-vjosa-osmani.jpg
nev ila16:44 | 30/10/2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së për kryeministre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i VV, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në facebook, ndërsa shkruan se biseda u përqendrua në përgatitjen për qeverinë e re.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.

Takimi mes tyre vjen në kohën kur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është emëruar si pjesë e grupit punues, ndërsa ka paralajmëruar pozitën e presidentit si pjesë të marrëveshjes./abcnews.al

BISEDIME-VETVENDOSJE-LDK-1280x720.jpg
ent ela16:05 | 28/10/2019

Në Prishtinë ka nisur takimi i tretë midis grupeve punuese për koordinim të programit midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, dy partive që zunë vendin e parë dhe të dytë për nga numri i votave në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në selinë qendrore të LDK-së, ka mbërritur kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani, shefi i shtabit zgjedhor Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti që është pjesë e grupit koordinues.

Hoti së bashku me Lumir Abdixhikun janë pjesë e grupit të ekspertëve të zgjedhur nga LDK-ja, derisa, nga VV janë nënkryetari i partisë, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Në takimin e dytë të mbajtur në VV dy grupet janë koordinuar që të takohen çdo tre ditë. /ABC News Albania 24/7

albin-kurti-1.jpg
nev ila17:49 | 18/10/2019

Grupet punuese të dy partive opozitare fituese në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike u takuan sot në selinë e LDK-së në Prishtinë dhe diskutuan lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve. Dy grupet pritet të vazhdojnë nëse diskutimet për marrëveshjen për bashkëqeverisje./abcnews.al

mirela-abazi-1280x714.jpg
nev ila22:29 | 16/10/2019

Mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Mirela Milori ka qenë i ftuar Bojken Abazi, drejtues i vetëvendosjes në Tiranë. Abazi tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke thelluar fitoren e saj edhe në votat mërgimtare, dhe se presin të kenë shumicën e vendeve në parlament, ndërkohë që ende vazhdohet me programet qeverisëse dhe me takimet me LDK. Abazi njoftoi dhe ardhjen e Albin kurtit në Tiranë për të festuar fitoren e LDK edhe me simpantizantët e tij në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Në lidhje me situatën e zgjedhjeve, vazhdon procesi i numërimit, aktualisht ku është ky proces?.

Bojken Abazi: Sipas informacioneve tona lëvizja vetëvendosje po prin bindshëm edhe në votat e mërgatës, kemi marrë deri tani mbi 51 % të këtyre votave. Jemi të bindur që kjo diferencë do të thellohet në raport me LDK. Janë ende 3400 vota pa u numëruar.

Mirela Milori: Sa numra mendoni se do keni në parlament?

Bojken Abazi: Si numër deputetësh në total ne jemi aktualisht 32 vende, kurse LDK diku te 30 vende.

Mirela Milori: Cilët do të jenë sektorët që do të mbulojë LVV?

Bojken Abazi: Disa dikastere duhet të jenë ministria e drejtësisë, të brendshme dhe të financave. Janë këto 3 ministri që ne do të synojmë për qeverinë e re. Unë besoj që në fund ta marrim së bashku, synojmë të flasim për programet më parë. Është rënë dakord në takimet e para për 7 pika por duhet zbërthimi i tyre që duhet pak kohë. Mbrëmë e kemi festuar fitoren në Prishtinë. Nuk është se ka ndodhur ndonjëherë është e para herë që në Tiranë të festojmë fitoren e madhe si ajo e vetëvendosjes në Kosovë. Ne e pamë të domosdoshme që ta festojmë edhe në Tiranë. Kjo fitore ka shkaktuar një entuziazëm të madh edhe këtu në Shqipëri.

Mirela Milori: Do të merrni pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri ?

Bojken Abazi: Nuk kemi synime elektorale. Duhet të na vijë një kërkesë e tillë nga qytetarët dhe jo nga studiot televizive. Në Shqipëri jemi duke e zgjeruar organizatën tonë me anëtarësime të reja përditë dhe jemi duke thelluar programin tonë sipas modeleve që ne synojmë të aplikohet edhe në Kosovë.

Mirela Milori: Përse në Shqipëri nuk mund të ndodhë, ajo që ndodhi në Kosovë?

Bojken Abazi: Po në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë, dhe besoj se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono