vetëm

zjarret-lezhe-1280x725.jpg
nev ila16:20 | 31/08/2019

41 vatra zjarri u regjistruan në muajin gusht në Lezhe duke djegur mbi 70 hektarë me pyje dhe dëmi më i madh u shkaktua në malin e Shëngjinit.

Specialisti i emergjencave civile në prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se institucionet vendore duhet të kishin reaguar më shpejt për të shmangur përhapjen e flakëve në një territor të gjerë në malin e Shëngjinit.

Zjarret i shkaktuan këtë verë shumë dëme Lezhës.

Vetëm në gusht u regjistruan 41 vatra duke shkrumbuar 70 ha me pyje dhe shkurre.

Humbja më e madhe ishte kurora e gjelbër e malit të Shëngjinit.

Specialisti i emergjencave civile në prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se institucionet vendore duhet të kishin reaguar më shpejtë në disa raste zjarri.

Mhillaj thotë se zjarret janë të qëllimshme ose si pasojë e papërgjegjshmërisë pasi ato janë shfaqur gjatë natës kur edhe temperaturat janë edhe më të ulta.

Zjarri në Malin e Shëngjinit u bë i mundur vetëm pas reshjeve të shiut pasi as zjarrfikëset dhe as ushtria nuk arritën të vinin nën kontroll flakët.

Pas kalimit të situatës emergjente nga zjarret do të shihet mundësia e ndërhyrjes për rehabilitimin e malit të Shëngjinit i cili është përfshirë nga flakët për katër vite me radhë./ABC News Albania 24/7

Pueblo-Polonia-The-New-York-Times-8.jpg
ad min22:30 | 13/08/2019

Një fshat vetëm me vajza! Ky është “problemi”  në një rajon të Poloni me 300 banorë. Ky vend, prej një dekade po pret lindjen e një djali. Kryetari polak i Miejsce Odrzanskie ka premtuar një surprizë për çiftin që lind djalë në fshatin ku prej 10 vitesh kanë lindur vetëm vajza.

Autoritetet në fshatin Odrzanskie nuk ditë të argumentojnë se pse nuk kanë lindur djem në fshat që nga viti 2010.

Shefi i zjarrfikësve vullnetarë lokalë, ekip që përbehet kryesisht nga femrat, thotë se lindja e një  djali në këtë rajon është bërë joreale.

Fshatarët kanë filluar të shqetësohen pasi nuk do ketë fuqi punëtorë për të punuar tokat bujqësore dhe fushat, pasi janë punë֝ të rëndë për gratë dhe vajzat.

Rasti i lindjeve të ulëta në radhët e djemve ka nxitur edhe interesin e shkencëtarëve që kanë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike.

Megjithatë, statistikat tregojnë se më shumë djem se vajza kanë lindur në Poloni. Në vitin 2017, lindën 207,000 djem në krahasim me 196,000 vajza. Kjo bën me dije se vetëm migrimi i burrave do të ndryshonte situatën e padëgjuar./abcnews.al

gjykata-1280x714.jpg
ad min17:15 | 02/08/2019

Zgjidhet çështja e ekstradimeve në Gjykatën e Lartë. Treshaj e formuar me dy gjyqtarë të komanduar, ka vendosur që  pro ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Tashme do të jetë Ministra e Drejtësisë që do të marrë vendimin përfundimtarë.

Gjykata e Lartë i ka dhënë zgjidhje çështjeve të ekstradimeve të cilave ‘iu mbaronte afati brenda muajit Gusht. Ardian Dvorani së bashku me dy gjyqtarët e komanduar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Sokol Binaj dhe Albana Boksi kanë vendosur  në dhomë këshillimi që të rrëzojnë  rekursin e të pandehurve.

Treshja e formuar vetëm për të shqyrtuar këto çështje ka vendosur që ti hapë rrugën ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Ky i fundit është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi është arrestuar në kuadër të operacionit  “Volvo 4”. Tashmë topi ka mbetur në dorën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj nëse kjo e fundit do të vendosë pro ekstradimit të 4 shtetasve të kërkuar nga autoritetet e huaja.

Por më e nxehtë është çështja e Hari Seferit, pasi konsiderohet si ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e “Avdylajve”, të Shijakut. Përveçse në dosjen “vol-vo 4”, ai është edhe pjesë e “dosjes 339”.

Do të jetë ministrja ajo që do të vendosë nëse do ta dorëzojë personin e kërkuar nga italianët që në vitin 2016, apo do ta pezullojë ekstradimin deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ndërsa Gjykata e Lartë ka mbetur sërish vetëm me një anëtarë në detyrë Ardian Dvoranin, në pritje të caktimit të tre anëtarëve jo-gjyqtarë./ABC News Albania 24/7

cezme-pa-uje-720x480.bmp
ad min17:15 | 04/06/2019

Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohem me burg në Belgjikë. Ata akuzohem për kultivim lënde narkotike në një shtëpi në Jan Rosierlaan në Lanaken. Njëri prej shqiptarëve rrezikon të dënohet me 16 muaj burg ndërsa tjetri me dy vite burg. Gjithashtu ata do të paguajnë edhe një gjobë prej 8,000 euro secili. Të dy kanë rënë në burg në Dhjetor të vitit 2018, ku njëri prej tyre tani po kërkon lirinë.

Sipas shqiptarit A. 35-vjeç,  ai u largua nga Shqipëria për të jetuar në Greqi. Pastaj kishte prerë një biletë dhe kishte udhëtuar në Gjermani për punë. Ai nuk kishte qëndruar aty por kishte udhëtuar drejt Belgjikës për të takuar shokun e ti M. 28-vjeç i cili jetonte në një shtëpi në Jan Rosierlaan në Lanaken.

Shqiptari M. në banesën ku qëndronte kujdesej për rreth 512 bimë kanabisi të shpërndara në 4 dhoma, raporton .hln.be. 

“Unë nuk kam asnjë ide se kush e ngriti atë plantacion”, tha shqiptari M. Sipas prokurorit, shqiptari merrte urdhra nga një shtetas kosovar.

Por shqiptari tjetër A. mohon akuzat, edhe pse gjurmët e ADN-së së tij janë gjetur tek bimët.

Shqiptari A. rrëfeu se kishte dijeni për plantacion e drogës në shtëpi, por tha se ai aty kishte përdorur vetëm “çezmën e ujit” pë nevoja personale dhe ndaj janë gjetur gjurmë të ADN-së së tij . Sipas tij ai nuk ishte në dije se kush janë personat që e kanë ngritur. Tashmë avokati i 35-vjeçari kërkon lirimin e tij.

Askush nuk ishte i regjistrua zyrtarisht në atë adresë. Policia ushtroi kontroll në banesë më 13 Dhjetor 2018. Dy të pandehurit ishin duke fjetur në katin e sipërm. Energjia elektrike gjithashtu ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme. Tani ndaj shqiptareve pritet gjykimi i radhës qe do të mbahet më 17 Qershor./abcnews.al

incidenti-1280x725.jpg
ad min21:15 | 25/05/2019

Një incident i vetëm është shënuar  në protestën e opozitës, të zhvendosur nga Kryeministria tek Kuvendi. Protestuesit kanë tentuar të largojnë hekurat rrethues tek Parlamenti.

Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë.

Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, që situata të mos agravohej.

Ky ishte i vetmi moment tensioni në protestën pa akte dhunë të opozitës këtë 25 Maj./abcnews.al

manastirliu-1280x701.jpg
ent ela16:20 | 18/03/2019

Spitalet publike ose private që nuk plotësojnë kushtet jo vetëm që nuk do të akreditohen, por do t’u pezullohet licenca deri në përmbushjen e tyre. Ndryshimet në ligjin e kujdesit shëndetësor u bënë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha;  “Nëse nuk plotësojnë kushtet bazë, nuk do të munden të operojnë më, pasi do t’u pezullohet licenca deri në plotësimin e këtyre kushteve.  Më pas do të mund të përfshihen në procesin e akreditimi”.

Me ligj shpjegoi ministrja do te garantohet dhe funksionimi i portalit “Infermierë për Shqipërinë”, Manastirliu tha se bëhet “për të mos u kthyer kurrë prapa në punësimin me taraf e parti, por për të ligjëruar këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithsecilit”. Deklaratat, ministrja i bëri gjatë një takimi me 218 infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore të punësuar së fundmi./abcnews.al

panuci-1-1280x734.jpg
ent ela17:38 | 17/03/2019

Shqipëria mund të fitojë ndaj Turqisë, por duhet të luajë me kokën ulur. Trajneri Kristian Panuçi flet për ndeshjen e eliminatoreve të Evropianit, duke sqaruar zgjedhjet e tij dhe taktikën që do të përdorë

Përgatitja nisi menjëherë.

Kombëtarja shqiptare i dha fund më shumë se 4 muajve pushim dhe u kthye në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës, për të qenë gati në ndeshjen eliminatore të Evropianit ndaj Turqisë.

Sfida e 21 Marsit pritet si fillimi i një ere të re për trajnerin Kristian Panuçi, i cili e theksoi këtë në daljen përpara gazetarëve.

“Padyshim, duhet të ndryshojmë diçka në sjelljen tonë gjatë ndeshjeve, por jo përsa i përket mënyrës së lojës. Është e rëndësishme që na kthehet ndonjë lojtar. Të ndryshojmë sjelljen tonë, por do të ketë edhe ndryshime teknike. Mund të luajmë 4-3-3, ndoshta 3-5-2, por theksoj që mentaliteti do të ndryshojë”.

Mungesat kanë qenë shqetësim i përhershëm, por në apel sërish nuk janë të tillë si Mavraj apo Cikalleshi.

“Jam i kënaqur me 23 lojtarët që kam. Mund të ishin thirrur edhe të tjerë, por varet nga forma. Cikalleshin e thirra, por u dëmtua. Ndoji është i dëmtuar, Binaku do të vijë, por nuk e dimë sesi është pasi ka problem muskulor. Rikuperojmë Abrashin, Ajetin, Grezda më në fund ka nisur të luajë. Kemi Qosen që e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit, është një lojtar i ri. Në këtë grup, shumica e lojtarëve luajnë gjatë gjithë kohës”.

Pas disfatës me Skocinë, trajneri italian u mendua dhe deklaroi se do të ndryshonte mënyrën e lojës.

“Kjo është një ide, po. Që të presim kundërshtarin më shumë, por nuk do të thotë se do të luajmë në mbrojtje. Do të thotë që të krijojmë hapësirë për kundërsulmin. Kjo, sepse krijova përshtypjen se gabova unë, siç ju kam thënë. Nëse skuadra hapet shumë, për të bërë një futboll total, kemi problem. Gjithsesi, shqetësimi kryesor është për luhatjet, pasi fituam me Turqinë, pastaj humbëm me Kosovën. Unë jam i bindur se ne mund të dalim shumë mirë me Turqinë dhe ta fitojmë ndeshjen”.

Luhet për Evropianin, një garë në të cilën Shqipëria ishte në fazën finale në 2016, pra cili është objektivi?

“Do të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, pasi më duket se disa e humbën sensin e realitetit. Shqipëria është në vazon e katërt më grupin tonë, që do të thotë se ky është pozicioni ynë. Nëse jemi mirë, ngjitemi të tretët, nëse bëjmë diçka speciale, dalim të dytët. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale, por kjo arrihet vetëm me kokën ulur, dhe jo vetëm nga skuadra, por nga të gjithë”.

Trajneri u shpreh i qetë që ka pak sulmues, duke thënë se mund të luajë edhe pa sulmues, duke përshtatur lojtarë të tjerë, ndërsa vlerësoi Turqinë si skuadër shumë cilësore, dhe u shpreh i lehtësuar që Under i Romës nuk do të luajë.

Kombëtarja luan me Turqinë në 21 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe në 25 mars në fushën e Andorrës./abcnews.al

liverpul-1280x622.jpg
ent ela13:09 | 28/02/2019

Titulli në Angli do të vendoset nga gara mes Liverpulit dhe Mançester Sitit. Dy skuadrat janë shkëputur në renditje, ndërsa trajnerët e tyre janë të lumtur për mënyrën sesi u arritën fitoret

Diferenca mbeti po ajo sepse rivali nuk gaboi, por mënyra sesi u fitua ndeshja krijoi më shumë besim për titullin. Liverpuli mundi 5-0 Uatfordin duke lënë pas dy barazime pa gola, ndaj Bajernit dhe Mançester Junajtidit, dhe mbajti vendin e parë në Premier Ligë.

Sadio Mane shënoi dy gola, dhe njëri prej tyre ishte sublim, me goditje me takë, shenjë e klasit të tij të lartë, por edhe e klasit të skuadrës së Jurgen Klopit, klas që vetëm pak ditë më parë ishte kritikuar nga trajneri i Junajtidit, Solskjer.

Norvegjezi u kishte thënë lojtarëve se “Liverpuli nuk ka shans për titullin, nuk ka klasin e duhur, nuk më bëri shumë përshtypje”. Besohet se do t’i kenë bërë përshtypje golat e Manesë, i Origit dhe dy golat e mbrojtësit Van Dajk.

Liverpuli mbajti kreun e renditjes me 69 pikë ndaj 68 të Sitit, që iu fal një penalltie të Kun Agueros për të mundur Uest Hemin në “Etihad”.

“Kështu duhet të luhet futbolli, – deklaroi i lumtur Jurgen Klopi, – një fitore 5-0 është e tillë, por unë dua të vlerësoj edhe mbrojtësit tanë, dhe portierin që bëri dy pritje të mëdha. Kundërshtari ishte shumë i fortë. Gjithsesi, nesër është një ditë e re, të harrojmë fitoren dhe të merremi me atë që na pret”.

Mançester Siti arriti fitore të vogël, por gjithsesi plotësisht të merituar. U shënua vetëm një gol, ai nga Kun Aguero me penallti në pjesën e dytë, por mund të ishin realizuar pesë apo gjashtë. Uest Hemi pati vetëm një rast gjatë gjithë ndeshjes.

“Do të ndodhin shumë gjëra deri në fund të sezonit, – u shpreh Guardiola, – Ka edhe 10 ndeshje për t’u luajtur dhe çdo fitore vlen tri pikë. Besoj se ne dhe Liverpuli, do të humbasim pikë, pra le të presim deri në fund. Fitorja ishte e mirë, dhe le të mendojmë tani për ndeshjen e radhës”.

Mediat vlerësuan siç duhet dy pretendentët për titull. “Deili Meil”: Super Sadio kthen Liverpulin siç duhet të luftën për titull, duke mbajtur epërsinë me 1 pikë në krye të Premier Ligës!

Aguero i saktë dhe Siti jep një goditje vareje për të qëndruar pranë Liverpulit! Liverpuli kryeson me 69 pikë ndaj 68 të Sitit, ndërsa Totenhemi mbeti prapa pas humbjes 0-2 në fushën e Çelsit./abcnews.al

analisti-1280x761.jpg
ent ela22:53 | 16/02/2019

Analisti Artana Hoxha është shprehu se masiviteti i poretestës së opozitës është vetëm maja e ajsbergur. Sipas tij, sot kjo protestë ka dërguar një mesazh shprese, pasi kishte një përfaqësim absulut.

“Kjo është një arritje në fak dhe e para ky është meszhi më i parë që marrim nga protesta e sotme. Kuptojmë se ata njerëz që sot ishin në shesh nuk janë veçsee maja e ajsbergut e një piramide shoqërire. Është vetëm maja e tyre. Nuk mund të braktisin sot halline e përditshem, sot kishte shpresë dhe një shumicë absulute.

Shumë njerës nga e gjithë Shqipqëria mund të jenë nisur edhe në 3 të natës për të aritur sot në Tiranë, e duke u përballur edhe me pengesta e policisë nëpër rrugë. Ai lum njerëzish vërshoi nga të 4 anët.

Masivitesi, qëndrueshmëria dhe kohëzgjatje e protestë duhen marrë si mesazh. Nuk ka pasur plan opozita shqiptare për të përdorur njerëzit për dhunë.  Nëse opozita do të kishte taktikë për dhunë nuk do kishte burrë nënë për ta frenuar”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono