verona

Kumbulla-Rrahmani-e1581705676145.jpg
Igli Nikolli19:17 | 14/02/2020

Hellas Verona po kalon një moment të jashtëzakonshëm në kampionat, aty ku nuk humbet prej 8 ndeshjesh. Ekipi i rikthyer këtë vit në Serie A renditet në vend të gjashtë dhe dyshja Rrahmani-Kumbulla po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre.

Mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani do të transferohet në fund të sezonit te Napoli, por ai është i përqendruar për të mbyllur sa më mirë sezonin me Veronën. 25-vjeçari sqaron situatën e bukur që po kalon në një deklaratë për L’Arena, teksa nuk i kursen elozhet për Marash Kumbullën.

Nuk pati ndonjë festë të veçantë pas fitores me Juventusin, thjesht përjetuam një gëzim të madh. Të dielën në mëngjes ishim të gjithë të përqendruar te ndeshja me Udinesen. Objektivi ynë mbetet qëndrimi në Serie A, më pas do mendojmë për gjëra të tjera.

“Unë dua të afirmohem në Serie A dhe të shënoj gola. Kam pasur disa mundësi, por nuk ia kam dalë. Jam i bindur që goli do të vijë, herët apo vonë. Ndihem mirë me shokët e skuadrës, kemi krijuar një grup shumë të mirë. Marrëdhënie më të veçanta kam me Kumbullën, Radunovic dhe Gunter.

Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im te Napoli është më i shtrenjti i historisë së futbollit të vendit tim. Unë nuk e mbaj mendjen aty. Deri në qershor jam një futbollist i Veronës dhe jam krenar që vesh këtë fanellë. Jam i vendosur për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Kumbulla si De Ligt? Sigurisht, ndoshta edhe më i fortë se holandezi“, përfundon Rrahmani. /abcnews.al

Kumbulla-2.jpg
Igli Nikolli10:16 | 11/02/2020

Marash Kumbulla zhvilloi një ndeshje madhështore ndaj Juventusit në fundjavë. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu në ditën që festoi 20-vjetorin e lindjes. Gol i anuluar, penallti e fituar dhe saktësi në duele për djaloshin nga Malësia e Madhe.

Verona e tij mposhti 2-1 kampionët në fuqi dhe tani nuk është më një surprizë. Paraqitja pozitive kundër armatës së Sarrit ka ndikuar që Kumbulla të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 23-të në Serie A.

Repartin defensiv e plotëson Davide Faraoni, kolegu i Kumbullës te Verona, dhe Stefan De Vrij, i cili realizoi një gol shumë të bukur në derbin me Milanin. Matias Vecino dhe Marcelo Brozovic janë dy interistët e tjerë mes më të mirëve, ndërsa nga ana e kuqezinjve është zgjedhur vetëm Zlatan Ibrahimovic, i cili dhuroi një asist, shënoi gol dhe goditi shtyllën.

Portë: Lukazs Skorupski (Bologna); Mbrojtje: Davide Faroni (Verona), Marash Kumbulla (Verona), Stefan De Vrij (Inter).
Mesfushë: Robin Gosens (Atalanta), Matias Vecino (Inter), Ruslan Malinovski (Atalanta), Marcelo Brozovic (Inter), Gaston Ramirez (Sampdoria); Sulm: Zlatan Ibrahimovic (Milan), Gianluca Lapadula (Lecce). /abcnews.al

Kumbulla-Penalltia.jpg
Veronik Istrefaj22:42 | 08/02/2020

Është mbyllur takimi mes Veronës dhe Juventusit, me fitoren 2-1 të vendasve. Pas 45 minutave të para pa gola, Cristiano Ronaldo kalon në avantazh Juventusin. Ylli portugez driblon Rrahmanin dhe shënon në minutën e 64-ët.

Pas këtij goli, Verona shtoi një marsh më shumë dhe arriti të barazojë. Pjanic bën një gabim në mesfushë, duke i dhuruar topin Borinit. Sulmuesi i Veronës tregohet i saktë dhe mposht Szczenyn.

Kur pritej që Juventusi të shtynte përpara në kërkim të fitores, ishin sërish vendasit ata që shënuan. Marash Kumbulla fiton penallti për Veronën në minutën e 84-ët, pasi goditja e tij me kokë, ndalet nga dora e Bonuccit. Pazzini merr përsipër ekzekutimin dhe shënon, duke i dhënë një fitore të madhe Veronës./abcnews.al

Serie A, java 23

Verona – Juventus  2-1
Borini 76′, Pazzini (p) 85′ / Ronaldo 64′

Ronaldo-1.jpg
Veronik Istrefaj22:14 | 08/02/2020

Cristiano Ronaldo ka kaluar Juventusin në avantazh kundër Veronës, duke shënuar për ndeshjen e 10-të radhazi. Ylli portugez i dha avantazhin “Zonjës së Vjetër” në minutën e 64-ët.

Pas një dueli shpejtësi me Rrahmanin, Ronaldo arrin të kontrollojë topin në hyrje të zonës. Pas një driblimi të bukur ndaj mbrojtësit shqiptar, gjuan me të djathtën dhe mposht portierin vendas./abcnews.al

Serie A

Verona – Juventus  0-1
C. Ronaldo 64′

kumbulla.jpg
Veronik Istrefaj21:18 | 08/02/2020

Sfida mes Veronës dhe Juventusit, u zhbllokua në minutën e 21-të, me Marash Kumbullën që shënoi me kokë, por rrjeta e mbrojtësit shqiptar, u anulua pas konsultimit me VAR.

20 vjeçari i shpëtoi mirë mbrojtjes mike, por ishte vetëm pak milimetra më i avancuar. Fillimisht, goli i Kumbullës qëndroi dhe Verona ishte në festë, por pas konsultimit me VAR, festa u ndërpre.

 

Offside i Kumbullës

 

Do të ishte skenari ideal, pasi talenti kuqezi feston sot ditëlindjen e tij të 20-të. Juventusi ia hedh paq dhe në Verona, kanë mbetur edhe 65 minuta lojë./abcnews.al

Rrahmani-Amir.jpg
Igli Nikolli16:43 | 07/02/2020

Verona vazhdon të luajë bukur, fort dhe të mos humbasë. Ekipi i rikthyer këtë sezon në Serie A nuk humbet prej shtatë ndeshjesh dhe nesër do të tentojë të frenojë edhe Juventusin. Ivan Juric ka komentuar situatën e Amir Rrahmanit në konferencë për shtyp, aty ku nuk i kursen batutat. Kapiteni i Kosovës do të luajë me Napolin në sezonin e ardhshëm, por kjo nuk po pengon të vazhdojë me paraqitjet pozitive.

Rrahmani tregoi edhe kundër Lazios se do të japë gjithmonë maksimumin? Jam i bindur që lojtarët që kanë firmosur me skuadra të tjera, kanë motive të tjera nëse luajnë keq. Nuk ka lidhje me faktin që do të largohen në fund të sezonit. Jam shumë i qetë në këtë aspekt.

Nuk do t’i kushtojmë ndonjë rëndësi ekstra markimit të Ronaldos. Ku do ta aktivizoja veten nëse do të ishte mundësia për të luajtur ndaj Juventusit? Në pankinë (qesh). I kma bërë një premtim lojtarëve.

Nëse arrijmë të sigurojmë qëndrimin në Serie A në javën e fundit, do i nxjerr të gjithë për darkë. Nuk ndryshon asgjë nëse e arrijmë objektivin edhe më parë, rëndësi ka që të arrijmë qëndrimin në elitë sa më shpejt“, thekson trajneri i ekipit surprizë të këtij sezoni. /abcnews.al

Kumbulla-Savic-e1580939676759.jpg
Igli Nikolli22:40 | 05/02/2020

Verona konfirmohet sërish si një nga ekipet më të vështira për t’u mundur dhe ia del të frenojë Lazion në “Olimpico”. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani neutralizuan Ciro Immobilen dhe sulmin bardhekaltër, teksa në një ditë super ishte edhe portieri Silvestri.

Ekipi i Inzaghit tentoi golin e fitores, por Luis Alberto, më i miri i Lazios këtë ndeshje, goditi dy herë shtyllën dhe ishte i pafat. Emocionuese ishin edhe minutat e fundit të ndeshjes me “Olimpicon” e mbushur plot që shtyu Lazion drejt fitores, por goli deciziv nuk u shënua.

 

 

Ky barazim e ngjit ekipin kryeqytetas në kuotën e 50 pikë, katër më pak se Juventusi dhe një më pak se Interi. Ndeshja e shtatë pa humbje për Veronën, që është edhe mbrojtja e katërt më e mirë e Serie A. /abcnews.al

Lazio – Verona 0-0

 

Renditja e Serie A
Milan-Hakan.jpg
Igli Nikolli16:57 | 02/02/2020

Milani humbi një shans të artë për t’iu afruar vendit të katërt. Kuqezinjtë nuk ia dolën të siguronin fitoren e katërt radhazi në Serie A dhe ngecën në shtëpi përballë Veronës, që regjistroi ndeshjen e gjashtë pa humbje.

Verona kaloi e para në avantazh në “San Siro”. Davide Faraoni përfitoi nga një kros i Zaccagni në minutën e 13-të dhe kaloi miqtë në avantazh. Ekipi i Piolit reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me anë të Hakan Calhanoglu. Turku ekzekutoi një goditje dënimi, topi u devijua nga muri i Veronës dhe përfundoi në rrjetë.

Miqtë mbeten me një lojtar më pak në mesin e pjesës së dytë pas largimit me të kuqe të Sofyan Amrabat. Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores, me ekipin e parë debutoi edhe Daniel Maldini, por ekipi i Kumbullës dhe Rrahmanit rezistoi dhe mori një pikë me vlera në këtë transfertë.

Lazio nuk mund të gabonte përballë Spal dhe ashtu ndodhi. Bardhekaltrit shkatërruan ekipin e Berishës me rezultatin 5-1 dhe renditen përkohësisht në vend të dytë. Ciro Immobile (është ngjitur në shifrën e 25 golave në kampionat) dhe Felipe Caicedo shënuan nga dy gola në pjesën e parë dhe vulosën fitoren e ekipit të Inzaghit. I riu Adekanye gjeti golin e parë në Serie A në pjesën e dytë, ndërsa Missiroli shënoi golin e nderit për miqtë.

Gola, spektakël, por asnjë fitues në Bergamo. Atalanta dhe Genoa shënuan nga dy herë në pjesën e parë dhe e gjithë ndeshja u mbyll me këtë rezultat. Valon Behrami la miqtë me dhjetë lojtarë në minutën e 83-të (kartoni i dytë i verdhë), ndërsa Berat Gjimshiti e zhvilloi të plotë takimin për ekipin bergamask. /abcnews.al

Renditja e Serie A
Hakan.jpg
Igli Nikolli15:33 | 02/02/2020

Avantazhi i Veronës në “San Siro” nuk ka zgjatur shumë. Kuqezinjtë e Piolit reaguan pas golit të Faraonit dhe kanë barazuar rezultatin në minutën e 29-të. Autori i golit është Hakan Calhanoglu, i cili gjen golin e tretë brenda pak ditëve.

Turku realizoi saktë një goditje dënimi, që u devijua nga muri mbrojtjes. Topi në rrjetë dhe festë në “San Siro”, aty ku tifozët e Milanit presin fitoren e radhës. /abcnews.al

Verona.jpg
Igli Nikolli15:25 | 02/02/2020

Vijnë golat e parë në Serie A. Lazio ka shënuar dy gola të shpejtë në “Olimpico” përballë Spal. Ciro Immobile vazhdon të shënojë dhe mposhti Berishën në minutën e katërt, ndërsa Felipe Caicedo dyfishoi shifrat 12 minuta më pas.

Dy gola edhe në Bergamo. Mbrojtësi Toloi zhbllokoi me kokë sfidën me Genoan në minutën e 12-të, ndërsa Criscito barazoi pas shtatë minutash nga pika e penalltisë.

Surpriza vjen nga “San Siro”, aty ku Verona ka befasuar Milanin. Ekipi i Kumbullës dhe Rrahmanit (të dy mbrojtësit e kanë nisur si titullarë) ka kaluar në avantazh në minutën e 13-të. Davide Faraoni lëvizi bukur në zonë dhe ndëshkoi Donnarummën pas krosimit të Zaccagnit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono