verifikimi

agim-kajmaku-negociatat.jpg
nev ila16:17 | 20/11/2019

Agim Kajmaku ish-kryetari i bashkisë së Vorës, i cili prej 10 ditësh i fshihet drejtësisë, pasi u arratis vetëm pak para së prangosej, duhet të justifikojë pasurinë.

Sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimin për pastrim parash ndaj Kajmakut dhe familjarëve të tij. Uniformat blu u kanë dërguar shkresë duke kërkuar informacion bankave të nivelit të dytë për llogaritë e tij bankare.

Të njëjtat kërkesa pretendohet se i është dërguar drejtorisë së hipotekës për të verifikuar pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e biznesit të ish-kreut të bashkisë së Vorës i zgjedhur më 30 qershor në siglën e partisë Socialiste.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës i ka nisur një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë për Agim Kajamku. Organi i akuzës kërkon që nga data 14 nëntor 2019, çdo noter pranë të cilit paraqitet Kajmaku për të nënshkruar prokurë për avokatin do të mbaj përgjegjësi penale nëse nuk njofton menjëherë policinë.

Shkresa e dërguar nga Prokuroria e Tiranës u është shpërndarë të gjithë zyrtarëve të noterive në vend.

Deri tani kanë dështuar mbi 13 aksione policore për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës. Dyshohet se operacioni për prangosjen Agim Kajmakut u dekonspirua nga punonjës të policisë së shtetit.

Për këtë arsye, 7 prej tyre janë vënë në verifikim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.  Prej disa ditësh Prokuroria dhe Policia po negociojnë me familjarët dhe avokatin për vetë dorëzimin e Kajmakut.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa akuzohet nga prokuroria për tre vepra penale./abcnews.al

 

KED-1280x823.jpg
nev ila12:13 | 31/07/2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar verifikimet për një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësi.

Kështu KED ka miratuar lejimin e kandidimit për gjyqtar në Kushtetuese të Elsa Toskës, e cila ka aplikuar për vendet vakante që ka shpallur Presidenti dhe Kuvendi.

KED njofton se ka vendosur të ndalojë kandidimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të 7 kandidatëve, të cilët kishin paraqitur interesin pas shpalljes së vakancave nga Institucioni i Presidentit të Republikës e Kuvendi.

Bëhet fjalë për:

1. Valbona Bala,

2. Klodian Rado,

3. Rexhep Bekteshi,

4. Sinan Tafaj,

5. Petrit Kaja,

6. Gëzim Allaraj,

7. Fiona Papajorgji.

Ndërsa për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED ka vendosur të lejojë kandidimin e Artur Metanit e të ndalojë atë të Genci Gjonçajt.

Në njoftimin e KED thuhet se në mbledhjen e radhës do shqyrtohen kandidaturat e Eris Hysit, Klodian Rados, Zhaklina Petos dhe Marsida Xhaferllarit.

Procedura e vlerësimit të kandidatëve nga KED përfshin kontrollin e pasurisë, figurën dhe integritetin si dhe kushtet ligjore që mundësojnë kandidimin./ABC News Albania 24/7

SHCBA-PER-VRASJEN-TE-DON-BOSKO-1280x720.jpg
ent ela17:27 | 12/06/2018

Shërbimi i Çështjeve të brendshme dhe Ankesave, ka nisur verifiket për procedurat e ndjekura nga policia për denoncimin e bërë nga Xhuljeta Çuni, më datë 7 maj të këtij viti, në Komisariatin nr.3 Gjimnazistja i ishte drejtuar për ndihmë policies, ndësa mbeti e vrarë me dy plumba nga ish- dashuri i saj, Xhafer Mata.

Edhe ky i fundit kishte bërë një kallzim, po pranë të njëjtin komisarit, teksa rezulton se të dyja çështjet janë dërguar për veprime të mëtejshme në prokurori. SHÇBA-ja ka tërhequr të gjithë pranktikën e ndjekur nga inspektori i zones, por edhe procesverbalin e kallzimeve të bëra nga të dy të rinjtë, e më pas do të dalë me një raport përfundimtar. /abcnews.al

SERISHT-TERMET-NE-JUG-1280x720.jpg
ent ela11:18 | 21/05/2018

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në jug të vendit, pas 14 tërmeteve që goditën  në fundjavë. Në orën 2:34 të mëngjesit, sipas IGJEUM është regjistruar tërmet me magnitudë 3 ballë në zonën e Vernikut në Vlorë. Seria e tërmeteve në jug të vendit nisi që prej të premtes ku në disa fshatra të Vlorës rreth 20 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa 5 prej tyre janë bërë të pabanuara. Disa banorë nga frika kane tri netë që ruajnë shtëpitë, kur autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve konkrete. /abcnews.al

KOKAINA-GJERMANI-1280x720.jpg
ent ela09:18 | 20/05/2018

Hetimi 1 vjeçar i autoriteteve gjermane identifikoi dhe çoi në pranga 13 shqiptarë si trafikantë të kokainës nga Ekuadori përmes konteniereve me banane. Nga ana tjetër, Krimet e Rënda në Shqipëri nisin verifikimin e pasurive të tyre në Shqipëri, bazuar në ligjin “Antimafia”.

Sasia prej 1.8 tonë kokainë e bllokuar në Gjermani në disa operacione policore në gjashtë muajt e fundit është trafikuar nga Ekuadori përmes ngarkesave me banane. Thuajse e njëjta skemë e përdorur edhe nga shoqëria “Arbi Garden” për sasine prej 613 kg kokainë të futur në portin e Durrësit në maj, dyshohet nga autoritetet gjermane të ketë funksionuar për futjen në këtë vend të drogës me vlerë tregu mbi 400 milionë euro.

Të paktën 13 nga të arrestuarit si të përfshirë në këtë grup kriminal janë shtetas shqiptarë. Autoritetet gjermane janë duke vazhduar hetimet për të dokumentuar dhe provuar rolin e secilit në grupin kriminal të përfshirë në trafikimin e drogës së fortë nga Amerika Latine.

Një pjesë e tyre janë me banim në Gjermani. Policia gjermane e konsideroi sukses operacionin e arrestimit të tyre, duke sqaruar se u godit një rrjet i madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarët.

Ndërkohë hetimi për këtë rast nuk ka lënë pa prekur edhe territorin shqiptar. Pas shkëmbimit të informacionit në kuadër të marrëdhëniee të ndihmës juridike me palën gjermane, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë nisur veprimet për verifikimin e pasurisë së shqiptarëve të arrestuar në gjermani. Bëhet fjalë për identifikimin e pasurive të tyre në Shqipëri dhe më tej kalimin në filtrat e ligjit anti-mafia, nëse ato janë siguruar në burime të ligjshme. /abcnews.al

 

vlcsnap-error613-1280x720.jpg
ent ela14:14 | 07/02/2018

Një pjesë të zonave që u përmbytën nga Vjosa uji është larguar dhe ka nisur verifikimi i dëmeve. Por një pjesë tjetër akoma është nën ujë.

E gjithë toka në Darëzezë është nën ujë tri ditë pas përmbytjeve të Vjosës. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë por sasia e ujit do të dojë të paktën 1 javë të largohet nga zonat e përmbytura.

Niveli i prurjeve ka qënë pothuajse i njëjtë me ato të dhjetorit të kaluar

 

Në zonën e Frakullës dhe Levanit uji është tërhequr dhe ka nisur verifikimi i dëmeve. Në darëzezë nuk ka nisur verifikimi, ndërsa banorët po kërkojnë bazë ushqimore për bagëtitë.

Përmbytja erdhi për herë të dytë që nga muaji dhjetor duke rrënuar ekonomitë fermere veçanërisht në Ferras dhe Darëzezë./abcnews.al

 

Gazetarja e ABC News, Fier: Valbona Daci

 

vlcsnap-error769-1280x720.jpg
ent ela12:24 | 26/01/2018

Një ditë pas esktradimit në Itali të Nezar Seitit, një nga pjestaret e bandës së Habilajve, Prokuroria e Pëgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për këtë rast ekstradimi.

Ndaj Nezar Setitit ekziston një masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg për trafik droge. Ndërsa njëkohësisht ishte i kërkuar edhe nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj. Gjykata e Tiranës kishte vendosur për ekstradimin e Seitit në dhjetor të vitit të shkuar. Por edhe pse ai është nën hetim nga drejtësia shqiptare për të njëjtën akuzë, në mënyrë krejt të papritur ministria e Drejtësisë dha leje për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë mbrëmë për median, Ministria e Drejtësisë, këmbënguli se në rastin në fjalë janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në ligj dhe Konventës Europiane të Ekstradimit. Ministria theksonte se kishte miratuar ekstradimin, pasi nuk kishte patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata për ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e Seitit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono