vepra

SPECIALE-URAN-BUTKA-PER-MITHAT-FRASHERIN_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
G. P.17:47 | 11/11/2018

Në prag të kthimit të eshtrave të Mid’ hat Frashërit në atdhe, dejtori i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” Uran Butka rrëfen detaje reth 3 veprave të botuara dhe ceremonialit të kthimit të eshtrave.

Mid’hat Frashëri është padyshim një prej personaliteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe një figurë poliedrike. Në veprën e parë është përmbledhur ana publicistike. Në të dytën studimet e tij madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në veprën e tretë prezantohet proza e tij poetike e panjohur deri më sot.

Vëllimi i tretë është shoqëruar edhe me një parathënie nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

/abcnews.al

JONILA-GODOLE-TIRANA-LEXON.mpg_snapshot_01.52-1280x720.jpg
ent ela16:50 | 22/10/2018

“Tirana Lexon” këtë vit në qender të leximit dhe diskutimeve ka “Identiteti dhe kujtesa”. Jonila Godole thotë se autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj do të ndajnë me publikun qasjet e tyre autobiografike në vepra. Rënien e leximit tek brezi i ri, Godole e lidh edhe me përzgjedhje të veprave jo efikase në kurrikulat shkollore.

Kujtesa dhe identiteti është në fokus të “Tirana Lexon” këtë vit. Ditët e leximit nisën me shkrimtaren e Besa Myftiu me romanin , “Dashuria në kohën e komunizmit” Jonila Godole thotë se përballja e lexuesve me autorin është shumë e rëndësishme dhe kjo nxit në një formë leximin tek brezi i ri.

Jonila Godole, ideatore e “Tirana Lexon”: “Pjesë nga jeta e tyre personale, se i i kanë shkruar këto libra, cilin personazh kanë pasur në kokë, cilin komshi ose kush i ka frymëzuar për ta shkruar?!… Kjo është një gjë shumë e rrallë. Nëse lexuesi shkon tek panairi dhe blen librin, ose shkon në librari dhe blen librin, blen thjesht një libër, por nuk ia ka idenë se kush është autori që fshihet pas saj. Pra kontakti me lexuesin është ai që i bën të rinjtë shumë më të lidhur pas librit sidomos e të tjerët.”

Kësaj here do të ketë njën ndërthurje mes autorëve shqiptarë dhe të huaj për të folur mes ngjizjes së veprave të tyre që lidhen me identitetin dhe kujtesën.

“Në kuartetin kombëtar, ditën e mërkurë, në të cilin do të prezantohen veprat e katër autorëve: “Kohë e pamjaftueshmë” nag Elena Kadare, “A është vallë njeri” nga Primo Levi, “Valsi i lumturisë” nga Ylljet Aliçka dhe “Më kujtohet nga” Ylli Demneri, pra kemi autobiografi plus një biografi ë rrëfehet.”

Është fakt që leximi ka rënë ndjeshëm referuar edhe statistikave të INSTAT-it, por Godole thotë se kjo është një formë, ajo sheh si shqetësim përzgjedhjen e veprave në kurrikulat shkollore.

“Ne shpresojmë që me aktivitetet tona të sjellim bashkë shkrimtarët këtu të cilët lexojnë nga tekstet e tyre dhe prezantojnë veten e tyre para të rinjve dhe përpara publikut shqiptar. Shpresojmë që të zgjojmë interesin e tyre për librat që ne prezantojmë dhe për autorët që ne prezantojmë. Por patjetër kjo gjë nuk zgjidhet kaq kolla, kjo duhet që të zgjidhet në disa nivele mund të ketë politika të caktuara të leximit. Varet nga politikat që përzgjidhen nga ministria në kurrikulën shkollore. Të cilat janë libra që në thelb duhet të lexojnë shijen e lexuesit të ri me vlerat të larta estetike dhe kjo jo gjithmonë ka ndodhur. Ne e dijmë shumë mirë se jetojmë në këtë realitet. Në çastin që ti e dëmton shijen e dikujt për letërsi, atëhere është shumë e veshtirë për ta rikuperuar atë. Do të duhen breza që kjo të ndryshojë pas nga vitet ’90 e deri tani kurrikula është e mbushur me vepra të cilat në thelb nuk kanë ndonjë vlerë të lartë estetike dhe artistike, jo më pastaj për të folur për vlera ideore.”

Aktiviteti “Tirana Lexon”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në trend jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera./abcnews.al

CMIMI-I-AUTORIT-ME-TE-MIRE-PER-SKENDERBEUN-1280x720.jpg
G. P.17:15 | 10/07/2018

Juria e konkursit për 550-vjetorin e Gjergj Kastrioti  Skënderbeu organizuar nga Akademia e Shkencave ka nominuar 6 autorë, vendas dhe të huaj, për veprën më të mirë shkencore nga 30 kandidaturat e paraqitura. Juria   i propozoi kryesisë së Akademisë së Shkencave çeljen  e “Librit të artë të meritës në albanologji”./abcnews.al

vlcsnap-error730-1-1280x719.jpg
G. P.15:51 | 21/01/2018

Nga Italia erdhi në Shkodër për të treguar koleksionin e tij privat për Skënderbeun. Koleksionistit Gjergj Marena iu deshën nëntë vite punë për grumbullimin e artefakteve.

Lidhja e tij me Gjergj Kastrioti Skënderbeun është interesante.

Nëntë vite punë për krijimin e koleksionit të vet privat, heroit tonë kombëtar.

Gjergj Marena, koleksionisti nga Shkodra, i cili prej vitesh jeton në Itali, tregon për veprat në frymën kastriotiane.

Gjergj Marena: “Gjithë ky koleksion është pasioni im qysh në fëmijëri, rini dhe më vonë”.

Koleksionisti Marena flet edhe për detaje rreth artefakteve të sjella nga Italia, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Gjergj Marena: “ Kam marrë nga një pikturë, ku Skëndërbeu pret ambasadorë të huaj edhe është ul, mjeshtri nga Viena, Stefan Gobec, e ka zvogëluar në dimensionet e duhura që të mos jetë e gjatë”.

Koleksioni i tij është i madh, pjesa më e madhe të artefakteve janë të ideuara nga vetë ai, por ka edhe ripunime.

Gjergj Marena: “Disa prej tyre janë ripunime që ndohen në piktura në letër, janë ripunuar në majolike ose në pikturë”.

Janë 28 objekte të ndryshme, duke filluar nga përkrenarja, por edhe një interpretim heraldik i artefakteve, të cilat janë gjetur dhe zbuluar nëpër arkivat e ndryshme të Europës./abcnews.al

vlcsnap-error254-1.jpg
us er20:34 | 08/11/2017

Dje u largua nga kjo tokë dhe sot filloi ringjallja e Kasëm Trebeshinës. Në libraritë e kryeqytetit ka zgjuar kureshtje vepra e tij letrare e ardhur vonë në vitrina dhe e lënë në cepat e rafteve dhe teksteve shkollore. Studiuesi i veprës së tij, Behar Gjoka, thotë se tashmë ka nisur udhëtimi në veprën e Trebeshinës./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono