venecia

ilir-meta-1-2-1280x662.jpg
nev ila13:54 | 28/09/2019

24 orë pasi Komisioni i Venecias u shpreh në draft-opinionin e saj se Presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat që i jep kushtetuta me vendimin e tij për të anuluar dhe më pas duke shtyrë datën e zgjedhjeve vendore, kreu i shtetit ka hequr dorë nga qëndrimi që do të mbante në rast të një konstatimi të tillë.

Përballë gazetarit Çim Peka dy javë më parë, Meta deklaronte se nëse Venecia konstaton shkelje do të dorëhiqej ndërkohë që sot nga Kruja garantoi se do të qëndroi në detyrë deri në fund të mandatit.

“Në qoftë se Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe ku e ka shkelur patjetër. Unë kam dhënë dorëheqjen nga kryeministri për një gjë që s’kishte lidhje me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën edhe unë të rri President kurrë në botë”, thoshte Meta para disa javësh.

“Si mund t’i trembet “Venecias” luani i artë i Venecias të paktën për këtë vit. Të jeni të sigurt që luani i artë i Venecias të paktën për këë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri në 24 Korrik”, tha Meta këtë të shtunë.

Kreu i Shtetit rikujton se me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer kushtetutës dhe pluralizmit politik në vend. Bindjen e tij se zgjedhjet nuk duhen parë vetëm si procedurë por si mundësi zgjedhjeje e përforcon me një koiçidencë që i ndodh kur flet për garantim të rendit demokratik.

Kushtetutën është i sigurt që nuk e ka shkelur ndaj edhe nuk është i shqetësuar. Pret që të marrë në dorë versionin zyrtar dhe më pas të dalë me një qëndrim publik. Në vend të vijimit të procedurës për shkarkimin e tij, sugjeron për mazhorancën të merret me plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave si e vetmja datë që ka rëndësi për shqiptarët./ABC News Albania 24/7

presidenca-1280x714.jpg
ent ela19:11 | 27/09/2019

Pas mbërritjes së raportit paraprak të Komisionit te Venecias për shkarkimin e Metës, ka ardhur dhe ragimi i zëdhënësit të Presidentit Tedi Blushi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit shprehet se Presidenti ka mbrojtur kushtetutën dhe ka shmangur gjakderdhjen.

Ai bën apel që të dëgjohet Bungestagu dhe të ulen urgjent për të zgjidhur krizën politik.

Reagimi i plotë

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë! /abcnews.al

C_2_fotogallery_3102199_2_image.jpg
ent ela08:30 | 18/09/2019

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Venecia kur një varkë u përplas e digën në San Nicolò në Lido.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe automjetet e Kapitenerisë së Portit. Një nga viktimat është projektuesi dhe piloti i motoskafit, 76 vjeçari Fabio Buzzi, mbajtës i rekordeve të shumta në det të hapur. Ai ishte duke u përpjekur të thyente rekordin Venecia-Montecarlo.

Viktimat e tjera janë dy pilotë britanikë, të cilët nuk janë identifkaur ende, ndërsa një tjetër pilot italian, Massimo Invernizzi, u plagos rëndë.

Aksidenti ndodhi në errësirë të plotë para digës artificiale e bërë me gurë të mëdhenj mbi shtratin e detit të ndërtuar për të mbrojtur veprat e Mose, në jug të digës San Nicolò të Lido.

Varka e fuqishme, e gjatë rreth njëzet metra dhe me motorë që e lejojnë atë të arrijë shpejtësinë deri në rreth 130 km / orë, ishte larguar nga Montecarlo të hënën në mëngjes, rreth orës 11:00, dhe po përpiqej të thyente rekordin e kryqëzimit. Kur u rrëzua ishte afër vijën e finishit, te Lido. /abcnews.al

vlora-si-venecia-1280x714.jpg
ent ela14:36 | 12/04/2019

Përmbytet për të dytën herë brenda pak ditësh qyteti i Vlorës nga reshjet intensive të shiut. Në disa lagje të qytetit ka vështirësi në lëvizjen e automjeve dhe këmbësorëve.

Këto janë pasojat pas një nate me reshje intensive në Vlorë. Qytetarët u zgjuan të pushtuar nga uji.

Lagjet ishin kthyer në një Venecia.

Banorët e kishin mjaft të vështirë për të lëvizur nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Uji depërtoi edhe në katet e para të banesave dhe bizneseve, por dëmet janë të vogla.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, Dorian Xhelili tha se një problem i madh janë mbetjet në rrjetin e kanalizimeve.

Kjo është hera e dytë që Vlora përmbytet brenda pak ditësh duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gazetar i ABC News: Elton Nika

 

zoran-zaev-bujar-osmani-960x540.jpg
ent ela20:45 | 22/01/2019

Qeveria e Maqedonisë ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët, bashkë me amendamentet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha, letrat me vlerë, uniformat e ushtrisë dhe të policisë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias. Qeveria e Maqedonisë kërkon mendimin rreth dygjuhësisë, kurse përpos tekstit të plotë të ligjit, janë dërguar edhe dy nenet kontestuese për dygjuhësinë në kartëmonedhat dhe uniformat e armatës

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë: “Sot dërgojmë edhe ligjin dhe dy rregulloret alternatve që i premtuam. Pres që Komisioni i Venecias në periudhën e duhur të jep sygjerimet e tij”.

Nga ana tjetër këshilltari i kryeministrit të Maqedonisë, Ismet Ramadani vlerëson se Komisioni i Venecias nuk do të jetë nën ndikimin e një përfaqësie të opozitës maqedonase, e cila me këmbëngulje konteston ligjin e gjuhëve.

Ismet Ramadani, këshilltar i kryeministrit të Maqedonisë: “Për muajin e ardhshëm zv/kryeministri Bujar Osmani do të organizojë një konferencë donatorësh ku janë të ftuar ambasadorë nga të gjitha vendet e BE-së, por edhe institucione të tjera të fuqishme që financiarisht do të ndihmojnë në zbatimin e ligjit”./abcnews.al

be.jpg
ent ela16:26 | 05/12/2018

I ka lënë një derë hapur Komisioni i Venecias propozimit të Partisë Demokratike për Vettingun në politikë. Në Opinionin e përgatitur nga ky Komision dhe që do të miratohet në mbledhjen e datës 14-15 Dhjetor 2018, ekspertët theksojnë se: “Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.

Kështu për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik duket si një qëllim legjitim”.

Tashmë kjo përgjigje është edhe në duart e anëtarëve të Këshillit për Legjislacionin, komisionit të çështjeve ligjore e ekspertëve përkatës. Në raportin prej 20 faqesh, Komisioni i Venecias shpreh edhe paqartësitë që kanë të bëjnë kryesisht me procedurën që do të aplikohet, dhe mekanizmat e zbatimit.

“Për më tepër, duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese të neneve 6/1, 45 (3) dhe 179 / a të Kushtetutës së Shqiptarësi dhe legjislacionit përkatës zbatues (në veçanti Ligjin e Dekriminalizimit), si dhe mekanizmave të tjerë demokratikë në dispozicion, vlera e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në pikëpyetje”.

Në të njëjtën linjë janë edhe shqetësimet e ngritura eksperti i Partisë Socialiste Artur Metani, të cilave i përgjigjet Gazment Bardhi eksperti ligjor i Partisë Demokratike.

“Cila do jetë struktura përgjegjëse që do ta zbatojë këtë proces? Kush do ta drejtojë atë? A do jetë e njëjtë si për zyrtarët e zgjedhur dhe ata të emëruar apo e ndryshme? Drafti i përgjithshëm duhet të jepte një orientim të përgjithshëm të paktën në nivel kushtetues se cilët do të jenë organet kompetente të hetimit apo konstatimit për të mos u zgjedhur apo mbarimit të mandatit”, tha Metani.

“Amandamenti nuk parashikon një organ të ri kushtetues që i ngarkon detyrën e kryerjes së kntrollit të figurës për këto zyrtarë në vlerësimin tim, nënkupton që do jetë një organ ekzistues kushtetues”, u shpreh Bardhi.

Në opinionin e hartuar nga Komisioni i Venecias”skualifikimi i heqjes së mandatit zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë. Në fund të opinionit të tij, Komisioni i Venecias i kërkon parlamentit të thotë fjalën e fundit.

“Parlamenti shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm lidhur me ndryshimet kushtetuese të propozuara, nëpërmjet dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”.

Për të marrë përgjigjet e munguara Komisioni i Veneciasi i ka bërë një ftesë Kuvendit. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi bëri të ditur, se gjashtë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, tre nga mazhoranca e tre nga opozita do shkojnë në Komisionin e Venecias, për të mbrojtur pikëpamjet e tyre për propozimin e opozitës për Vettingun në politikë. Mazhoranca do përfaqësohet nga Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga opozita do jenë Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi dhe Silva Caka./abcnews.al

VETTINGU-I-POLITIKES-NE-KESHILLIN-E-LEGJISLACIONIT-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 03/10/2018

Pas nismës së Partisë Demokratike për vettingun në politikë, është mbledhur përsëri Këshilli i Legjislacionit. Përfaqësuesi i vetëm i opozitës ishte Oerd Bylykbashi i cili kërkoi t’i vihej në dispozicion materiali i përgatitur për Komisionin e Venecias. Në emër të opozitës deputeti demokrat deklaroi se në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, pa ndarë politikën nga krimi.

Ndryshe nga mbledhja e fundit e këshillit të legjislacionit, qetësisht dhe i vetëm përballë anëtarëve të mazhorancës,  deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi  deklaroi se “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.

Deputeti demokrat, sqaroi edhe njëherë se “Vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi.

“Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka ansjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga prokuroria e sotme e krimeve të rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen. Përkundrazi, ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve”.

Në emër të opozitës Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk do të tolerojnë asnjë vonesë në miratimin e vettingut të politikanëve.

“Ne jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka për ta zbatuar. Në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtësi, as ekonomi, pa ndarë politikën nga krimi.

Në emër të mazhorancës deputeti Ulsi Manja u shpreh se janë pro mbështetjes së cdo lloj vetting të politikës.

“Bëhet fjalë për të ndërhyrë në Kushtetutë, e kemi marrë në konsideratë nismën e opozitës por kërkuam një diskutim të gjerë nga ekspertë të fushës, por pse jo edhe marrja e opinionin nga Komisioni i Venecias. “Venecia” është tabani i demokracisë. Jemi dakord me pyetjet që të depozitohen me shkrim ekspertëve”.

Pas kërkesës së Partisë Demokratike Këshilli i Legjislacionit do i drejtohet ekspertëve lidhur me vettingun në politikë, duke përfshirë këtu edhe qëndrimin e Komisioni të Venecias.Draftin e të cilës deputeti Bylykbashi kërkoi që t’ia vinin në dispozicion.

“Duke nisur dhe nga eksperiencat e mëhershme ku komisioni i Venecias është kedrejtuar qëllimshëm nëpërmjet materialeve të përkthyera gabim apo pyetje të cilat mund të mos i përgjigjen fare çështjes. Kërkoj të na vihet në dispozicion materiali i nisur Komisionit të Venecias. Vetingu i politikanë duhet bërë shpejt çdo lloj kalendari vonues është i papranueshëm. Përpiquni që me procedurë mos vrisni interesin e publikut për të pastruar politikën”.

Garancinë ia dha kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

“Të merren masat për çështjen dhe të nisë puna, paralelisht i është nisur edhe komisionit të Venecias, që kur të vijë dita për t’u diskutuar në parim dhe nen për nen të kemi edhe mendimin e konstitucionalistëve edhe të komisionit të Venecias. Nuk do ketë zvarritje ky proces. Të merren masa për dëgjimin e ekspertëve. Konsitucionalistët në momentin që janë gati do të na njoftojnë”. /abcnews.al

vlora-2.jpg
ad min10:50 | 13/07/2018

Një person i rrezikshëm u kap në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane. Maks Merkaj, 52 vjeç, nga lagja “10 Korriku” u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali. Ai është i dënuar me 17 vite burg për pjesmarrje në organizatë kriminale, pengmarrje, shfrytëzim prostitucioni etj.

Vendimin për Merkajn e ka marrë Gjykata e Assizes Venecia në Itali në muajin Prill të vitit 2011. Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij personi në drejtim drejtësisë italiane./abcnews.al

thumbnail_27492046237_8499f12648_h-1280x720.jpg
ent ela15:05 | 26/05/2018

Me një trokitje simbolike në një derë të vjetër tipike tiranase, kryeqyteti i Shqipërisë hapi dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, prezantuan projektin “Hapësira zero”, i cili përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, e ku paraqitet një pjesë e mjedisit urban, historisë dhe traditës së Tiranës, përmes portave të vjetra të marra nga banesat e kryeqytetit, si element për të shpjeguar hapësirën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky ekspozim është edhe përshkrim i punës së Bashkisë së Tiranës, tregues se kryeqyteti i ka dyert e hapura për miqtë. Duke e cilësuar si një qytet origjinal, ai shtoi se Tirana po zë vend edhe në mediat më të njohura në botë si prestigjiozja “Lonely Planet”, që e rekomandoi Tiranën si një nga dhjetë vendet që duhen vizituar këtë vit.

“U ndjeva shumë krenar këtë javë në Tiranë. Tirana ishte një nga dhjetë vendet e rekomanduara nga “Lonely Planet” për t’u vizituar në vitin 2018. Ky projekt artistik është një antipastë e çfarë mund të presësh nga Tirana. Tirana sigurisht që nuk ka luksin, historinë apo trashëgiminë që mund të ketë Italia e Rilindjes dhe e epokave të lavdishme të së shkuarës, por është padyshim origjinale. Besoj që kjo eksperiencë origjinale e ka koncentratin e vet në këtë pavijon”, tha Veliaj, teksa e krahasoi projektin  “Hapësira zero”, që përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, me një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe kulturë.

“Ndihem shumë mirë sot për gjithë skuadrën, tamam si një skuadër tipike tironse. Financat e ministrisë edhe të bashkisë janë modeste, por si tironsit nikoqirë, që gjithmonë gjejnë hapësirë që edhe në një sofër të vogël të ulin qindra njerëz, besoj se kjo është një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe me kulturë qindra njerëz që janë sot këtu, por edhe që do të vijnë në ditët në vijim”, theksoi Veliaj.

Ministrja Kumbaro vuri theksin mbi rëndësinë që ka ky projekt për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, e cila përbën edhe një risi edhe për dikasterin që ajo drejton.

Kreu i Bashkisë shprehu vlerësimet edhe për pavijonin e Kosovës, i cili është kuruar me kujdes duke treguar në një skenë të globalizuar si Bienalja e Venecias sakrificat dhe transformimin në kohët më të vështira. “Dua t’i japim një kompliment pavijonit të Kosovës, i cili është një pavijon që tregon sakrificën, por edhe transformimin që nga kohët më të vështira, me një arsim paralel, me një lidhje vetëm virtuale me botën, përmes saç-eve që patë sipër dhe shtëpive që u shndërruan në shkolla, arritën të ruajnë esencën dhe autenticitetin e kombit tonë. Duke qenë se na ndan një korridor, është mundësi fantastike për të parë dy gjysmat e plota të kombit shqiptar”, nënvizoi Veliaj.

Në projektin “Hapësira zero” portat e vjetra tiranase që janë zgjedhur si element për të shpjeguar Tiranën; të vjetërën dhe moderne. Seria e dyerve e instaluar në ‘Hapësirën Zero’ linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishme kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qyteti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono