venecia

veneciaa.jpg
ger ta07:12 | 17/11/2019

Venecia do të përballet me më shumë reshje shiu, pas përmbytjeve të javës që po lëmë pas.

Meteorologët parashikojnë mot më të stuhishëm, ndërsa shkollat do të qendrojnë të mbyllura.

Pavarësisht kësaj, shumë muze dhe vende turistike do të hapen përsëri për publikun, duke përfshirë edhe Palazzo Duchale.

Sipas të dhënave nga autoritetet, niveli i ujit ka arritur në 120 cm.

Në këtë nivel, sheshi “Shën Marku”, ku ndodhet dhe Palazzo Duchale mbetet i përmbytur, pasi është pika më e ulët e Venecias.

Kjo është konsideruar si përmbytja më e madhe në Venecia në 50 vitetet e fundit. Ndërkohë, bashkia ka hartuar edhe planin për dëmshpërblimin.

Sipas ANSA, urdhri parashikon një rimbursim të parë prej 5 mijë eurosh për individët privatë dhe 20 mijë euro për ndërmarrjet, sipas skemës së treguar nga Kryeministri Conte.

“Venecia do ta kapërcejë edhe këtë. Si një atlet që pëson një dëmtim serioz dhe më pas çohet përsëri”, tha kryetari i Venecias, Luigi Brugnaro./abcnews.al

te7-1280x798.jpg
in a12:16 | 15/11/2019

Moti i keq që prej ditësh ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë. Departamenti i mbrojtjes civile deklaroi gjendjen e alarmit në Bolcano, Liguria dhe Toskanë. Në Venezia niveli i ujit mund të arrijë deri në 160 cm. Ndërkohë që sheshi San Marko është mbyllur për arsye sigurie.

Kryebashkiaku i Venecias, Luixhi Brunjaro u kërkoi qytetarëve dhe turistëve që të shmangin lëvizjet. Në një mesazh në profilin e tij “Twitter” ai shkruan se është një ditë e jashtëzakoshme për qytetin, dhe për këtë arsye duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

Përveç reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në veri të vendit kanë nisur dhe reshjet e para të dëborës. Dëbora do të mbulojë deri 400-600 metra në Piemonte dhe më shumë se 1000 metra, në Lombardi./abcnews.al

vene.jpg
in a13:18 | 14/11/2019

Moti i keq me shi që ka përfshirë Italinë ka shkaktuar një gjendje alarmante në Venecia.

Qyteti përmbytet nga batica e dytë më e madhe në historinë e saj, tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro. Batica e të martës arriti në 1.87 metrash. Brugnaro paralajmëroi se dëmet do të lënë “gjurmë të përhershme”.

Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, e cila në atë kohë u cilësua si një “ngjarje biblike”.

Ndërkohë kryeministri Giuseppe Conte e përshkroi përmbytjen si një goditje në zemër të vendit. Ai tha se qeveria do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

“Më dhemb fakti që shoh qytetin kaq të dëmtuar, trashëgimin artistike të komprometuar dhe aktivitetet e tij tregtare në gjunjë”, tha Conte./abcnews.al

venetia-plimira-arthro.jpg
nev ila18:35 | 13/11/2019

Autoritetet flasin për përmbytjen më të madhe të 50 viteve të fundit – Bazilika e Shën Markut u përmbyt për herë të 6-të në 1200 vjet.

Venecia është në gjendje të jashtëzakonshme, pas përmbytjes më të madhe që ka ndodhur në këto 50 vitet e fundit. Ujërat arritën në 1.87 metra.  Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 1966, kur ujërat arritën në lartësinë e 1.98 metra. Sipas agjencisë ANSA sot, një përmbytje e re pritet edhe në ditët në vazhdim.

Moti ishte aq i egër, sa përfshiu qytetin të martën pasdite, dhe përmbyti edhe Bazilikën e Shën Markut për herë të 6-të në 1200 vjet.

Një anëtar i këshillit kishtar tha se, nga të 6-të përmbytjet, katër kishin ndodhur vetëm në 20 vitet e fundit.

Por çfarë ndodh kur shënohet një baticë prej 155 centimetrash?

Në një rast të tillë, pjesa më e madhe e qytetit mbulohet nga uji, edhe pse disa zona me akses publik mbeten të hapura.

Kapërcimi i nivelit në një metër e gjysmë, do të krijonte një gjendje vërtet shumë e rëndë, thonë autoritetet. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka në atë kohë u cilësua si një “event biblik”./abcnews.al

taulant-balla.jpg
ad min12:37 | 14/10/2019

Komisioni i Venecias sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dëshmoi në opinionin e tij se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është bazuar në ligjet e vendit ndërsa vendosi të çdekretojë zgjedhjet e 30 Qershorit.  Balla gjithashtu iu përgjigj gazetarëve dhe rreth gjestit që Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Borchardt bëri para protestuesve të Unazës së Re.

“Komisioni i Venecias në opinionin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë qartëson se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe në kuadrin ligjor. Nuk besoj që ka ndonjë mendje juristin Shqipëri që kur thua nuk je bazuar në ligj dhe Kushtetutë nuk do të thotë që ke shkelur Kushtetutën. Po aq e rëndësishme është që është në tagrin e Kuvendit dhe gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse kjo shkelje është e rëndë ose jo”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist komentoi edhe gjestin e ambasadorit Bernd Borchardt.

“Ambasadori i OSBE-së është një ambasador i një institucioni shumë të rëndësishëm. Mua më vjen keq që parti të caktuara në Shqipëri, për më së shumti PD, problemet e veta i sheh te qëndrimi i ambasadorëve. Ambasadorët për çdo rast shprehin qëndrimet e vendeve apo organizatave që kanë nderin të përfaqësojnë. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadorëve”, tha Balla./abcnews.al

tedi-blushi-1.jpg
ad min19:36 | 11/10/2019

Presidenca reagoi pas rekomandimit përfundimtar të Venecias duke nënvizuar se në raport thuhet qe Meta pati qëllim të zgjidhte krizën kur anuloi datën e zgjedhjeve. Ndërsa kryeministri publikoi 3 konkluzionet, ku Venecia i cilësonte të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi akuzoi Taulant Ballën se ka shpërndarë informacione të rreme në Venecia, dhe nënvizoi faktin se opinioni i Venecias i njeh presidentit qëllimin e mirë brenda shtyrjes së zgjedhjeve.

Kryeministri, i cili nuk e mori bekimin e Venecias për të shkarkuar Presidentin e Republikës, rendit ato pjesë të opinionit që lënë në fuqi 30 qershorin.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të pengonin çdo proces zgjedhor. Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe në ligj”.

Ngelet për tu parë nëse pas këtij raporti Komisioni Hetimor do të vijojë ose jo punën për shkarkimin e presidentit, dhe nga ana tjetër, nëse do të ndryshojë qëndrim Ilir Meta duke filluar me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër./ABC News Albania

edi-rama123-2.jpg
ad min17:31 | 11/10/2019

Tre janë përfundimet thelbësore që ka nxjerrë Komisioni i Venecias sipas Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se ato konfirmojnë pa asnjë ekuivok drejtësinë e qëndrimit të Partisë Socialiste para dhe pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

I pari sipas Ramës është se Komisioni i Venecias konkludon se “Bojkoti i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor”.

“Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej, shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur”, është përfundimi i dytë që ka parë kryeministri nga raporti.

Më tej, kreu i qeverisë thotë se përfundimi i tretë është se “Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në Ligj”.

Ndërkohë më herët, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, tha se kreu i grupit parlamentar të mazhorancës ka dërguar në media një material, i cili nuk tregon në mënyrë të drejtë për raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

/abcnews.al

tedi-blushi.jpg
ad min17:19 | 11/10/2019

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, doli në një deklaratë për shtyp këtë të enjte në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias që u publikua sot. Blushi akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën se ka prodhuar dhe shpërndarë në media një material që nuk përcjell në më mënyrë të drejtë opinionin e Komisionit të Venecias.

“Titrat dhe lajmet e gënjeshtërta të shpërndara në panik nga shteti i propagandës, dhe të qarkulluara nga përsheshngrënësit mediatikë të PPP-ve, janë një dëshmi e qartë e dëshpërimit dhe stresit, ku kanë rënë lolot e Rilindjes, me në krye famozin e mashtrimit dhe jo vetëm, Tao Tao, në lidhje me konkluzionet e Opinionit final të Komisionit të Venecias. Së pari dua t’ju bëj me dije një fakt të pakundërshtueshëm dhe lehtësisht të verifikueshëm, që nxjerr në dritë, para të gjithë shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, pacipësinë dhe pafytyrësinë e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao Tao, që mashtrojnë dhe ndajnë në media, gjoja në emër të Venecias, raporte dhe konkluzione të pavërteta. Ky është dokumenti i vetëm zyrtar i publikuar sot nga Këshilli i Europës, në lidhje me konkluzionet e raportit final të Komisionit të Venecias. Ndërsa ky këtu është dokumenti që Tao Tao, lolot dhe përsheshngrënësit mediatikë kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra. Dokumenti Tao Tao përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet. Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”, thotë Blushi.

Sipas Blushit, ndryshe nga raporti i publikuar në media, Komisioni Venecias vërteton se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën, por së shpejti do të tregojë që Presidenti ka mbrojtur shkëlqyeshëm Kushtetutën.

“Duke i lënë në pacipësinë e tyre të gjithë lolot e shëmtuar të shtetit të propagandës dhe përsheshngrënësit e tyre mediatikë që nxitojnë të publikojnë lajme të pakonfirmuara, mbështetura mbi dokumente Tao Tao, ju sqarojmë se:

Opinioni Final i Komisionit të Venecias së shpejti bëhet publik dhe shqiptarët do e lexojë me sytë e tyre, e zeza mbi të bardhë, të vërtetën që Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka thënë gjithmonë:

Zero shkelje të kushtetutës! Zero shkelje të kompetencave kushtetuese! Mbrojtje e shkëlqyer e kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e konventës europiane të të drejtave të njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të gjykatës së strasburgut për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka shqipëria nga marrëveshja e stabilizim asocimit me bashkimin europian! Ju bëj me dije dhe ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se: Komisioni i Venecias vërtetoi sërish se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Komisioni i Venecias gjithashtu ka vlerësuar maksimalisht thirrjet e Presidentit për dialog dhe përpjekjet e tij për arritjen e një kompromisi midis palëve, që ishin të rëndësishme për zgjidhjen e krizës. Kjo është e vërteta e vetme që në ditët në vazhdim do t’i bëhet e ditur çdo shqiptari”!

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias pritet të publikohet të hënën e 14 Tetorit./abcnews.al

presidenca-1280x714.jpg
ent ela08:11 | 04/10/2019

Presidenca pritet të publikojë sot qëndrimin e saj zyrtar lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias, për ligjshmërinë e anulimit nga presidenti Meta të 30 qershorit, si datë e zgjedhjeve vendore.

Këtë fakt e konfirmoi edhe vetë kreu i shtetit, mbrëmë gjatë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Zoti Meta zbuloi edhe detaje nga ky qëndrim zyrtar që pritet të publikohet gjatë ditës së  sotme. Sipas tij, Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat e tij, gjë që pritet të jetë e shkruar dhe në reagimin zyrtar të Presidencës në lidhje me draft opinionin e Venecias. Presidenti vijoi të argumentojë se ai nuk ka shkelur Kushtetutën, ndërsa kërkoi nga Venecia t’i tregojë ndër të tjera se cilin nen të saj ka shkelur. Po ashtu Presidenti pyet komisionin e Venecias të shprehet: Kush është sipas Kushtetutes institucioni që cakton datën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Në draft-opinionin e këtij komisioni, të përpiluar pas dërgimit të një misioni fakt-mbledhës në Tiranë, argumentohet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar dhe më pas duke shtyrë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Por “Venecia” nuk shprehet me qëndrim, nëse këto shkelje mund të çojnë në shkarkimin e kreut të Shtetit. Këtë vendimmarrje Komisioni i Venecias ia lë Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese. /ABC News Albania 24/7

KRONIKE-META-PAS-VENECIAS-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ent ela11:15 | 03/10/2019

Presidenca pritet të publikojë nesër qëndrimin e saj zyrtar lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias, që mbërriti një javë më parë në Tiranë, pas kërkesës së komisionit hetimor parlamentar për ligjshmërinë e anulimit nga Presidenti Meta të 30 qershorit, si datë e zgjedhjeve vendore.

Burime nga Presidenca i thanë ABC News se bashkë me qëndrimin e kreut të shtetit për draft-opinionin e Venecias, do të bëhen publike edhe disa pyetje që zoti Meta i drejton komisionit të Venecias për këtë çështje.

Në draft-opinionin e këtij komisioni, të përpiluar pas dërgimit të një misioni faktmbledhës në Tiranë, argumentohet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar dhe më pas duke shtyrë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Por “Venecia” nuk shprehet me qëndrim, nëse këto shkelje mund të çojnë në shkarkimin e kreut të shtetit. Këtë vendimmarrje Komisioni i Venecias ia lë Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Pasi të dëgjojë edhe palët e interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Institucionin e Presidentit, Komisioni i Venecias do të japë një opinion përfundimtar në 11 tetor. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono