vendos

erdogan-1280x672.jpg
nev ila20:07 | 17/10/2019

Turqia bie dakord me SHBA për armëpushim 5 ditor. Kështu ka njoftuar zëvendës presidenti amerikan Mice Pence.

Turqia nisi sulmin e saj javën e kaluar në veri të Sirisë. Ky sulm synonte të shtynte luftëtarët kurdë nga kufiri dhe të krijonte këtë “zonë të sigurt” për të rivendosur refugjatët sirianë.

Kritikët thanë se kjo mund të çojë në spastrim etnik të popullatës kurde në rajon. Ofensiva ndërkufitare erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump nxori forcat amerikane nga zona.

Vendimi i tij ka shkaktuar një mori kritikash brenda dhe jashtë vendit, pasi ai akuzohet se i dha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një “dritë jeshile” për operacionin./abcnews.al

MARTIN-VIZKARRA-PERU-1280x840.jpg
nev ila16:41 | 01/10/2019

Gjykata Kushtetuese bëhet mollë sherri edhe në Peru. Presidenti i vendit ka shpërndarë Parlamentin pas vendimit për ta shkarkuar. Tashmë nuk kuptohet se cila palë duhet të largohet nga drejtimi i vendit në Peru.

Krizë e thellë politike në Peru e cila e ka zanafillën nga një skandal korrupsioni i shpërthyer disa vite më parë në rastin “Odebrekt” shoqëria më e madhe e ndërtimit në Amerikën latine.

Aktualisht presidenti i Perusë ka shpërndarë parlamentin, dhe shpalli zgjedhje të parakohshme.

Parlamenti nga ana e tij e cilësoi anti kushtetues këtë veprim të kreut të shtetit dhe e pezulloi nga posti duke e zëvendësuar me zv/presidenten.

Problem është se aktualisht nuk kuptohet se kush ka qëndruar në vendin e tij dhe kush jo, kush komandon dhe kush është shtypur nga pushteti.

Situata u tensionua pak ditë më parë kur presidenti i Perusë Martin Vizkarra, deklaroi se do të kërkonte mocion votëbesimi për një ligj të ri i cili ndryshonte mënyrën e zgjehdjes së gjykatësve në gjykatën kushtetuese të vendit.

Sipas tij sistemi aktual nuk ishte transparent mjaftueshëm dhe nuk garanton ndarjen e pushteteve të sipas kushtetutës.

Nga ana tjetër qeveria akuzonte opozitën se po përpiqej të manipulonte zgjehdjen e gjykatësve në mënyrë që të kontrollonte më mirë hetimet për skandalin Odebrekt.

Data e zgjedhur nga presidenti i Perusë për zgjedhje të parakohshme është 26 janari i 2020-ës.

Por pak sekonda para deklaratës së presidentin parlamenti në fund miratoi ligjin për emërimin e gjykatësve të gjykatës kushtetuese.

Politikanë të ndryshëm e cilësuan si grusht shteti vendimin e presidentit ndërsa ky i fundit u shpreh se parlamenti nuk i kishte lënë rrugëzgjidhje tjetër.

Mbrëmjen e së hënës në shumë qytete të vendit ka pasur manifestime në mbështetje të presidentit.

Dhe përgjegjësit e forcave të armatosura u mblodhën në presidencë duke garantuar mbështetjen e plotë për rendin kushtetues dhe presidentin e vendit./ABC News Albania 24/7

gjykata-e-krimeve-te-renda-1280x720.jpg
nev ila16:49 | 14/09/2019

Pas një seance maratonë gjatë ditës së sotme, gjykata e krimeve të rënda liroi për arsye shëndetësore 3 nga 24 të arrestuarit gjatë Operacionit të koduar Limit”. 7 persona të tjerë janë ende në kërkim. Abc News siguron dosjen e prokurorisë dhe zbardh përgjimet e bisedave mes të dyshuarve.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka verifikuar masat e sigurisë për 24 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar Limit. Gjyqtarja Etleva Deda vendosi që të lironte 3 prej të arrestuarve për arsye shëndetësore.

Për 21 të arrestuar të tjerë gjatë këtij operacioni në Shqipëri, gjykata e krimeve të rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë për ta.

Në masën e sigurisë arrest në shtëpi u lanë Bektesh Zeneli, i cili gjatë seancës u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Po ashtu nga qelia u liruan Fejzo Dana dhe Agron Manka. Personi nën hetim  Agron Manka mësohet se gjatë seancës ka deklaruar para gjyqtares se ka pranuar të punojë për arsye ekonomike dhe se çdo ditë e bënte në këmbë rrugën nga Tepelena në Këlcyre.

Manka ka treguar se atje rrinte gjithë ditën në një stan dhe se merrej me vaditjen.

Sipas përgjimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, që gjenden dhe në dosjen hetimore, të cilën e disponon ABC News, dyshohet se krerët e dy grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogën, janë Olger Bamllari, që është në kërkim, dhe Aleksandër Pepi alias Bani i njohur me pseudonimin “Veshua”, tashme i arrestuar.

Personat nën hetim përdorin pseudonime si Qukapiku, Pinoku, Budallai , ndërsa vihet re se komunikojnë edhe me mesazhe të koduara. Në një nga bisedat telefonike midis Olger Bamllarit dhe personit me pseudonimin pinoku, ky i fundit i konfirmon se ka marre 3600 euro dhe se do ja dërgonte.

Një tjetër bisedë interesante është midis Olger Bamllari dhe Aleksandër Pepës. Ky i fundit i thotë Olgeri Bamllarit që të flasë me Budallain, pseudonimi i Genci Bamllarit, dhe t’i thotë që të heqë të gjithë numrat e telefonit dhe gjithashtu të fshije edhe Facebook.

Operacioni i koduar “Limit” u krye nga Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke. Në pranga kanë rënë 18 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët. Kurse 7 persona të tjerë janë në kërkim.

Për të njëjtin aktivitet kriminal në dhjetor të vitit të shkuar në selanik janë arrestuar 31 persona dhe 3 të tjerë më vonë.

Kreu i këtij grupi të goditur në Greqi, dyshohet të jetë Nikolin Kapurani. Të arrestuarit akuzohen për “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”,  “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”./ABC News Albania 24/7

ramush-haradinaj.jpg
nev ila16:15 | 14/08/2019

Ramush Haradinaj e ka përjashtuar opsionin e një aleance me PDK-në dhe LDK-në në zgjedhjet e ardhshme. Haradinaj ka deklaruar se për qeverisjen e ardhshme do të vendosë në radhë të parë sovrani dhe ka shtuar se, nëse rizgjidhet kryeministër nuk do ta heqë taksën me Serbinë.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përjashtuar pjesëmarrjen e AAK-së në një koalicion gjithëpërfshirës në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë televizive, Haradinaj ka nënvizuar se AAK nuk do të bëjë aleancë me partitë e mëdha si PDK dhe LDK dhe nuk do ta përkrahë idenë për një kryeministër konsensual.

“Nuk jemi për koalicion me PDK-në, LDK-në dhe VV-në, por jemi të hapur për disa parti partnere siç është rasti i PSD-së, AKR-së…”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka nënvizuar se AAK do t’u ofrohet fillimisht qytetarëve si parti më vete, pasi sipas tij ajo është rritur si subjekt politik dhe në sondazhe rezulton e para.

“Qytetari ka vlerësuar angazhimin tim në temat kombëtare dhe për këtë Aleanca është rritur. Jemi në situatën e fitores”, tha ai.

Sa i takon kandidaturës së tij për postin e kryeministrit, Haradinaj ka theksuar se ajo do të diskutohet në strukturat e AAK-së.

“Nuk e kemi konfirmuar si parti kandidaturën time, do ta diskutojmë për ta konfirmuar. Ekziston kandidatura ime, por duhet ta zyrtarizojmë. Por e rëndësishme është se kush do të jetë kryetar qeverie nuk e vendosin vetëm partitë, por edhe qytetarët me votë dhe është herët të thuhet se si do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Sa i takon taksës për produktet serbe, Haradinaj ka deklaruar se nuk do ta mbështesë heqjen e saj, pasi sipas tij është në interes të shtetësisë së Kosovës.

“Asnjë parti nuk do të marrë mbështetjen tonë për heqjen e taksës. Taksa është shtet. Një shtet që rrezikohet nga tjetri dhe i hap tregun, atëherë nuk është shtet”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar më tej se, për aq kohë sa çështja e shtetësisë së Kosovës nuk është zgjidhur 100 për qind është me rrezik që ajo të udhëhiqet nga liderë të paqëndrueshëm, që bëjnë sipas tij kompromise për hir të familjes dhe rrethit të afërt në kurriz të vendit./ABC News Albania 24/7

gjykata-1280x714.jpg
ad min17:15 | 02/08/2019

Zgjidhet çështja e ekstradimeve në Gjykatën e Lartë. Treshaj e formuar me dy gjyqtarë të komanduar, ka vendosur që  pro ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Tashme do të jetë Ministra e Drejtësisë që do të marrë vendimin përfundimtarë.

Gjykata e Lartë i ka dhënë zgjidhje çështjeve të ekstradimeve të cilave ‘iu mbaronte afati brenda muajit Gusht. Ardian Dvorani së bashku me dy gjyqtarët e komanduar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Sokol Binaj dhe Albana Boksi kanë vendosur  në dhomë këshillimi që të rrëzojnë  rekursin e të pandehurve.

Treshja e formuar vetëm për të shqyrtuar këto çështje ka vendosur që ti hapë rrugën ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Ky i fundit është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi është arrestuar në kuadër të operacionit  “Volvo 4”. Tashmë topi ka mbetur në dorën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj nëse kjo e fundit do të vendosë pro ekstradimit të 4 shtetasve të kërkuar nga autoritetet e huaja.

Por më e nxehtë është çështja e Hari Seferit, pasi konsiderohet si ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e “Avdylajve”, të Shijakut. Përveçse në dosjen “vol-vo 4”, ai është edhe pjesë e “dosjes 339”.

Do të jetë ministrja ajo që do të vendosë nëse do ta dorëzojë personin e kërkuar nga italianët që në vitin 2016, apo do ta pezullojë ekstradimin deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ndërsa Gjykata e Lartë ka mbetur sërish vetëm me një anëtarë në detyrë Ardian Dvoranin, në pritje të caktimit të tre anëtarëve jo-gjyqtarë./ABC News Albania 24/7

58678322-4175-494F-851E-8EC2438759D2_cx0_cy13_cw0_w1023_r1_s.jpg
nev ila12:26 | 19/07/2019

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet.

“Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.

Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995.

Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen./REL

pandeli-majko.jpg
ad min19:30 | 21/06/2019

I ftuar në ‘Mbrëmje Ide” Pandeli Majko është shprehur se “nëse kjo do të ishte një krizë që do të kishte protagoniste PS-në , sinqerisht do e kisha shumë të vështirë të vija sot këtu”.

Sipas tij vendi shumë shpejt do të këtë  një Gjykatë Kushtetuese dhe është ajo që do të caktojë nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.

“Ne shumë shpejt do të kemi një Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja. Nëse Gjykatë thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale. Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykatë Kushtetuese! Nëse kjo Gjykatë Kushtetuese do të marrë këtë vendim ne do të jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Por sot ne askush nuk mund të na ndalojë dhe të na thotë se ju nuk do të shkoni në votime”. 

Ai u ka bërë thirrje mendjeve të kthjellëta të opozitës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilla ime është që të mos shkohet tek përplasja. Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90 të nxjerri njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë. Është e paimagjinueshme. Prandaj mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla. Nëse kam ardhur sot këtu është se asnjë qytetar nuk i intereson të vërë jetën në rrezik të tij dhe të familjes së tij për politikanët shqiptarë, përfshirë edhe veten time. Nuk dua të dal unë si delja e bardhe midis të zezave sepse edhe unë kam kusuret e mia bashkë me të tjerët. Sot PS-së nuk ka asnjë mundësi që të kthehet pas. PD i ka të gjitha mundësit që të kërkojnë zerimin e procesit zgjedhor nëse ata mendojnë se ky proces është fals, i paligjshëm dhe anti-kushtetues, le të shkojnë në gjykatë. Të shkojnë në gjykatë dhe të mos nxjerri njerëzit dhe  gratë që të përplasen me policinë”./abcnews.al

F1AE8854-719D-4C5F-B269-3C4D363AC51A_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-933x445.jpg
ent ela09:15 | 31/05/2019

Presidenti amerikan Donald Trump vijon luftën e tij të tarifave këtë herë ndaj Meksikës. Kreu i shtëpisë së Bardhë paralajmëroi vendosjen e një tarife prej 25% ndaj çdo produkti që vjen nga Meksika nëse nuk do të ndalet fluksi i emigrantëve nga ky vend.

Në administratën amerikane përshkallëzohet zemërimi ndaj Meksikës. Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja doganore nëse vendi nuk do të kontrollojë më mirë fluksin e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke filluar që nga 10 qershori, administrate amerikane do të aplikojë një tarifë prej 5% ndaj të gjitha mallrave që vijnë nga Meksika. Trump paralajmëroi se nëse Meksika nuk do të reagonte, tarifat do të shkojnë deri në 10% në korrik, 15% Brenda gushtit, 20% në shtator për të arritur në 25% në tetor dhe do të qëndrojë në fuqi deri në momentin që flukset e emigrantëve do të vazhdojnë.

Sipas zyrës së përfaqësuesit tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, importi i produkteve në Meksikë arriti deri në 346.5 miliard dollar në vitin 2018. Tarifat për shkak të emigracionit janë një temë e ndarë nga ajo tregtare, shpjegoi kreu i stafit të brendshëm të shtëpisë së Bardhë, Mik Mulvanei. Ai shoi se kongresi amerikan ishte informuar për këtë vendim disa ditë më parë. Por vendimi i Trump rrezikon gjithsesi të komplikojë situatën me Kongresin amerikan për sa i përket marrëveshjes për tregtinë e lirë me Kanadanë dhe Meksikën, Nafta 2.0.  në Meksiko lajmi u prit me protesta në një kohë që zv/ ministri për Amerikën e Veriut, u shpreh se vendi nuk dëshironte një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë arsye do të reagojë menjëherë.

Emigrantët nga Amerika qendrore mbeten ende argument i preferuar i presidentit Trump. Në fushatën e kaluar elektorale ai premtoi pikërisht për zmbrapsjen e tyre dhe gjithashtu I përdor si armë për presion ndaj demokratëve në kongres. Dhe në  të kaluarën Trump kishte kërcënuar Meksikën me tarifa doganore. Herën e fundit në muajin prill kur deklaroi se vendosja e tarifave do të jepte më shumë rezultat se mbyllja e kufirit. Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve të ndaluar teksa kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme; të mërkurën e kaluar u arrestua një grup prej një mijë personash. Një zyrtar I departamentit amerikan për sigurinë kombëtare u shpreh se ky ishte numri më i madh i personave të arrestuar në të njëjtën kohë.

Ndërkohë përpjekja për nisjen e punimeve për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën në Ri Paso, Teksas dhe në Juma në Arisonë, ka dështuar.. gjykatësi federal Hejud Giliam refuzoi kërkesën e Trump për pezullimin e vendimit që i ndalon Shtëpisë së Bardhë transferimin e fondeve nga departamenti amerikan I mbrojtjes në dy zonat në fjalë./ABC News Albania 24/7

Madona.jpg
nev ila11:14 | 17/05/2019

Është fakt tashmë se Madonna ka mbërritur në Tel Aviv dhe po përgatitet për paraqitjen e saj në Eurovision 2019.

Në një njoftim zyrtar të medias së Eurovizionit, u njoftua zyrtarisht se në finalen e madhe të së shtunës do të performojë superylli botëror Madonna.

O zot i madh Madonna, superstari botëror, do të performojë në natën finale të Eurovisionit”, është njoftuar nga mediat zyrtare të Eurovision në Twitter.

Në këngën e Eurovisionit këtë vit merr pjesë edhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. Jonida Maliqi ka elektrizuar skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit.

Këngëtarja shqiptare me “Ktheju tokës”, ka mundur që të kualifikohet duke çuar Shqipërinë në finalen e Eurovison.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë është një himn dhe thirrje drejtuar emigrantëve për të dashur vendet e tyre.

Bashkë me Shqipërinë u kualifikuan edhe  Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonida  Maliqit mahnitës dhe interpretimin e saj te shkëlqyer./abcnews.al

nba-1.jpg
ad min21:47 | 27/04/2019

Kevin Durant luajti në versionin e tij më të mirë, dhe Golden Stejti u kualifikua për në raundin e dytë të plej ofit në basketbollin amerikan. Duranti shënoi 50 pikë ndaj Klipersave.

Jo më kot është lojtari më i mirë i finaleve në dy sezonet e fundit.

Kevin Durant cilësohet shpesh si rivali i vetëm i Lebron Xhejmsit gjithë këta vjet, dhe ai tregoi arsyen, në mënyrën sesi luajti në ndeshjen e gjashtë të plej ofit.

I lodhur nga rezistenca e gjatë e Klipersave, ylli i Golden Stejtit shkëlqeu pa masë në Los Anxhelos, duke shënuar 50 pikë.

Një rekord i karrierës së tij në plej of, dhe diçka që i jep shpresë kampionëve në fuqi të NBA-së se mund ta mbrojnë titullin, pavarësisht problemeve të mëdha që po provojnë.

Ndaj Klipersave, Golden Stejti humbi dy herë në fushën e vet, dhe kjo për shkak të mungesës së energjisë dhe të ritmit të lartë gjatë gjithë ndeshjes.

A do ta kenë kampionët këtë energji dhe këtë ritëm, në raundin e dytë, shumë më të vështirë, ndaj Hjustonit?

E sigurt është se do të kenë Durantin, për t’u matur me yllin më të madh të skuadrës nga Teksasi, Xhejms Hardenin.

Përveç 50 pikëve, basketbollisti me numrin 35 kapi edhe 6 topa në tabela, shërbeu 5 pasime për kosh, vodhi 1 top dhe bllokoi një gjuajtje të kundërshtarëve.

Stefën Kërri nuk ishte në nivelet maksimale si shënues, por gjithsesi u vlerësua mjaft.

Ai realizoi 24 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, ndërsa mori vlerësimin edhe më të madh se Duranti.

Drejmond Grin u tregua i rëndësishëm me një tripëll dabëll, 16 pikë, 14 topa në tabela, 10 pasime për kosh si dhe 4 bllokime gjuajtjesh.

Vetëm kapiteni Klej Tompson nuk ishte ai i zakonshmi, për kampionët të cilëve u mungon përfundimisht lojtari qendër, Demarkus Kouzins.

Gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore ndaj Hjustonit pritet të jenë shumë të vështira.

Kundërshtari do të ketë dy ditë më shumë pushim, por Golden Stejti do ta nisë serinë në Arenën e tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono