vendimet

kastrioti-besa.jpg
Vladimir Prenga15:40 | 17/10/2019

Komisioni  i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur në lidhje me parregullsitë që janë shfaqur gjatë fundjavës në Kategorinë e Dytë dhe te moshat. Mes vendimeve të shumta, vihet re një vendim për Besën e Kavajës.

Një vendim i thatë, “alla-Komision Disipline”. Asnjë sqarim për çfarë kërkesë bëhet fjalë. “Pranimin e kërkesës së KF Besa dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore”, thuhet në vendimin e Disiplinës.

Nëse dikush futet dhe lexon atë që shkruhet në vendim, do të duhet të shtijë fall për të ditur për çfarë bëhet fjalë. Për ne që futbollit tonë i qëndrojmë në kokë çdo ditë, na kujtohet dënimi i vjetshëm pas ndeshjes me Bylisin.

Takimi u ndërpre në mes prej sendeve të hedhura në fushë dhe verdhezinjtë duhet të luanin tetë ndeshje pa tifozë. Të gjitha këto sqarime do duhet të bëheshin nga të zotët e punës. Ndërkohë më poshtë ju sjellim vendimet e plota të marra nga Komisioni i Disiplinës:

-KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

– Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore. Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

/abcnews.al

thumbs_b_c_e2b2b1f2bdf18166cf1b7512e689a451.jpg
Sej rie08:15 | 10/07/2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendimet që Bashkimi Evropian (BE) do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan këto komente i bëri gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Ai u shpreh se Turqia gjithnjë ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për integrimin e Ballkanit në institucionet euroatlantike.

“Vendimet që BE do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procesi në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj”, u shpreh presidenti turk.

Erdoğan tha se në periudhën e fundit, politika e zgjerimit e BE-së është kapur peng nga disa qarqe populiste “me mendje të ngushtë”.

“Rrymat diskriminuese dhe përjashtuese që janë rritur në tërë kontinentin, nuk rrezikojnë vetëm paqen e brendshme të Evropës, por edhe ardhmërinë e saj dhe potencialin për të qenë shpresë. Ne besojmë se liderët evropianë do të veprojnë në një mënyrë vizionare dhe do t’i dalin zot idealit të Ballkanit për integrim në Evropë”, potencoi presidenti i Turqisë, Erdoğan./AA

VENDIMET-E-KE-NE-FUTBOLL.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela23:00 | 05/07/2019

Komiteti ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar disa ndryshime që do të prekin jo vetëm Kategorinë Superiore, por edhe ligat më të ulëta. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm do te zbresin direkt dy skuadra vendi i 9 dhe vendi i 10, ndërkohë që vendi i tetë do të luajë play out. Një risi është edhe krijimi i kampionatit U-15 që do të përbëhet nga 20 skuadra.

Komiteti Ekzekutiv zhvilloi këtë të premte mbledhjen e radhës ku u morën vendime të rëndësishme për Kategorinë Superior, kategorinë e parë kategorinë e dytë si dhe u refuza rritja e numrit të lojtarëve të huaj nga katër që është aktualisht në 5. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm në kategorinë superiore do të zbresin direkt dy skuadra vendi i nëntë dhe vendi i dhjetë, ndërkohë që skuadra e pozicionuar ne vendin e tete do te luaje nje play out me fituesen e play offit te kategorise se pare. Play of i kategorisë së parë është produkt i vendeve të dytë të grupeve A dhe B në këtë kategori, të cilat do të luajnë një ndeshje finale ndërmjet tyre për të shpallur fituesen që do të luajë me vendin e tetë të Kategorisë Superiore. Kategoria superiore do të startojë në datën 24 gusht dhe do të mbyllet më datë 23 maj 2020.

Kategoria e Parë në sezonin 2019-2020 ka strukturën me 20 skuadra. Dy grupe A dhe B me 10 skuadra dhe luhen 2 faza të rregullta me 18 ndeshje. Skuadrat që renditen të para në grupet A dhe B ngjiten menjëherë në Kategorinë Superiore. Skuadrat e renditura në vendin e 2 (dytë) në Grupet A dhe B do të luajnë ndeshje finale me një takim për të përcakutar skuadrën e cila do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën e renditur në vendin e (8) tetë të Kategorisë Superiore. /ABC News Albania 24/7

asambleja-1280x689.jpg
Sej rie20:53 | 15/04/2019

Disa ndryshime me rëndësi u bënë në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ato kishin të bënin me të drejtën televizive, si dhe me Kodin e Etikës dhe atë të Disiplinës. 

Ishte një mbledhje e zakonshme vjetore, por pati disa vendime që tërhoqën vëmendjen. Edhe pse klubet sërish votuan edhe më unanimisht se në epokën para vitit 1990, sërish në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit u morën disa vendime që i prekin direkt.

Një nga ndryshimet ishte ai që ka të bëjë me të drejtën televizive, ku terminologjia ndryshon, pasi deri tani pronarë të saj ishin Federata dhe klubet, ndërsa tani mbetet vetëm Federata.

Një ndryshim termi juridik, por që sanksionon më fort realitetin, pasi ka qenë gjithnjë Federata që ka vendosur për të drejtën televizive.

Po ashtu, u vendos që Federata të mund të vendosë reklama të sajat në ndeshje të caktuara, nëse Komiteti i saj Ekzekutiv e quan të nevojshme. Miratimi ishte unanim, por përfaqësues të disa klubeve shprehën ankesa, duke folur për Abc News-in.

Përfaqësuesi i njërit nga klubet e Superligës theksoi se ai nuk ka marrë nga Federata as kontratën për të drejtën TV, diçka që e ka kërkuar zyrtarisht dhe që i takon me ligj.

Nga e drejta televizive jepen rreth 110 000 euro në sezon për ekipin kampion, rreth 95 000 euro për vendin e dytë, 80 000 euro për vendin e tretë, dhe rreth 50 000 euro për klubet e tjerë në Superligë.

Në Asamble u vendosën ndryshime në Kodin e Etikës dhe në Kodin e Disiplinës. Për të parat, sqarimet u dhanë nga Aldi Topçiu, shef i sektorit ligjor dhe të licencimit.

Ndryshimet në Disiplinë, u trajtuan nga Envi Hicka, kryetar i Komisionit të Apelit në Federatë. Në Asamble u miratuan raportet financiare të vitit 2018 dhe buxheti i vitit 2019./abcnews.al

MALI-I-ZI-SERBIA.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
G. P.20:15 | 29/11/2018

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, kërkon anulimin e vendimeve me të cilat malazezët u shpallën në mnyrë të njëanshme – serbë. Gjithashtu ai ka komentuar edhe pakënaqësinë e kryeministrit të Maqedonisë me faktin se si Shqipëria, Mali i Zi e Serbia lejuan kalimin nëpër territore të tyre të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Dushko Markovic, kryeministër i Malit të Zi: “Parlamenti malazez, pas njëqindvjetësh, pritet të shfuqizojë vendimet e të ashtuqjaturit “Kuvend i Podgoricës” me të cilat nëntorin e vitit 1918 Mali i Zi iu “bashkua” Serbisë dhe pushoi së qenuri shtet. Një ndër prijësit e këtij Kuvendi, atë botë pati deklaruar se që nga ai moment “ne më nuk jemi malazezë, por serbë”.

Para tre vjetësh, forcat proserbe në Mal të Zi, u përpoqën, por pa sukses të ringjallin “Kuvendin historik të Podgoricës” si një përpjekje për të penguar hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe shkëputjen e këtij shteti nga orbita ruse e serbe. Sot, forcat politike, përfshirë dhe ato shqiptare, i vlerësojnë vendimet e para një shekulli, si një instrument grushtshteti. Kryeministri malazez, Dushko Markovic, ka komentuar të mërkurën reagimet kryesisht negative nga qarqe serbe në Beograd lidhur me këtë përvjetor. Në një intervistë për televizionin shtetëror, Markovic tha se po ngrenë krye oponentët historikë të ekzistimit të Malit të Zi që, tha ai, është ngritur në një vend me potencial, shoqëror, politik e të sigurisë:

“Me të vërtetë nuk do të lejojmë, me të vërtetë nuk do të lejojmë, që shteti ynë, interesi dhe identiteti ynë kombëtar, të ndërtohet nga jashtë. Ai do të krijohet në Mal të Zi. Ne e kuptojmë se Serbia ka probleme serioze edhe me Kosovën, edhe me Kroacinë, në njëfarë mënyre, edhe me Bosnjë e Hercegovinën. Ne promovojmë dialog dhe mirëkuptim,”– tha kryeministri malazez duke shtuar se vendi i tij nuk është armik i askujt, por nuk do të lëshojë pe përpara asnjë kërcënimi ndaj dinjitetit kombëtar e shtetëror.

Kreu i qeverisë malazeze ka komentuar edhe habinë e paradoditshme të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se si është e mundur që vende, mike të Maqedonisë, lejuan arratisjen nëpër territoret e tyre të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

“Unë me të vërtet me kolegun Zaev kam marrëdhënie miqësore dhe në vend të përgjigjes do ta pyesja miqësisht mikun tim Zaev: Si mundi të lejojë Maqedonia jonë mike që Gruevski të braktisë Maqedoninë, sepse ky nuk është detyrim i vendeve tona por i vendit të tij,”– ka deklaruar kryeministri malazez duke vlerësuar se Gruevski ka kaluar nëpër Mal të Zi në mënyrë plotësisht të ligjshme, me dokumente personale që ka poseduar dhe në momentin e hyrjes për të nuk ka pasur fletarrest. Zaev është mirë të merret me çështjen pse dhe si e braktisi Gruevski Maqedoninë, pse vendimi për fletarrest nuk u mor me kohë dhe si hyri ai në një vend-anëtar të BE-së – pa pasaportë, – ka pyetur kryeministri i Malit të Zi gjatë një interviste për televizionin shtetëror në Podgoricë./Klan Macedonia/

KESHILLI-BASHKIAK-1280x720.jpg
ent ela13:36 | 15/11/2018

Me tymuese, mjete piroteknike dhe vezë kanë protestuar këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti për zgjerimin e rrugës.

Ndërsa brenda dyerve të bashkisë zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak jashtë tyre banorët me thirrje kundër kryetarit të bashkise Erion Veliaj kërkonin dëmshpërblim 100% për pronat e tyre.

Por kryebashkiaku ishte jashtë vendit dhe mbledhja drejtohej nga nënkryetari Andi Seferi. Në sallë mungonin edhe këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ata mbështesnin banorët jashtë saj bashkë me deputetë të opozitës.

Ndërsa tentonin të çanin kordonin e Policisë Bashkiake për të hapur derën e institucionit, banorët kanë shkaktuar tension dhe përplasje nga e cila sipas bashkisë disa policë janë lënduar. Pas rreth një orë e gjysmë qëndrimi para bashkisë, banorët u shpërndanë me thirrjen për t’u rikthyer sërish.

Po kaq kohë iu desh edhe socialistëve në Këshillin Bashkiak për të miratuar projektvendimet e planifikuar për këtë mbledhje. Ndërkohë pas afro dy orësh nga mbyllja e protestës, kryetari i Bashkisë së Tiranës reagoi ne Twitter.

“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë3 oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfoje mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

vendimmarrja-2-733x445-1.jpg
ent ela22:46 | 15/09/2018

Vendimet janë të dyfishta, me arsye apo instikt. Dhe studimi i fundit mbi këtë temë ka arritur në konkluzionin se kur ato merren me instikt, ne humanët kemi tendencën ti mbrojmë më tepër, ti ndjejmë më shumë tonat, ta gjejmë veten plotësisht dhe ta përballojmë më mirë edhe gabimin në rast të dështimit.

Studimi është publikuar në revistën shkencore amerikane Emotion dhe shpjegohet se në rastet e një zgjedhjeje me zemër, njeriu ka tendencën te jetë besnik dhe më i vendosur. Madje edhe në politikat e marketingut, ku arsyetimi duhet të jetë shumë i ftohtë dhe vendimi i marrë të jetë në bazë të një analize objektive.

Në rast se ndodh e kundërta, pra zgjedhja që pasqyron personalitetin, njeriu ka motivacion më të lartë për ta përmbushur me sukses.

Pra njeriu përtej historisë së gjatë të evolucionit dhe përmirësimit të aftësive të tij intelektuale e të arsyes, mbetet ende i udhëhequr nga origjina e tij primare, instikti!

Klan Plus

vlcsnap-2018-09-14-21h11m35s661-1280x720.png
G. P.17:27 | 14/09/2018

Nga 61 vendime të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për llogari të Vettingut të gjyqtarëve, deri më tani vetëm 16 prej tyre kanë mbërritur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në shtatë raste, ankimi është bërë nga ana e Komisionerit Publik, përfaqësuesit të publikut në procesin e Vettingut.

Nga nisja e procesit të Vettingut para trupave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë dalë 48 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa 13 të tjerë iu shmangën filtrave duke u dorëhequr nga sistemi. Por ndonëse totali i tyre shkon në 61 subjekte, deri më tani vetëm 16 prej tyre kanë shkuar në shkallën e dytë të Vetingut, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në shtatë raste ankimi është bërë nga Komisioneri Publik, ndërsa në rastet tjera nga vetë subjektet e rivlerësimit. Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, për gjashtë prej tyre KPA ka përfunduar gjykimin duke i dhënë formë të prerë vendimit për fatin e tyre në sistemin gjyqësor.

Në vendimet e marra Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në Dhomë Këshillimi apo seanca publike, ka lënë të pandryshuar vendimin për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për ish-gjyqtaren e Lartë, Mirela Fana dhe për ish-prokurorin e Krujës, Sulejman Tola. Në tre vendime të tjera, trupa gjykuese të KPA-së, lanë në fuqi vendimet e KPK për shkarkim nga detyra të ish-gjyqtarit të Lartë, Fatos Lulo, ish-prokurorit të Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva dhe ish-prokurores së Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Ndërkohë dhjetë ankime të tjera të depozituara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë në fazë përgatitore. Mes tyre është ankimi i bërë nga ana e Komisionerit Publik për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i konfirmuar në Shkallën e Parë dhe ish-anëtarët e Kushtetueses të “djegur” nga KPK, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxhaj. Në pritje është gjykimi edhe për ankimi i bërë nga Komisioneri Publik kundër konfirmimit të gjyqtarit të lartë Edmond Islamaj, apo apelimi i ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca kundër shkarkimit nga detyra. Deri më tani KPA ka përcaktuar datën e seancës vetëm për një prej tyre, ndërsa për shtatë prej janë përcaktuar vetëm trupat gjykuese.

Në pritje të gjykimit:

Fatmir Hoxha
Altina Xhoxhaj
Edmond Islamaj
Bashkim Dedja
Luan Kaloçi
Gentian Trenova
Alma Brati
Astrit Faqolli
Artan Lazaj
Tom Ndreca

Çështjet e gjykuara:

Adriatik Llalla
Mirela Fana
Sulejman Tola
Fatos Lulo
Besim Trezhnjeva
Besa Nikëhasani/abcnews.al

vlcsnap-error676-1280x720.jpg
ent ela16:17 | 20/01/2018

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene të ligjit për Këshillin e lartë të Prokurorisë dhe atij të gjyqësorit. Por është edhe një numër vendimesh, jo përfundimtare të kësaj gjykate, që me shumicë votash vlerëson antikushtetutshmëri në ligjet e reformës në drejtësi, që sot janë në fuqi dhe zbatim nga organet e drejtësisë, kjo vetëm sepse Gjykata Kushtetuese operon me dy antarë më pak se parashikohet në ligj. A është sistemi i ngritur derimë tani ende i cënueshëm nga mungesa e një vendimi përfundimtari kësaj Gjykate dhe a do të sillte një përsëritje të vakuumit ligjor, mungesa e adresimit të problemeve të vlerësuara me shumicë votash, por pa vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese? Ndiqni intervistën për ABC News të nënkryetarit të reformës në drejtësi Oerd Bylykbashi.

Është ky efekti i shfuqizimit të neneve të demaskuara si antikushtetuese nga Gjykata, të ligjit për Këshilin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, sipas nankryetarit të reformës në drejtësi Oerd Bylykbashi.

84 vota në parlamentin shqiptar, prej qershorit 2017 do të thotë konsensus mes palëve. Kjo do të kërkohet nga politika, thekson Bylykbashi, kur Këshilli i Legjislacionit të ndërhyjë në ligj për të rregulluar ngërçin që i sjell shfuqizimi i neneve, Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Nga ana tjetër sigurisht ky process tregon cilësinë shpesh me problem të nivelit anikushtetues të atij grupi pune që prodhoi ato ligje që u miratuan me shumicë të njëanshme dhe vendimet e GJK flasin shumë keq për këto drafte te ekspertëve të nivelit të lartë”.

Gjykata kushtetuese është shprehur me vendim për disa ligje të reformës në drejtësi, por bazuar në Kushtetutë, këto vendime nuk janë përfundimtare.

“Kushtetuta është e qartë, GJK merr vendim përfundimtar kur voton me shumicën e të pesë antarëve, pra me pesë vota, çdo gjë tjetër, pra një vendim që nuk I ka pesë votat, nuk mund të jetë përfundimtar”.

I tillë është rasti i komisioneve që përzgjodhën paraprakisht kandidatët për KLP, sot të marra në shqyrtim nga nënkomisioni ad hoc ky Oerd bylykbashi është nënkryetar. Por i njëjtë është edhe rasti i ligjit të vettingut, i ankimuar nga demokratët si antikushtetues, e votuar nga shumica e gjyqtarëve si i tillë, por i mbetur në fuqi për mos arritjen e kuorumit prej 5 votash në total nga trupa e mbetur me 7 antarë nga 9 të parashikuar për Gjykatën Kushtetuese.

“Një trupë e re mund të sjellë në një shfuqizim të këtyre normave dhe për rrjedhojë ne të jemi përballë një boshllëku konkret”.

Pikërisht këtu Kuvendi mund të fusë marshin e vullnetit politik, thotë Bylykbashi.

“Parlamenti nuk është automat, është trupë politike e ndërgjegjshme, e për rrjedhojë parlamenti mudn ta shohë tani problemin dhe të ndërhyjë”.

Këshilli i Legjislacionit vendosi me shumicë votash vlerësimin e çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese sa i përket ligjeve të reformës në drejtësi për të identifikuar boshllëqet ligjore të mundshme të shkaktuara nga shfuqizimi apo edhe vetëm interpretimi i kësaj Gjykate./abcnews.al

vlcsnap-error329-1280x720.jpg
us er19:37 | 08/01/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda zbardh arsyetimin e vendimit që lehtësoi dënimet për nëntë të akuzuarit e dosjes “Xibraka”. Në vendimin e siguruar nga “ABC News”, Apeli arsyeton se ndërhyrja e policisë në laboratorin e kokainës ishte e nxituar dhe jo efektive.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka zbardhur arsyetimin e vendimit ndaj të pandehurve të dosjes “Xibraka”, mes të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Ndonëse vlerësoi të provuar fajësinë e nëntë të pandehurve, ky vendim uli ndjeshëm dënimet e tyre. Apeli vendosi zbatojë nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, i cili flet për gjykimin me kohë të shkurtuar.

Ky lloj gjykimi u kërkua nga të pandehurit dhe prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë, por u refuzua. Sipas Apelit, çështja ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi të angazhuar në përpunimim e kokainës në një laborator në Xibrakë mund të zgjidhej në gjendjen që ndodheshin aktet e saj. Duke iu referuar vendimit të Shkallës së Parë, Apeli çmonte se duhet të riparonte këtë shkelje ligjore duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, që u njeh të pandehurve uljen e një të tretës të dënimit të dhënë. Për këtë shkak të gjithë të pandehurve iu zbrit kjo masë dënimi.
Ndërsa në pjesën arsyetuese të faktit penal, Apeli i Krimeve vlerësonte si të nxituar ndërhyrjen e policisë në laboratorin e drogës.

“Ndërhyrja e policisë më 14 janar 2015 në orën 15:10 në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive, pasi në laborator nuk u gjetën materiale me të cilat bëhej ky përpunim dhe as produkti i gatshëm, por vetëm gjurmë të tyre në rroba dhe enë, siç është përshkruar në proceserbalet përkatëse të kqyrjes dhe ekspertimeve”, thuhej në vendimin e gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “ABC News”. Më tej gjykata shprehej se bashkëpunimi mes të pandehurve kishte qenë i mirëorganizuar dhe se grupi kriminal kishte pasur një strukturë të qëndrueshme me role të ndara.
Ndërkohë, përmes një vendimarrjeje të pak ditëe më parë Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda nxori në liri të dënuarin Kelmend Dalipi. Gjykata pranoi kërkesën e tij për pezullim të ekzekutimit të dënimit për shkak të problemeve shëndetësore të tij./abcnews.al

I Pandehuri                   Shkalla I                Apeli

Ermal Hoxha                10 vjet                   6 vjet e 8 muaj
Genci Xhixha                13 vjet                   8 vjet e 8 muaj
Sajmir Batku                 13 vjet                   8 vjet e 8 muaj
Ilir Hyseni                     12 vjet                   8 vjet
Cesar Avilla                   12 vjet                   8 vjet
Valter Moreno              12 vjet                   8 vjet
Gentian Gjonaj             11 vjet                   7 vjet e 4 muaj
Kelmend Dalipi            11 vjet                   7 vjet e 4 muaj
Arjan Dalipi                  10 vjet                  6 vjet 8 muaj


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono