vendi

makina1.jpg
ent ela11:03 | 02/11/2019

Paraditen e sotme gazetari i ABC News Andi Qosja u rkthye në vendin ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoji, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbetën të plagosur edhe shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, ose ndryshe “Rrumi i Sukthit”.

Gazetari i ABC News Andi Qosja solli në vëmendje dinamikën e ngjarjes. Në vendngjarje tashmë kanë mbetur vetëm targa e makinës së prokurorit dhe copëza hekurishte.

“Ky është vendi ku automjeti ka përfunduar. Janë dashur 60 minuta për të nxjerrë automjetin dhe ndërhyrja  e një vinçi për të nxjerrë automjetin”– raporton gazetari.

Dyshohet se atentatorët kanë menduar se në drejtim të automjetit ka qenë Arjan Ndoj dhe ky duhee të ekzekutohej. Ky gabim shënjestre ka bërë që prokurori të marrë vetëm dy plumba. Prokuroria po heton në disa pista.

Mësohet se makina lëvizte me mbi 110 km orë e cila ndiqej edhe nga atentatorët.

Të gjitha lëvizjet e prokurorit Ndoi janë monitoruar në distancë nga një automjet tjetër dhe besohet që autorët janë mbështetur edhe nga një mjet tjetër. /abcnews.al

109180780_hi057200920.jpg
ent ela18:53 | 10/10/2019

Qeveria rumune nuk i mbijetoi të enjten një votëbesimi në Parlament, duke bërë që vendi të hyjë në një krizë afatgjatë. Kjo, pasi opozita që pritet të marrë pushtetin është e fragmentarizuar dhe për momentin vendi e ka të pamundur të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Qeveria e majtë e kryeministres Viorika Dancila në Rumani u rrëzua ditën e enjte pasi doli e humbur përballë një mocioni mosbesimi në Parlament, duke ngritur perspektivën për një krizë të gjatë politike për shkak të opozitës së fragmentarizuar.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare nuk është një opsion për momentin, për shkak se Rumania pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Dhe sipas ligjit, vendi nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare nëse ndodhet më pak se 6 muaj përpara atyre presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë kohë për të nominuar një kryeministër të ri që do të duhet të ketë aprovimin e presidentit të qendrës, Klaus Johanis.

Gjithashtu, kryeministri i emëruar, së bashku me kabinetin e ri që duhet të formohet, do t’i duhet t’i nënshtrohen një mocioni përpara se të nisin nga puna. “Ju keni folur shumë, por tani dua të dëgjoj dhe të shoh se si do ta formoni ju qeverinë dhe me kë”, u tha kryeministrja Dancila ligjvënësve të opozitës.

Qeveria e re do të përballet me detyrën e vështirë të hartimit të një projekt/buxheti për vitin 2020, që të mundësojë një rritje prej 40 për qind të pensioneve, pa cënuar ndërkohë objektivat e defiçitit.

Qeveria Dancila ka qenë në rrezik rrëzimi që kur Social-demokratët humbën partnerin e ri të koalicionit të tyre në muajin gusht.

Analistët presin që qeveria e re të formohet përmes partisë kryesore të opozitës, Asaj Liberale, por duke parë fragmentarizimin e saj, nuk është çudi që më vonë të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. /ABC News Albania 24/7

JAPONI-POPULLSIA.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 16/09/2019

Popullsia në Japoni është gjithnjë e më e moshuar me më shumë se 70 mijë persona që kanë kaluar moshën 100 vjec, ndërsa 28.4 për qind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Shifrat e publikuara nga ministria e brendshme japoneze, konsiderohen një rekord.

Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme japoneze, në vitin 2018 të moshuarit përfaqësonin 28.4 për qind të popullsisë dhe 12.9 për qind të forcës së punës. Në të dyja rastet bëhet fjalë për shifra record. Numri I qytetarëve të moshës 65 vjec dhe më lart një vit më parë ishte 35.88 milion me një rritje prej 320 mijë njerëzish të moshuar më shumë në krahasim me vitin 2017. Një e dhënë që e rendit Japoninë si vendin me popullsinë më të vjetër në botë.

Ndërkohë numri i japonezëve që janë 90 vjec dhe më shumë është aktualisht 2.31 milion, mes tyre 71 mijë janë mbi 100 vjeç. Në fillim të këtij viti u nda nga jeta në moshën 113 vjeçare, njeriu më i moshuar në botë. Në të gjithë historinë e njerëzimit njeriu më jetëgjatë është sërish një japonez i cili në vitin 2013 ndërroi jetë në moshën 116 vjeçare.

Instituti Kombëtar i Kërkimeve Demografike dhe Sigurisë Sociale parashikon që brenda vitit 2025 të moshuarit do të përbëjnë 30 për qind të popullsisë japoneze dhe në vitin 2040 35.3 për qind të saj. Raporti mes të moshuarve dhe vendeve të punës është rritur për të 15-tin vit radhazi, ndërsa vendi përballet me një rënie të forcës së punës. Nga 8.62 milion të moshuarish që në vitin 2017 ishin ende të moshuar, 3 milion e gjysëm ishin gra. Sektori kryesor i punësimit të kësaj moshe është tregtia. Shifrat tregojnë se si Japonia akoma më shumë varet nga të moshuarit si forcë pune. Qeveria po merr masa për të kompensuar rënien e forcës së punës, duke punësuar më shumë të huaj dhe më shumë gra. /ABC News Albania 24/7

koreja.jpg
ad min08:26 | 09/09/2019

Gadishulli korean në Azi është goditur nga tajfuni “Lingling”. Në Korenë e Veriut stuhia shkaktuar vdekjen e disa personave, ndërsa ka rrafshuar edhe një pjesë të mirë të të mbjellave, në një moment kur vendi ndodhet në krizë ushqimore.

Tajfuni i fuqishëm “Lingling” ka kaluar nëpër gadishullin korean, duke lënë 5 të vdekur dhe 460 shtëpi të shkatërruara vetëm në Korenë e Veriut. Sipas medias shtetërore të vendit aziatik, stuhia ka përmbytur 460 kilometra katrorë tokë të mbjellë, në një kohë kur vendi vuan nga rezervat e tkurrura ushqimore.

Ndërkohë, autoritetet druhen se situata mund të përkeqësohet në orët e ardhshme. Më herët gjatë vitit, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se deri në 10 milionë koreano-veriorë kishin nevojë urgjente për asistencë ushqimore.

Lideri Kim Jong Un mbajti të premten një mbledhje të jashtëzakonshme me zyrtarët përgjegjës, të cilët i kritikoi për mungesë veprimi në parandalimin e dëmeve të tajfunit. Sipas agjencisë së lajmeve “KCNA”, qeveria po u kushton vëmendje mbrojtjes së të mbjellave, si dhe digave e rezervuarëve.

Ditën e shtunë “Lingling” goditi Korenë e Jugut, ku u mori jetën të paktën 3 personave, la pa energji dhjetëra mijëra shtëpi dhe çoi në anulimin e shumë fluturimeve. Aktualisht vendi po merr veten nga dëmet e shkaktuara, me energjinë elektrike që është rikthyer në rreth 160 mijë shtëpi dhe fluturimet që po rifillojnë gradualisht. Me erëra që fryjnë deri në 140 kilometra në orë, “Lingling” është ndër tajfunet më të fuqishme që godet gadishullin Korean./ABC News Albania 24/7

moti-7-1280x700.jpg
ad min19:45 | 13/08/2019

Vala e të nxehtit nga Afrika vijojnë ndikimin duke bere qe moti i kthjellet dhe temperaturat e larta te mbizotërojnë Rajonin e Mesdheut. Përsa i përket vendeve te Lindjes dhe Veriut të Evropës mbeten me vranësira të shpeshta dhe shira.

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehte mbizotëron në të gjithë territorin e vendit POR duke ju afruar orëve të pasdites do te këtë kalime vranësirash të lehta në ekstremin verior.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante duke bere qe vlerat ditore të luhaten nga 13°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

 

shqiperia-1280x738.jpg
ad min13:00 | 11/08/2019

Shqipëria rezulton vendi më pro-evropian në Ballkan. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Eurobarometri, pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë më shumë BE-në se qeverinë vendase. Ndërkohë, vendi me më pak mbështetje për Europën rezulton Serbia.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që i besojnë më shumë Bashkimit Europian sesa qeverisë vendase, përkatësisht me 69 dhe 30 për qind. Kështu thotë një sondazh i Eurobarometrit, i kryer në qershor të 2019-s dhe i publikuar këtë muaj. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 57 dhe 33 për qind, e ndjekur nga Mali i Zi, ku mbështetja pro-BE-së llogaritet 47 përballë 43 për qind.

Ndërkohë, Serbia rezulton i vetmi vend ku mbështetja është më e madhe për qeverinë vendase sesa për Unionin Europian, me kuotat 41 dhe 33 për qind. Shqipëria është gjithashtu në krye të listës së vendeve që e perceptojnë pozitivisht imazhin e BE-së, konkretisht me 81 për qind që kanë një mendim të mirë ose shumë të mirë dhe vetëm 3 për qind që mendojnë të kundërtën. Ndërsa në Serbi, përqindja e atyre që kanë një mendim pozitiv për Unionin është më pak se gjysma e atyre në Shqipëri, 37 për qind.

Sidoqoftë, shifra në fjalë është më e lartë se ajo e qytetarëve serbë që kanë një mendim negativ për Europën, që llogaritet në 27 për qind. Ndërkohë, mbi 60 për qind e qytetarëve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi vlerësojnë se ekonomia e vendit të tyre është e varfër, me përqindjen më të lartë të verifikuar në Serbi, 67 për qind. Problemet më të rëndësishme për qytetarët e këtyre vendeve janë situata ekonomike dhe papunësia./ABC News Albania 24/7

moti-4-1280x708.jpg
ad min08:00 | 09/08/2019

Vranësira dhe shira të përkohshëm mbizotërojnë Evropën Veriore dhe pjesërisht atë Qendrore. Ndërsa përsa i përket të gjithë pjesës tjetër të kontinentit Europian vijon moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb: Temperatura të larta dhe motit i kthjellët do të mbizotëroj ditën e premte deri në orët e vona të pasdites. Mbrëmja dhe nata sjellin kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale dhe masimale duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas-here e fortë në brigjet detare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar  dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono