vëmendjen

klosi-per-kryebashkiaket-1280x715.jpg
nev ila20:07 | 04/10/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i tërheq vëmendjen kryebashkiakëve dhe prefektëve për menaxhimin e mbetjeve në territorin që mbulojnë.

Ministri  Klosi kërkoi prej tyre të zgjidhin problemet me vendet e depozitimit ndërkohë për ata që nuk marrin masa paralajmëroi penalitete.

Nuk po ja dalim dot me mbetjet.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi para kryebashkiakëve dhe prefektëve gjatë një takimi në Fier shqetësimin e vendasve dhe të huajve.

“Problematikë e madhe vazhdon të jetë shqetësimi që na vjen nga turistët të huaj e vendas që është papastërtia”, tha Klosi.

Ministri i tërhoqi vëmendjen përfaqësuesve të pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve inerte.

“Në asnjë nga bashkitë nuk ka një vend trajtimi të mbetjeve inerte se ku hidhen ato në mënyrë të strukturuar. Në të gjithë territorin e vendit sidomos në qytetet e mëdha në hyrje dhe dalaje të tyre shikon pirgje me inerte, që nuk kanë një sistem që menaxhohet qartë”, deklaroi ministri.

Ndërhyrjet theksoi Klosi duhet të nisin pikërisht nga vendet ilegale të depozitimit të mbetjeve.

“Duhet të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur në mbylljen e këtyre venddepozitimeve ilegale dhe të shkojmë në zbatimin e VKM-së për përcaktimin e vendepozitimeve legale se ku do të hidhen në të gjithë qarkun ku natyrisht qarku i Fierit është i favorizuar pasi landfilli  është në përfundim por duhet të ketë një zgjidhje të fundme”, theksoi Klosi.

Nëse kjo nuk ndodh Klosi paralajmëroi penalitetet për bashkitë apo komunat në varësi të situatës së krijuar në zonën që ata administrojnë./ABC News Albania 24/7

ramaaa-1280x687.jpg
ent ela12:30 | 03/02/2019

Gjatë një inspektimi në një fabrikë bimësh medicinale në Dushnik të Beratit, kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të mbështesë të gjithë sipërmarrësit me programe te posaçme biznesi. Rama tha se qeveria ka vullnetin të ndihmojë bizneset me fonde në mënyrë që të rrisë punësimin në vend.

Kryeministri Edi Rama vizitoi një fabrikë bimësh medicinale në Berat, e cila ka të punësuar 60 punëtorë dhe 2700 fermerë të angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e këtyre bimëve.

Në materialin e shpërndarë nga zyra e shtypit, Rama premtoi se sipërmarrësit do të kenë gjithë vëmendjen e qeverisë, e cila do të mbështesë përmes programeve të posaçme idetë e tyre inovatore.

Edi Rama: Ne e kemi të gjithë vullnetin. Mundësitë e reja janë të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për një volum fondesh shumë të madh, por siç e kemi mësuar nga jeta me perëndimin ku ti eksporton, duhen letrat mirë të kopsitura, idetë e qarta, strategjia e qartë dhe në fund paratë janë, po para që “hajde se po i hedhim.

Edhe sipërmarrësi i fabrikës, duke folur për projektin IPARD që u vjen në mbështetje sipërmarrësve, tregon se mundësitë për të rritur punësimin janë të mëdha.

Sipërmarrësi: Aty mund të shtojmë edhe 60 punëtorë të tjerë, sepse do të shtojmë edhe frutat, pasi projekti që kemi bërë, nuk lejon që  frutat të jenë bashkë me  bimët medicinale. Edhe rrogat do t’i rrisim. Por duhet të bëjmë investime që të zgjerojmë hapësirat, pasi janë shumë të kufizuara.

Sipërmarrësi i fabrikës së bimëve medicinale pohoi se gjatë tre viteve të fundit, lehtësitë fiskale nga qeveria kanë qenë të shumta, duke ndikuar në përmirësimin e performancës së biznesit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono