velipoje

vlcsnap-error196-1-1280x720.jpg
ent ela14:13 | 21/02/2018

Rritet në 4 numri i viktimave të aksidentit tragjik të së dielës në rrugën Shkodër- Velipojë. Sot është shuar në spital edhe vajza e madhe e familjes Preka, e cila u godit shumë rëndë nga ky aksident.

Noemi Preka  e humbi  betejën, nuk mundi të jetojë.

As për nënën e saj që kërkon fëmijët vazhdimisht në spital.

Dhe as për ata që luteshin.

Prej pasdites së dielë vajza dhjetë vjeçe ishte në koma.

Tre pjestarë të tjerë të familjes së saj u përcollën për në banesën e fundit të martën.

Bashkë humbën jetën në aksidentin tragjik në Velipojë.

Noemi Preka është fëmija i tretë i familjes që ndërron jetë.

Babai, Edmondi që drejtonte makinën humbi jetën në vend, pasi përplasja me një mjet tjetër tip fuoristradë rezultoi fatale.

Por atë natë në spital ndërruan jetë edhe djali tetë muajsh dhe vajza 5-vjeçe.

Në spital ndodhet e plagosur nëna, Evisa Preka 36-vjeçe.

Ajo është përmendur  dhe mjekët thone se është jashtë rrezikut për jetën, por jo në dijeni për tragjedinë.

Të plagosur nga aksidenti i së dielës ishin edhe dy personat që ndodheshin në fuoristradë, por jashtë rrezikut.

Sapo lajmi u përhap,  Famullitari i Velipojës Dom Marjan Gega shkroi në FB:

“Me sa duket Zoti të deshti ma shumë se sa ne. Ma shumë se të qendrojë me ne, ndoshta të gjithë jetën e pikëllume, ai i Lumi preferoi me të bashku me babën, motrën e vllaçkon tand!

Pushofsh ne Paqe Noemi!”

/abcnews.al

vlcsnap-error690-3-1280x720.jpg
ent ela14:11 | 20/02/2018

Velipoja i dha lamtumirën e fundit babait 2 fëmijeve fëmijët që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e së dielës në rrugën Shkodër –Velipojë.

Vajza 10 vjeçe në spital akoma nuk ka dhënë shenjë përmirësimi, ndërsa nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të gjendjes së rëndë pas aksidentit nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë mortore.

Viktimat e këtij aksidenti u përcollën pas një lutjeje në kishën e Velipojës nga Arqipeshkvi Angelo Massafra.

Ndërkohë lidhur me shkakun e aksidentit tragjik, akoma nuk ka dalë zyrtarisht një përgjigje e ekspertizës./abcnews.al

energjia-elektrike.jpg
gra moz21:20 | 13/02/2018

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të martë në Shkodër, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

“Në orën 20:00, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

vlcsnap-error128-1.jpg
us er15:43 | 12/11/2017

ABC News sjell pamje të Vilës ku u zbuluan 1.5 tonë kanabis sativa në Vilun të Velipojës. Ajo është një shtëpi, pronari i së cilës prej vitesh banon në Itali. Sipas informacioneve që ka siguruar ABC News, droga kishte ardhur nga Vlora.

Një telefonatë në sallën operative për vjedhje shtëpie në zonën e Vilunit për pak sa nuk hodhi në erë operacionin e fshehtë.
Në këto kushte, antidroga dhe forcat speciale të Shkodrës, në drejtimin e komisar Xhovalin Lokës, u hodhën në veprim.
Hetimet e posaçme kishin nisur prej më shumë se dy javësh. Qëllimi ishte që finalizimi i operacionit të bëhej kur droga të sistemohej në skaf.
Por nuk pati më kohë. Kur policia mbërriti në Vilun, një pjesë e drogës ishte futur në furgon, një pjesë tjetër ishte magazinuar brenda ndërtesës. Gjithsej 1.5 tonë kanabis sativa.
Shtëpia në pronësi të Petrit Vuksanit banues në Itali është shfrytëzuar si magazinë. Droga vinte nga Vlora per tu transportuar më pas përmes detit në Itali.
Një dykatëshe në Vilun të Velipojës, në kujdestarinë e Sokol Ujkës, i cili përfundoi në pranga, duket se është studiuar mirë nga trafikantët. Përreth saj nuk banon askush pasi banorët kanë emigruar.
Pesë personat e arrestuar mohojnë lidhjet me njëri-tjetrin. Por policia këmbëngul qe ka prova për këtë. Efektivi i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Prel Enriko Zyle, ka kryer rolin e garantuesit si dhe ka shoqëruar furgonin me lëndë narkotike nga Vlora në Velipojë. Personi i gjashtë i vendosur në pranga është Fatjon Merko nga Përmeti, i cili mundi të largohej nga makina e Zyles. Policia ka vazhduar operacionin për të gjetur skafin në të cilin do të ngarkohej lënda narkotike, por pa rezultat. Pesë të arrestuarit do të dalin për masë sigurie të hënën./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error261-1280x720.jpg
us er11:38 | 11/11/2017

Rreth nje 1.5 ton kanabis sativa u sekuestrua në fshatin Vilun të Velipojës nga Policia e Shkodrës. Gjatë këtij operacioni antidroge u arrestuan pesë persona, mes tyre dhe një efektiv policie, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në orët e para të se shtunës forca të shumta policore zbarkuan në ambjentet e një hoteli në vendin e quajtur Plazh Velipoje.

Në oborrin e biznesit, në pronësi të një shtetasi qe jeton në Itali ishte parkuar një furgon me targa AA 386 CE në të cilin po ngarkohej një sasi e madhe droge. Në flagrancë u arrestuan pesë persona mes tyre edhe një punonjës policie.

  1. Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.
  2. Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.
  3. Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë
  4. Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.
  5. Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Garant për lëndë narkotike mesohet se ishte efektivi i policise Enriko Zyle, .

Menjeherë sapo ka parë policinë efektivi është larguar me nje automjet tip Golf me targa AA 355 SL. Në përpjekje për tu arratisur, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge. Blute ndaluan kolegun e tyre, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në këtë grup kriminal, por një tjetër person që shoqëronte Zylën ka mundur t’i ikë policisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono