Veliera

edi-rama12.jpg
G. P.13:57 | 13/06/2018

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të llogaridhënies, pas prezantimit të projekteve të reja për qarkun, u ndal tek ajo që quajti “transformim në Bashkinë Durrës”  duke akuzuar për sharlatanë dhe të turpshëm këdo që është bërë palë në bllokimin e projektit “Veliera”, punimet e së cilës janë ndërprerë me urdhër gjykate.

Llogaridhënien në qytetin e Durrësit kryeministri e nisi me prezantimin e projekteve të reja për qarkun, si rrjeti hekurudhor Durrës – Lin – Pogradec, studimi i fizibilitetit i të cilit ka përfunduar, por edhe ajo Tiranë – Durrës dhe Durrës – Rrogozhinë. Pasi mori fjalën për të thënë se sa qeveria ka bërë, Edi Rama artikuloi sulmin direkt drejtuar Gjykatës Administrative të Durrësit për vendimin e ndalimit të punimeve në projektin “Veliera”. I bindur se kjo e fundit do të përfundojë pavarësisht vendimit të gjykatës, Rama e quan bllokimin turp tipik edhe të vendeve të tjera të atyre që të renë dhe të bukurën nuk e kuptojnë, sipas tij.

“Maskarada e organizuar përmes sharlatanëve që quhen mbrojtës të ambientit për të bllokuar një projekt që do e mohojë që e kanë kundërshtuar, kur Veliera të përfundojë. Është një ndërhyrje që transformon imazhin e një qyteti të tërë dhe maskarada të përfundojë dhe puna të vazhdojë. Më vjen keq që ka ndodhur dhe turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe e janë bërë palë në të ashtuquajturin sistem të drejtësisë duke u përfshirë në një histori të turpshme”.

Kryeministri turin e vijoi me një drekë pune me sipërmarrës të agroturizmit, ku përsëriti shaplljen e thirrjes së dytë për aplikim për fonde në këtë sektor në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ku përfshihet edhe paketa me lehtësira fiskale si taksa 5% e tatim fitimit dhe ulja në 6% e tatimit mbi vlerën e shtuar për këdo që fiton./abcnews.all

CESHTJA-VELIERA-1280x720.jpg
ent ela18:43 | 30/04/2018

Edhe pse kanë kaluar 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për Velieren gjyqtari i çështjes Ergys Gashi ende nuk ka zbardhur vendimin. Për këtë arsye Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi që ky rast të verifikohet nga KLD, sepse po pengohet rruga ligjore për këtë çështje.

Ergys Gashi, relatori i trupit gjykues në gjykatën administrative, i cili gjykoi çështjen Veliera do t’i nënshtrohet verifikimit nga Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi nuk zbardhi vendimin brenda afatit të përcaktuar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga Durrësi ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” tha se ka kërkuar që të verifikohet rasti.

Gjonaj: “Në bazë të kompetencave që ka, ministri i Drejtësisë i është drejtuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë Drejtësisë për inspektimin dhe verifikimin e rastit. Presim rezultatet e raportit të Inspektoriatit të KLD-së dhe pas kësaj ministri i Drejtësisë do të propozojë masat sipas përcaktimeve ligjore të reja”.

Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako tha se duhet të marrin masa që të zhbllokohet rruga ligjore për këtë çështje.

Dako: “Pa çuar dosjen në sekretari nuk munddet që Bashkia të bëjë apelim, sekretaia e përcjell në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe atje pasi njihet me dosjen, hap procedurën”.

Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për veliera, gjygjtari ergys gashi ende nuk ka zbardhur vendimin . Në këto kushte palët, Bashkia Durrës dhe shoqëria civile kanë pengesë ligjore për ta ankimuar në Gjykatën e Apelit.

abcnews.al

veliera-1280x727.jpg
ent ela15:04 | 09/03/2018

Përfaqësuesja ligjore e shoqërise civile, Mirela Jorgo ka depozituar kallëzim penal për Kryetarin e Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako.

Sipas saj, Bashkia e Durrësit ka tenderuar ndërtimin e sheshit të projektit Veliera për vazhdimin e punimeve për fazën e dytë, ndërkohë projekti ka mbetur peng i një beteje të gjatë ligjore.

Jorgo tha se kryebashkiaku Dako ka shkelur ligjin dhe prandaj ajo ka bërë gati kërkesë padinë për ta depozituar pranë organit të akuzes dhe sektorit të krimit ekonomik.

Pak ditë më parë gjykata administrative vendosi të mos lejohen punime në zonën A arkeologjike, por nga ana tjetër lejoi nisjen e punimeve në pjesen tjetër të projektit, duke mos e shpallur të paligjshem ndërtimin. Shoqëria Civile është  në pritje të vendimit përfundimtar./abcnews.al

vlcsnap-error087-1280x720.jpg
G. P.17:27 | 13/02/2018

Gjykata Administrative e Durrësit pas 11 seancash mori vendimin për projektin “Veliera”. Ajo ndalon punimet në zonën A, por jo në të gjithë sipërfaqen. Ky vendim nuk i kënaqi palët kundërshtare të Bashkisë së Durrësit.

Në zonën arkeologjike A për zbatimin e projektit “Veliera” nuk do të kryhen punime.

Por investimi nuk shpallet i paligjshëm.

Kështu që lejohet rinisja e punimeve referuar ndryshimit të projektit të paraqitur nga Bashkia e Durrësit.

Është ky vendimi që dha Gjykata Administrative Durrës për projektin më të përfolur.

Pas më shumë se 11 seancash gjyqësore, trupi gjykues vendosi pranimin e pjeshëm të padisë së shoqërisë civile, duke ndaluar punimet vetëm në zonën arkeologjike A, dhe jo në të gjithë sipërfaqën ku do të zbatohet projekti.

Ky vendim është kundërshtuar nga shoqëria civile.

Avokatja e shoqërisë civile Mirela Jorgo, tha se vendimi i dhënë nga gjykata Administrative lë vend për interpretim, pasi nuk e ka shpallur investimin e paligjshëm.

Vendimin, Sazan Gurin e shikon si fitoren e betejës, por jo të kauzës, duke folur për apelim.

Punimet në sheshin Veliera u bllokuan Marsin e vitit të kaluar, për shkak të kundërshtisë që hasën gjatë zbatimit nga shoqëria civile, me pretendimin se po cënohej trashëgimia historike./abcnews.al

vlcsnap-error990-2-1280x720.jpg
G. P.19:08 | 25/01/2018

Raporti mjekësor i paraqitur nga njëra prej gjyqtarëve të çështjes “Veliera”, është bërë shkak për shtyrjen e vendimit.

Seanca e planifikuar për të enjten nuk është zhvilluar, dhe pritet të bëhet në fund të Janarit.
Shtyrja e vendimit për të nëntën herë radhazi ka ardhur pasi gjyqtarja Klodiana Mezini, kishte paraqitur raport mjekësor.

Më herët, vendimi u shty për shkak se trupi gjykues kërkoi informacion mbi seriozitetin e shoqatës “Menv group” të Shoqërisë Civile, që është edhe pala paditëse.
Ata kundërshtojnë projektin “Veliera” në Durrës, për shkak se sipas tyre, punimet zhvillohen në një zonë të mbrojtur arkeologjike./abcnews.al

vlcsnap-error420-1280x720.jpg
ent ela14:33 | 13/01/2018

Zonat arkeologjike mbajne të bllokuara projektin e pallatit të Drejtësisë në Durrës dhe projektin Veliera. Sipas kryebashkiakut Vangjush Dako për këtë të fundit u bënë disa ndryshime në projekt, ndërsa për investimin pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve pritet studimi nëse cënohen ose jo rrënojat arkeologjike.

Pas Velierës punimet e të cilës u bllokuan në mars të vitit të kaluar të njëjtin fat ka edhe investimi për ndërtimin e pallatit të drejtësisë pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Zbatimi i projekteve në zonat e mbrojtura arkeologjike me ligj solli edhe pezullimin e punimeve.

Në një deklaratë për mediat kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako foli për situatën në të cilën ndodhën investimet.

Për Velierën Dako tha se është bërë një ndryshim projekti për të mos prekur zonat e mbrojtura.

 Ndërkaq, projekti i pallatit të drejtësisë në zonën arkeologjike B, po mbahet i bllokuar deri në perfundimin e studimit nese cënon ose jo arkeologjine.

 Pasojat e zvarritjes së procedurave nga ana e institucioneve, kanë sjelle pasoja edhe në përditshmërinë e qytetarëve, të cilët hasin vështirësi teksa lëvizin mbi kantierin e ndërtimit të lënë përgjysëm./abcnews.al

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi 

vlcsnap-error048-1280x720.jpg
us er18:26 | 09/01/2018

Gjykata Administrative ka shtyrë sërish vendimin për projektin Veliera në Durrës, për veprime procedurale. Fati i Velierës do të vendoset në seancën e radhës, në 25 janar. Shoqëria civile pretendon se ky projekt ka dëmtuar zonën arkeologjike A.

Shqyrtimi në themel i aktpadisë për “shfuqizimin e projektit Veliera” është kërkuar nga shoqëria civile disa muaj më parë, por kjo gjykatë ende nuk ka arritur në një vendim.
Trupi gjykues shtyu dhënien e vendimit më 25 janar. Të pranishëm në seancë ishin perfaqesues të bashkisë, ekspertë arkeologë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Këta të fundit u përfaqësuan nga Mirela Jorgo avokate dhe Sazan Guri ambientalist.

Shoqëria civile kërkon shfuqizimin e plotë të projektit “Veliera” me pretendimin se është dëmtuar zona arkeologjike A, gjatë gërmimeve të kryera nga firma zbatuese, aty ku edhe dolën strukturat e shekullit të 18-të.

Më herët në fillim të seancës gjyqtari i çështjes Ergys Gashi, pati debate me ambientalistin Sazan Guri, pasi nuk lejoi mediat te ishin prezente në sallë.
Punimet për zbatimin e projektit “Veliera” u pezulluan në muajin mars të vitit 2017./abcnews.al

vlcsnap-error588-1280x720.jpg
us er15:44 | 27/12/2017

Tre ekspertët arkeologë të pavaruar prezantuan raportin ne seancën e radhës të mbajtuar në gjykatën Administrative Durrës, nën  prezencë edhe të shoqërisë civile. Perpara  trupit gjykues ekspertët të cilët kanë në dore fatin e projektit “Veliera”, thanë se projekti fillestar e cënon trashëgiminë kulturore. Për të mbrojtur trashëgimin duhen të kryhen disa ndryshime në projekt. Edhe pse shoqeria civile e ndoqi me interes raportin për afro 2 ore prezantim nga ekspertët,  serish kerkuan më shumë kohe për t’u njohur me të. Kjo beri qe vendimi të shtyhet për të 9-en here radhazi. Seanca e radhës do të mbahet me 9 janar. Punimet në lulishten para godinave të Drejtorise së  Portit Detar të Durrësit si dhe Torres Veneciane nisën 13 muaj më parë. Gjatë punimeve u zbluan monumente arkelogjike, duke nxitur reagimin e shoqërisë civile, të cilët iu drejtuan gjykatës për pezullim te projektit./abcnews.al

vlcsnap-error169-1280x720.jpg
us er19:53 | 04/12/2017

Prokurorja e çështjes Veliera si dhe tre ekspertët kanë dhene dorëheqjen nga çështja, duke ia deleguar atë një tjetër prokurori. Lajmin e konfirmon juristja e çështjes, Mirela Jorgoni, e cila bën me dije se për çështjen “Veliera”, prokurorja e çështjes, Anita Jella, ka dheënë dorëheqjen. Ndërkohë edhe tre ekspertët e caktuar nga kjo prokurore nuk pranuan të merren më me këtë çështje. Veliera i kaloi një prokuroreje tjetër nga ku u caktuan tre ekspertë të tjere siç janë Taulant Rama, Faik Drini dhe Skënder Ali. Seanca e radhës e zhvilluar ditën e sotme, solli një tjetër shtyrje të vendimit. Punimet për zbatimin e projektit “Veliera” u pezulluan në muajin mars të këtij viti pas protestave së një grupi aktivistësh të shoqerisë civile si dhe ekspertëve të arkeoligjisë të cilët pohuan se cënohet trashëgimia historike dhe se projekti rrezikon të zhdukë të dhena të rëndësishme arkeologjike. Në atë kohë, aktivistët iu drejtuan Gjykatës së Durrësit për të bllokuar punimet, ku u vendos sekuestro preventive./abcnews.al

vlcsnap-error206-1280x720.jpg
us er15:25 | 13/11/2017

Ambjentalistët pritën plot tre orë para Gjykatës së Durrësit për vendimin në lidhje me projektin Veliera. Por dhe kësaj here relatori i çështjes kërkoi kohë për tu njohur me pretendimet.

Tre orë para gjykatës në pritje të një vendimi. Por kjo është e gjashta herë që Gjykata Administrative Durrës shtyu marrjen e vendimit për projektin “Veliera”. Relatori i çështjes, Ergys Gashi, pasi u njoh me pretendimin e shoqërisë civile mbi arsyetimin e pengimit te zhvillimit të projektit në dëm të zonës së mbrojtur arkeologjike, kerkoi me shume kohë për të mare vendimin. Shtyrja e vendimit solli reagimin e shoqerisë civile si dhe ambjentalistit Sazan Guri.
Punimet për zbatimin e projektit “Veliera” u pezulluan në muajin mars të ketij viti pas protestave së një grupi aktivistësh të shoqerisë civile si dhe ekspertëve të arkeoligjisë të cilët pohuan se cënohet trashëgimia historike dhe se projekti rrezikon të zhduke të dhëna të rëndësishme arkeologjike. Në atë kohe aktivistët iu drejtuan gjykatës së Durrësit për të bllokuar punimet, ku u vendos sekuestro preventivë. Ndërkaq edhe Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit kërkoi që të ndryshohej projekti i Velierës që të ruhet trashëgimia kulturore./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono