Veliaj

VELIAJ-EMERGJENCAT-CIVIL-1280x720.jpg
ent ela10:40 | 12/11/2019

Ka nisur sot që prej orëve të para të mëngjesit prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, për t’i hapur përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.

Aksioni i IKMT-së është përshëndetur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ripërsëritur se të gjithë ata që kanë marrë kompensimin financiar apo atë në përqindje në pallate duhet të mos bllokojnë më zhvillimin e këtij projekti aq të rëndësishëm për qytetin.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! 👍 Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale.

Aksioni vijon normalisht, nderkaq punonjësit e IKMT-së kanë mundur të prishin disa ndërtime pa leje në aksin nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”deri te ura në lumin Lana. /abcnews.al

VELIAJ-KESHILLI-BASHKIAK-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:36 | 25/10/2019

Pronat e reja që do të zhvillohen në Tiranë do t’i japin bashkisë 3% të sipërfaqes së ndërtimit të kryer për ta përdorur për banesa sociale. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte. Në këtë mbledhje gjithashtu u miratua dëmshpërblimi për familjet e prekura nga tërmeti i pak javëve më parë, dhe përmbytjet pas tij. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt  Tirana do të ketë Teatrin e Ri Kombëtar.

“Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet! Atyre që po lodhen tek teatri, u them: Ruajini energjitë se do i bëjmë gjërat sipas procedurave; donit garë, garë bëmë! Ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell”-u shpreh kryetari i bashkisë. /ABC News Albania 24/7

72539382_566454697450160_3162296179941703680_n-1280x853.jpg
ent ela13:30 | 15/10/2019

Pas 30 vitesh, ëndrra e transformimit të Piramidës bëhet projekt konkret. Bashkia e Tiranës mori në dorëzim nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), projektin për të nisur punimet në Piramidën e Tiranës, që do të transformojë atë dhe të ardhmen e fëmijëve të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila i hap rrugën fazës përfundimtare të rikonstruksionit të Piramidës.

“Jam shumë i lumtur që, bashkë me mikun tim Michael dhe bordin e AADF-së, nisim fazën përfundimtare të konceptit të Piramidës. Së bashku kemi folur shpesh se të dyja grupet tona, AADF dhe Bashkia, specializohen për t’i kthyer ëndrrat në projekte. Kemi pasur një ëndërr për transformimin e Piramidës së Tiranës si qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit, ndaj fëmijët e vegjël aty do të kenë mundësi të mësojnë sesi të programojnë, të kodojnë, të animojnë etj”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Piramida do të ndryshojë brenda një viti e gjysmë. “Sot është akti final, kur ne marrim në dorëzim projektin, pra e përkthejmë ëndrrën në një projekt të zbatueshëm. Brenda këtij viti do të kemi garën për të nisur punimet në Piramidën e Tiranës dhe me një supervizim të përbashkët, por edhe me një menaxhim e financim të përbashkët me AADF, do të shohim se si në një vit e gjysmë do të transformojmë hapësirën më të lakmuar të qytetit të Tiranës, në hapësirën që do të transformojë, besoj, të ardhmen e fëmijëve të këtij qyteti”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku siguroi se ky do jetë një projekt mbresëlënës, që do shenjojë një pikë kthese në mënyrën sesi Tirana orientohet tek teknologjia e informacionit. “Kemi disa eksperienca shumë të mira bashkë: kemi bërë një punë të shkëlqyer tek Pazari i Ri, ai është standardi me të cilin punojmë. Pazari i Ri është një dëshmi e gjallë që ky qytet e përqafon ndryshimin dhe punët e bëra me cilësi nga Bashkia e AADF, janë punë që lënë një shenjë dhe transformojnë edhe kulturën e asaj fushe ku ndërhyjmë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se për Piramidën “kemi një projekt final, të cilin qyteti e mezi pret; do të jetë një xhevahir në qendër të Tiranës. Do sjellë një standard të ri në arkitekturë, por më e rëndësishmja, do sjellë një standard të ri në kulturë dhe kultura e teknologjisë së informacionit, sidomos tek fëmijët, është gjëja për të cilën Shqipëria ka më shumë nevojë. Ne nuk mund të jemi pafundësisht vendi i fasonëve, kemi nevojë të kalojmë nga koncepti dhe punësuesi më i madh, që është industria e call – centerave, në një industri të data-centerave; pra, në një industri që më shumë përqafon teknologjinë, punë që paguhen më mirë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff, e cilësoi projektin e Piramidës një mundësi unike, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë vendin, që do të ndihmojë të rinjtë të aftësohen dhe të përgatiten për të ardhmen.

“Është një mundësi unike për ne, që në bashkëpunim me kryetarin Veliaj, të bëjmë diçka kaq transformuese, jo vetëm për qytetin e Tiranës, por besoj për të gjithë vendin. Nuk ndodh shpesh të ndryshojmë edhe formën, edhe substancën, për të bërë një transformim të tillë. Në rastin e projektit të Piramidës ne do t’i bëjmë të dyja: Ta kthejmë në një ambient për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë në të ardhmen. Jo vetëm për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë talentet e tyre, por edhe në mënyrë që Tirana dhe Shqipëria t’i bashkohen botës më e kompletuar dhe të sigurohemi që fëmijët tanë të  fitojnë aftësitë e duhura për të zhvilluar talentin e tyre në kontekst global”, deklaroi Michael Granoff.

Piramida do të jetë një pikëtakim për të gjitha grupmoshat.

72336010_523606348464133_6984327571664011264_n-1280x960.jpg
ent ela09:22 | 13/10/2019

Në fjalën e tij para nisjes së Maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një ekseriencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjitha pjesmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës.

“Shumë faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Një duartrokitje për ata që kanë ardhur nga Kosova nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga qytete të tjera të Europës. Nga Asutralia, Zelanda e Re., Japonia, Kina, Amerika, Kanadaja, Kili. Nga të gjithë bota. Faleminderit që keni ardhur në Tiranës, jam i sigurt që do të largoheni jo vetëm me një eksperiencë fantastike, por edhe me miq të rinj”, tha Veliaj.

Ai shtoi se personalisht do të vrapoi për kauzën e atyre që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit duke dashur që të ndërgjegjësojë sa më shumë qytetar për të ardhur në ndihmë dhe kontribuar në përballimin e kësaj situate. “Dua t’i jap një super përshëndetje, atyre që kësaj here po vrapojnë për një kauzë. Unë kam zgjedhur kauzën time dhe ata që më kanë mbështetur për rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti, janë bërë pjesë e kauzës time. Dua t’i falënderoj ata, por të përshëndes këdo kauzë tjetër. Pashë disa që po vrapojnë për refugjatët. Një super kauzë që gjithë organizatat e OKB-së po bëjnë. Pashë disa aktivistë të tjerë për tema ekologjike, për emergjencën e klimës, për të mbjellë më shumë pemë, për të ruajtur një specie në zhdukje.  Ka edhe nga ata që po vrapojnë thjesht për qejf dhe gallatë. Nuk ka rëndësi nëse po vraponi për qejf apo për një kauzë, mirëserdhët në Maratonën e Tiranës në Edicionin e katërt”, tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se këtë vit Maratona vjen me një itinerar panoramik dhe që reklamon zonat më të bukura të Tiranës urbane dhe Parkut të Liqenit Artificial. Gjithashtu ai shtoi se gara të tilla sportive i japin qyteti frymëmarrje, ndaj dhe theksoi se qytetarët e kanë vet në dorë ta bëjnë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm falë angazhimit në sport.

“Këtë vit kemi bërë një miks fantastik, midis zonës urbane të Tiranës. Për t’i treguar edhe pak turistëve ndryshimet në Tiranë, por e kemi miksuar edhe me një pjesë tjetër që është pjesa e Parkut të Tiranës, ku shumë shpejt do të fillojmë stinën tonë të mbjelljeve.  Kështu që shpresoj shumë që do të na bashkoheni, secili të mbjellë një pemë për një ditëlindje për një përvjetor. Për të përkujtuar një njeri të dashur, për fëmijët e tyre. Sot është një ditë që qyteti merr frymë. Kemi ndaluar makinat nga qendra e qytetit. Është në mënyrë për të kujtuar që në fakt për miliona vite njerëzimi ka ecur dhe ka vrapuar, vetëm në 100 vitet e fundit rri te një makinë metalike duke pritur në trafik. Kështu që është një kthim në origjinë për t’u investuar në më shumë shëndet. Qyteti ka asete plot, ka ndërtesa, pemë, sheshe. Aseti numër 1 janë njerëzit, njerëzit. Qytete pa sheshe dhe pa Pazar, ka, por nuk ka qytete pa njerëz. Ndaj shpresoj shumë që t’i kemi sa më të shpeshta këto aktivitete, ditët pa makina dhe një moment ku Tirana jonë të mbushet me oksigjen dhe të investojmë për qytetin e ëndrrave tona”, shtoi Veliaj. /abcnews.al

 

 

VELIAJ-PER-KOPSHTIN-BOTANIK.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela12:18 | 09/10/2019

Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë për kundërshtitë nga përfaqësues të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ndaj VKM-së që i hap rrugë ndërhyrjeve në Kopështin Botanik. Veliaj ka akuzuar Rektorin e Universitetit të Tiranës, që sipas tij është pjesë e një skemë korruptive.

“Ju garantoj ata që duan të bëjnë shkence, se jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë, por do keni më shumë hapësirë, kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë. Ata që duan të bëjnë shkencë e s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletërrufe, nën siglën e një partie. Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, as një mesazh që mirëpret studentët.Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres. Rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet. Kopshti botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”. /abcnews.al

 

picalle-1280x609.jpg
ent ela10:50 | 05/10/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.

Bashkia e Tiranës po vijon me rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i dy javëve më parë. Së fundmi, ka nisur rindërtimi i disa banesave në fshatin Picallë, ku falë fondit të emergjencës së qeverisë, si dhe atij të solidaritetit ato po ringrihen nga e para.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke deklaruar sërish se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen, dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.

“Nisëm edhe në Picallë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Fjalët janë fukarallëk, ndaj para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja që do flasin për solidaritetin e Tiranës sonë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Në këtë nismë të rëndësishme, Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe donatorë vendas dhe të huaj, të cilët po ndihmojnë në rindërtimin e këtyre banesave, si dhe pajisjen e tyre me elektro-shtëpiaket e nevojshme.

TIRANA-NE-KOMITETIN-E-OKB.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela12:27 | 04/10/2019

Nga Gjeneva ku mori pjesë në komitetin e OKB kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë, do të përfundojë brenda vitit. Gjate takimit, Veliaj mori vlerësime për punën e bërë për zhvillimin urban.

Brenda vitit do të përfundojë rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë. Kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjenevë pas vlerësimit që mori kryeqyteti nga komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi zhvillimin urban.

Riparimet e dëmëve të tërmetit të 21 shtatorit nuk po kryehen vetëm me taksat e shqiptarëve.Kontribuesit kryebashkiaku Erion Veliaj i zbulon në Gjeneva ku mori pjesë në sesionin e 80 të Komitetit të OKB-së mbi Zhvillimin Urban, Strehimin dhe Menaxhimin e Territorit.

“Qytetet e kalitura janë ato qytete që ngrihen menjëherë në këmbë. Sot Tirana është ngritur në këmbë dhe jo vetëm që falenderova vendet anëtare që na ndihmuan në ditët e para me tërmetin, siç ishte Katari, Kuvajti, Italia, Greqia, Turqia gjithashtu, por ishte edhe një mënyrë për të treguar se një qytet si Tirana ngrihet shpejt në këmbë.”

Por qytetari i parë i Tiranës nuk neglizhon të falenderojë edhe kryeministrin.

 “Fakti që sot pothuajse të gjitha shtëpitë e rrënuara janë adoptuar nga një kompani që ka filluar rindërtimin, falë edhe ndihmës së kryeministrit për të lehtësuar të gjitha procedurat, besoj se Viti i Ri do të na gjejë me shtëpi të reja, totalisht të rimëkëmbur nga tërmeti”.

Nisur nga situata pas tërmetit, Veliaj shtoi se është e domosdoshme të merren të gjitha masat për të qenë të përgatitur për çdo lloj emergjence që mund të sjellë natyra. Mesazhet kryebashkiaku i dha pas vlerësimit që Tirana mori nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga qytetet që ka bërë më shumë në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes mbjelljes së pemëve, shtimit të hapësirave të këmbësorët dhe vëmendjen ndaj fëmijëve. Ambicia e Erion Velisë për këtë sezon të ri është mbjellja e 150 mijë pemëve. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

IMG_9260-1280x853.jpg
ent ela15:15 | 01/10/2019

Partia Demokratike akuzon kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po shkelin ligjin për të grabitur tokën publike te Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se qeveria dhe bashkia mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit për ndërtimin e 6 kullave në tokën e Teatrit Kombëtar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni.

Data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Megjithëse edhe tërmeti i fundit rrëzoi tezën kryesore të Ramës dhe Veliajt se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga vjetërsia, Edi Rama po vazhdon në fshehtësi planin mafioz për Teatrin Kombëtar, në bashkëpunim me Erion Veliajn, kompaninë Fusha dhe arkitektin Bjarke Ingels.

Ligji Special për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjen e pronës publike për interesa korruptivë, për shkak të kufizimeve të qëllimshme:

·        Përjashton de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë. Ai vendos si kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit nga kompania pjesëmarrëse. Këtë kritër e plotëson Fusha, që paguan 900 euro hotel për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndonjë klient tjetër i Edi Ramës që po mbahet e fshehtë.

Projekti mafioz dhe kriminal  për ndërtimin e kullave ne tokën publike dhe të Teatrit Kombëtar

·        Shkel kushtetutën

·        Shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian

·        Nuk ndjek rregullat e Ligjit për Prokurimet për konkurencë të ndershme dhe barazi në tender

·        Shkel Autonominë Vendore dhe disa ligje të tjera.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projketin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.

Mbajtja e fshehtë e procedurës kriminale, korruptive dhe mafioze, nuk ka për të ndihmuar as Edi Ramën, as Erion Velinë, as bashkpunëtorët e tyre nga përballja me drejtësinë dhe me ligjin.

/abcnews.al

VELIAJ-EMERGJENCAT-CIVIL-1280x720.jpg
ent ela14:52 | 30/09/2019

Bashkia e Tiranës përfundon evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se procesi u arrit brenda pesë ditësh dhe me ndihmën e teknologjisë sëe informacionit.

1220 janë banesat e dëmtuara nga tërmeti që goditi vendin më 21 shtator në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar evidentimin e dëmeve. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj meritë për këtë i njeh dhe teknologjisë së informacionit.

 “Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”.

Kryebashkiaku Veliaj këtë e bëri të ditur në panairin “Tirana Tech Open” një organizim për të nxitur inovacionin dhe krijimtarinë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit. /ABC News Albania 24/7

Veliaj-gjate-mbledhjes-se-Shoqates-per-Autononime-Vendore-2-1280x720.jpg
ent ela18:15 | 27/09/2019

Bashkia e Tiranës ka marrë mbështetjen nga ajo e Londrës për përballimin e pasojave të tërmetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një telefonatë nga homologu i tij në Londër, Sadiq Kahn, i cili i shprehu mbështetjen maksimale për kapërcimin e këtij momenti.

 Duke folur në mbledhjen e parë të Shoqatës për Autonominë Vendore, pas konstituimit të bashkive të reja, Veliaj theksoi se në këto momente, krahas bizneseve dhe ambasadave, edhe një numër i konsiderueshëm bashkish nga vende të ndryshme kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar për përballimin e situatës që u krijua si pasojë e tërmetit të javës së shkuar.

 Ndërkaq, pas ndihmës së dhënë për Bashkinë e Durrësit për kapërcimin e situatës së tërmetit, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në Bashkinë Kamëz edhe një çerdhe të re. Në këtë mënyrë, plotësohet edhe një kërkesë e hershme e banorëve të Kamzës, të cilët për shumë e shumë vite ishin neglizhuar nga administrata e mëparshme. “Ne si bashki, përpara se të kërkojmë solidaritet me të huajt, duhet të ofrojmë solidaritet me njëri-tjetrin; kjo është arsyeja pse akorduam një fond 200 milion për qytetin e Durrësit në përballimin e situatës me tërmetet, ndërkohë që kemi vendosur gjithashtu, që në buxhetin e ri, të fusim edhe një fond për të ndërtuar një çerdhe të re në qytetin e Kamzës. Është një nga të vetmet bashki që kundërshtarët tanë e kanë pasur prej vitesh, por bashki pa çerdhe”, tha ai. 

 Veliaj përshëndeti vendimin e Bundestagut gjerman që i tha “Po” çeljes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Veliaj theksoi se ky hap është edhe një mundësi për njësitë vendore, ndërsa kërkoi prej bashkive që të rrisin kapacitetet për të përfituar përmes projekteve të ndryshme me BE-në. “Lajmi i djeshëm i Bundestagut, që votoi në favor të integrimit të Shqipërisë, është një lajm i jashtëzakonshëm. Për ne është një mundësi e paimagjinueshme. Bashkitë e BE-së, gjysmën e stafit e kanë vetëm që shkruajnë projekte për Bruksel. Në momentin që zyrtarizohet dhe na hapet një derë, do të na duhet që në çdo Bashki të kemi zyra vetëm që shkruajnë projekte”, deklaroi Veliaj. 

 Lidhur me strehimin, Veliaj theksoi e ka ardhur koha për decentralizimin dhe këtë kompetencë do e kenë bashkitë. Duke qenë 75-vjetori i Çlirimit, një nga porositë që u la në mbledhjen e Shoqatës për Autonominë Vendore ishte dhe përgatitja për ceremonitë festive dhe përkujtimore.

Gjatë kësaj mbledhje u bë pranimi i 14 bashkive të reja të cilat nga sot janë anëtare të Shoqatës së Autonomisë Vendore. Gjithashtu krerët e bashkive ranë dakord që të rakordojnë propozimet që do bëjnë sa i përket përgatitjes së projektbuxhetit të ri.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono