vehzgimi i abcnews

PROTESTA-STUDENTET-KORPUSI-1280x720.jpg
ent ela16:41 | 20/12/2018

Protesta e të enjtes para Parlamentit pakësoi ndjeshëm numrin e protestuesve studentë tek kryeministria. Por një pjesë e studentëve e refuzuan këtë protestë për shkak të ngjyrimit politik të saj. “ABC News” i gjeti këta studentë duke vijuar protestën tek Korpusi Universitar “Nënë Tereza”.

Mesdita e së enjtes e gjeti të paqtë bulevardin para godinës së kryeministrisë. Në hapësirën që për ditë me radhë u bë arenë e thirrjeve studentore shquhen më shumë policë sesa studentë. Por jo të gjithë janë pajtuar me protestën para parlamentit.

“Unë jam një prej studentëve që nuk doja t’i bashkangjitesha te parlamenti për shfaqjen e radhës mes opozitës dhe mazhorancës. Ne po qëndrojmë te kryeminsitria se duam të qëndrojmë mbi palët”.

“Ata atje nuk janë studenta, nëse u duket vetja nga 60 vjeç student ok”.

Kundër saj shfaqet edhe ky protestues jostudent, që mbështet kauzën e tyre.

“Partitë kanë synimet  e tyre, ne jemi të pavarur nga tre partitë kryesore, PS-PD-LSI”.

Në të njëjtën kohë, pamja tek Korpusi Universitar “Nënë Tereza” është ndryshe.

“Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë këtu që kauza jonë të përdoret nga partitë politike”.

“Partitë u futën në vendet ku studentët po protestonin dhe të gjithë u distancuan”.

Kjo është dita e 17 e protestës së studentëve. Me gjithë mendimet e ndryshme ata bashkohen në faktin se nuk negociojë në kërkesat e tyre dhe se në rast mosplotësimi protesta e tyre do të vijojë edhe në janar. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono