vdes

aksidenti-elbasan.jpg
nev ila12:44 | 31/08/2019

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një prej të aksidentuarve ditën e djeshme në Elbasan.

Turistja nga Izraeli nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga aksidenti i djeshëm, në Elbasan, kur motoçikleta me të cilën udhëtonte si pasagjere u përplas me një mjet “Toyota”, dhe më tej edhe me një mjet “Audi”.  M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”.

Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor“./abcnews.al

ambulanza-11.jpg
ent ela20:50 | 26/08/2019

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë të ndodhur në zonën e San Giuliano në Itali. Sipas mediave vendase, viktima është një 39-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e emergjencës. Por, për fat të keq për 39-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë. Shqiptari kishtë ndërruar jetë.

Paraprakisht bëhet e ditur se viktima ishte pjesë e një kompanie dhe po punonte në çatinë e një ndërtese, kur u rrëzua në rrethana të paqarta. Autoritetet nisën hetimet për të zbardhur shkaqet. /tvklan.al

MBULIM-PLAGOSET-I-RIU.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela10:10 | 23/08/2019

26 Vjeçari Indrit Çelaj, që u qëllua dje në kokë teksa punonte në një vilë për rregullimin e kondicionerëve, ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin e Traumës. Sipas hetimeve të deritanishme dy djemtë e shtëpisë janë autorë të vrasjes së tij. Por deri tani ata janë ende të lirë. Në pranga për moskallëzim krimi janë vënë pronari i vilës dhe disa persona të tjerë.

26 vjeçari Indrit Çelaj nga Mallakastra ishte duke rregulluar një kondicioner në një vilë tre katëshe në rrugën “Myslym Shyri”, kur u qëllua me një plumb në kokë mesditën e së enjtes . Por i riu nuk mundi t’u mbijetojë as 24 orë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e së premtes.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka zbardhur të plotë ngjarjen. Sipas saj, dy djemtë e pronarit të vilës Griseldo dhe Albano Kusi janë shpallur tashmë në kërkim pasi janë autorët e vrasjes së Indrit Çelajt.

Nga hetimet e deritanishme rezultoi se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, dy vëllezërit 31 dhe 28  vjeç, pas një konflikti të çastit me Indrit Çelajn, që punonte si teknik kondicionerësh, e qëlluan të riun me armë në kokë.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me 27 vjeçarin me inicalet L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

27 vjeçari banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës u ndalua nga Policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia gjithashtu ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë, mes tyre pronarin e vilës, Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe  Luan Çaka, të cilët akuzohen për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /ABC News Albania 24/7

640-0-5d528a118a0fa.jpg
ad min21:00 | 13/08/2019

Sot mediat italiane kanë humbur një prezantuese të njohur. Nadia Toffa është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë kundër kancerit, të cilën fakteqësisht nuk e ka fituar dot. Toffa drejtonte emisionin “La lene” që prej vitit 2016. Ka qenë pikërisht faqja zyrtare e programit që ka dhënë lajmin e trishtë që Toffa është ndarë nga jeta.

40-vjeçarja u diagnostifikua me kancer në vitin 2017 dhe madje shkroi edhe një libër për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Në libër shkroi se ajo u përpoq ta shihte kancerin si “një dhuratë, një mundësi”.

Gjithsesi, njerëzit do ta mbajnë mend si një grua që luftoi me dinjitet me këtë sëmundje dhe qëndroi e fortë deri në fund.

selenice-1280x722.jpg
ad min22:00 | 07/08/2019

Vrasja e 47-vjeçari Laver Tozaj mbrëmë në fshatin Resulaj të Vlorës dyshohet se mund te ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e drogës. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime që viktima, i cili kishte nderuar emrin në Nikola Ikonomi, mund te ketë qenë i përfshire në këtë aktivitet të paligjshëm.

Sipas të njëjtave burime, në vitin 2005 ai ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë për trafik droge dhe ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë. Edhe ndryshimi i emrit nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi mund të jetë bërë për shkak të kaluarës se tij kriminale.

Megjithatë, përveç prishjes se pazareve të drogës, hetuesit janë përqendruar edhe ne motive të tjera apo në përfshirjen e mundshme të 47-vjeçarit në vepra të tjera kriminale në vitet e fundit.

Policia ka shoqëruar mbrëmë 15 persona që i ka marrë në pyetje lidhur me vrasjen. 47-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë, i qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në fshatit Resulaj të Selenicës. Ai ndërroi jetë në spital ku u dërgua nga bashkëfshatarët./ABC News Albania 24/7

bin-laden-2313.jpg
ent ela22:14 | 31/07/2019

Hamza bin Laden djali i kreut të ndjerë të Al Qaeda, Osama bin Laden ka vdekur. Lajmi është raportuar për NBC në Uashington nga burimet e inteligjencës të mbledhura nga Shtetet e Bashkuara, por pa dhënë detaje të tjera. Në mars, Departamenti Amerikian i Shtetit kishte vendosur një milion dollarë për kapjen e tij, duke e konsideruar atë një udhëheqës në zhvillim të organizatës të udhëhequr dikur nga babai.

Hamza kishte kërcënuar Shtetet e Bashkuara me sulme terroriste për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij, i vrarë në 2011 në Pakistan nga një komando e organit special të Marinës Seals. Në vitin 2015 ai përhapi një mesazh që thirrte bashkimin e xhihadistëve në Siri dhe kërkonte të luftonte për “çlirimin e Palestinës”. Deklarata e fundit publike nga djali i Bin Ladenit – shkruan NBC – daton në vitin 2018, kur ai kërcënoi Arabinë Saudite dhe thirri në kryengritje banorët e gadishullit Arabik.

Kur babai i tij u transferua në Afganistan në 1996 dhe i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara, fëmija i atëhershëm u shfaq me të në një video të propagandës së Al Kaedës. Në bastisjen e Pakistanit në vitin 2011, në të cilën Marina Seals vrau Bin Laden, i akuzuar si organizator i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Hamza nuk u gjet në kompleksin Abbottabad. Së bashku me babanë e tij u vra i vëllai i tij Khalid.

Pas vdekjes së Bin Ladenit, tre gra dhe fëmijët e tyre u lejuan të kthehen në Arabinë Saudite, por asnjë lajm për Hamzan. U hamendësua se mund të ishte në Afganistan, por edhe në Pakistan, Siri apo Iran.

Një nga gjysmë vëllezërit e tij i tha “Guardian” vitin e kaluar se Hamza mund të ishte në Afganistan dhe se ai ishte martuar me vajzën e Mohamed Atta, kreu i rrëmbyesve në masakrën e Kullave Binjake. Riadi njoftoi se i kishte hequr shtetësinë e tij, pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së në mars vuri një milion dollarë për informacione që çuan në identifikimin ose vendndodhjen e tij. /abcnews.al

shperthen-transformatori-1280x720.jpg
nev ila17:36 | 25/07/2019

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer në autostradën Tiranë- Durrës, ku një punëtor humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa OSHEE theksoi se,  punëtorët  kanë tentuar të shkëpusin rrymën elektrike ne linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

Një punëtor humbi jetën nga shpërthim i fuqishëm i një transformator elektrik në një objekt në ndërtim.

Ndërkohë mbetën të plagosur edhe dy punonjës të tjerë të kompanisë së ndërtimit, të cilët u dërguan në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas mjekëve ka ndërruar jetë Gjergji Sula, dhe u plagosën  Fari dhe Sari Çollaku.

Ekspertët pohuan se, transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa për ngjarjen reagoi edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke shtuar se, “kompania private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë tentuar të shkëpusin rrymën elektrike ne linjën 110 KV të OST, çka ka shkaktuar masë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Pas këtij shpërthimi ka mbetur për rreth 1 orë pa energji bizneset përgjatë autostradës, konkretisht në zonë Kamzës, Vora dhe Mëzez. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë praktikën e ndjekur nga punëtorët firmës private për të ndërhyrë në linjën e tensionit të lartë./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

OK-ELBASAN-ATENTATI-MBULIM.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela08:10 | 01/07/2019

Një atentat iu është bërë dy vëllezërve Baho në Broshke të Elbasanit. Autorët u kanë zënë pritë në kohën kur dy të rinjtë rreth orës 3 të mëngjesit po ktheheshin me makinën e tyre në shtëpi. Për pasojë ka humbur jetën në vend Klevi Baho 22 vjeç, kurse vëllai i tij 30 vjeçari Sandër Baho ka marrë tre plumba në shpatull.  Sipas të dhënave autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre dhe të paktën 35 plumba kanë bërë shoshë makinën tip Audi. Policia ende nuk ka dhënë informacion më të plotë për këtë ngjarje, por dyshohet që ajo ka lidhje me hakmarrjen. Viktima Klevi Baho sapo kishte dalë nga burgu në Itali dhe ishte kthyer në vendlindje. /ABC news Albania 24/7

parashutisti.jpg
nev ila20:56 | 14/06/2019

 

Një 27 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrezuar nga parashuta në Dibër . Mësohet se i riu është hedhur rreth orës 16:00 nga fshati Zimur në një lartësi mbi 1800 metra.

Gëzim Elezi pasi ka bërë rreth 10 minuta fluturim dyshohet se ka hyrë në një zonë me turbulencë ere e cila i ka ngatërruar velën duke rënë në gjendje të lirë nga një lartësi e konsiderueshme.

Ngjarja është parë nga kolegu i tij i cili është nisur i dyti. Parashutisti edhe pse u dërgua menjëherë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. 27 vjeçari ka qene i licencuar në paragliding./ABC News Albania 24/7

 

 

 

shqiptarja-1.jpg
ad min19:45 | 21/05/2019

“Koha që më ka mbetur për të jetuar, do doja ta jetoj si një qytetare e denjë. Para se të vdes, dua nënshtetësinë italiane”, këto janë fjalët e një 44-vjeçareja shqiptare në Itali.

Adelina Sejdini, ish-viktimë e trafikimit prej  gati 20 vitesh jeton në krahinën e Brindisit dhe ende nuk është bërë nënshtetase italiane. Në një moment të vështirë të jetës së saj, ku po lufton me një sëmundje tomurale, i ka bërë apel shtetit fqinj për t’u pajisur me dokumente.

“Unë kam nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje, tani të më mbrojnë deri në fund”, tha shqiptarja. Javën e kaluar Adelina u operua në spitalin San Matteo në Pavia, dhe  ajo ende është në spital.

Pas miratimit të dekretit të sigurisë së jetës së saj, në proceduara administrative ishte lëshuar vetëm një lëje qëndrimi për raste të veçanta, e cila i skadon në Tetor.

“Këtu mjekët dhe infermierët kujdesen për mua, por kam frikë se mund të më dëbojnë për shkak se më skadon leja e qëndrimit”, tha më tej ajo.

Për këtë ajo kërkon që  t’i jepet nënshtetësia: “Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.

Adelina 19 vjet më parë, pasi ishte rrëmbyer, përdhunuar dhe shitur, mbërriti në Itali dhe u shfrytëzua për vite të tëra si viktimë e prostitucionit, derisa u rebelua dhe bashkëpunoi me policinë ku çoi në arrestimin e dhjetëra njerëzve.

Ajo i është drejtuar me një letër edhe Presidentit të Republikës, i cili i është përgjigjur po me një letër se do të shikojë me kujdes situatën e saj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono