vdekje

pp1.jpg
G. P.09:42 | 20/09/2018

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës.  Një 47-vjeçar u gjet i pajetë në rrugën poshtë një pallati në këtë lagje në orën 5:37.

Policia deklaron se nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, në kati i 7 të pallatit në kushte depresive.

Kjo pasi 47-vjeçari me iniciale L.M., kurohej nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

INDI-FOTOGRAFIA-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x615.jpg
ent ela22:11 | 18/09/2018

Fotoja e një të mituri që vajton pranë trupit të pajetë të të atit, ka ngritur në këmbë një vend të tërë. E postuar në Twitter, fotoja është ndarë mijëra herë nga përdoruesit e rrjetit social në Indi, të cilët kanë mbledhur edhe një shumë parash, për t’i ardhur në ndihmë familjes së të ndjerit.

Fotografia e një djali që vajton pranë trupit të pajetë të të atit ka prekur zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale në Indi, të cilët brenda ditës kanë mbledhur rreth 44 mijë dollarë për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij. Fotografia u postua në Twitter nga një gazetar dhe në pak orë u shpërnda më shumë se 7 mijë herë. Viktima është një 27-vjeçar që punonte për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza në kryeqytetin Nju Delhi. Shiv Sani, reporteri që postoi i pari foton, ka deklaruar për BBC se është tronditur kur ka parë vogëlushin 11-vjeçar pranë trupit të të atit, që humbi jetën në një incident. “Doja të ndërgjegjësoja njerëzit për kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët e kanaleve të ujërave të zeza dhe për jetën e vështirë të familjeve të tyre”, ka deklaruar Sani.

Ai ka shtuar se gjatë punës si gazetar i kronikës së zezë ka parë shumë tragjedi, por kjo ishte diçka me të vërtetë e veçantë. Fotografia është realizuar pak para se viktima të kremtohej, një shërbim që familja e tij nuk mund ta përballonte dhe për të cilin u ndihmua nga fqinjët. Një javë më parë, 27-vjeçari i identifikuar vetëm me emrin Anil kishte humbur djalin 4-muajsh për shkak të një pneumonie, pasi nuk kishte paratë për të blerë mjekimet. Rreth 100 punonjës që kujdesen për mirëmbajtjen e kanaleve të ujërave të zeza humbin jetën çdo vit në Indi. Disa herë sindikatat kanë ngritur zërin për shkak se u mungojnë pajisjet e duhura të sigurisë./abcnews.al

KRONIKE-FOSHNJA-DURRES-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
G. P.22:10 | 12/09/2018

Një foshnje e porsalindur ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Prindërit e foshnjes akuzojnë mjekët për neglizhencë. Për ngjarjen ka reaguar edhe spitali i Durrësit i cili mohon akuzat. Sipas mjekëve të maternitetit, fëmija paraqiti probleme që në lindje, ndaj nuk mundi të mbijetojë.

Një foshnje vetëm katër ditësh ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Pasi humbën beben, prindërit bënë kallëzim në polici. Ata pretendojnë se i vogli i tyre ka ndërruar jetë si pasojë e moskujdesit nga bluzat e bardha të maternitetit. Menjëherë ka reaguar drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit. Sipas tyre, pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes, por  foshnja që në lindje paraqiti probleme.

Dhurata Beshello, mjeke: “Foshnja filloi të kishte kontraktura që vijnë si pasojë e vuajtjes së trurit nga mosoksigjenimi i mirë, sepse oksigjeni vërtet thithet me anë të mushkërisë, por kryesore është mbrojtja e trurit.”

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, që mund të vlerësohet nga autopsia.

“Gjatë ekzaminimit të menjëhershëm është konstatuar që fëmija kishte edhe fraktura, thyerje të kockave. Unë i konstatova në moment.”

Ende mbeten të papërcaktuara shkaqet e vdekjes së foshnjes deri sa të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore./abcnews.al

fitore-e-vlores.jpg
G. P.14:12 | 12/09/2018

Policia e Vlorës po heton edhe në pista të tjera rreth vetëvrasjes me armë të minorenit në fshatin Fitore. Nga familjarët është mësuar se sherri mes tij dhe babait kishte ndodhur kohë më parë dhe nuk arrijnë ta besojnë se ai ishte shkaku i ngjarjes.

Babai i 13-vjeçarit, i cili u vetëvra me pistoletë është i shokuar. Policia e Vlorës shkoi në shtëpinë e tij për ta marrë në pyetje rreth ngjarjes, por gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Për këtë arsye, hetuesit nuk kanë arritur të sigurojnë dëshminë lidhur me konfliktin që çoi dalin e tij, Mertjan Aliaj, të qëllonte veten me pistoletë në kokë.

Në të njëjtën kohë, policia ka shmangur shoqërimin në polici deri në kalimin e ditëve të zisë.

Nga burime të hetimit mësohet se babai i 13-vjecarit dispononte armën me leje, por që sipas familjarëve ai e mbante të fshehur dhe nuk dihet se si minoreni kishte arritur ta zbulonte.

Në të njëjtën kohë thuhet se sherri mes prindërit dhe djalit për lëvizjen e makinës pa leje kishte ndodhur një ditë më parë se të vetëvritej. Momentin kur prindi i ka kërkuar llogari, ai nuk ka reaguar keq dhe familjarët janë të tronditur përse fëmija e tyre mori këtë vendim.

Megjithatë grupi hetimor po heton edhe për ndonjë problem tjetër të viktimës përveç atij me prindërit. Ngjarja ndodhi në fshatin Fitore të Vlorës në shtëpinë që familja Aliaj kishte ngritur pranë stanit.   /abcnews.al

EGJIPT-DENIMET-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.22:45 | 09/09/2018

75 dënime me vdekje dhe 47 burgime të përjetshme për pjesëtarët e Vëllazërisë muslimane në Egjipt. Ata u shpallën fajtorë për vrasje në protestat e vitit 2013. Organizata në fjalë konsiderohet e paligjshme.

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 75 pjesëtarë të vëllazërisë muslimane, mes të cilëve dhe liderë të rëndësishëm, për përfshirjen e tyre në një protestë në vitin 2013. Përveç këtyre janë dhënë dhe 47 dënime me burgim të përjetshëm. Një nga këta për kreun e vëllazërisë muslimane, Mohamed Badi, i cili ka dhe disa dënime të tjera me burgim të përjetshëm. Të pandehurit në process, i disati kundër organizatës që tashmë konsiderohet e paligjshme, ishin 739.

Akuzat ishin për vrasje dhe dëmtim të pronës private. Mahmud Abu Zaid, një reporter, u dënua me pesë vjet burg. Protesta në fjalë ishte organizuar në mbështetje të Mohammed Morsi, presidentit të parë të zgjedhur nga populli në vitin 2013, dhe u hoq nga posti një vit më pas nga ushtarët e drejtuar nga presidenti aktual Abdel-Fattah el-Sissi. Gjatë protestës dhe shtypjes së saj me dhunë mbetën të varrë të paktën 600 persona./abcnews.al

VRASJA-NE-SHKODER-MBULIM-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
G. P.20:05 | 01/09/2018

Një 30 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Dobraç të Shkodrës. Ai po ushtronte sportin e hipizmit së bashku me dy kushërinjtë kur është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Policia është vënë në kërkim të autorit.

Ishte me dy kushërinjtë në zonën e Livadhes në Shkodër kur 30 vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë nga persona ende të paidentifikuar.

Arian Ferracaku gjeti vdekjen ditën që kishte dalë për hipizim, një pasion i tij.

Rreth orës 13:50 policia lokale mori njoftim për një person të vrarë në fshatin Dobraç.   Krimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Bregu i Ranës” pranë liqenit të Shkodrës.

600 metra larg viktimës është gjetur një mjet i djegur. Sipas policisë mjeti i shkrumbuar dhe viktima nuk kanë lidhje me njëra –tjetrën.

Nga hetimet e deritanishme, viktima nuk rezulton të ketë qenë person problematik, apo me precedentë penalë.

Mësohet se 30 vjeçari Ferracaku, baba i dy fëmijëve dhe familjarët e tij janë pronarët e disa bizneseve në Velipojë dhe në Shkodër.

Policia ka nisur krehjen e zonës për të rënë në gjurmet e autorit. Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale.

Dy kushërinjtë që po bënin xhiro me kalë së bashku me viktimën u shoqëruan në komisariat për t’u marre në pyetje. Burime nga hetimi thanë se autori ka qenë  i pamaskuar, dhe po i priste në Livadhe viktimën dhe dy personat e tjerë. Autori ka qëlluar me breshëri automatiku, por dy kushërinjtë që ndodheshin me 30 vjeçarin Ferracaku kanë mundur të largohen duke i shpëtuar plumbave. Sipas burimeve,  ata të dy mund ta njohin autorin e krimit. /abcnews.al

 

aksident-me-motorr-640x374.jpg
ent ela21:40 | 31/08/2018

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në Kavajë. Shtetasi A. M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorr, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale./abcnews.al

leah-cambridge.jpg
G. P.17:51 | 29/08/2018

Një grua britanike ka ndërruar jetë pas një ndëryrje kozmetike që ka kryer në një klinikë në Turqi. Leah Cambridge 29 vjeçe, thuhet ti jetë nështruar ndërhyrjes braziliane të riformimit të të pasmeve, i cili vendos në këtë zonë të trupit dhjamë të marrë nga pjesa e stomakut.

E reja ishte estetiste dhe ndërmori këtë ndërhyrje në Turqi pas sugjerimeve të shumta dhe një çmimi prej 3300 Eurosh. Shkaku ekzakt i vdekjes akoma është i panjohur, por thuhet se ajo kishte kaluar nëpër komplikacione të ndryshme pas operacionit. Bashkëshorti i saj tha se ata akoma po presin përgjigje për ç’ka ndodhi. Ai u shpreh se tashmë ishte zemërthyer dhe se u kërkonte të tjerëve që të ndërgjegjësosheshin për kryerjen e një procedure të tillë.

Popullariteti i jashtëzakonshëm që kjo kategori e ndërhyrjeve estetike ka marrë, është frymëzuar më së shumti nga femrat e famshme si Kim Kardashian, Kylie Jener dhe Nicki Minaj, të cilat kanë marrë përsipër procedura ekstreme për të arritur figurën e tyre perfekte. Ndërhyrja braziliane e të pasmeve, thuhet se arrin rezultate të dallueshme dhe shërimi është i shpejtë. Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të shkaktohen pas operacionit. Një kirurg plastik nga brazili, i njohur si Dr Bumbum, u dënua me vrasje më herët këtë muaj për shkak se një nga pacientët e tij ndërroi jetë në sallë gjatë një procedure të ngjashme./abcnews.al

vlore2.jpg
G. P.11:23 | 29/08/2018

Një pushues vdiq në plazh në rrethana të paqarta. Sipas policisë, ngjarja ndodhi këtë paradite në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

63-vjeçari banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

/abcnews.al

policiaaaa.jpg
G. P.09:58 | 28/08/2018

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P, 63 vjeçe, jetonte e vetme në banesë.

Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë.

Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono