vdekja

FAMILJA-ADMIR-BOKRINA-1280x652.jpg
G. P.15:15 | 15/08/2018

Admir Bokrina bashkë me Marius Djerrin humbën jetën në aksidentin tragjik në Genova të Italisë. Ndërkohë, në familjen e tij në Oblikë të Shkodrës kushërinjtë kanë hapur dyert e mortit. Kurse prindërit e djalit që ndodheshin në Shqipëri me pushime, janë kthyer menjëhere në Itali.

Në fshatin Oblikë të Shkodrës, janë hapur dyert e mortit për njërin prej viktimave të aksidentit tragjik në Genova të Italisë. Admir Bokrina 32 vjeç humbi jetën kur po shkonte për pune së bashku me bashkëatdhetarin e tij Marius Djerri. Në familjen e Admir Bokrinës ndodhen vetëm të afërm pasi nëna dhe babi që kishin ardhur për pushime u kthyen menjëherë në Itali pas lajmit të kobshëm. Ata do të tërheqin trupin e pajetë të të riut fatkeq. Xhaxhai dhe kushëriri i 32 vjeçarit tregojnë se si e kanë marrë lajmin e hidhur.

Fatmir Bokrina, xhaxhai i viktimës:“E kemi marrë vesh rreth orës 1 të darkës. Tragjedia dihej se ka ndodh, por mbaheshim me shpresa se ishalla nuk ka ndodhur aty. Duke i rënë telefonit nuk mu përgjigj dhe morëm vesh se ka ndodhur duke shkuar në punë.”

Shkëlzen Lani, kushëri:“Dyshimet e para kanë qenë direkt nga mesdita kur është ndarë me të shoqen, ajo është një urë që ishte folur me kohë që do të bëhej rikonstruktimi dhe dyshimet na kanë ardhur, por gjithmonë mbanim shpresën se mund të jetë diçka ndryshe, por për fat të keq…”

I ndjeri Admir Bukrina kishte që 12 vjeç që jetonte në Itali pasi i ati kishte emigruar e më pas kishte patur mundësi të bënte bashkim familjar.
Ai punonte në një fabrikë ndërsa personi i fundit që kishte takuar ishte bashkëshortja e tij, me të cilën ishte përshëndetur para se të nisej për punë. 20 minuta më vonë, atë mesditë u mor vesh që ura ishte shembur.

Pasi kanë telefonuar të dy të rinjtë që ndodheshin në automjet së bashku, asnjëri nuk është përgjigjur e më pas ka nisur paniku tek të familjarët. Kanë kaluar orë të tëra duke kërkuar dëshpërimisht informacion. Vetëm pak pas mesnate mësuan se mes viktimave është dhe Admir Bokrina./abcnews.al

aviciii.jpg
ent ela23:07 | 02/05/2018

Dj Avicii nuk ka vdekur nga problemet e shkaktuara nga alkooli, por ka vrarë veten. Lajmi bëhet i ditur nga Websiti TMZ, sipas burimeve të së cilit, ylli i muzikës elektronike ka prerë damarët me një pjesë qelqi të një shisheje vere të thyer, duke shkaktuar një hemoragji vdekjeprurëse.

Një deklaratë e familjes disa ditë më parë kishte lënë të kuptohet vetëvrasjen e dj-it. Nuk mund të vazhdonte më, kërkonte të gjente paqe, shkruante familja e Tim Bergling.

Avicii prej vitesh luftonte me problemet e alkoolit, dhe sipas TMZ, miqtë e tij kishin frikë se pikërisht kjo varësi do t’i merrte jetën.

28-vjeçari u gjet i vdekur më 20 Prill në Oman.

Tv Klan

liri-belishova.jpg
ent ela10:31 | 24/04/2018

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare Liri Belishova, pjesëmarrëse në Luftën Nacional Clirimtare, që u burgos më pas nga Enver Hoxha, si një nga kundërshtaret e tij më të rrepta.

E lindur në një familje të pasur në Belishovë të Mallakastrës, ajo ndoqi studimet në Institutin “Nana Mbretneshë”, e më pas u lidh me luftën nacional clirimtare. Pas clirimit, ajo drejtoi organizatën e rinisë popullore, por karriera iu ndërpre në vitin 1946, për shkak të vetëvrasjes së dyshuar të bashkëshorit të saj Naku Spiro, një zyrtar i lartë partiak. Pas vdekjes së bashkëshortit, Belishova u shkarkua nga detyra dhe u dërgua si mësuese në Berat, e u rehabilitua dy vite më vonë, pas prishjes së Shqipërisë me jugosllavët. Por pas vitit 1960, e identifikuar si kundërshtare e regjimit, ajo u internua bashkë me familjen për katër dekada. Në ato vite ajo humbi edhe vajzën 23 vjeçare Drita Çomo nga një tumor.

Pas viteve 90, znj.Belishova ishte publikisht aktive në trajtimin e të shkuarës diktatoriale të vendit, ndërsa spikati si e para figurë, që edhe pse vuajti familjarisht pasojat e regjimit, ka kërkuar ndjesë viktimave dhe popullit shqiptar për dëmet që u bëri diktatura e Hoxhës.

Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Meta vlerësoi figurën e Liri Belishovës, një prej idealisteve të kohës që u bë viktime e një persekutimi ç’njerëzor të pabesueshëm e që përjetoi tragjedi personale e familjare.

“Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës antifashiste për çlirimin e vendit. Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshëm duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare”- shkruan Meta. /abcnews.al

urgjenca-pediatrise.jpg
G. P.18:01 | 28/03/2018

Ftohja e rëndë, e kombinuar me asmë, dyshohet t’i ketë marrë jetën 13-vjeçares nga Puka. Megjithatë, mjekët po presin përgjigjen e analizave. Ndërkohë, bluzat e bardha thonë se në gjendje të rëndë ndodhet edhe motra e saj 11 vjeçe.

Një ditë pasi një vajze 13-vjeçare nga fshati Berishë i Epërm në Pukë ndërroi jetë, mjekët thonë se në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe motra e saj.

11-vjeçarja u transportua pasditen e të martës me helikopter drejt Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë bashkë me dy vëllezërit 16 dhe 17 vjeç.

Ajo po mbahet në reanimacion, ku mjekët thonë se është me pneumoni të rëndë.

Ermira Kola: “Vajza vazhdon në gjendje të rëndë. Është me pneumoni masive të djathtë. Konform kësaj gjedje të rëndë i gjithë ekipi është aktivizuar që të suportojë në dinamikë në varësi të gjendjes. Simptomat janë kryesisht të lidhura me temperaturën, më një vështirësi të shprehur të frymëmarrjes dhe me disa elementë të lëkurës. Pneumonia e shoqëruar me detresë të rëndë respirator është një nga shkaqet kryesore që shpesh shoqërohet edhe me vdekje”.

Dy vëllezërit 16 dhe 17 vjeç të shtruar në spitalin infektiv, sipas mjekëve, nuk paraqesin probleme.

Mjekët përjashtojnë prekjen nga fruthi dhe ndërkohë presin përgjigjen e analizave që po kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares.

Specialistët dyshojnë për një ftohje të rëndë të kombinuar me azmë megjithatë analizat do të qartësojnë situatën./abcnews.al

britania-2-1280x651.jpg
G. P.19:28 | 16/03/2018

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur hetimet mbi vdekjen e një biznesmeni rus, kritik i presidentit Putin. Rasti në fjalë pritet të thellojë më tej tensionet mes Londrës dhe Moskës, të acaruara pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Policia britanike ka nisur hetimet mbi vdekjen e biznesmenit rus Nikolai Glushkov, në jug-perëndim të Londrës. Glushkov u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Nju Melden më 12 Mars. Autopsia e kryer mbi trupin e tij ka treguar se vdekja është shkaktuar nga ushtrimi i presionit në qafë.

Sidoqoftë, për momentin hetuesit deklarojnë se nuk ka prova që të sugjerojnë një lidhje të vdekjes së Glushkov me atë të ish-agjentit sekret rus, Sergei Skripal në Salisburi. Hetuesit po shqyrtojnë një sërë pistash dhe kanë apeluar për informacione që mund t’i ndihmojë në procesin hetimor. Glushkov ishte nëndrejtor i kompanisë ajrore ruse “Aeroflot”.

Në vitin 1999, ai u burgos për pastrim parash dhe mashtrim. Pasi përfitoi një pezullim të dënimit në vitin 2006 ai u arratis në Mbretërinë e Bashkuar ku kërkoi azil politik dhe u kthye në një kritik të presidentit rus, Vladimir Putin. Glushkov ishte gjithashtu një mik i ngushtë i biznesmenit rus Boris Berezovski, i cili u transferua në Britani në vitin 1999, pasi prishi marrëdhëniet me Putin./abcnews.al

robert-fico-1280x665.jpg
G. P.22:27 | 14/03/2018

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico se do të japë dorëheqjen nga posti i tij. Njoftimi zyrtar i kreut të ekzekutivit është parashikuar për të enjten. Vendimi vjen tre javë pas vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak, që krijoi një krizë të thellë politike.

Të martën partitë opozitare sllovake depozituan një mocion mosmbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Fico. Ky i fundit e ka bërë të ditur vendimin e tij gjatë një takimi me presidentin Andrej Kiska, të cilin e ka sqaruar se do të lërë postin dhe do të krijohet një qeveri e re, por pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Fico e ka kushtëzuar dorëheqjen e tij me respektimin e mazhorancës aktuale qeverisëse nga kreu i shtetit. Sipas kryeministrit, e drejta për të emëruar një kryeministër të ri i përket partisë së tij, Smer, që doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 2016-s./abcnews.al

astori-1.jpg
G. P.18:01 | 05/03/2018

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Kemi hapur dosjen hetimore me hipotezën e një vrasjeje të qëllimshme, ende e panjohur për ne dhe jemi në pritje të rezultatit që do të na japë autopsia”, ka thënë kreu i Prokurorisë së Udines, Antonio de Nicolo.

Davide Astori u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit në Udine, ku skuadra e tij ishte vendosur para ndeshjes me skuadrën vendase.

Fill pas vdekjes u tha se ajo u shkaktuar nga një atak kardiak./abcnews.al

vlcsnap-error191-1280x720.jpg
G. P.22:07 | 16/01/2018

Në të gjithë Serbinë po zhvillohen homazhe për të nderuar politikanin Oliver Ivanoviç, që u vra në Mitrovicë.

Kufoma e Oliver Ivanoviç, pritet të niset për në Beograd. Nga Mitrovica homazhe janë bërë për vrasjen e tij.

Qirinj dhe keqardhje për Ivanoviç ka patur në disa qytete në Serbi. Një thirrje në rrjetet sociale ka nxjerrë në qytete të ndryshme të Serbisë qytetarët për të shprehur ngushëllime dhe kundër dhunës në politike nën moton “Ne jemi më shumë”.

Kësaj thirrjeje i ka prirë opozita demokratike dhe në kisha nuk kanë qenë qeveritarët.
Kryetari i demokratëve dhe ish-ministri, Dragan Shutanovac, thotë se ky është një atentat politik.

Dragan Shutanovac, Partia Demokratike: “Kjo është një vëretje për ne që e shkuara nuk ka kaluar. Të shtënat ndaj Ivanoviç janë të shtëna kundër paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës. Edhe pse Oliver ka patur momente të vështira, besoj se ka qenë njeri i ndershëm që mbi të gjitha ka luftuar si qytetarë që edhe Mitrovica dhe e tërë Kosova e Serbia të zhvillohen në mënyrë të civilizuar”.

Shutonovac thotë se autoritet duhet ta thonë autorin ose do jenë fajtor për rrezikun në Ballkan. Kjo vrasje duhet të jetë e fundit.

Dragan Shutanovac, Partia Demokratike: “Edhe Beogradi e Prishtina duhet të gjejnë mënyrë që ta zgjidhin këtë situatë dhe të bëjnë të pamundurën për të ndërtuar në Kosovë një shoqëri demokratike dhe të sigurt për të gjithë dhe me të drejta të njeriut për secilin. Në këtë moment edhe fakti që Olliver Ivanoviç është serb është jorelevante pasi ne të gjithë na mungon siguria”.

Ende nuk dihet se kush do ta organizoj varrimin e Ivanoviç. Por, pritet të prehet në varrezat e vecanta të atyre që iu shërbyen kombit serb.

Idro Seferi, gazetar i Abc News: “Homazheve për Oliver Ivanoviç i janë bashkuar edhe qindra qytetarë në kryeqytetin serb, në tempullin e Shën Savës, për të shprehur indinjatën e tyre për dhunën në skenën politike”./abcnews.al

vlcsnap-error545-1280x720.jpg
ent ela13:10 | 16/01/2018

Në spitalin e Durrësit akoma nuk është gjetur shkaku që solli vdekjen e 7 vjeçares, e cila u shtrua nga familjarët me gjendje virale të rëndë.

Mjekë specialistë të pediatrisë së Durrësit ende nuk kanë dalë në një konkluzion mbi sëmundjen që çoi drejt vdekjes 7-vjeçaren, banore e qytetit bregdetar. Analizimi i kartelës së vajzës nga ana e tyre mbi komplikacionet e paraqitura para dhe pas shtrimit, sipas mjekëve, flet për një gjendje virale të rëndë që i kishte prekur rrugët aspiratore dhe zemrën, por pa mundur të përcaktojnë saktë virusin që mbarti. Analizat e mbajtura nga mjekët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, përgjigjia e të cilave del pas disa ditësh. Por, mungesa e kryerjes së autopsisë, nëpërmjet të cilësisë do të përcaktohej ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur me vajzën, sipas mjekëve vështirëson marjen e një pergjigje të saktë. 7- vjeçarja ndërroi jetë të dielën e kaluar, teksa ndodhej e shtruar në pediatrinë e Durrësit. Ajo u dërgua nga prindërit në gjendje të fikëti me temperature të ulët 35. 2. Pavarësisht, përpjekjes se mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë pak orë më vonë./abcnews.al

 

vlcsnap-error294-1-1280x719.jpg
us er14:53 | 23/12/2017

Nëna e Florenc Beqirit, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një burg të Francës, kërkon trupin e të birit. Ajo thotë se djalin ia vranë dhe për këtë duhet të gjenden përgjegjësit.

Në familjen Beqiri në Shkodër janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre Florenci humbi jetën pas një qendrimi të dyshimtë në burgun e Marsejës. Nëna foli me të birin për herë të fundit më 8 Dhjetor. Kurse katër ditë më parë një polic francez u ka komunikuar atyre lajmin e vdekjes.

Të premten me miratimin e babait, Florenc Beqirit, i cili mbahej në jetë përmes aparaturave iu hoq oksigjeni që e mbante në jetë klinikë. Familja kërkon trupin e tij.

23 vjeçari Florenc Beqiri u arrestua nga policia franceze 3 javë më parë pasi nuk kishte dokumentat e qëndrimit në këtë shtet. Sipas familjarëve ai ishte larguar nga Shkodra para dy viteve. Në Francë edhe ka punuar here pas here. Por për tri javë ai u mbajt në një burg të Marsejës dhe katër ditë më parë policia e dorëzoi në spital si të vdekur. Për këtë ngjarje pati reagime edhe nga institucionet e posaçme diplomatike të Tiranës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono