vdekja

korce.jpg
ger ta11:52 | 04/01/2020

Policia e Korçës vuri në pranga dy persona të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e 35-vjeçarit Elvis Josifi, teksa ishte duke punuar në një ndërtesë, ditën e djeshme.

Ndërkohë, avokati i dy të ndaluarve Esmerald Xhafa ka thënë për abcnews.al se arrestimi është i paligjshëm.

“Ndalimi i paligjshëm pasi nuk janë personat përgjegjës për të kontrolluar makineritë. Aurel Vemuni manovratori nuk ka në kopetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonieres, ndërsa tekniku Flamur Palla nuk ka përgjegjesi per kontrollin e pompës së (preses )së betonit. Prokuroria është treguar e nxituar dhe nuk ka patur asnjë provë për të ndaluar dy shtetasit pasi relativisht duhet të pritet një akt ekspertimi për të përcaktuar përgjegjesinë e kësaj ngjarje të rende”, është shprehur ai.

35-vjeçari Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë. I plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

ali-gripshi-640x561-1.jpg
ger ta11:18 | 04/01/2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputett të PD, Ali Gripshi.

Basha vlerëson kontrubutin në tre dekada të Gripshit për Partinë Demokratike. “Një luftëtar i paepur për drejtësi shoqërore, Ali Gripshi ishte shembulli i qytetarit të angazhuar që për dekada me radhë u shndërrua në frymëzim për dije e respektimin e të drejtave të njeriut. Breza të tërë të qytetarisë së Peqinit u rritën me pedagogjinë e Ali Gripshit”, shprehet Basha mes të tjerash.

Mesazhi i plotë:

Mbrëmë u nda nga jeta Ali Gripshi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një prej aktivistëve kryesorë të degës së Partisë Demokratike të Peqinit.
Një luftëtar i paepur për drejtësi shoqërore, Ali Gripshi ishte shembulli i qytetarit të angazhuar që për dekada me radhë u shndërrua në frymëzim për dije e respektimin e të drejtave të njeriut. Breza të tërë të qytetarisë së Peqinit u rritën me pedagogjinë e Ali Gripshit, me iluminizmin dhe atdhedashurinë që ai përçonte edhe në kohën e diktaturës, kur varfëria synonte tjetërsimin e njeriut dhe shndërrimin e tij në një skllav të regjimit.

Pas rrëzimit të diktaturës Ali Gripshi u rreshtua në vendin që meritonte dhe që i takonte. Me themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë, ai ishte i pari në Peqin që mori teserën e PD, ishte drejtues i grupit nismëtar që krijoi degën e PD në Peqin dhe u zgjodh kryetari i parë i saj në Janar të 1991, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të parë Kombëtar të PDSH.

Me kontributin e Gripshit, forcat demokratike regjistruan një fitore të thellë në Peqin, duke e rreshtuar atë plot meritë ndër bastionet e PD-së. Si një kurorëzim normal i këtij angazhimi shoqëror, erdhi edhe zgjedhja e Ali Gripshit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 1996.

Qytetarët e Peqinit kujtojnë përpjekjet e gjithanshme të Ali Gripshit për zhvillimin e zonës, jo vetëm në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore, por kryesisht në funksionet e një prijësi, e një kryeplaku të vërtetë, i cili diti të kontribuonte që në qytet të mos rikthehej padrejtësia, e çfarëdo forme qoftë ajo.

Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur për thuajse 3 dekada në radhët e saj Ali Gripshin dhe ka gëzuar kontributin e pashoq të mësues Gripshit, Nderit të qytetit të Peqinit.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me 3 vajzat e Aliut dhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e Aliut. Me humbjen e tij të parakohshme, ato humbën babanë e tyre të shtrenjtë, familja njeriun e saj më të dashur dhe PD aktivistin e pashoq.

Përpjekja për një shoqëri më të drejtë, për një Peqin të arsimuar e një Shqipëri të zhvilluar është një detyrim për Partinë Demokratike, por edhe një homazh për kontributin 30 vjeçar të Ali Gripshit në radhët e saj.

U prehtë në paqen e përjetshme.
I paharrueshëm qoftë kujtimi i tij!

vellai.jpg
ger ta14:17 | 03/01/2020

Një 35-vjeçar humbi jetën sot në Korçë teksa punonte në një ndërtesë. Ervis Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe e zuri poshtë në momentin që ishte duke punuar në kantier.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në hyrje të Pazarit. Ndërkohë, në një video të siguruar nga abcnews.al shihet momenti kur vëllai i viktimës mëson lajmin tragjik.

“O nënë çfarë na bënë”, dëgjohet të thotë ai me ngashërim, ndërsa personat e tjerë aty pranë mundohen ta qetësojnë.

Lidhur me ngjarjen u prononcua edhe një dëshmitar, i cili theksoi se ishte e pamundur të shpëtonte 35-vjeçari, pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë.

“U keput vinci dhe e zuri. Ka qene e pamundur të shpetojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bemë të pamundur për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rende pasi kanë qenë të gjithe punëtoret në katin e katër të godinës. Ata kane qene te pajisur me mjetet e sigurise (kokoret e kantierit)”, shprehet ai./abcnews.al

rreli.jpg
Vladimir Prenga10:12 | 31/12/2019

Shyqyri Rreli, ish-lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, është ndarë ditën e sotme nga jeta. I nderuar me çmimet “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”, ish-futbollisti i Dinamos, Tiranës dhe Erzenit, do të përcillet sot në banesën e fundit.

Homazhet do të zhvillohen sot prej orës 12:00, në orën 14:00, në ambientet e “Air Albania Stadium”. Lajmi i largimit të Rrelit nga jeta ka pikëlluar gjithë botën e futbollit dhe shumëkush ka shprehur respektin për të përmes postimeve në rrjetet sociale.

Disa fjalë për Rrelin i ka edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arman Duka, i cili shkruan: “Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit! Në këtë mëngjes të fundit të vitit 2019, po ndaj me ju lajmin e trishtë se ish-trajneri i Kombëtares, Shkëndijës dhe Tiranës, Profesor Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta.

Profesor Rreli do të ngelet përherë në memorien time si një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar. Një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë, që me urtësinë, qetësinë dhe komunikimin e shkëlqyer fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportdashësve shqiptar. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të progresit të futbollit shqiptar, duke qëndruar gjithmonë larg sherreve dhe debateve të kota.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara. Prehu në paqe Profesor!”. /abcnews.al

View this post on Instagram

Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, në këtë mëngjes të fundit të vitit 2019, po ndaj me ju lajmin e trishtë se ish-trajneri i Kombëtares, Shkëndijës dhe Tiranës, Profesor Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta. Profesor Rreli do të ngelet përherë në memorien time si një nga trajnerët më të sukseshëm shqiptar. Një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë që me urtësinë, qetësinë dhe komunikimin e shkëlqyer fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportadëshve shqiptar. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të progresit të futbollit shqiptar, duke qëndruar gjithmonë larg sherreve dhe debateve të kota. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara. Prehu në paqe Profesor!

A post shared by Armand Duka (@armand_duka) on

qeni-kosovar.jpg
nev ila11:54 | 03/12/2019

Ishte shqetësuese të mësonim se gjatë tragjedisë së fundit, forcat shqiptare të sigurisë nuk kishin asnjë qen kërkimi në operacionet e shpëtimit. Kemi një institut për qentë, por që paska dalë jashtë loje, sepse mendohet vetëm për “diversantët”. Kështu e ka nisur reagimin e tij ish-Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi.

Në fakt tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah gjithë problematikën e institucioneve shqiptare sidomos të emergjencave civile.

Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla.

Madje, edhe pse gjatë ditëve të operacionit të kërkim-shpëtimit, nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.

Më tej Dervishi shkruan:

“Në harkun e 7 vjetëve e gjysmë, ngaqë depoja e Arkivit të Ministrisë së Brendshme ndodhet në këtë mjedis, së paku 1-2 herë në javë kam qenë në shkollën e qenve në periferi të Tiranës. Kam parë ecurinë e punës së njerëzve të përkushtuar, pasionin e të cilëve e fshiu fare politika e injorantëve me tekat e saj. Në vitin 2007 shkolla kaloi në varësi të Akademisë së Policisë. U krijuan praktika të reja pune. Jo vetëm që institutet që kishin nevojë “furnizoheshin” me “lëndën” e shkollës, por edhe pjesa e papërshtatshme shitej. Vendosja e Saimir Tahirit në krye, ishte një fatkeqësi e madhe për ministrinë dhe pjesët përbërëse të saj. Tahiri që e kujtonte veten polic, veprimtarinë e tij e mbështeti te idetë e dala boje të disa kuadrove të pavlefshëm të komunizmit, të cilët i mori si këshilltarë. Policia u politizua ndjeshëm, u orientua drejt falsitetit, verbërisë politike, shpërndarjes se lajmeve ordinere (duke shkelur edhe rregullat e informacionit të klasifikuar) dhe spektaklit. U rikthyen në punë oficerë fanatikë komunistë, u luftua elementi i përndjekur politik, profesionistët, etj. Filluan panairet, ndërsa disa tyryfyçka partie që u bënë drejtore në ministri quanin “punë” spotet e llojit me merimanga për fëmijë në mure, apo shpërndarjen e citateve “Jemi me Policinë e Shtetit”. Një polici tërësisht e kalbur, por e lyer mirë nga jashtë, mbahej vetëm nëpërmjet mosushtrimit të detyrës, raportit jo korrekt me krimin si dhe nëpërmjet propagandës. Konkluzioni ishte i qartë: lulëzim i hatashëm i kriminalitetit, kthim i vendit në prodhues të lëndëve narkotike, etj.
Edhe shkolla e qenve nuk mund t’i shpëtonte këtij degradimi. Menjëherë u hoq nga puna shefi i saj. Shkolla kaloi në varësi të Drejtorisë së Kufirit, duke rikthyer një praktikë të kohës së komunizmit, se atë stil njihnin ndryshqet që solli partia. Se për këta ishte e paimagjinueshme të shërbejnë qente për kërkimin e drogës apo shpëtimin e njerëzve në rrënoja apo dëborë. Janë rritur me mitin e “kufitarit trim” që lufton “diversantët”.
U transferuan gjithë oficerët trajtues në detyra të tjera (a thua se kishte profile të ngjashme), duke e nxjerrë brenda pak vitesh realisht jashtë përdorimit. Nisur nga nga fakti se këta lloje nuk dinë të qeverisin, paaftësinë e tyre e mbushin me keqqeverisje e propagandë. Vëreni këtë foto të vitit 2016. Ministri Tahiri takon qenin. Këtij madje i kanë vënë një “samar” me fjalën “Policia”. Një veprim qesharak ky pasi qentë e këtij lloji nuk kanë nevojë për fanela dhe samarë”./abcnews.al

DEHARI-NEOKIRURGU.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela13:39 | 29/10/2019

Familja Dehari ka marrë nga prokuroria raportin zyrtar të institutit të pavarur zviceran për vdekjen e anetarit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në burgun e Prizrenit ndërkohë që ka pasur dyshime se përkthimi i raportit nuk është bërë si duhet. Këtë e vërteton edhe neurokirurgu Granit Molliqaj i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Për tri ditë radhazi neurokirugu Granit Molliqaj i cili jeton dhe ushtron profesionin e tij në Zvicër bashkë me gruan e tij Festa Molliqaj  përkthyese e gjuhës shqipe dhe frënge kanë shqyrtuar raportin për rastin Dehari të përkthyer nga prokuroria dhe atë zyrtar të institutit zviceran për të parë nëse përkthimi ka qenë i duhur.

Por sipas tyre në raportin e përkthyer ka mangësi gjuhësore të gjuhës frenge si dhe mungojnë pjesë të tekstit origjinal.

Në një përgjigje përmes emailit Molliqaj thotë se në përkthim është vërejtur edhe mungesa e njohurive të terminologjive mjekësore si dhe mungesë të saktësisë që mund të shtyjë në keqkuptime dhe keqinterpretime.

“Faktet dhe kuptimi në mënyrë të përgjithshme janë respektuar. Megjithatë vërehen mangësi të ndryshme (të evidentuara më sipër) të cilat mund të jenë rezultat i një pune të nxituar si dhe kompetenca të kufizuara në disa fusha të gjuhës dhe të përkthimit. Gabimet nuk mund të përshkruhen si sistematike apo me një qëllim të caktuar si për shembull ndryshimi i qëllimshëm i kuptimit të tekstit origjinal, apo i kahjes së tij me synim tendencioz në mënyrë që ta largojë lexuesin prej tekstit origjinal. Mirëpo duhet të cekur që disa gabime shkaktojnë keqkuptime/keqinterpretime dhe mund të luajnë një rol tejet të rëndësishëm në trajtimin e një çështje si kjo”

Sipas tij për një përkthim në një rast si ky nevoitet  një bashkpunim në ekip me disa persona të specializuar në fusha të caktuara si mjekë ligjor, përkthyes të specializuar në mjekësi ligjore dhe juridike, rilexues të shumëfisht si dhe gjuhëtarë në dy anët.

Edhe përkthyesi në këtë rast e ka pranuar se i kanë ikur gabime, sipas tij jo të qëllimshme por këtë e ka arsyestuar në mungesë të kohës meqë ka pasur vetëm 4 ditë kohë për këtë përkthim, ndërsa të gjithë raportin voluminoz e ka përkthyer i vetëm.

Mbrëmë qytetarët kanë ndezur qirinjë pranë një murali të punuar enkas për Astrit Dehasin si shenjë solidarizimi me familjen.

Marsh solidarizues është paralajmëruar edhe për datën 5 nëntor.

Astrit Dehari aktivist i Vetëvendosjes është gjetur i vdekur para tri vitesh në rrethana të dyshimta në qelinë e tij, ku po mbahej në paraburgim në Prizren. Rasti ishte cilësuar si vetëvrasje por me inststim të familjes rastin e ka hetuar edhe një institut i pavarur në Zvicër i cili përjashton mundësinë  e vetëvrasjes. /ABC news Albania 24/7

 

trump-announcement-01-ap-jc-191027_hpMain_16x9_992.jpg
ent ela15:20 | 27/10/2019

“Lideri i ISIS AL Bagdadi vdiq duke qarë, dhe gjatë shpërthimit mbetën të vrarë dhe tre fëmijët e tij”. Në këtë mënyrë kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp konfirmoi vdekjen e atij që e cilësoi si terroristi numër 1. Trump falenderoi dhe kurdët në Siri për informacionet e çmuara që kishin dhënë për vendndodhjen e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, konfirmoi se Al Bagdadi u vra gjatë një sulmi amerikan në Siri. Gjatë deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë Trump u shpreh se terroristi numër një në botë u vetëhodh në erë, pasi u bllokua në një rrugë pa dalje, duke qarë dhe duke ulëritur. Gjatë shpërthimit ai vrau dhe tre fëmijët e tij. Me tej kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nën drejtimin e tij u shkatërrua Kalifati dhe terroristët tashmë nuk duhet ta bëjnë gjumin e qetë.

Trump shtoi se lideri i ISIS vdiq si një qen, si një frikacak dhe se operacioni kundër tij zgjati dy orë: “E pashë drejtpërdrejt atë operacion teksa ndodhesha në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë. Ishte si të shihje një film,” shtoi Trump.

Sipas presidentit amerikan Trump, AL Bagdad po punonte për rindërtimin e ISIS. Më pas ai falenderoi Rusinë, Sirinë, Turqinë, Irakun dhe kurdët e Sirisë pa të cilët operacioni nuk do të ishte kaq i përsosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm kundër Al Bagdadit në verilindje të Sirisë. Sipas rrjetit televiziv Foks, i cili citon burime ushtarake amerikane, lideri i ISIS është vrarë. Ai aktivizoi detonatorin e një jeleku eksploziv duke u hedhur në erë para ushtarëve që kishin hyrë në vendqendrimin e tij. Përpjekjet për kapjen e al Bagdadit zgjatën pesë vjet. Burime të Pentagonit për revistën Njusuik, thonë se lideri i ISIS u sinjalizua teksa ndodhej me disa familjarë. Dy nga bashkëshortet e tij mbetën të vrara gjithashtu gjatë shpërthimit.

Ndërkohë dhe analizat e ADN-së konfirmuan se bëhet fjalë për AL Bagdadin, sipas asaj që raporton Foks Njus.

Lideri i ISIS u sinjalizua teksa ndodhej me disa familjarë. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadoll, sulmi zgjati katër orë. Tetë helikopterë amerikanë dhe dy dronë, sulmuan zonën për më shumë se një orë e gjysëm, ndërsa në tokë u zhvillua një shkëmbim zjarri. Pas kësaj helikopterët u ritkhyen sërish në zonë duke goditur objektivat, para se të uleshin për të zbritur njësitë tokësore, forcat special amerikane. Këtu nisi dhe faza e dytë e cila zgjati dy orë e gjysmë.

Në vendngjarje janë gjetur shtatë trupa të pajetë, tre burra, tre gra dhe një fëmijë, ndërkohë të plagosurit janë pesë.

Mediat sociale dhe uebsajte të lidhura me ISIS u kanë bërë apel ndjekësve të tyre në të gjithë botën që të vazhdojnë me xhihadin duke e konsideruar liderin e tyre si martir të luftës së shenjtë. /abcnews.al

vdekja.jpg
Autor E09:10 | 24/10/2019

Një vdekje e ngadaltë dhe e tmerrshme. Ky është përfundimi i parë që kanë arritur ekspertët në lidhje me 39 personave në kamionin që u gjet në Essex të Britanisë së Madhe.

39 persona kishin destinacion Britaninë e Madhe dhe ishin nisur për atje me një kamion.

Ata hipën në kamionin e drejtuar nga Mo Robinson, 25 vjeç, që tashmë është i arresuar si i dyshuar për vrasje në masë.

Në përfundim të rrugës ata u gjenden të gjithë të vdekur.

FOTO/ Ngrinë 15 orë në -25 gradë, zbulohet kombësia e viktimave në kamionin britanik

Hetimet nxorrën se ata u përballen me temperatura shumë të ftohta brenda në kamionin frigorifer, i cili transportonte biskota.

Temperatua ishte -25 gradë, ndërsa ekpertët kanë zbuluar se gjatë udhëtimit personat kanë kërkuar ndihmë, por pa rezultat.

Në fund të 15 orëve rrugë ata përfunduan të gjithë të ngrirë duke shkaktuar kështu një ndër tragjeditë më të mëdha në këtij lloji në Britaninë e Madhe. /abcnews.al

 

vajzaa57.jpg
ent ela10:34 | 30/09/2019

Alua Azalbek ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pasi ka lënë celularin duke u karikuar poshtë jastëkut të saj.

Nga nxehtësia e tepërt celulari ka shpërthyer duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme adoleshentes shkruan Albeu.com

Pas hetimeve është zbuluar që Alua, ka marrë disa dëmtime në kokë për shkak të shpërthimit ndërkohë që marka e smartphonit nuk është bërë publike.

Miqtë dhe familja e Aluas kanë shprehur dëshpërim dhe kanë treguar se nuk e kishin pritur një tragjedi të tillë.

Ndërkohë ky nuk është rasti i parë dhe shumë prej nesh jemi të vetëdijshëm që e bëjmë këtë gjë herë pas here. /albeu.com/

ent ela10:10 | 19/06/2019

OKB ka kërkuar një hetim mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në sallën e gjyqit. Për Kombet e Bashkuara, gjatë periudhës së burgimit Morsi është mbajtur në kushte çnjerëzore.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për kryerjen e një hetimi të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi. Ish-lideri 67-vjeçar ndërroi jetë ditën e hënë pasi humbi ndjenjat në sallën e gjyqit, ku po gjykohej për akuza spiunazhi. Në një deklaratë, zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Kolvill i kujtoi Egjiptit detyrimet e tij për të trajtuar të burgosurit në mënyrë humane dhe apeloi për një proces hetimor. “Prej kohësh ka patur shqetësime në lidhje me kushtet e burgimit të zotit Morsi, përfshirë këtu aksesin në medikamentet e nevojshme për shëndetin, si dhe tek avokati dhe familjarët e tij”, deklaroi Kolvill.

Ai nënvizoi gjithashtu se gjatë burgimit 6-vjeçar ish-presidenti ishte mbajtur për një kohë të gjatë në regjim izolimi.

Mohamed Morsi ishte presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, por ka qenë nën  arrest që nga rrëzimi nga pushteti në vitin 2013. Prej kohësh familjarët e tij kishin ngritur shqetësimet për trajtimin e tij në burg dhe të martën deklaruan se autoritetet kishin hedhur poshtë kërkesën që ai të varrosej në qytetin e lindjes. Ai u varros në një zonë në lindje të Kairos në orët e para të së martës, nën masa të rrepta sigurie. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono