vau i dejes

lulzim-baasha.png
G. P.17:02 | 26/10/2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet në bazë ku nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës, gjatë takimit me banorët, ka folur për zgjidhjen e vetme sipas tij, ndaj problemeve të mëdha të vendit. Për kryedemokratin kjo zgjidhje vjen vetëm duke ndarë krimin nga pushteti dhe kjo nis me Vettingun e politikanëve.

Pas Kusmaçit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi banorët e fshatit Hajmel në Vaun e Dejës, të cilëve i parashtroi zgjidhjen e tij politike për situatën ku sipas tij Edi Rama e ka çuar vendin.

“Shteti i është dorëzuar totalisht krimit të organizuar. Me Edi Ramën krimi i organizuar ia ka dalë të realizojë atë që s’e ka realizuar në asnjë vend të Europës. Shqipëria është sot në gjendjen e një grushti shteti. Nuk ka për të pasur zgjidhje për këtë vend pa larguar krimin nga politika. Dhe që të largojmë krimin nga politika duhet të largojmë politikanët e lidhur me krimin. Pse të pranojmë ne që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët t’i nënshtrohen Vettingut dhe të largohen nga detyra me të drejtë, në qoftë se provohet se kanë lidhje kriminale dhe politikanët të mbeten jashtë dhe sipër ligjit. Vettingu i politikanëve do të bëhet”, tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Lulzim Basha shprehu bindjen se dita që politika do t’i shërbejë vetëm qytetarëve është afër dhe se kjo do të nisë me zhbërjen e çdo kontrate dhe koncesioni korruptiv që shfrytëzon paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Ne do t’i marrim të gjitha këto kontrata koncensionare, të cilat kapin në total shifrën 2.2 miliardë euro, do t’i shqyrtojmë ato me mekanizmin antimafia, do t’i çojmë drejt anullimit dhe, po me mekanizmin antimafia, do të bëjmë të mundur sekuestrimin, verifikimin dhe konfiskimin e çdo pasurie publike që këta oligarkë dhe zyrtarët publikë që i kanë firmosur kontratat, kanë vënë në kurriz të popullit më të varfër të Europës. Këto para do t’i kthehen qytetarëve shqiptarë përmes investimeve dhe shpërbimeve publike, theksoi kreu i demokratëve gjatë takimit me banorët e Vaut të Dejës”, tha kryeopozitari./abcnews.al

AKSIDENT-SHKODER-MBULIM.mpg_snapshot_00.00-1-1280x716.jpg
G. P.21:10 | 23/09/2018

Një 33 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Vaun e Dejës. Sipas policisë, viktima Emirjan Kaceli po udhëtonte me motor në vendin e quajtur Kaçë, kur është përplasur me një makinë tip benz, të drejtuar nga një 17 vjeçar.

Adoleshenti është shoqëruar në Drejtorinë e policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Ndërsa 33 vjeçari Kaceli, që drejtonte motorin, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./abcnews.al

AKSIDENT-NE-VAUN-E-DEJES-1280x720.jpg
ent ela08:51 | 08/08/2018

Tre persona janë plagosur kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u rrëzua në skarpatë. Sipas të dhënave të para dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, kurse personi i tretë mori plagë të lehta. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Të tre të dëmtuarit të cilët ishin punonjës të HEC-it u transportuan për në Spitalin e Traumës në Tiranë /abcnews.al

shkoder-arme.jpg
G. P.14:10 | 17/07/2018

Tre persona problematikë janë arrestuar në Vaun e Dejës. Ata u kapën me armë zjarri në një pikë bastesh. Për këtë operacion u organizuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Drejtorisë së Policisë në Shkodër dhe ato të Vaut të Dejës.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Enduel Bajraktari, 29 vjeç, Mirjan Ndoj, 27 vjeç, Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Policia sqaron se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës së lojërave Eurolloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gramë lëndë e narkotike Cannabis Sativa. Këta persona dyshohen edhe për vepra të tjera penale./abcnews.al

qyteti-i-lashte.jpg
G. P.12:12 | 30/05/2018

Në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake zbulon prova per ekzistencen e nje  qyteti i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh.

Nën këto gërmadha gjasat janë të fshihen provat e ekzistencës së një qyteti Ilir.

Gërmimet arkeologjike të ekspeditës shqiptaro-polake kanë nxjerrë në sipërfaqe fakte interesante.

Dyshohet për zbulimin e një qyteti ilir që daton nga shekulli i 6 para erës sonë.

Gjurmët, sipas arkeologut Saimir Shpuza, flasin për një periudhë lulëzimi. Një qytet vetëm 10 km larg nga Shkodra dhe 20 km nga Lezha.

Piotr Dycek ( Pjoter Dojçek) thotë se me këto gërmime mund të zbulojnë edhe gjithë rrjetin e vendbanimeve ilire në zonë, marrëdhëniet mes fiseve, lëvizjet etj.

Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora. Ende nuk ka një të dhënë të saktë se si është quajtur ky qytet.

Ky është viti i 8 që ekspedita arkeologjike e Institutit të Arkeologjisë Shqiptare dhe Universitetit të Varshavës kryen gërmime në territorin e Shkodrës. Deri tani janë zbuluar fakte interesante për historine tonë./abcnews.al

motori-1.jpg
G. P.09:25 | 29/05/2018

Drejtuesi i një motori, 23-vjeçari Rigers Palushi humbi jetën në spital dy orë pasi ishte aksidentuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në vendin e quajtur ura e Shelqetit në Vaun e Dejës.

23-vjeçari nga fshati Stajke po lëvizte me motor, por humbi kontrollin e tij kohën, kur po kalonte në urë e për pasojë u përmbys.

Fillimisht, ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetojë. Policia po heton për shkaqet e aksidentit./abcnews.al

32207275_605439346489543_730899478390767616_n-1280x720.jpg
ent ela12:42 | 11/05/2018

Një biznesmen në Vaun e Dejës u sulmua dhe u plagos nga disa persona të cilët hynë me forcë në ambjentet e pronës së tij, një servis makinash. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Pronari i një servisi makinash në Laç të Vaut të Dejës u qëllua me armë zjarri, pasi një sherri mes autorëve dhe punëtorëve të tij. Ermir Simoni 42 vjeç ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë disa persona kanë hyrë në servis dhe i kërkuan punëtorëve t’u rregullonin makinën me urgjencë. Pas debatit mes palëve në servis ka shkuar pronari i cili tentoi të shuante konfliktin, por njëri nga agresorët e qëllon me pistoletë.

Por një nga punëtorët ka dëshmuar se këta persona kishin qenë dhe një herë tjetër dhe kishin kërkuar vëllain e pronarit. Edhe këtë radhë fillimisht ata kanë kërkuar të njëjtin person, i cili nuk ndodhej në ambjentet e servisit.

Punëtori i tha policisë se autorët nuk kishin dialektin e zonës, çka ka shtuar dyshimet se janë banorë të një tjetër zone dhe që duhet të kenë patur konflikt të mëparshëm me vëllain e të plagosurit.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes./abcnews.al

 

shkodra-1280x659.jpg
G. P.19:26 | 12/03/2018

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë për grabitjen e një banese që ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.

Grabitësit, sipas policisë, janë Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, një 16 vjeçar po nga ky fshat. Dyshohet se ngjarja është organizuar nga i biri i pronarit të banesës, i cili është ndihmuar nga shokët për të realizuar grabitjen.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 680 000 lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogramë bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike kannabis sativa, si dhe tre aparate celularë./abcnews.al

reshjet-fierza-1280x648.jpg
ent ela14:14 | 07/03/2018

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës është vetëm një metër poshtë kuotës maksimale të lejueshme. Nëse prurjet do të vazhdojnë me shpejtësi portat e këtij hidrocentrali do të hapen. Kurse në Vaun e Dejës shkarkimet vazhdojnë me 800 metra kub në sekondë.

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar në verilindje të vendit. Prurjet e lumenjeve në liqenin e Fierzës po rrisin nivelin e ujit me shpejtësi. Rreth një metër i duhet për të arritur kuoteën maksimale liqenit të Fierzës.

Përmirësimi i motit, shkrirja e borës dhe reshjet e shiut i kanë çuar prurjet në më shumë se 2500 metër kub ujë në sekondë. Shkarkimet e kontrolluara duket se nuk kanë ndikuar për ta mbajtur situatën nën kontroll e me këtë ritëm prurjesh ndoshta Fierza do të nisë shkarkime më të shpeshta dhe në sasi më të mëdha se 300 metërkub ujë në sekondë.

Ndërkohë nga rritja e nivelit të ujërave në Lumin Buna por edhe baticës në detin Adriatik probleme ka pasur edhe në territorin e Malit të Zi. Në grykederdhjen e  Bunës në pjesën e Ulqinit janë përmbytur rreth 600 shtëpiza druri dhe 10 restorante.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

Gazetar ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

/abcnews.al

 

 

kaskada-1280x725.jpg
ent ela10:20 | 07/03/2018

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës është vetëm një metër poshtë kuotës maksimale të lejueshme. Nëse prurjet do të vazhdojnë me shpejtësi, portat e këtij hidrocentrali do të hapen. Kurse në Vaun e Dejës shkarkimet vazhdojnë me 800 metra kub në sekonde.

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar në verilindje të vendit.
Prurjet e lumenjeve në liqenin e Fierzës po rrisin nivelin e ujit me shpejtësi.
Rreth një metër i duhet për të arritur kuotën maksimale liqenit të Fierzës.
Përmirësimi i motit, shkrirja e borës dhe reshjet e shiut i kanë çuar prurjet në më shumë se 2500 metërkub ujë në sekondë. Shkarkimet e kontrolluara duket se nuk kanë ndikuar për ta mbajtur situatën nën kontroll, e me këtë ritëm prurjesh, ndoshta Fierza do të nisë shkarkime më të shpeshta dhe në sasi më të mëdha se 300 metërkub ujë në sekondë.

Por në hidrocentralin e Vaut të Dejës shkoi dhe Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Ai ishte në qendrën e kontrollit, për të monitoruar nga afër situatën se si Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare po menaxhon, një situatë jo normale të prurjeve të ujit. Gjiknuri, interesit të gazetarëve se a do ketë shkarkime në ditët e ardhshme, iu përgjig.”

Damian Gjiknuri: “Në varësi të motit, realisht paralajmërimi është që do të kemi reshje të mëtejshme, dhe një pjesë e madhe e borës ju e dini që është shkrirë dhe potencialisht prurjet do të jenë të mëdha. Fierza sot ka shumë mundësi që në darkë të shkojë në kuotën e 295 metrave dhe maksimumi që mund të shkohet me rregullore është 296 metër për sezonin që flasim. Nëse do të kemi prurje të mëdha, jemi të detyruar të shkarkojmë më shumë. Por jam i bindur që nga këto të dhëna që duken që nuk do të jemi në ato përmasa të shkarkimeve të vitit 2010, sepse ai mbahet si një skenar, që deri diku mund të quhet një skenar i keq”.

Ndërkohë nga rritja e nivelit të ujërave në lumin Buna por edhe baticës në detin Adriatik probleme ka pasur edhe në territorin e Malit të Zi.
Në grykëderdhjen e Bunës në pjesën e Ulqinit janë përmbytur rreth 600 shtëpiza druri dhe 10 restorante./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono