vartes

vlcsnap-error405-1280x720.jpg
G. P.15:28 | 13/02/2018

Dita ndërkombëtare e radios është përkujtuar edhe në vendin tonë. Presidenti, Ilir Meta, organizoi një pritje me gazetarë e punonjës të vjetër të Radio Tirana.

Nostalgjik shprehet presidenti, Ilir Meta, në ditën ndërkombëtare të radios.

Nuk pranon të lexojë fjalimin e përgatitur madje duke nënvizuar se sot është një vartës në ambientin e presidencës.

Kjo ditë përkujtohet në mbarë botën pasi në 13 Shkurt është themeluar radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.

Në vitin 2012, UNESCO vendosi ta shpallë këta datë si ditën botërore të radios për t’i kujtuar njerëzve se “edhe sot mbetet media, që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono