varka

permbytje-2-1280x661.jpg
gra moz17:33 | 18/03/2018

Rritja e nivelit të lumit Buna ka shkaktuar probleme dhe në Mal të Zi. Disa fshatra në Ulqin kanë pësuar përmbytje dhe banorët mund të qarkullojnë vetëm me varka.

Rritja e nivelit të lumit Buna ka shkaktuar izolim të banorëve në territorin e Ulqinit në Mal të Zi. Banorët e fshatit Lisna Bore tashmë mund të qarkullojnë vetëm me varka, ndërsa situata është e njëjtë edhe në zonat tjera.

Në liqenin e Shasit, niveli i ujit është rritur rreth 2 metër mbi normalen. Kjo ka shkaktuar edhe përmbytjen e bizneseve në këtë zonë. Përveç bllokimit të rreth 15 shtëpive në zonën e përmbytur në afërsi të Lumit Buna, dëmi më i madh është në tokat bujqsore dhe të mbjellat.

Në territorin e Ulqinit në Mal të Zi, fshatrat më të rrezikuar dhe në gjëndje kritike janë Lisna Bore, Fraskanje dhe Shtoder. Ndërsa probleme shfaqen edhe në grykderdhjen e Lumit Buna./abcnews.al

zona-e-nenshkodresd-1280x660.jpg
gra moz10:29 | 18/03/2018

Në Shkodër nuk ka përmirësim dhe pse po bëhen afro tre javë nga dita, kur nisi përmbytja. Harta është zgjeruar dhe shumë shtëpi vazhdojnë të jenë të rrethuar nga uji.

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Nënshkodër. Sipërfaqja e tokës nën ujë ka arritur mbi 2420 Ha.
Shifrat i bëri të ditura Bashkia, sipas të cilës, janë dëmtuar kultura të dyta, foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.
Po sipas Bashkisë, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit, zone ku qarkullimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Edhe në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka.
Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura dhe niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 40 cm dhe ka tendencë rritjeje. Për shkak të kësaj situate, Ujësjellsi i Oblikës vijon të jete jashtë funksionit.
Furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e bën Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë.
Në zonën e Livadheve, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka prezencë uji në rrugën Et’hem Kazazi, ku në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. 140 banesa rezultojnë të bllokuara nga uji në të gjithë qarkun, por vështirësi është hasur në baza ushqimore edhe për gjënë e gjallë. Nga Forcat e Ushtrise vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës nga rezervat e shtetit, nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. 855 pako ushqimore dhe 38 tonë ushqime për bagëtitë është dërguar tek banorët./abcnews.al

PERMBYTJE-varka-1280x720.jpg
ent ela15:24 | 13/03/2018

Uji në zonën e Nënshkodrës nuk është larguar, por reshjet e së hënës rriten nivelin e tij. Për këtë arsye nisën edhe shkarkimet nga hidrocentralet.

Broz Zadrima është banor i Shirqit. Këtë here po ndihmon gazetarët e ABC News për të hyrë në fshat. Rastet e tjera ai merr bashkëfshatarët e tij. Në Shirq Derragjat të zonës së Dajçit uji nuk do të ikë lehtë. Banorët kanë ditë që lëvizin me varka. Ata dalin dhe hyjnë në shtëpitë e tyre vetëm në këtë mënyrë.

Kam 40 dynymë jonxhe, me qira”.

Të mbjellat janë dëmtuar, kurse ushqimi për bagëtitë është në fund.

“Ja ky është ushqimi, s’ka më, do mbesin këtu do qelben këtu

Shtëpitë të rrethuara nga uji prej shume ditesh dhe banoret qe thone se cdo gje ka marrë fund.

“Jam vetë i katërt, lopën e kam çu te miku në Samrishtë, çdo gjë është e mbarume

Fshati Shirq në Nënshkodër është më i godituri në zonën përmbytjeve. Vetëm një ditë u ndërprenë shkarkimet në Hidrocentrale, por reshjet kanë bërë që niveli i ujit në Hidrocentrale të rritet. Për pasojë kanë rinisur shkarkimet me 400 metra kub në sekondë në Koman, kurse në Vaun e Dejës nga 200 metra kub në sekondë që ishin shkarkimet të hënën, sot kanë shkuar 800 metra në sekondë.

Në lumin Buna, sipas Ministrisë së Mbrojtjes niveli i ujit është rritur me 20 cm dhe fshati Obot vazhdon gjithashtu I bllokuar.  Ndërkohë FA ka vazhduar shpërndarjen e ushqimit për bagëtitë si në Anën e Malit ashtu edhe në Dajç e Bregu i Bunës.  Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji, dhe FA vazhdon të jetë në terren

Gazetar i ABC News, Shkodër Simon Shkreli

shkoder-permbytje-1280x676.jpg
ent ela15:34 | 08/03/2018

Në zonën e Nënshkodrës banorët po lëvizin vetëm me varka ose me lundra. Niveli i ujit është rritur për shkak të reshjeve dhe të prurjeve nga lumenjtë, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka nisur të shpërndajë ushqime për popullatën.

Vogëlushi ka disa ditë që nuk largohet nga shtëpia. Rreth shtëpisë së tij këtu në Obot të Shkodrës, uji ka mbërritur 50 cm. Por diku në rrugë edhe një metër. Të tjerë të vegjël e të rritur janë bllokuar në Zonën e Nënshkodrës, situata e së cilës nuk është përmirësuar. Reshjet rriten më tepër nivelin e ujit dhe sipërfaqet e përmbytura. Prurjet e lumit Drin gjithashtu janë shtuar.

Në Anën e Malit janë përmbytur 1000 ha tokë, ne Obot 310 ha tokë, në Oblikë 290 ha dhe ne Muriqan 400 ha tokë. Forcat e Ushtrisë kanë vënë në dispozicion varka dhe mjete të larta për transportin e banorëve.

Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit. Per pasoje, rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi “Oblika 2”. Kurse në fshatin Obot disa segmente rrugorë janë bllokuar dhe emergjente është ushqimi i bagëtive .

Ministria e Mbrojtjes nisi shpërndarjen e pakove me ushqime. Por po merren masa edhe për zhbllokimin e segmenteve në Gur të Zi dhe në Gropat e Selcës në Malësine e Madhe. Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se përmbytje ka në Bushat 300 ha tokë dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit. Në Dajçin e Bregut të Bunës janë përmbytur 430 ha tokë. Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar dhe në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore.

 

 

PERMBYTJE-NE-SHKODER-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela11:17 | 08/03/2018

Në zonën e nën Shkodrës situata nuk është përmirësuar. Reshjet kanë rritur më tepër nivelin e Ujit dhe sipërfaqet e permbytura janë shtuar. Prurjet e lumit Drin gjithashtu janë shtuar. Në Bushat janë përmbytur 300 ha tokë është dëmtuar Ura e Gjolulit. Në njësinë administrative të Dajçit, janë përmbytur 430 ha tokë.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ne Anen e Malit  janë përmbytur 1000 ha tokë, Obot 310 ha tokë, ne Oblikë 290, ne Muriqan 400 ha tokë.

Forcat e Ushtrisë janë vënë në dizpozicion varka dhe mjete transporti për banorët. Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2. Nderkohe ka rrëshkittje të tokës dhe bllokime të segmenteve në Gur të Zi, në Gropat e Selcës në Malësinë e madhe, kurse në Shkrel është dëmtuar një urë. Shtëpi të përmbytura ka edhe në Palvar dhe në Culaj. /abcnews.al

vlcsnap-error965-1280x720.jpg
us er10:01 | 10/01/2018

Policia e Pogradecit ka shoqëruar mbi 20 persona për shpërthimin në Pogradec, por ende nuk ka një autor të ndaluar. Dyshohet se autorët janë banorët e zonës të cilët kanë patur konflikte me pronarin e varkës, pasi kishte marrë në përdorim vaskat e peshkut në Pogradec.

Një sasi lëndë plasëse u vendos mëngjesin e së mërkurës në një varkë në Pogradec.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se varka ishte në pronësi të Renato Kadillit nga Pogradeci, por që përdorej nga familjarët e tij.

Ekspertët e lëndëve eksplozive të mbërritur nga Tirana konfirmuan që është përdorur lëndë eksplozive e llojit tritol.

Sasia dyshohet rreth 100 gram.

Policia shoqëroi mbi 20 persona për ngjarjen.

Grupi hetimor bën të ditur se lënda eksplozive është vendosur si mënyrë paralajmërimi për poseduesin e varkës.

Familjarët e Renato Kadillit kanë marrë në përdorim vaskat e peshkut në Pogradec për të cilat ka patur konflikte të vazhdueshme me banorët e zonës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono