var

Bologna-1.jpg
Igli Nikolli16:43 | 09/12/2019

Milan arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe puna e Stefano Piolit po fillon të japë efekt. Kuqezinjtë mposhtën 2-3 ekipin e Bologna dhe tifozët shpresojnë që kriza të ketë marrë fund njëherë e mirë. Një episod interesant u regjistrua në minutat e fundit të ndeshjes.

Miqtë po fitonin 1-3 dhe Bologna protestoi fort për një penallti. Arbitri kryesor e cilësoi të rregullt ndërhyrjen e Theo Hernandez kundër Orsolinit, teksa ndëshkoi me karton të verdhë për protesta Federico Santander, sulmuesin vendas. Më pas ndërhyri VAR-i dhe pamjet ishin të qarta: penallti për Bologna.

Po sulmuesi paraguaian? Protestat e tij ishin të drejta, por kartoni nuk iu hoq. Arbitri e shënoi në bllokun e tij dhe diçka e tillë ka dalë edhe në sajtin zyrtar të Ligës Italiane të Futbollit. Një situatë që duhet zgjidhur, edhe pse, për momentin, kartoni i verdhë nuk ka ndonjë vlerë të madh për sulmuesin e ekipit të Mihajlovic. /abcnews.al

Ceferin.jpg
Klejdi Kaimi11:59 | 04/12/2019

Përdorimi i teknologjisë VAR në ligat më elitare në Europë ka shkaktuar shumë debate. Pozicione jashte loje për shkak të hundës, vija imagjinare që ndërtohet nga gjyqtarët në dhomën e VAR-it apo edhe prishja e bukurisë së lojës, janë disa nga problematikat që ajo ka sjellur. President i UEFA-s, Aleksander Ceferin tregon se ai është kundër përdorimit si dhe shpejgon idetë që bordi i UEFA-s po mendon në përdorimin e VAR.

‘’Nëse ti ke një hundë të gjatë, atëherë ti je në pozicion jashtë loje këto ditë. Vijat imagjinare që ndërtohen gjithashtu janë shumë subjektive. Do të kemi një takim shumë shpejt me gjyqtarët e kampionateve dhe propozimi jonë është që të ketë një tolerancë prej 10-20 centimetrash. Në Angli gjyqtarët ka raste që nuk e shikojnë fare VAR-in, ndërkohë në Itali një rast mund të shkojë edhe deri në 30 minuta gjykim, është një rrëmujë e vërtetë’’, tregon presidenti në një intervistë për ‘Mirror’.

‘’Unë kurrë nuk kam qenë një fans për përdorimin e VAR-it. Anësorët nuk e përdorin më flamurin, ato vetem presin, presin e presin. Lojtarët? Askush nuk feston nëse goli nuk është kontrolluar nga VAR-i, tifozët festojnë të gjithë dhe më pas ata heshtin si të kenë pësuar gol. Me shumë mundësi teknologjia do të jetë dhe në Euro 2020, pasi ekipet nuk mund të durojnë gabimet në kurrizin e tyre. Ajo që ne mund të bëjmë është vetëm përmirësimi dhe zhvillimi i përdorimit të tij’’, mbyll Ceferin. /abcnews.al

VAR.png
Vladimir Prenga11:24 | 01/12/2019

Pas dy vitesh pritet që edhe në Superiore të përdoret sistemi VAR, sigurisht në impiantet që ta ofrojnë këtë mundësi: “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Air Albania Stadium”. Edhe në Kosovë po e mendojnë diçka të tillë, por nuk janë kushtet.

Dardanët momentalisht kanë vetëm stadiumin “Fadil Vokrri” të licencuar për të luajtur ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që shumica e klubeve në Kosovë lënë për të dëshiruar në aspektin e infrastrukturës.

Në lidhje me aplikimin e sistemit VAR në Kosovë, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i FFK, Eroll Salihu, a i cili për KosovaPress ka sqaruar: “Do të fillojmë hap pas hapi, së pari do të fillojmë me ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës.

Do trajnohet stafi e më pas do të mundohemi në disa prej ndeshjeve të Superligës ta përdorim sistemin VAR.  E dimë që një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë dhe e kushtueshme për Federatën e Futbollit të Kosovës, por me ndihmën e Federatës Daneze të Futbollit, shpresojmë që t’ia dalim”. /abcnews.al

Elbasan-Arena.png
Veronik Istrefaj18:23 | 25/11/2019

Në “Elbasan Arena”, po luhet takimi mes Partizanit dhe Laçit, një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Në këtë takim, po bëhet dhe testi i sistemit VAR, në dhomën e posaçme të stadiumit të Elbasanit.

Në këtë dhomë, shihen qartë monitorët dhe shumë gjyqtarë. Përveç disa përfaqësuesve të UEFA-s, shihen edhe disa gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë shqiptarë. Eldorjan Hamiti, Ferhati dhe Bujar Pregja janë disa nga të pranishmit në dhomën e VAR-it në “Elbasan Arena”./abcnews.al

Batistuta-Fiore.jpg
Vladimir Prenga10:35 | 24/11/2019

Shpërthen legjenda argjentinase, Gabriel Omar Batistuta. Ish-lojtari i Inter, Roma dhe Fiorentina ka ndjekur ditën e djeshme përballjen mes Juventusit dhe Atalantës dhe polemikat kanë qenë të shumta.

Aksioni i golit të dytë, kur Cuadrado preku topin me dorë, është komentuar gjatë në mediat italiane, ndërkohë që edhe në rrjetet sociale janë shigjetuar bardhezinjtë. Batistuta, përmes një postimi në “Twitter” ka shprehur mendimin e tij në lidhje me përdorimin e VAR.

“Duke parë Atalanta-Juventus, vë re që përdorimi i VAR aktualisht jo vetëm është i mërzitshëm, por më duket edhe qesharak. Akoma ka shumë ndërhyrje ndaj arbitrit. Ka ende shumë gjëra për t’u përmirësuar në Serie A”, shkruan Batistuta në postimin e tij. /abcnews.al

Skenderbeu.jpg
Vladimir Prenga23:47 | 18/11/2019

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptarë te Futbollit, në emisionin “Pressing” në ABC News, foli për gjykimin në Superiore, shtimin e arbitrave, sistemin VAR, Ligën dhe çështjen Skënderbeu. Për korçarët nuk do të ketë një vendim tjetër të FSHF-së.

“Pesë arbitra në një ndeshe? Është edhe çështje kosto, numër arbitrash. Nuk kanë shumë ndryshim në kualitet. Ka gabime edhe me VAR. Edhe po vumë pesë, do na thoni pse nuk vendosni shtatë. Ndoshta eliminohen gabime, por duhen më shumë financa. Nuk është e lehtë, futboll luhet në çdo nivel. Do ishte një barrë e madhe. Me pesë bëhen ndeshjet më të nxehta. Të ecim hap pas hapi, të shkojmë me dy ndeshje e me radhë”.

“VAR është çështje investimi. Është krejt tjetër gjykim. Arbitri nuk është më arbitër. Me sistemin VAR duhet të dëgjojë se çfarë i thotë ai në radio dhe se çfarë thotë teknologjia. Kemi nisur një projekt dhe do mundohemi ta fusim pas dy sezonesh”.

“Kemi një projekt me Federatën e Kosovës, por nuk do t’ua them. Do e bëjmë publik në të ardhmen”.

“Ka një gjykim në Gjykatën Federale. Varet nga vendimi aty, nëse mbetet në fuqi do vuajë dënimin. Ndryshe do luajnë në Europë. Ne e kemi mbyllur çështjen, i  kemi marrë vendimet. Disa kanë mbetur në fuqi, disa janë rrëzuar nga CAS-i”.

“Liga? Vazhdon organizimi, nuk është marrë forma e plotë. Hap pas hapi ndikon në organizimin e garës. Janë miratuar propozimet e tyre për të qenë pjesë e vendimmarrjes së garës”. /abcnews.al

Platini.jpg
Veronik Istrefaj16:59 | 18/11/2019

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është rikthyer të jetë aktiv në botën e futbollit. Pasi e vuajti dënimin e tij, Platini synon të rikthehet në UEFA, në një rol të ri.

Sot, francezi është pyetur për sistemin VAR dhe çfarë mendimi ka për këtë risi teknologjike në futboll: “Të duhet gjysmë ore që të shpjegosh se çfarë ndodhi, pse është faull ose pse nuk është faull.

VAR nuk do të zgjidhë asgjë! Unë nuk kam asgjë personale kundër këtij sistemi, por për mendimin tim, është një mbeturinë dhe fatkeqësisht nuk mund ta kthejmë kohën pas”, tha Platini./abcnews.al

 

platini1-1280x780.jpg
Klejdi Kaimi12:13 | 18/11/2019

Përdorimi i teknologjisë VAR në kampionatet kryesore këtë sezon ka hapur shumë polemika. Këtij mendimi i bashkohet edhe ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ai kritikon VAR-in dhe është gati të rikthehet në futboll pas atij dënimi 4-vjeçar për korrupsion.

“Duhet të më shumë se 30 minuta për të shpjeguar pse është i padobishëm”, deklaron francezi në një episod të emisionit italian ‘Che tempo che fa’, ku promovoi dhe librin e tij më të ri ‘The King is Naked’. “Unë jam kundër teknologjisë dhe fatkeqësisht nuk mund të kthehemi pas.”

“E ardhmja? Jam 64-vjeç dhe mendoj se kam kohë dhe për një aventurë të fundit, por nuk mund të bëj gabime. Më duhet ta mendoj mirë rikthimin tim, pasi vuajta për gati një muaj kur më akuzonin. Më pas arrita ta mbroja veten time dhe ja ku jam sot, gati për tu rikthyer”, deklaron Platini. /abcnews.al

VAR.jpg
Veronik Istrefaj18:08 | 14/11/2019

Sot, ka pasur një takim me të gjithë drejtuesit e klubeve të Premier League, për të diskutuar për vazhdimësinë e VAR-it. Teknologjia ka shfaqur shumë probleme këtë sezon në kampionatin anglez të futbollit dhe polemikat kanë qenë të shumta.

Madje, në takimin mes Tottenham dhe Sheffield United javën e fundit, VAR priti 4 minuta e gjysmë për të marrë një vendim, që në fund ishte i gabuar.

Takimi mes drejtuesve të klubeve dhe FA ka zgjatur më shumë se 2 orë, aty ku janë diskutuar disa tema. Edhe pse me dyer të mbyllura, mediet britanike kanë arritur të zbulojnë disa nga temat e diskutuara.

Për më tepër, ka folur edhe zv. presidenti i West Ham, i cili pranoi se gjithçka do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë dhe se duhet që njerëzit të kenë durim për përmirësimin e sistemit VAR./abcnews.al

Klopp-Jurgen.png
Igli Nikolli12:17 | 13/11/2019

VAR po shkakton polemika të shumta. Të ndryshme janë mendimet në lidhje me teknologjinë dhe problematikat e saj, teksa i fundit që ka shprehur mendimin e tij është Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpool e di mirë që VAR-i nuk do të arrijë kurrë përsosmërinë, por do të përmirësohet me kalimin e kohës. Gjermani tregohet realist në prononcimin e dhënë për Sky Sports dhe tregon dy pikat ku VAR-i duhet të bëjë më shumë.

VAR-i mund të përmirësohet, edhe pse nuk do të jetë kurrë 100% i saktë. Ka disa gjëra që nuk funksionojnë si duhet. Teknologjia duhet të përmirësohet në pozicionet jashtë loje dhe prekjet me dorë. Ka ende vend për të korrigjuar disa gabime. Askush nuk kërkon përsosmërinë, thjeshtë duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura“, përfundon trajneri i kampionëve të Evropës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono