valdrin pjetri

valdrin-pjetri.jpg
G. P.14:54 | 26/01/2019

Drejtori i Hipotekës në Fier ka treguar se ka shumë probleme me legalizimet. Sipas tij ka aplikime që janë bërë prej vitesh dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Aplikime pa përgjigje deri në vjet dhe vonesa në certifikimin e pronësisë së legalizuar nga aluizni janë problematikat e zyrës së rregjistrimit në Fier. Kjo është konstatuar nga kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, i cili ishte në Fier me zyrtarë të hipotekave të Fierit dhe Lushnjes.

“Hipoteka e Lushnjes ka pasur një perormancë të mirë këtë vit. Mallkastra po ashtu. Mbetet akoma më shumë për t’u bërë në Hipotekën e Fierit. Kemi një stok të trashëguar ndër viteve të lejeve të legalizimet, të cilat brenda Korrikut 2019 do regjistrohen të jgitha në Zyrën tonë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier”, tha Pjetri.

Kreu i hipotekave Pjetri njoftoi se tashmë në hipotekën e Fierit dhe Lushnjes ka nisur edhe zbatimi i 9 shërbimeve, të cilat reduktojnë kohën dhe pritjen. Për këto shërbime, qytetarët kanë të drejtë të marrin përgjigje brenda 48 orëve nga aplikimi dhe konfirmimi i pagesës.

“Tashmë këto dy shërbime në dy zyrat kryesore të Qarkut Fier ofrohen për 48 orë. Ky është një projekt i zyrës qendrore, i pilotuar fillimisht në zyrën e Tiranës. Mendojmë që në fund të Marsit këto shërbime të bëhen për 24 orë”, tha ai.

Risi në këtë proces mbetet dixhitalizimi i arkivës ku 47 milionë dokumente fletë do të kalojnë në format elektronik cka do të shmangë radhët e gjata përpara zyrave të ZVRPP-së. /abcnews.al

albana-vokshi.jpg
G. P.11:07 | 12/07/2018

Komisioni i Medias shtyn sërish mbledhjen e parashikuar për sot me kryeregjistruesin e Hipotekës, Valdrin Pjetri, lidhur me pronën e Teatrit Kombëtar. Mbledhja  u shty pasi kreu i Hipotekës nuk mundi të paraqitej për shkak të angazhimeve në aktivitete të tjera.

Pas shtyrjes së seancës dëgjimore dje në komisionin e medias me një ditë, Valdrin Pjetri mësohet të ketë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur informacionin e këkuar nga komisioni.

Për këtë arsye mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë më 16 Korrik. Pjetri pritet të japë në komision informacione dhe shpjegime lidhur me sipërfaqen aktuale të pronës, ku sot ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar në vite si dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono