vakanca

gjykata-kushtetuese-1280x703.jpg
ad min12:57 | 27/09/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e vendit vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Rihapja e vakancës vjen pas dorëheqjes së anëtarit Besnik Imeraj dhe në kushtet kur deri më tani, janë pranuar vetëm kandidaturat e 2 gjyqtarëve për këtë post, në një kohë që numri minimal i tyre duhet të jetë 3. 

Vazhdon të qëndrojë e boshatisur Gjykata Kushtetuese. Arsyeja kryesore është se nuk po arrihet numri i kërkuar i kandidatëve që do të garojnë për tu ulur në karriget e  institucionit më të lartë të sistemit gjyqësor.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, ka evidentuar se nga 15 kandidatë që kanë shprehur interesin për konkurrim, kanë ngelur në garë vetëm dy kandidatë të lejuar për kandidim dhe, konkretisht, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.

“Bazuar në këto kushte, ku në garë për kandidim për plotësimin e kësaj vakance kanë ngelur vetëm 2 kandidatë, pra më pak se numri i domosdoshëm që është 3 kandidatë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës si organ emërtese për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant”.

Në njoftimin e Presidentit për rishpalljen e procedurave të aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në gjykatën kushtetuese “vakancë e parakohshme” i kërkohet kandidatëve që t’i dorëzojnë dokumentet deri në datën 18 Tetor të këtij viti.

Ndër kriteret që duhet të plotësojë kandidati është edhe që të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore si dhe të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij dhe familjarëve./ABC News Albania 24/7

klgj-1280x714.jpg
ad min13:17 | 11/09/2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar 8 kandidatë për gjyqtarë, që garojnë për tre vende në Gjykatën e Lartë. 14 kandidatë të tjerë u skualifikuan për mosplotësim të kritereve për atë detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi skualifikimin nga gara për 14 nga 22 kandidatët për Gjykatën e Lartë. Kandidatët garonin për 3 vendet vakante në Gjykatën supreme dhe ishin nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë. Relatorët miratuan 8 kandidatë dhe përjashtuan 14 të tjerë për mosplotësim të kriterëve të kandidimit.  8 kandidatët e kualifikuar janë Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Rezarta Melo, dhe Ardita Buna Alsula. Ata tashmë do i nënshkrohen fazës së dytë të verifimimit, mbi pasurinë, aftësitë profesionale dhe do intervistohen nga KLGJ.

Me shumicë votash u miratua skualifikimi i 10 kandidatëve të nga vijimi i garës, ndërsa 4 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen. Skualifikimi për kandidatët u bë kryesisht për mospërmbushje të kritereve, që janë mos pasja e një grade shkencorë në fushën e drejtësisë, mos plotësimi i 15 viteve karrierë në drejtësi dhe mbajtja e posteve politike brënda 10 viteve të fundit.

Sidoqoftë sipas ligjit kandidatët e skualifikuar mund ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative. Nëse Gjykata vendos në favor të kandidatit të përjashtuar, KLGJ do duhet t’i rikthejë në garë, për të vijuar me fazën e dytë të verifikimeve.

Aktualisht Gjykata e Lartë është jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me një anetar, gjyqtarin Ardian Dvorani. Numri i dosjeve në pritje për shqyrtim ka shkuar në rreth 33 mijë. Plotësimi me tre anëtarë i Gjykatës së Lartë, do t’i hapë rrugën, shqyrtimit të masave të sigurisë. Pas kësaj faze, KLGJ duhet të hartojë projektrregulloren me kriteret për të plotësuar Gjykatën e Lartë me 15 gjyqtarë nga 19 anëtarë që kjo gjykatë ka në total. /ABC News Albania 24/7

Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg
ad min15:06 | 02/09/2019

Një muaj pas shpalljes së vakancës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të gjithë prokurorët e Shkallëve të Para që duan të jenë pjesë e Qeverisë së Prokurorëve.

Vakanca në KLP erdhi pas shkarkimit të Gentian Osmanit më 31 Korrik nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Edhe pse një muaj me vonesë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka caktuar 2 javë kohë për të gjithë ata prokurorë që duan të jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas mbylljes së garës do të thirret Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve, të cilët do të votojnë se kush do të jetë anëtari më i ri i këtij këshilli. Ndërkohë një tjetër anëtar i KLP-së është i ankimuar nga Komisioneri Publik.

Bëhet fjalë për Besnik Canin, për të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka caktuar një datën se kur do të zhvillohet seanca./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-VAKANCA-NE-KLP_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela18:21 | 28/08/2019

Në fillim të shtatorit prokuroria e përgjithshme do të hap garën për antarë në Këshillin e Lartë të Krokurorisë. Vakanca në KLP u krijua pas shkarkimit të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. KLP tashmë ka në dorë vendimarrjen më të rëmndëshishme atë të rënditjes së 4 kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Ligji parashikon se në raste vakance kryerati ka dy vota.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, më 31 korrik. Burime nga prokuroria e përgjithshmë konfirmojnë se në fillim të shtatorit do të hapet gara për të plotësuar KLP-në me anëtarin e 11. Largimi nga drejtësia i ish-prokurorit të çështjes “Tahiri” solli vakancë në KLP, organ i cili tashmë ka mbetur me 10 anëtarë. Kjo vakancë ka çekuilibruar balancat brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ka në dorë vendimarrjen më të rëndësishme të rënditjes përfundimtare të 4 kandidatëve për Kryeprokuror të vendit. Nëse zëvëndësimi i Genatian Osmanit nuk bëhet, përpara se Këshilli i Lartë i Prokuroisë, të bëjë rënditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, atëherë në bazë të ligjit kryetari i KLP-së ka dy vota. Akoma nuk është bërë e qartë se cila do të jetë lëvizja që do të bëjë qeveria e prokurorëve, do të pres antarin e ri, dhe më pas të dërgojë listen me kandidatët për kryeprokuror në kuvend, apo do të mblidhet në fillim të Shtatorit me vakancën dhe të bëjë rënditjen e 4 kandidtaëve. Të drejtë për të kandiduar për anëtarë në KLP e kanë vetëm prokurorët e shkallëve të para, pasi Osmani ishtë prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Do të jetë asambleja ajo që do të caktojë se kush do të jetë anëtari më i ri i Qeverisë së Prokurorëve.  Më herët KPA shkarkoi një tjetër anëtare të KLP-së Antoneta Sevdarin dhe asambleja e Prokurorëve vendosi që kandidati i vetëm në garë, Vatë Staka të bëhej pjesë e këtij këshilli. Një tjetër anëtar i KLP, i aknimuar nga Komisioneri Publik, është Besnik Cani, për të cilin ende nuk është caktuar një datë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, se kur do ta zhvillojë për të seancën publike. /ABC News Albania 24/7

 

gjykata-kushtetuese-1280x703.jpg
ad min20:04 | 21/08/2019

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur këtë të mërkurë hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për të plotësuar vakancën e parakohshme të krijuar për shkak të mbarimit para afatit të mandatit të Fatos Lulos.

Lulo u shkarkua nga të dy shkallët e Vettingut për mosjustifikim pasurie.

Lëvizja e Kuvendit vjen në kuadër të procesit të nisur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e 6 vendeve bosh në këtë gjykatë, 3 nga të cilët duhet të emërohen nga presidenti e 3 nga parlamenti.

Gjykata Kushtetuese, aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, por që të nisë funksionin e të ketë mundësi vendimmarrjeje duhen edhe të paktën edhe 5 anëtarë të rinj./ABC News Albania 24/7

klp-2.jpg
ad min12:19 | 01/08/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit ditën e djeshme të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Shkarkimi vjen në një kohë kur KLP duhet të bëjë renditjen përfundimtare të 4 kandidatëve për kryeprokurorë të vendit. Por, për të zëvendësuar anëtarin e shkarkuar dje, KLP-ja duhet të ndjekë një sërë procedurash.

Pas kalimit në procesin e Vettingut të prokurorit Olsian Çela, u duk se ngërçi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri u zgjidh. Por shkarkimi këtë të mërkurë i njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, duket se po prodhon një ngërç të ri.

Largimi nga drejtësia i ish-prokurorit të çështjes “Tahiri” solli vakancë në KLP, organ i cili tashmë ka mbetur me 10 anëtarë. Kjo vakancë ka çekuilibruar balancat brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ka në dorë vendimmarrjen më të rëndësishme të renditjes përfundimtare të 4 kandidatëve për Kryeprokuror të vendit.

Sipas ligjit, për të zëvendësuar Gentian Osmanin Këshilli i lartë i Prokurorisë duhet të zhvillojë një mbledhje ku të shpallë vakancën. Më pas, KLP duhet t’i dërgojë letër Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që të rihapë garën dhe më pas të thërrasë Asamblenë e Prokurorëve.

Të drejtë për të kandiduar për anëtarë në KLP e kanë vetëm prokurorët e Shkallëve të Para, pasi Osmani ishte prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Do të jetë asambleja, ajo që do të caktojë se kush do të jetë anëtari më i ri i qeverisë së Prokurorëve.

Më herët, KPA shkarkoi një tjetër anëtare të KLP-së Antoneta Sevdarin dhe asambleja e Prokurorëve vendosi që kandidati i vetëm në garë, Vatë Staka të bëhej pjesë e këtij këshilli.

Një tjetër anëtar i KLP-së, i ankimuar nga Komisioneri Publik, është Besnik Cani, për të cilin ende nuk është caktuar një datë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, se kur do ta zhvillojë për të seancën publike./ABC News Albania 24/7

vate-staka.jpg
ad min17:30 | 06/04/2019

Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Vatë Staka, kandidon për të dytën herë për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gara është mbyllur që në 25 Mars dhe pritet që Prokuroria e Përgjithshme të thërrasë mbledhjen e prokurorëve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Antoneta Sevdarit, prokurores që u zgjodh nga radhët e shkallës së parë të  organit të akuzës.

Më 5 Mars, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi hapjen e garës me një afat 15-ditor për të gjithë prokurorët e interesuar. Në mbyllje të afatit të aplikimeve, rezultoi se interes kishte shprehur vetëm prokurori i Shkodrës, Vatë Staka.

Prokurori ka konkurruar dhe më herët për të qenë pjesë e KLP-së, por pa mundur te  siguronte votat e nevojshme. Burime nga prokuroria e përgjithshme bëjnë me dije se nuk do të bëjnë një thirrje të dytë, por me 11 Prill do thirret mbledhja e përgjithshme e prokurorëve.

Kjo pasi ligji organik për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, parashikon se gara për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të hapet edhe me 1 kandidat të vetëm, për pozicionin vakant.

Por mbledhja do mund të zhvillohet vetëm nëse në të marrin pjesë mbi 50 përqind e prokurorëve. Prokurori i Shkodrës, Vatë Staka, ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Nëse Staka bëhet pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, atëherë shkon në 24 lista e kandidatëve për SPAK, që do kalojnë në sitën e Vettingut.

Pas përfundimit të procesit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të jetë KLP-ja ajo që do të përzgjedhë 15 anëtarët, që do formojnë SPAK. Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, duhet të jenë kandidatët me aftësitë më të mira profesionale dhe morale. Sipas ligjit, SPAK do hetojë edhe zyrtarët me të lartë, në detyrë ose jo, që mund të jenë përfshirë në afera korruptive./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono