vajza

perndjekja-550x364.jpg
ent ela21:00 | 28/08/2019

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e  policisë së Beratit për përndjekje ndaj një vajze dhe për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale F.M. përndiqte prej disa kohësh në mënyrë të vazhdueshme një vajzë me iniciale L.T. Kjo e fundit denoncoi në polici 26-vjeçarin, duke e thënë se i riu e përndiqte sistematikisht dhe e kërcënonte me armë.

Grupi hetimor i krimeve të rënda të Policisë së Beratit nisi menjëherë verifikimet dhe arrestoi 26-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56. I riu akuzohet për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al

Pueblo-Polonia-The-New-York-Times-8.jpg
Sej rie22:30 | 13/08/2019

Një fshat vetëm me vajza! Ky është “problemi”  në një rajon të Poloni me 300 banorë. Ky vend, prej një dekade po pret lindjen e një djali. Kryetari polak i Miejsce Odrzanskie ka premtuar një surprizë për çiftin që lind djalë në fshatin ku prej 10 vitesh kanë lindur vetëm vajza.

Autoritetet në fshatin Odrzanskie nuk ditë të argumentojnë se pse nuk kanë lindur djem në fshat që nga viti 2010.

Shefi i zjarrfikësve vullnetarë lokalë, ekip që përbehet kryesisht nga femrat, thotë se lindja e një  djali në këtë rajon është bërë joreale.

Fshatarët kanë filluar të shqetësohen pasi nuk do ketë fuqi punëtorë për të punuar tokat bujqësore dhe fushat, pasi janë punë֝ të rëndë për gratë dhe vajzat.

Rasti i lindjeve të ulëta në radhët e djemve ka nxitur edhe interesin e shkencëtarëve që kanë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike.

Megjithatë, statistikat tregojnë se më shumë djem se vajza kanë lindur në Poloni. Në vitin 2017, lindën 207,000 djem në krahasim me 196,000 vajza. Kjo bën me dije se vetëm migrimi i burrave do të ndryshonte situatën e padëgjuar./abcnews.al

figlie-femmine-femminismo-1560939876-1280x853.jpg
ent ela22:30 | 18/07/2019

Feminizmi ekziston, por nuk është i dukshëm. Është një vijë e hollë midis feminizmit dhe urrejtjes ndaj seksit mashkullor. Një grua amerikane ka menduar mirë të shkojë më tej, duke vendosur që në një shesh lojrash publike, asnjë djalë nuk duhet të luante apo përzihej me fëmijën e saj. Rasti, i raportuar nga The Ëashington Times, është një pretekst për të analizuar feminizmin.

“Në një postim anonim të dërguar në kolonën e Carolyn Hax në The Washington Times, nëna e një fëmije kërkon këshilla se si ta bindë nënën e një fëmije tjetër, për t’u lejuar atyre territorin e hapësirës publike në një shesh lojërash”.

Gruaja në fjalë kishte organizuar një pasdite në park bashkë me nënat e tjera dhe mikeshat e vajzës së saj. Për të “prishur” programin e lumtur do të ishte ardhja e një gruaje me djalin e saj të vogël, i cili me të drejtë donte të bashkohej me grupin e vajzave të vogla dhe të luante me to.

E inatosur protagonistja e tregimit do t’i afrohej nënës së djaloshit për t’i thënë asaj të largohej nga parku, të cilën zonja me të drejtë nuk pranoi ta bënte. E pakënaqur, përvetësuesja e tokës publike ka denoncuar historinë në Washington Times: “Ne jetojmë në një botë ku meshkujt kanë gjithçka dhe femrat janë të kënaqura me thërrimet. Kjo nënë gjithashtu mund ta kuptojë atë, në vend që të mendojë se djali i saj ka të drejtë të shkatërrojë një takim mes femrave “. /abcnews.al

 

 

gjerman.jpg
G. P.16:57 | 11/07/2019

Tre 14 vjeçarë dhe dy 12 vjeçarë, djem të rinj bullgarë janë të dyshuar, se të premten në mbrëmje (5 Korrik) në Mülheim an der Ruhr (Mylhaim an der Rur)kanë përdhunuar një vajzë të re në pyll. 12 vjeçarët nuk kapin moshën e dënimit, kurse njëri nga 14 vjeçarët ndodhet në paraburgim për shkak të rrezikshmërisë. Zyra e kujdesit për minorenët në Mülheim ishte përpjekur të hënën të bisedonte me familjet e 12 vjeçarëve. Por ofertat për ndihmë nuk janë pranuar nga ata.

Volker Wiebels, zëdhënës i bashkisë së Mülheimit shpjegon në një intervistë për Deutsche Welle: “Një gjë mund të thuhet në përgjithësi. Nuk ka rrezikim të mirëqenies së fëmijës. E drejta e edukimit është tek prindërit, ose ka mbetur tek njëra palë (pjesërisht ka prindër të ndarë). Ne si bashki japim mbështetje, ka masa të ndryshme, ku mbështeten familjet si të tëra, por ka edhe masa parandaluese të qeverisë së landit.”

Dëbimi nuk bëhet dot

Werner Jostmeier, konsull nderi i Republikës së Bullgarisë në Münster ka shumë përvojë me migrantët bullgarë në landin gjerman të Renani-Veriore Vestfali (Nordrhein-Westfalen). Ai nuk e pranon mosndërhyrjen e Zyrës së kujdesit për minorenët. “Nëse Zyra e kujdesit për minorenët mund të zbatojë masa të detyrueshme, do ta rekomandoja. Ne nuk mund t’i kthejmë këta njerëz, sepse ata gëzojnë lirinë e lëvizjes brenda BE. Por ata duhet, të lutem, të respektojnë rregullat që vlejnë këtu. E nëse bien në konflikt me zyrën e minorëneve apo ligjin, atëherë autoritetet gjermane duhet të kenë kompetencën të ndërhyjnë.”

Werner Jostmeier (privat)Werner Jostmeier

Kush janë këta të rinj të dyshuar? E si arriti puna deri tek përdhunimi? Sipas Volker Wiebels bëhet fjalë për “qytetarë turqishtfolës me nënshtetësi bullgare”. Në Bullgari  jetojnë sipas të dhënave të publikuara afër 500.000 myslimanë turqishtfolës, mbi 8% e popullsisë. Mijëra prej tyre janë në BE pas anëtarësimit në vitin 2007 si punëtorrë migrantë, edhe në Gjermani. Lidhjen me tregun gjerman të punës ata e gjejnë shpeshherë përmes turqve që jetojnë në Gjermani.

Për të gëzuar këtë privilegj edhe shumë romë bullgarë e paraqesin veten si myslimanë turqishtfolës. Ky zhvillim është i njohur për autoritetet gjermane, por edhe përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë në Gjermani, sepse këta migrantë trajtohen keq nga ndërmjetësuesit apo punëdhënësit ose jetojnë vetëm nga asistencat e shtetit. Këtë e konfirmon edhe Werner Jostmeier. Por problemet e tyre janë të kushtëzuara nga rrethanat politike dhe socialkulturore, shpjegon konsulli i nderit. “Nëse bëhet fjalë për këtë grup bullgarësh që flasin turqisht me pasaportë bullgare atëherë nuk kam ndonjë recetë të gatshme. Duhet të kujdeseimi, që të përafrohen rregullat mes vendeve pritëse dhe vendeve origjinë. Këtu bëjnë pjesë vlera si barazia e burrit dhe gruas, liria e fesë, respektimi i dinjitetit njerëzor, dhe i ligjeve.”

Zemërimi për rolin e të mënjanuarit

Kriminologë gjermanë dhe psikologë janë të një mendimi, kur bëhet fjalë për raste ekstreme të kriminalitetit të të rinjve. Në një intervistë për revistën gjermane Focus, psikologu i kriminalistikës, Rudolph Egg e lidh  rastin e Mülheimit me një “kombinim të demonstrimit të pushtetit, seksualitetit, dhe dinamikës së grupit”. Christian Pfeiffer, themeluesi i Institutit të Kriminologjisë në Saksoninë e Poshtme, KFN, flet për “koncepte familjare patriarkale” dhe “zhgënjim për rolin e të mënjanuarit”.

Sipas Volker Wiebels, nacionaliteti i të dyshuarve ka një rol dytësor në rastin e përdhunimit të dyshuar. “Besoj, se është një problem i fëmijëve e të rinjve në përgjithësi. Nëse mungon orientimi në familje, nëse nuk japin efekt masat që nga kopshti deri në shkollë, atëherë mund të ndodhë diçka e tillë, por ky është një problem i përgjithshëm, shoqëror.”

Në Mülheim jetojnë 671 bullgarë. Me ta nuk ka pasur përvojë negative, sipas zëdhënësit të bashkisë së Mynihut, Volker Wiebels. Lidhur me pyetjen, nëse tek autorët e dyshuar bëhet fjalë për përfaqësues të komunitetit rom, ai thotë se “kjo nuk është shpjeguar kështu publikisht. Nëse janë romë apo jo, deri më tani është thënë, nënshtetas bullgarë me pasaportë bullgare, që jetojnë legalisht në Mülheim.”

Konsulli i nderit, Jostmeier përmend edhe një problem të rëndësishëm të migrimit. Një pjesë e migrantëve ka vështirësi me integrimin. “Ata duan të qëndrojnë më vete. Kontrolli i organeve, zyrës së kujdesit për minorenët apo policisë është i padëshiruar. Ata e kërkojnë shumë pak  jetën shoqërore, normale, me fqinjësi.”/DW

beyonce.jpg
G. P.17:45 | 10/07/2019

E bukur, tërheqëse dhe e suksesshme, Beyonce kudo që shkon nuk ka si të mos e marrë vëmendjen. Por këtë herë bujën në media nuk e ka patur e vetme.

37 vjeçarja është shfaqur në premierën e filmit “The Lion King” bashkë me vajzën e saj  Blue Ivy.

Veshjet e tyre u bënë kryefjala e mediave rozë, jo vetëm sepse dukeshin rrëzëllitëse por edhe sepse ishin të kombinuara me njëra tjetrën.

Me një xhaketë fustan të përshtatur me sandale dhe bizhuteri të rënda ylli I popit e përshkoi tapetin e kuq bashkë me 7-vjeçaren.

Beyonce është pjesë e filmit “The Lion King” ku me zërin e saj interpreton luaneshën Nali dhe këndon “Can You Feel Love Tonight”.

Tv Klan

veliaj-12-1280x724.jpg
Sej rie14:21 | 27/06/2019

Një ndër prioritetet e Erion Veliajt gjatë mandatit të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të jetë ndërtimi i 17 shkollave të reja. Gjatë një takimi me vajza dhe gra kryebashkiaku u shpreh se institucionet arsimore do të shërbejnë njëkohësisht edhe si qendra komunitare.

Me ndërtimin e 17 shkollave të reja nq Tiranë do të marrë fund  mësimi me dy turne e njëkohësisht nxënësit do të kenë një hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë pasditeve. Kandidati socialist për një mandat të dytë në kryeqytet Erion Veliaj gjatë një takimi me gra dhe vajza u shpreh se projektet e institucioneve arsimore janë dizenjuar nga arkitektët më të mirë.

 “Një nga gjërat që shumë nga nënat e qytetit tonë ngritën në fushatën e kaluar ishte: -Mirë këto shkollat e reja, por unë kam punë deri në orën 5 dhe goca mbaron në orën 1 mësimin, dhe gjëja e dytë më e mirë që kemi bërë është që në 62 shkolla ne kemi filluar kurset sportive pas mësimit, jo vetëm si një mënyrë për të “parkuar’’ kalamajtë për disa orë të tjera deri sa të mbarojnë punë prindërit, por së pari për të luajtur në një ambient të shëndetshëm. Së dyti për të pasur një tjetër mësues dhe një tjetër mentor, por kësaj here në formën e një trajneri sportiv, së treti për t’i bërë pak më fit fizikisht”. 

Krahas infrastrukturës, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se bashkia do të vijojë të mbështesë me bursa nxënësit ekselentë.

 “Jam shumë i lumtur që rikthyem një tjetër traditë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës që ishte pagesa për të gjithë studentët dhe nxënësit ekselentë, jo për t’i blerë 10-at me lek, por për të dhënë një mesazh që në qytetin tonë për më të dobëtit, pra për të sapo lindurit, por edhe për më të mirët e fëmijëve tanë ne nuk do të kursehemi. Unë besoj se tregon atë që ne përfaqësojmë si socialistë, nëqoftëse e djathta thotë secili për vete Zoti për të gjithë, edhe le të ketë njerëz që pasurohen masivisht ne themi jo, do të duhet të ketë një mënyrë rishpërndarje sidomos kur vjen puna tek ata që e meritojnë dhe ata që janë më të dobëtit”. 

Paralelisht, do të vijojë puna dhe për dhënien e çekut të bebes u shpreh Veliaj qe gjithashtu u ndal tek synimi që Tirana të furnizohet me ujë në 24 orë./ABC News Albania 24/7

hygerta-sako-1280x714.jpg
Sej rie19:30 | 01/06/2019

Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Thumb”, ka folur për profesionin dhe marrëdhëniet e saj me vajzën. Ajo është shprehur se ka dëshirë  të sjellë në jetë një ose dy fëmijë, që vajza e saj të ketë motër ose vëlla, por së pari duhet të vijë në jetën e saj babai i fëmijës.

“Po motra dhe vëllai vjen kur ti ke gjetur një që ta bësh. Për momentin asgjë në horizont dhe kështu do të presë motra ose vëllai. Unë gjithmonë kam dashur të kem një fëmijë të dytë, madje edhe tre. Por ashtu erdhën gjërat dhe fëmija i dytë nuk erdhi kështu që t’ia lëmë kokës, jo se ka hequr dorë. Do të thotë që jam akoma në moshë biologjike. Do doja që një fëmijë të vinte në jetë me babai e tij”.

Vajza e saj tashmë është rritur dhe ish-Missi është shprehur se ajo e kritikon shumë, për fotot dhe për gjumin.

“Për maninë time për të bërë selfie, ajo nuk i do fare fotografitë, ajo nuk do me ia dite fare dhe unë ia nxij jetën duke bërë fotografi. Dhe për gjumin, sepse kur unë shtrihem atë momentin e drekës ose të pasdites dua që të mos lëvizë as miza kështu që edhe për këtë me ngacmon”.

Madje ajo tregon një moment kur vajza e ka ngacmuar me batutë të bukur për dy pikat e saj të dobëta, fotot dhe gjumin.

“Ishim duke u kthyer në shtëpi me makinë dhe po më pyeste për një këngën të Ledy Gagës dhe po më kërkonte t’i shpjegoja se çfarë do të thotë romancë. Ia shpjegova duke i thënë se kur dy njerëz duhen shumë, dashuria etje.. dhe më tha “kuptova, ti ke romancë me fotot dhe me gjumin”./abcnews.al

depresioni-1280x701.jpg
nev ila23:00 | 30/05/2019

Personat me depresion në Shqipëri janë në rritje. Edhe pse është një çështje tabu, specialistët thonë se ndërgjegjësimi ka filluar. ABC News ju sjell historinë e një 21 vjeçareje dhe sfidat me opinionin paragjykues.

Depresioni është një kurth nga i cili është vështirë të dalësh, por nuk është e pamundur. E thotë kjo 21- vjeçare nga një fshat i Tiranës, ndërsa ka buzëqeshjen e fitores:

“Ndonjëherë shkaku është një gjendje shpirtërore dhe jo arsye të tjera. Thjesht ti e çon veten në depresion. Më shumë shkak ishte shkolla, degën që pëlqeja nuk e kapa dot dhe më dukej vetja e padobishme e paaftë për asgjë. Mendoja vetëm për keq, nuk kisha fuqi as të luftoja

Gjykimi i opinionit është një peshë që e mbart edhe sot, së pari për të mos u identifikuar, qoftë edhe duke shmangur psikologun.

Mentaliteti i shqiptarëve, ke shkuar te psikologu? atëherë ke një problem dhe nuk shkova të psikologu”

Depresioni vazhdon të jetë një temë tabu në shoqërinë tonë, edhe mes më të rinjve. Tabuja vijon edhe me marrjen e ndihmës tek psikologu. Edhe vetë ideja duket e papranueshme.

Depresioni është një gjendje që nuk kursen askënd e vjen në rritje sipas specialistëve. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se ndërgjegjësimi gjithashtu në rritje, po e tejkalon tabunë e kontrollit të specializuar.

Një episod depresiv mund të ndodhë te 1 në 7 persona, kjo do të thotë se kjo është një problematikë që haset rëndomë”.

Hapi i parë sipas mjekes është që të pranosh se depresioni është një problem.

Ndërhyrjet bëhen më të shpejta, shkurtohet koha e vuajtjes se individit dhe rezultate merren shumë herë më të mira në kohë duke parandaluar edhe komplikacionet por dhe invalidizimin e personit që në këtë sëmundje ndodh nëse nuk trajtohen në kohën e duhur”./ABC News Albania 24/7

2560784_1_articledetail_5ca4e61b5223b.jpg
G. P.21:30 | 04/04/2019

Në verën e vitit 2015, familja shqiptare Gjoli shkon në Gjermani me perspektivën për një jetë më të mirë. Pesë anëtarët e familjes gjejnë shtëpinë e tyre të re në Neulingen dhe planifikojnë të qëndrojnë përgjithmonë aty. Babai i familjes kishte krijuar kontakt dhe kishte gjetur mundësi për t’u punësuar. Vajza Sara fillon praktikën si infermiere në qendrën Haus Bethesda. Ndërsa vëllai më i vogël se ajo filloi shkollën ndërsa motra shkonte në kopësht. Dhe nëna gjithashtu filloi që të krijonte shoqëri të re në një ambient të ri.

Por në Janar të viti 2017 të gjithë anëtarët e familjes shqiptare përveç Sarës u dëbuan. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët kishte refuzuar kërkesën për azil të familjes të bërë në Dhjetor 2015. Edhe Komisioni i Vështirësive i kishte dhënë të drejtë vetëm vajzës së madhe të familjes për të qëndruar në Gjermani për shkak të arsimimit të saj. Tashmë prej dy vitesh ajo jeton në vetëm në Bauschlott. “Nuk është e lehtë. Më mungon shumë familja ime”, thotë ajo në një intervistë me” Pforzheimer Zeitung”(PZ). Menjëherë pas mbërritjes së saj në Gjermani filloi të mësonte gjuhën gjermane.

Pas dëbimit, babai, nëna dhe vëlla e motra e Sarës nuk u lejohej që për dy vite të shkelnin territorin e Gjermanisë. Dëbimet e kryera nënkuptojnë që azilkërkuesit në fjalë nuk lejohet të hyjë përsëri në Gjermani dhe të qëndronin aty.

Ky është ligji i Republikës Federale. Vajzës së re i duhet të qëndrojë dy vite pa e parë familjen, pasi as asaj nuk i lejohet që të largohet nga vendi. Afati i ndalimit të përkohshëm për hyrjen e familjes shqiptare në Gjermani ka përfundur në Shkurt të këtij viti dhe prindërit dhe bashkë me vëllanë dhe motrën e  Sarës ishin përpjekur të hynin në Gjermani.

Megjithatë, Nike Gjoli kishte pasur vetëm disa vështirësi të vogla për të hyrë në Gjermani. Ndërsa gruaja e tij Lindita Gjoli, së bashku me fëmijët e saj, ishin ndalur nga autoritet në Basel.

Nëna u detyrua të kthehej në Shqipëri,  ndërsa babai shkoi në Gjermani tek vajza e tij. Javën e kaluar, ajo bashkë me fëmijët provo sërish të hynte në Gjemani.

“Nëna ime donte të vinte në Gjermani,” thotë Sara. Çdo gjë duhet të shkojë pa probleme, sepse zyra e qarkut i siguroi familjen në letrën ku shkruhej: “Mund të hyjë pa probleme në Republikën Federale të Gjermanisë”. Por përsëri, autoritetet në aeroportin e Shtutgartit e ndaluan hyrjen e Lindita Gjolit dhe fëmijëve të saj.

“Kishte një ndalim hyrjeje nga Zvicra, i cili automatikisht vlen për të gjithë zonën e Shengenit”, thotë Zyra e Qarkut Deuse, e cila kishte kontaktuar menjëherë dhe autoritet Zvicerane.  Por ndërhyrjes ishe bëri i mundur lejimi i kalimit të nënës shqiptare bashkë me dy fëmijët për në Gjermani./abcnews.al

RIINA-VAJZA.mpg_snapshot_00.01-1280x632.jpg
ent ela14:45 | 09/01/2019

Vajza e Toto Rinës, mafiozit të Koza Nostrës, ka hapur në Paris restorantin e saj “Korleone”. Në reklamimin e tij ajo premton se menuja do të jetë origjinale siciliane. Lucia Rina është vajza më e vogël e mafiozit i cili ndërroi jetë në burg.

Rinis nga Parisi jeta e re e Lucia Rinas 39 vjeç, vajza më e vogël e bosit të Koza Nostrës i njohur si Toto, i cili ndërroi jetë në burg në nëntor të 2017-ës. Me anë të një publikimi në Facebook Lucia tregon se ka hapur restorantin e saj “Korleone nga Lucia Riina” dhe se tashmë do të jetojë në kryeqytetin francez me bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël.

Restoranti premton një kuzhinë origjinale siçiliane dhe një ambient elegant dhe mikpritës në një nga rrugët kryesore të Parisit, jo shumë larg Harkut të Triumfit.

Vajza më e vogël e mafiozit, u vu në dijeni për krimet e babait të saj vetëm pas arrestimit të tij në janar të 1993-shit, prej kohësh dëshironte të largohej nga Korleone pasi ndihej e diskriminuar dhe nuk kishte të ardhura të mjaftueshme. Pas lindjes së vajzës ajo refuzoi të merrte bonusin që ofron shteti, duke i kërkuar presidentit të vendit që të hiqte shtetësinë italiane për të, bashkëshortin dhe vajzën e saj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono