ushtria

merlin_159610446_4debe2b4-189f-477d-b633-1de9be9690c0-articleLarge.jpg
ent ela13:30 | 24/08/2019

Presidenti Brazilian Bolsonaro me anë të një fjalimi të transmetuar drejt për drejt në television konfirmoi dërgimin e ushtrisë në Amazonë për shkak të situatës së zjarreve. Ai u shpreh se kjo situatë nuk mund të shërbejë si një justifikim për sanksione të reja ndaj vendit.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Amazonë, që tashmë janë kthyer në një krizë ndërkombëtare, presidenti Brazilian Bolsonaro urdhëroi dërgimin e ushtrisë dhe premtoi tolerancë zero ndaj atyre që ndezin zjarre.

Sipas tij, zjarret në Amazonë nuk mund të justifikojnë sanksione ndërkombëtare tregtare ndaj Brazilit. Ai shtoi se zjarret në pyje ndodhin në të gjithë botën. Bolsonaro u shpreh se pyjet në Amazonë janë një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së Brazilit dhe mbrojtja e tyre është një detyrim.

Gjatë transmetimit të fjalës së kreut të shtetit në televizion në qytete të ndryshme të vendit janë zhviluar protesta kundër politikave për ambjentin të qeverisë aktuale. Në San Paolo dhjetëra mijëra protestues bllokuan trafikun rrugor. /ABC News Albania 24/7

KINA-KERCENIMI-1280x720.jpg
ent ela19:15 | 01/08/2019

Përmes një videoje që tregon stërvitjen e trupave të saj në situata protestash, ushtria kineze u ka dërguar një mesazh aktivistëve që prej 8 javësh protestojnë në Hong Kong kundër ligjeve që do ta bënin rajonin autonom më të varur nga Kina mëmë.

Ushtria kineze në Hong Kong ka publikuar një video 3-minutëshe që tregon trupat e saj teksa kryejnë stërvitje për të vënë nën kontroll protestat, një lëvizje kjo që shihet si një paralajmërim ndaj protestuesve që kërkojnë ruajtjen e pavarësisë nga Kina. Videoja e postuar në rrjetet sociale nis me një ushtar që thotë: “Pasojat e veprimeve të tua bien mbi ty”, një deklaratë kjo që sipas aktivistëve nuk lë vend për interpretime. Tensionet në Hong Kong mbeten të larta pas disa javë protestash anti-qeveritare. Të mërkurën mbi 40 aktivistë dolën në gjykatë për t’u përballur me akuzën e kryengritjes, pasi protesta e së dielës u bë e dhunshme. Nëse dënohen, aktivistët mund të përballen deri në 10 vjet burg secili. Ushtria kineze deri më sot ka qëndruar larg protestave, duke ia lënë kontrollin e territorit policisë. Por në një ceremoni të mbajtur të mërkurën në kuadër të 92-vjetorit të themelimit, komandanti i ushtrisë kineze në Hong Kong tha se protestat kanë kërcënuar seriozisht jetën e banorëve dhe kanë shkelur thelbin e politikës “një vend, dy sisteme”. “Kjo nuk mund të tolerohet dhe ne dënojmë ashpër”, deklaroi oficeri i lartë. Videoja e postuar në rrjetin social kinez Ueibo tregon trupat e pajisura me mburojë dhe shkopinj të performojnë stërvitje anti-protestë. Gjithashtu, në të shfaqen tanke, raketahedhëse dhe tela me gjëmba e më pas trupa të armatosura që zbresin nga helikopterët dhe pushtojnë rrugët dhe hyjnë në shtëpitë e banorëve. /ABC News Albania 24/7

north-korea.jpg
G. P.18:00 | 01/08/2019

Koreja e Veriut ka pësuar një tjetër dezertim në radhët e ushtrisë së saj. Një efektiv ka kaluar ish-zonën ushtarake që ndan dy Koretë duke depërtuar në Jug, ku është marrë nën arrest nga autoritetet vendase.

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë ndaluar një ushtar koreano-verior që kishte kaluar ilegalisht ish-zonën ushtarake që ndan dy Koretë. Zyrtarët në Seul deklaruan se ushtari ishte lokalizuar gjatë orëve të natës përmes pajisjeve termike.

Persona të shumtë arratisen nga Koreja e Veriut çdo vit, por dezertimet përmes ish-zonës ushtarake janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të rralla. Në Nëntor të vitit 2017, një ushtar koreano-verior u qëllua nga ish-kolegët e tij teksa përpiqej të kalonte zonën.

Ndërkohë, në incidentin e fundit personi u lokalizua gjatë mesnatës pranë lumit Imxhin, që rrjedh nga Koreja e Veriut drejt asaj të Jugut, përmes ish-zonës ushtarake në perëndim të Gadishullit Korean.

Ai u mor nga trupat koreano-jugore dhe po mbahet nën arrest. Dezertimi vjen një ditë pasi regjimi në Penian testoi dy raketa me rreze të shkurtër veprimi. Mediat lokale bënë të ditur se testet, të mbikëqyrura nga lideri Kim Jong un, ishin për të provuar një sistem të ri lëshimi të raketave të kalibrit të madh.

Gjithashtu, regjimi shtoi se testet ishin edhe një paralajmërim për Korenë e Jugut në lidhje me stërvitjet ushtarake që janë planifikuar të zhvillohen më vonë gjatë muajit me Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7

MIke-pompeo-1280x883.jpg
G. P.13:30 | 30/07/2019

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë synon të tërheqë të gjithë trupat ushtarakë amerikanë nga Afganistani para zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të nisë tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Afganistani para zgjedhjeve presidenciale të 2020-s, ku do të garojë për një mandat të dytë. Deklarata u bë nga sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Kreu i diplomacisë amerikane u shpreh se negociatat me talebanët kanë lejuar që të ketë progres real dhe se ai ndihej shumë optimist për situatën.

Gjatë vitit të parë të presidencës, këshilltarët i propozuan Trump që të rriste numrin e ushtarëve në Afganistan, duke pohuar domosdoshmërinë për të shmangur faktin që talebanët të rimerrnin në dorë kontrollin e plotë të vendit. Ndër të tjera, ata e paralajmëruan për rrezikun se Afganistani mund të kthehej në një bazë për sulme të reja terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump vendosi të ndjekë këshillën e stafit të tij. Gjatë një fjalimi për situatën në Afganistan në Gusht të 2017-s, kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehej se instikti i tij i parë ishte për tërheqjen e trupave dhe se zakonisht atij i pëlqente të ndiqte instiktin. Por nga ana tjetër ai shtoi se vendimet janë shumë ndryshe kur je i ulur në tryezën e zyrës ovale.

Duke parë progreset pas dy vitesh presidencë, Trump u ankua te këshilltarët e tij duke vendosur që të niste tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Afganistani. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit Pompeo kjo është një mënyrë për të reduktuar dhunën dhe rreziqet terroriste në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Një javë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afganistani publikuan një deklaratë të përbashkët për shtyp ku theksohej se të dyja palët synonin përshpejtimin e procesit të paqes për t’i dhënë fund luftës si dhe për të reduktuar praninë amerikane në vend./ABC News Albania 24/7

ushtriaaa.jpg
G. P.16:00 | 04/07/2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski firmosi vendimin për riemërimin e Armatës së Maqedonisë. Emri i ri do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut.

Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit. Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se dje ka nënshkruar vendimin për riemërim. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme Armata duhet të furnizohet me uniforma që do të përmbajnë emrin e ri.

Ndryshe, rreth mos ndryshimit të shkurtesës ARM, muajin e kaluar në një takim të përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë dhe NATO-s kishte reaguar Greqia.

“Dje nënshkrova dekretin për mbishkrimet në uniformat e armatës. Tash e tutje do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, ka përfunduar edhe kjo pjesë teknike dhe në periudhën e ardhshme furnizimet do të bëhen me mbishkrimet e reja”.

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në kufirin jugor dhe qendrës transitore për pranimin e emigrantëve, ka deklaruar se pjesëtarët e armatës nuk do të tërhiqen nga kufiri jugor.

Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik për valë emigrantësh, kurse vlerësimet e BE-së kanë treguar se Armata është e gatshme të përballet me sfida të këtilla eventuale./ABC News Albania 24/7 

KOMANDOT-USHTARAKE-TEK-AMBASADAT.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:03 | 29/06/2019

Të gjitha ambasadat janë marrë nën mbrojtje nga ushtria shqiptare. Forcat komando janë vendosur në çdo seli diplomatike dhe do t’i ruajnë ato gjatë kësaj periudhe, kur policia është e fokusuar në procesin zgjedhor.

Nën mbrojtje janë edhe ambasadat që ndodhen jashtë bllokut kryesor tek Rruga e Kavajës.

Kjo është ambasada ruse. Pranë saj mbrohet dhe ambasada zvicerane dhe ajo e Kosovës. Po ashtu edhe selia diplomatike serbe.

Edhe Sali Berisha e nis ditën e tij të punës në prani të komandove ushtarakë, kjo, sepse zyra e tij është ngjitur me ambasadën italiane.

Komandot më të specializuara janë vendosur pranë ambasadës amerikane, por filmimi i tyre nuk lejohet.

Forcat e armatosura ushtarake do të rrinë në mbrotjeje të objekteve me rëndësi të vecantë, deri në mbarimin e procesit zgjedhor, kur policia mund të kthejë forcat e saj në pozicionet e zakonshme.

Gazetare e ABC News: Esiona Konomi

 

lezhe-1280x720.jpg
Sej rie15:20 | 27/06/2019

Fletët e votimit janë shpërndarë thuajse në të gjitha KZAZ-të e vendit. Transporti i tyre është bërë nën masa të forta sigurie, ku autokolona e kamionëve ushtarakë, është shoqëruar me eskortë policore. ABC News udhëtoi këtë mëngjes nga Lundra në Lezhë bashkë me fletët e votimit.

“Është ora 8 e mëngjesit dhe ne ndodhemi pranë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Lundër. Aktualisht, një task forcë e përbërë nga stafi i KQZ-së, punonjës të ushtrisë dhe policisë së shtetit janë duke punuar për të shpërndarë materialet zgjedhore”.

ABC News do të ndjekë transportin e materialit më të rëndësishëm zgjedhor, fletëve të votimit, nga magazinat e Lundrës deri në selitë e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

 “Në këtë kamion të ushtrisë shqiptare po transportohen rreth 170 000 fletë votimi për qarkun e Lezhës. Ky qark ka 4 KZAZ, dy në Lezhë, një në Kurbin dhe një në Mirditë”.

Gjatë gjithë rrugës, kamionët e ushtrisë ecin në autokolonë, dhe shoqërohen nga policia shqiptare. Pas dy orësh udhëtim, gjithçka shkon qetë. Lezha ka dy KZAZ në zonë të qeverisura nga demokratët, referuar protestave në këtë bashki, vëmendja është maksimale.

 Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj është nën hetim për pengim të subjekteve zgjedhore, ndaj policia ka marrë të gjitha masat në rast surprizash.

“Kjo KZAZ me numërin 13 po funksionon në një ambient të bashkisë, e cila, e qeverisur nga demokratët kërkon lirimin e ambienteve”.

Por, siç kishin paralajmëruar demokratët, forcat policore lokale u hodhën në aksion. Policia bashkiake kërkon lirimin e ambienteve.

Socialistët i përgjigjen shkurt.

“Ne sapo kemi marrë në dorë materialet zgjedhore dhe gjithçka është në rregull. Ne kemi një vendim të KQZ-së që prevalon mbi atë të bashkisë dhe do t’i bindemi atij, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve”, -thotë Elona Ndrecaj, anëtare e KZAZ-se numer 13.

Pas të dielës, kjo sallë do të kthehet në vend për numërimin e votave, ku për herë të parë do të mungojnë numëruesit e PD dhe LSI.

Në bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu i Socialistëve ka dy rivalë: Salvador Kaçajn e Bindjes Demokratike, që edhe pse ka emrin në fletën e votimit, është tërhequr nga gara, dhe Eduard Ndocajn, që vijon përpjekjet./ABC News Albania 24/7

fletet-e-votimit.jpg
G. P.14:21 | 19/06/2019

Në një kohë me përplasjet politike e policore për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor, në Shqipëri kanë mbërritur mbi 3.6 milionë fletë votimi të prodhuara në Slloveni. Ato u transportuan nën masa policore dhe po ruhen në bazën e KQZ-së në Lundër.

Teksa politika po përplaset për të votuar ose jo në 30 Qershor, mëngjesin e hershëm të së mërkurës, në doganën e Shkodrës mbërritën dy trajlera. Ata vinin nga Sllovenia dhe sillnin fletët e votimit që KQZ ka porositur për 30 Qershorin.

Me shoqërim policor, 3.606.815 fletët e votimit mbërritën në Tiranë. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 600 milionë lekë.

“Aktualisht fletët e votimit janë vendosur në një prej magazinave të KQZ-së në Lundër. Forcat policore ruajnë perimetrin e këtij ambienti.

Fletët e votimit janë ndarë në kuti sipas numrit të votuesve për çdo bashki. Javën e ardhshme, ato do të shpërndahen përmes kamionëve të ushtrisë dhe me mbrojtje policore, do të shpërndahen nëpër KZAZ. Shpërndarja e tyre do të bëhet me një plan të fshehtë, në mënyrë që të mos dëmtohen apo sulmohen rrugës”./ABC News Albania 24/7

ushtria-1280x706.jpg
Sej rie15:20 | 13/06/2019

Me parakalimin e ushtarëve të Kosovës janë përmbyllur aktivitetet e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Presidenti Thaci tha se janë duke punuar për anëtarësimin e Kosovë në NATO dhe arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Ushtarët e FSK-së kanë parakaluar për nder të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ndërsa i ka vizituar presidenti i Kosovës Hashim Thaci.
Ai bashkë me ministrin e Mbrojtjes kanë bërë homazhe para obeliskut të lirisë. Tha se kujtojnë të gjithë dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri.

Themeluam FSK-në, para pak muajsh morëm edhe vendimin historik për shndërrimin në ushtri, prandaj sot FSK-ja është e mëshiruar në këtë dëshirë për liri dhe në gatishmëri për mbrojtjen e paqes.

Ndërsa tha se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.  Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Rruga jonë nuk është e lehtë dhe e shpejtë, por është e sigurt. Me këtë ngjarje janë përmbyllur të gjitha aktivitetet të organizuara për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë./ABC News Albania 24/7

edi-rama-dhe-lleshaj.jpg
G. P.17:04 | 11/04/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar zyrtarisht informacion mbi bazën ligjore të vendosjes së ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë sqaruar se vendimi për ndërhyrjen ushtarake është i ligjshëm.

Janë dy qëndrime të kundërta për vendosjen e ushtrisë në aeroportin e Rinasit. Për mazhorancën është legjitime e për opozitën është shkelur ligji. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka pranuar të shprehet ende pa patur të gjithë informacionin në tavolinë.

Nëpërmjet zëdhënësit të tij bën me dije se i ka kërkuar zyrtarisht Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral, Bardhyl Kollçakut, informacion mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama është treguar më konkret duke e ilustruar me disa foto në rrjetin social Instagram.

Këto janë forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, që janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.

“Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike”.

Me zë e figurë e sqaron edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mision kushtetues sigurinë kombëtare, nëse konstatojmë se kjo siguri është cënuar apo thjesht kërcënuar, FA ka detyrë kushtetuese të japin kontributin e tyre. Ata kanë hyrë aty si mbështetje ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Siguria fizike e aeroportit ishte në një pikë të papranueshme. Jua them miqësisht nuk ka asgjë për t’u alarmuar”, tha ai.

Ligjshmëria e ndërhyrjes së ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza” vazhdon të jetë debat i hapur. Sipas ligjit të pushteteve të drejtimit të Forcave të Armatosura, kryeministri vendos përdorimin e tyre gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Nëse vendoset gjendja e jashtëzakonshme duhet të jetë Kuvendi që e merr vendimin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono