ushqimet

ushqimet-kukes-1280x724.jpg
nev ila15:09 | 15/07/2019

Në Kukës qytetarët janë të shqetësuar për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë. Ata thonë për ABC News se prodhimet janë me kimikate dhe preferojnë më shumë ato të zonës. Edhe tregtarët shprehen se kur marrin furnizimin nga Lushnja apo Tirana nuk pajisen me asnjë certifikatë sigurie apo fletë analize të prodhimeve.

Konsumatorët janë më të shpeshtë në tregun e fruta perimeve të Kukësit, por skeptike për atë çfarë blejnë. Preferojnë të marrin pak gjëra, mundësisht të jenë prodhime të zonës.

Qytetarët ndihen të shqetësuar për ushqimet që u duhet të konsumojnë. U duken pa shije dhe nga viti në vit produktet humbin cilësi.

Tregtarët përpiqen që pjesën më të madhe të prodhimeve ta marrin në Kukës.

Pjesën tjetër të furnizimit thonë se e sigurojnë nga duar të sigurta por edhe pse të tillë nuk marrin asnjë certifikatë sigurie për mallrat apo fletë analize që shoqërojnë prodhimet.

Në këto kushte konsumatorët janë të orientuar të blejnë me shumë prodhime të Kukësit se sa ato që vijnë nga Lushnja apo Tirana./ABC News Albania 24/7

MJEKET-PER-USHQIMET-E-KONSERVUARA.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ent ela15:53 | 28/06/2019

Ushqimet e ruajtura në vende të papërshtatshme gjatë këtyre ditëve të nxehta, mund të bëhen shkak për komplikacione të rënda shëndetësore. Mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes i shtuar për sigurinë ushqimore.

Kjo është një ditë përvëluese qershori. Këta të rinj po freskohen duke konsumuar një akullore, megjithëse mund të mos jenë shumë të bindur për sigurinë e saj ushqimore.

Qytetarë të ndryshëm të pyetur nga ABC News pranojnë se gjatë periudhës së verës ndihen të rrezikuar nga shumë produkte ushqimore që konsumojnë, mes të cilave bulmeti dhe mishi.

“Bulmeti do siguri, po ta mbajnë mirë, nuk mendoj që ka siguri, kurse zarzavatet duhet të dish ku ti blesh”

“Po ku ka të freskëta tani, po hajt si gjithë të tjerat”.

Zarzavatet nuk më frikësojnë po te bulmeti jam e kujdesshme”.

“Bulmetrat dhe mishrat janë të rrezikshëm”.

Mjekët thonë se disa produkte ushqimore që nuk janë ruajtur në mjedise frigoriferike ose kanë kaluar afatin e skadencës, mund të sjellin probleme të rënda në shëndet.

“Ka shumë ushqime që duhet të bëjmë kujdes, ushqimet e konservuara, fast fodet, konsumimi i akulloreve se ka të bëjë me kushtet higjienike dhe frigoriferike. Problem është dhe uji i pijshmë nëpërmjet depozitave dhe të gjitha japin probleme te shëndeti i pacientëve, duke u manifestuar me helmime  të ndryshme”.

Mjekja infesksioniste Imelda Zeqo jep disa këshilla për t’u ushqyer sa më shëndetshëm në këto ditë të nxehta.

“Konsumimi i lengjeve me shumicë është i këshillueshëm dhe frutat e zarzavatet duhet të lahen mirë me ujë të rrjedhshëm. Kujdes me konservat, fast fodet e ushqimet e ndenjura”. /ABC News Albania 24/7

ushqimet-1280x677.jpg
ent ela13:40 | 25/06/2019

Raporti më i fundit i Komisionit Europian mbi cilësinë e produkteve ushqimore që tregtohen në vendet anëtare, tregon se 1/3 e produkteve kanë etiketë të njëjtë por përbërës dhe cilësi të ndryshme.

Gjatë një vëzhgimi në një supermarket të Budapestit, u zbulua se një pjesë e konsiderueshme e produkteve ushqimore nuk janë në cilësinë e duhur. Hungaria është një nga ata vende anëtare të Bashkimit Europian, sidomos të Europës Lindore, që denoncojnë shumëkombëshet e ushqimeve, për faktin se shesin produkte ushqimore me një cilësi më të ulët në krahasim me standardet e vendit ku shiten.

Një raport i Komisionit Europian i publikuar të hënën, tregon se 9% e produkteve ushqimore europiane kanë të njëjtën etiketë por përbërës të ndryshëm. Dhe 22% e produkteve ka të njëjtën etiketë por përbërje totalisht  të ndryshme. Një e treta e produkteve nuk janë cilësore për konsumatorin. Kjo tregon se cilësia e dyfishtë e ushqimit nuk është një përrallë por një realitet, sipas organizatës europiane të konsumatorëve. Kjo sepse nëse shihen shifrat, një e treta e produkteve të testuara nuk janë cilësore. Studimi i Komisionit Europian është kryer mbi 1.400 kampionë të 128 produkteve të ndryshme ushqimore në 19 vende anëtare të Bashkimit Europian.

Konsumatorët hungarezë në Budapest janë skeptikë, kur tregojnë se në vendet e tyre shiten produkte ushqimore me cilësi më të ulët por me etiketë dhe çmim të njëjtë. Si shembull është marrë një dyqan gjerman në Budapest, ku një kavanoz me çokokrem dhe pse me etiketë gjermane, nuk ka shijen tradicionale dhe as ngjyrën e njëjtë me ato që shiten në dyqane hungareze. Raporti i Bashkimit Europian gjithashtu tregon se të njëjtat problem me etiketat dhe përbërësit janë dhe në Europën Perëndimore dhe lindore pa asnjë diskriminim gjeografik. Por kjo nuk është hera e parë që vendet e Europës Lindore denoncojnë raste të cilësisë së dyfishtë të ushqimit /ABC News Albania 24/7

durres-1280x726.jpg
Sej rie15:40 | 14/05/2019

Pasiguria për cilësinë e ushqimeve është kthyer në shqetësim për konsumatorët. Ky fenomen ka prekur edhe banorët në Durrës. Ata kërkojnë që strukturat shtetërore të bëjnë kontrolle të rrepta për këtë problem.

Njerëzit po kanë frikë të ushqehen.

Nuk kanë besim për cilësinë e produkteve dhe kjo u është kthyer në sëmundje.

Në Durrës siguria e ushqimeve është shqetësim me vete për banorët e tij.

Dhe kjo amvise ka kohë që blen vetëm tek tregtarët që njeh.

Ka të tjerë që nuk njohin shitës të besuar. Por mundohen të zgjedhin mes produkteve atë që e mendojnë të padëmshëm për shëndetin.

Qytetarët  vënë në dyshim cilësinë e çdo produkti;  perimet, frutat, bulmetin dhe nënproduktet e tij.
Ata kërkojnë ashpërsim të masave. Kontrolle nga strukturat përkatëse.

Durrësi është në pritje të turistëve dhe pushuesve. Por pasiguria për produktet ushqimore nuk do e rendis atë ne top listën e zonave të preferuara, nëse vendorët nuk marrin masa për standardet dhe cilësinë. Konsumatori do të besojë në atë me të cilën ushqehet çdo ditë./ABC News Albania 24/7

ushqimi-1280x732.jpg
Sej rie16:50 | 20/04/2019

Besimtarët katolikë i janë drejtuar gjatë së shtunës në mëngjes kishave në të gjithë vendin për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së Pashkës, ku simbol i kësaj feste mbetet veza e kuqe dhe buka e Pashkës.

Kështu nis rituali i festës së Pashkës. Janë besimtarët katolikë e jo vetëm që bekojnë ushqimin për ditën më të rëndësishme, atë të ngjalljes së Jezu Krishtit.

Thonë se marrin bekimin e Zotit për ushqimet e familjes e për këtë në mënyrë të veçantë ata i drejtohen kishës katolike me vezët e kuqe, simboli i ngjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes, ku nuk mungon buka e Pashkës, një shishe vere, djathi dhe hudhra të njoma, paralajmëruese të ardhjes së pranverës.

E gjithë familja mblidhet në tryezën e mbushur me gatimet më të mira, e më pas… nisin dhe vizitat tek familjarë dhe të afërm për të uruar sa më shumë mbarësi.

Prej disa ditësh në prag të festës së Pashkës nëpër dyqane apo dhe rrugë nuk kanë munguar produktet e dekoret  nga më të ndryshmet.

Ndryshe nga vitet e tjera, festa e pashkëve nuk është shoqëruar me rritje të ndjeshme të çmimeve për disa nga produktet që nuk duhet ti mungojnë tavolinës dhe simbolikës së festës më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë./abcnews.al

VLV-Peking-Duck.jpg
G. P.19:14 | 25/12/2018

Tashmë që festat e Dhjetorit kanë mbërritur, në mendjen e amvisave qëndron vetëm një pyetje: çfarë të gatuaj?… Duke u munduar që t’ju reduktohet sa më pak stresi i të përzgjedhurit të pjatave, më poshtë ju kemi listuar ushqimet më popullore dhe më të shijshme në të gjithë botën.

10. Çomlek me pulë, Gabon
Një recetë që përdoret dendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prejardhje nga Gaboni i Afrikës Qendrore. Receta e saktë përbëhet nga: mishi i pulës, speci djegës, hudhra, domate, piper, kripë, bamje, dhe gjalpë palme. Sugjerohet që pas konsumimit të kësaj pjatë të shijshme të merresh me aktivitet fizik, për shkak të kalorive të shumta që përmban.

9.Akullorja, Kinë
Akullorja është një ndër ushqimet së cilës nuk i rezistojmë dot. Pavarësisht shijes, babëzia që të shkakton nuk është lehtësisht e asimilueshme. Larmishmëria në zgjedhje është e pafundme, ndaj akullorja nuk del kurrë jashtë mode. Qoftë në ditë të nxehta, qoftë në mbrëmje përpara TeV, akullorja mbetet gjithmonë një shoqërues i mirë.

8. Tom yum goong, Tailandë
Kjo kryevepër tailandeze përmban brenda saj: karkaleca deti, kërpudha, domate, qepë të njoma, xhinxher dhe gjethe limoi të athët. Zakonisht e gatuar me qumësht kokosi, kjo supë kremoze unifikon në një shijet më të preferuara të zonës së origjinës: e thartë, e kripur, pikante dhe e ëmbël. Pjesa më e bukur është kostoja: shumë e lirë.

7. Penang assam laksa, Malajzi
Peshk fillimisht i zier e më pas i thekruar në zgarë, spec djegës, qepë të njoma, qepë të thata, ananas, bishtaja. Penang assam laksa një ndër pjatat më popullore të Malajzisë, është një gatim ndaj së cilit mund të krijosh varësi. Kulmin e saj e arrin e shoqëruar me makarona petë dhe xhinxher, duke bërë që t’ju shkojë goja lëng vetëm nga aroma.

6.Hamburger, Gjermani
Nuk është çudi që hamburgerët janë pjesë e kësaj liste, pasi një ushqim kaq i shijshëm bën të mundur që njerëzit të shpenzojnë 20 miliardë $ çdo vit për ta pasur atë. Rrjetet e ushqimeve të shpejta, si Mc Donalds, mund të mos ofrojnë hamburgerët më të mirë, por kjo nuk përbën problem. Shumëllojshmëria e tyre bën të mundur që të kesh opsione të pafundme. Kombinimi simite-mish-sallatë është kaq tërheqës sa që shumë shtete kanë rrënuar ekosistemin e tyre, vetëm që të kenë mundësinë të mbarështojnë lopët prej të cilave vjen dhe produkti parësor i mishit të hamburgerave.

5.Rosa e Pekinit, Kinë
Sekreti i kësaj pjate është shurupi prej mjalti që i vishet pjesës së sipërme të shpendit. I pjekur me ngadalë në furrë, rosa e thekruar është kaq e shijshme sa që restorantet tradicionale shërbejnë zakonisht më shumë lëkurë se sa mish. E gjitha mund të shoqërohet me petulla, qepë dhe salca pikante. Kjo recetë është cilësuar si mënyra më e mirë për të gatuar mishin e rosës.

4.Sushi, Japoni
Kur Japonia bën diçka, e bën ashtu siç duhet. Ky kombinim i peshkut dhe orizit mund të duket i thjeshtë për tu realizuar, por rezultati final është mbreslënës. Tashmë me famë globale, ky ushqim është ndër më të preferuarit dhe më të përdorurit në çdo lloj vakti.

3.Çokollata, Meksikë
Populli Maja e konsumonin të lëngshme, ndërsa në ditët tona mënyrat e të ngrënit të kësaj lloji ëmbëlsire janë të pafundme. Çokollatat tashmë janë adaptuar në çdo kulturë botërore si pjesë e zinxhirit të tyre ushqimor. Funksionale në çdo event të rëndësishëm, apo qoftë edhe për të kënaqur veten, çokollatat do të mbeten gjithmonë një zgjedhje e mirë për të ngopur dëshirat e çdokujt.

2.Pica, Itali
Nuk ka nevojë për shpjegim një gatim i tillë. Picat mund të konsiderohen ushqimi më popullor dhe i dashur në të gjithë botën. Pavarësisht shijeve të ndryshme të cilat mund ti zgjedhim sipas preferencave, për diçka të gjithë jemi dakord, picat janë gjithmonë zgjedhja e duhur të ngrënë.

1.Mishi me erëza Massaman, Tajlandë
Kjo pjatë është konsideruar si mbretëresha e gatimeve. Pikante, me shije kokosi, e ëmbël dhe e athët. E përzier dhe me oriz, ky lloj ushqimi garanton një shpërthim shijesh në gojën tuaj. Nëse një ditë planifikoni të vizitoni Tajlandën, mishi me erëza Massaman është një kusht që duhet ti vini vetes për ta provuar./abcnews.al

buying-healthy-foods-ft-blog0617.jpg
G. P.22:49 | 15/11/2018

1.Arrat
Arrat janë shumë të shëndetshme dhe të mbushura me mikroelemente të cilat ndihmojnë në mirëfunksionimin e trurit dhe të trupit tuaj. Hani të paktën gjysmë filxhani arra të grimcuara në ditë.

2.Limoni
Limonët janë ushqimi më i mirë për tu konsumuar kur keni mangësi të vitaminës C. Ngrënia e tyre ndihmon në shkatërrimin e qelizave kanceroze dhe kurimin e shumë sëmundjeve të ndryshme, sidomos gripin.

3.Brokoli
Brokoli është një burim i përkryer i vitaminës K, e cila ndihmon në forcimin e kockave dhe rritjen e rezistencës së sistemin imunitar. Sigurohuni që ta gatuani në mënyrën e duhur.

4.Fasulet
Fasulet renditen tek perimet më të shëndetshme. Konsumimi i tyre i shpeshtë bën të mundur rregullimin e sistemit tretës, pasi ato përbëhen nga fibra të veçanta shumë të dobishme për trupin tonë.

5.Çokollata e zezë
Mos konsumoni çokollata me shije apo të mbushura me rrush të thatë ose lajthi brenda. Hani vetëm çokollatë të zezë, pasi shumë nga elementët më të nevojshëm nga të cilat trupi ushqehet gjenden dhe në bimën e kakaos.

6.Domatet
Lloje të ndryshme domatesh ndihmojnë në luftimin e qelizave kanceroze. Gjithashtu ato janë një përbërës thelbësor në pasurimin dhe qarkullimin e normalizuar të gjakut. Çdo person duhet që të konsumojë të paktën një domate të madhe në javë.

7.Hudhra
Nëse nuk konsumoni hudhër të freskët në mënyrë të rregullt, jeni gjithmonë në rrezik. Hudhra ndihmon që të eliminojë të gjithë mikroorganizmat e dëmshëm dhe të mbajë trupin e pastër nga toksinat. Gjithashtu forcon sistemin imunitar.

8.Spinaqi
Konsumimi i spinaqit në gatim apo sallatra të ndryshme ndihmon në përmirësimin e shikimit dhe shëndetit tek gratë. Kjo ndodh për shkak se kjo perime përbëhet nga një element që quhet lutein, i cili ndihmon dhe në aftësinë riprodhuese tek femrat.

9.Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një prej vajrave më të shëndetshëm që ekzistojnë. Ai është i ngopur me elemente të cilat janë faktorë thelbësorë në pasjen e një shëndeti të qëndrueshëm. Sigurohuni që vaji i ullirit të jetë pjesë e përditshme e dietës suaj.

10.Vezët
Të bardhat e vezëve janë të mbushura me proteina. Të verdhat, sipas legjendave urbane, janë të dëmshme për shëndetit. Megjithatë, studimet tregojnë se ngrënia e vezëve në mënyrë të plotë është shumë herë më e shëndetshme se sa pjesërisht./abcnews.al

RRITEN-CMIMET.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
G. P.16:54 | 08/10/2018

Çmimi i ushqimeve dhe naftës gjatë muajit shtator, sipas INSTAT, ka pësuar rritje. Kjo ka bërë që inflacioni gjatë këtij muaji të shkojë në 2.1%

Qytetarët i kanë blerë më shtrenjtë ushqimet gjatë muajit shtator. Indeksi i çmimeve të konsumit bën të ditur Instituti i Statistikave ka pësuar një rritje me 0.2% krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, dy muajt e fundit ka nisur të reflektohet edhe në tregun vendas. Kjo ka bërë që inflacioni sipas INSTAT të arrijë në 2.1 %, ndërkohë që vitin e shkuar ai është regjistruar me 1.6%.

Rritje më të madhe të çmimeve, këtë shtator, krahasuar me atë të një viti më parë, vërehet në grupin “Argëtim dhe Kulturë” me 5,2 %, transport me 3.2% dhe qira, ujë dhe energji me 2.8%. Ndërkohë që kosto e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është 2,6 % më e lartë. Sipas INSTAT, çmimet më të larta brenda këtij grupimi janë regjistruar tek perimet dhe frutat, përkatësisht 14.6% dhe 3.8%./abcnews.al

stress-cover-desktop-1280x454.jpg
ent ela23:18 | 23/03/2018

Kur jeni të stresuar, trupi juaj konsumon më shumë substanca: ja se çfarë duhet të hani për të luftuar këtë proces dhe për të zvogëluar simptomat e stresit.

Një intervistë pune, një provim në universitet, një ngjarje me rëndësi të veçantë, një takim me një person të veçantë: të gjitha rastet kur ju jeni në ankth dhe nervozizmi është i madh.

Megjithatë, në qoftë se për ndonjërin stresi bëhet një formë e energjisë pozitive, e cila ndihmon për të përmbushur sfidat e jetës me vendosmëri më të madhe, për të tjerët ai bëhet një vorbull negativiteti dhe urrejtjeje, e cila krijon konflikte të brendshme dhe dhimbje të të gjitha llojeve.

Kur ju jeni të stresuar, organizmi konsumon më shpejt disa substanca, që  i ndihmon atë të përballen me ankthin dhe nervozizmin, dhe kjo çon në mangësi ushqyese që shkaktojnë lodhje, ulje humori, skuqje të lëkurës, ulje të imunitetit, probleme gastrointestinale (dhe lista mund të vazhdojë në infinit).

Për këtë arsye është e dobishme të dihet se cilat substanca janë të mangëta kur ato jeni veçanërisht të stresuar dhe cilat  duhet të riintegrohen në dietën ditore.

Ja se çfarë duhet të hani kur jeni të stresuar për të kufizuar efektet e stresit në humorin dhe trupin tuaj.

Magnezi

Kur jeni të stresuar është e vështirë për të përballuar jetën e përditshme me qetësi. Trupi konsumon shpejt rezervat e magnezit, një mineral i rëndësishëm për mirëqenien psikofizike të një personi.

Nëse ka më pak, ju ndjeheni të dërrmuar dhe jeni më të prirur ndaj dhimbjeve të muskujve dhe dobësisë, mund të ndjeni një ndryshim të rrahjeve të zemrës, niveli i përqendrimit është i ulët dhe keni tendencë të jeni nervozë pa arsye.

Për këtë arsye ju duhet të keni mbi tavolinë ushqimet që e përmbajnë atë në sasi të mëdha, të tilla si drithërat, fara, bishtajore dhe perimet me gjethe jeshile.

Farat e kungullit, për shembull, janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, të shëndetshme dhe të shijshme për t’u ngrënë preferohet në mëngjes. Mund t’i blini në supermarket, ose ti hiqni ato nga kungulli, t’i lani mirë, t’i thani për 24 orë dhe pastaj janë gati për t’u ngrënë.

Vitaminat e grupit B

Vitaminat B janë thelbësore sepse ato lejojnë trupin të marrë energjinë e nevojshme për funksionet e tij.

Ata janë kryesisht të pranishme në mish, veçanërisht të pasura me B12, që kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe përmirëson disa aftësi mendore, të tilla si kujtesa, përqendrimi dhe rendimenti.

Prandaj, ky ushqim duhet të merret të paktën dy herë në javë, duke u përpjekur të alternoni pulën dhe gjeldetin me mish viçi, mish derri dhe viçi, të cilat janë mish më shumë yndyror.

Edhe vitamina B7 ndihmon trurin për të kapërcyer gjendjet e karakterizuara nga stresi i tepruar fizik dhe mendor: përveçse në mish, e gjejmë në majanë e birrës, drithëra integrale, të verdhën e vezës, arra, banane dhe agrume.

Vitamina C

Në situata të stresit të lartë, trupi kërkon më shumë rezerva të vitaminës C, e cila jo vetëm që përmirëson sistemin imunitar, por edhe lufton radikalet e lira përgjegjëse për plakjen e qelizave.

Burimet më të mira të vitaminës C janë kivi, agrumet, domatet, specat, marulet, spinaqi.

Duhet patur kujdes, pasi këto lëndë ushqyese përkeqësohen me gatimin, kështu që ushqimet që përmbajnë atë – sidomos perimet – duhet të hahen të papërpunuara në mënyrë që të mos humbasin ndonjë vitaminat.

Triptofani

Është një substancë e aftë për ngritjen e niveleve të serotoninës, një neurotransmetues që rregullon gjendjen shpirtërore (nuk është rastësisht i quajtur edhe “hormoni i humorit”), vepron si antidepresant natyror dhe nxit relaksimin, veçanërisht gjatë natës.

Për ta mbushur me serotonin, ju kurrë nuk duhet t’ju mungojnë drithërat, orizi, patatet, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, salmoni, banane, papaja,  farat, perimet me gjethe jeshile.

Çokollata e hidhur (ose e zezë)

Çokollatës së zezë nuk i thuhet kurrë jo. Ajo është e pasur me flavonoide dhe katekine, të afta për të gjeneruar një ndjenjë të mirëqenies dhe kënaqësisë, sheqernat e saj rrisin nivelet e serotoninës dhe përmbajnë sasi të mirë të magnezit.

Duhet të merret një kub në ditë, pas darkës. Përqendrimi i kakaos nuk duhet të jetë më i vogël se 70%.

Duhet të shmangen kafeja dhe cola

Ata që janë të stresuar dhe përpiqen të menaxhojnë jetën e tyre të përditshme me kujdesin e nevojshëm duhet të shmangin pirjen e kafesë, e cila, duke qenë stimuluese, mund të përkeqësojë gjendjen e nervozizmit të brendshëm.

Për fat të mirë, ka alternativa të vlefshme, të tilla si kafe elbi apo dekafeinato. të cilat nuk kanë të njëjtin efekt.

Është mirë gjithashtu që të shmangni pijet me bazë coca cola, sepse ato, përmbajnë kafeinë. /abcnews.al

vlcsnap-error734-1280x720.jpg
us er15:51 | 14/12/2017

Qytetarët ndjehen të pasigurtë në atë që konsumojnë. Pasiguria e tyre përligjet edhe nga një studim i ndërmarrë nga Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë. Kryetari i saj thotë se thuajse në të gjitha produktet bazë analizat kanë nxjerrë në pah probleme. 

Mish me ngjyrues apo ngarkesë mikrobiale.

Qumësht apo nënprodukte të tij me aflatoksinë.

Gjalp me vaj palme.

Vaj ulliri i perzier me përbërës të tjerë.

Një pjesë e mirë e produkteve që kemi çdo ditë në tryezë kanë dështuar në testet e sigurisë ushqimore, ndërmarrë së fundi nga Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë.

Produktet me probleme arrijnë të kalojnë filtrin e kontrollit duke u kthyer në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë, por në pamundësi për ta ndalur.

Institucionet shtetërore kanë dështuar sa i përket garantimit të sigurisë ushqimore, por kryetari i Shoqatës së Industrialistëve problemin e sheh dhe tek drejtësia.

280 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit sipas Zusit nuk mund të monitorojnë mbi 20 mijë operatorë ushqimorë, apo rreth 200 mijë fermerë. Zgjidhja sipas tij duhet të fillojë me mbajtjen nën kontroll të sistemit prodhues dhe regjistrimin e të gjithe subjekteve që operojnë në treg./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono