ushqime

ushqime.jpg
ad min14:49 | 18/07/2018

Çmimet për mallrat e konsumit në vend janë rritur sërish. Instituti i Statistikave thotë se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor është 2.1% ndërkohë që një muaj më parë, ky tregues ishte 1.8%.

“Argëtim dhe kulturë” është grupi që ka pësuar dhe rritjen më te madhe të çmimeve  prej 3,7 %. Pas tij renditen  ushqimet, pijet joalkoolike, veshjet dhe këpucët.

Ndërkohë që rritja më e vogël e çmimeve është regjistruar për shërbimet arsimore me 0.9% dhe mobilimin e shtëpive me 0.5%./abcnews.al

ushqime-1280x657.jpg
ad min15:19 | 24/03/2018

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka alokuar një fond prej 20 milionë lekësh për të siguruar bazën ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura në Shkodër. Fondi do t’i kalojë Shtabit te Emergjencave Civile, i cili do t’ju shkojë në ndihmë fermerëve të kësaj zone.

2 javë ushqim për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Konkretisht 400 ton koncentrat ose bar i thatë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka alokuar 20 milionë lekë për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve në vështiësi. Fond ky që do t’i kalojë Shtabit të Emergjencave Civile.

“Me anë të këtij fondi, garantohet ushqimi për rreth 4100 gjedhe, 8000 të imta dhe 1300 derra. Kjo sasi, i shtohet bazës ushqimore të siguruar deri tani dhe është shpërndarë tek fermerët nga Shtabi i Emergjencave”.

Ndërkohë zëvendëskryeministrja Mesi ishte në Njësinë Administrative Dajç, ku shpërndau mbi 2800 bidona ujë të pijshëm dhe 50 pako ushqime për familjet në këtë zone. Një kontribut ky i komunitetit të biznesit që iu përgjigjen thirrjes së zëvendëskryeministres./abcnews.al

djegie-e-gojes.jpg
ad min17:51 | 15/12/2017

Tani që i ftohti ka ardhur, shumë prej nesh mund të bien “pre” e ushqimeve të nxehta.

Të sapo dala nga furra, ushqimet bëhen akoma dhe më shumë tërheqëse, por kjo është shumë e dëmshme për shëndetin e gojës.
Çdo pjatë supe, salcat pikante apo çdo lloj ushqimi tjetër i nxehtë mund të jetë rrezik më vete sepse mund të shkaktojë djegie të gojës.
Dentistët na sugjerojnë të ndjekim disa këshilla të rëndësishme se si të rikuperojmë veten, kur jemi përballë një situate të tillë.

1. Ndiqni një dietë të lehtë
Kjo do të thotë që të heqësh nga menuja patatet e skuqura, arrat dhe ushqimet e tjera të thata. Dentistët këshillojnë kosin sepse nuk irriton qiellzën e gojës dhe gjuhën.

2. Shmangni ushqimet shumë të nxehta, shumë të ftohta dhe pikante
Nëse doni të rimerrni veten më shpejt, kjo do të thotë që duhet të largoheni prej gjërave pikante, supave të nxehta dhe pijeve të ftohta. Këto ushqime ngacmojnë pjesën e djegur të gojës. Duhet të siguroheni që çdo gjë që hani të jetë në temperaturën e dhomës ku ndodheni.

3. Jo pijeve më përbërje acidike
Kafeja, vera dhe soda duhet të mos përdoren për të paktën dy ditë. Të treja kanë përbërje jashtëzakonisht të lartë acidike, kështu që mund të pengojnë qiellzën për t’u shëruar duke shtyrë të gjithë procesin.

4. Pastrojeni gojën
Bakteriet në një plagë të hapur mund të çojnë në infektim të saj dhe të ndalojnë shërimin, kështu që duhen larë dhëmbët vazhdimisht dhe të bëjmë gargare herë pas here.

5. Merrni trajtim mjekësor
Nëse keni një djegie të fortë atëherë duhet të konsultoheni me një mjek, i cili do t’ju drejtojë drejt disa medikamente që mund t’ju ndihmojnë të kaloni këtë problem shumë shpejt./abcnews.al

vlcsnap-error201-1280x720.jpg
ad min11:09 | 04/12/2017

Banorët e Darzezës akoma ndodhen në kushtet e përmbytjes. Megjithëse niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm, atyre u duhet të dalin nga njëra anë në anën tjetër të fshatit me varkë për të bërë furnizimin me ujë të pijshëm, apo të nxjerrë fëmijët nga shtëpitë. Ndërkohë forcat e Ushtrisë po vazhdojnë për të ringritur urën provizore, po ajo ende nuk ka përfunduar dhe nuk është vënë në funksion. Në gjithë rajonin e Fierit janë përmbytur 5 mijë ha tokë dhe fshtarat Frakull, Povelce, Ferras dhe Darzezë janë ende me ujë. Ky fshat për shkak të prishjes së urës, bën 24 orë i izoluar. Por sipas informacionit të Emergjencave ura do të vihet shpejt në funksion. Sipas raportit të shtabit të emergjencave në Fier u përmbytën 370 shtëpi./abcnews.al

thumbnail_Veliaj-me-vullnetaret-1-1280x720.jpg
ad min15:38 | 02/12/2017

Kryebashkiaku Erion Veliaj mohon hapjen e portave të digës së Bovillës për të cilat opozita tha se ishin shkaku i përmbytjes së disa zonave në Tiranë.  Niveli i liqenit sipas tij është nën kuotën maksimale.

“Një qytetar që nuk e kupton si funksionon ujësjellësi ka të drejtë të mërzitet, por nuk u lejohet kjo atyre që deri dje kanë menaxhuar qytetin. Ne të gjithë e kuptojmë që Bovilla nuk është hapur, se që të hapet, së pari duhet të kapë nivelin maksimal, që ende s’e ka kapur. Së dyti, ka një protokoll ku i pari që njoftohet është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i Kamzës, kështu që nuk mund të jetë hapur pa kaluar protokolli në këto dy bashki. Së treti, edhe nëse hapet, nuk kalon fare në anën tjetër të Tiranës, sepse kemi një lum që na ndan në mes. Le të mos hapim panik. Ata që menaxhuan shtetin shqiptar dhe dështuan në mënyrë mizerabël vitet që ndodhi kjo katrahurë në Shqipëri me ndërtimet dhe me shërbimet publike, s’kanë të drejtë të flasin tani”

Nderkohe situata ne liqeni deklaroi kryetari i bashksie po shkon drejt permiresimit edhe sa i perket nivelit te turbullires se ujit, arsye qe detyroi stakimin e impiantit te perpunimit. Veliaj garantoi qytetarët për normalizimin e situatës me furnizimin me ujë brenda dites se shtune.

“Sot balta po dekandon, po i afrohemi parametrave ku mund të bëjmë filtrim normal të ujit dhe brenda ditës së sotme, Tirana do të kthehet në normalitet. Një pjesë e qytetit tashmë është stabilizuar. Na kanë ngelur dhe 4-5 lagje të tjera dhe besoj se përpara se të mbyllet dita sot, do të kemi stabilizuar gjithë situatën e ujit në Tiranë. Dua t’ju shpjegoj që filtrat e Bovillës filtrojnë ujin dhe në momentin që uji është i gjithë me llucë, ato bllokohen. Bllokimi i një filtri të Bovillës shkakton një muaj ndërprerje me ujë të Tiranës. Kemi vendosur diçka të vështirë, por diçka të drejtë”

Deklaratat kryetari i bashkise i beri ndersa iu bashkua grupit te vullentareve te cilet paketonin ushqime dhe veshje në magazinën e Rezervave të Emergjencës ngritur ne Farkë nga bashkia, per tjua shperndare me pas  familjeve ne nevoje. Bashkia thote se me ndihmën e rrjetit të vullnetarëve ndihma iu derguan familjeve në zonën e ish Institutit, në Njësinë 8, në Njësinë 4 pranë Bregut të Lumit dhe në Njësinë 6./abcnews.al

pranga1_4.jpg
ad min10:32 | 02/12/2017

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Fierit, pasi duke shkuar në takim me një të dënuar, në ambientet e kontrollit fizik është kapur me një thikë në qesen që kishte ushqimet. Ai wshtw Bardhul Myrselaj, banues në Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 324/a/1 e 22 të Kodit Penal./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono