ushqime

restorantii.jpg
ad min12:52 | 01/10/2019

476 Euro për një vakt. Është kjo shifra e çmendur që dy turistë japonezë shpenzuan gjatë pushimeve në një restorant në qendër të Romës. Mediat kanë bërë publike rastin e çiftit, i cili për dy pjata me makarona dhe dy peshq mori faturën e kripur.

“Në meny shkruhej 6.5€/100 gramë peshk. Kur mbaruam vaktin, paguam 476.4 Euro. Kur u ankuam për këtë gjë, menaxheri na shpjegoi se pjata me peshk ishte 4.8 kilogramë. Ne jemi të sigurt që peshonte 2 kilogramë maksimumi”, shkruante i irrituar klienti në Trip Advisor, i cili paralajmëronte klientët e tjerë që mund të kishin të njëjtin fat që të mos paguanin dhe të merrnin policinë.

Klienti akuzonte restorantin se e kishin mashtruar. Ndërkohë, postimi i tij mori vëmendjen e shumë personave të tjerë të cilët kishin pasur të njëjtën eksperiencë.

Kjo nuk është hera e parë që turistët paguajnë shifra kaq të larta vetëm për një vakt në Itali. Në 2018-n në Venecia, një tjetër çift japonez pagoi 1120 Euro për katër biftekë florentina, një pjatë me peshk miks, dy gota verë dhe një ujë mineral./abcnews.al

67616618_2286410821441220_5265777140669874176_n.jpg
ad min21:30 | 02/08/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  në bashkëveprimin me Inspektoriatin e Mjedisit, njofton se kanë asgjësuar pas ribllokimit sasinë rekord të 7,636 kg ushqime të skaduara. Asgjësimi i produkteve u bë në Vollodër, zonë e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar të gjithë autoritetin e tij konform ligjit, duke siguruar koordinimin dhe bashkëveprimin me Inspektoriatin e Mjedisit, Bashkia Sarandë, për të mundësuar asgjësimin e produkteve të skaduara që u ribllokuan një ditë më parë nga AKU, ditën e sotme në Vollodër, zonë e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë për asgjësimin e mallrave me origjinë shtazore.

Shëndeti dhe interesi i konsumatorëve nuk mund të cënohen nga papërgjegjshmëria e Operatorëve të Biznesit apo strukturave të tjera, ndaj AKU mori të gjitha masat e nevojshme që produktet e skaduara prej vitesh të asgjësoheshin, duke mos kërcënuar më asnjë konsumator, jo vetëm të Sarandës, por edhe më gjerë në vend. Tashmë, falë bashkëpunimit të frytshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me institucionet e tjera ligjzbatuese, u bë i mundur asgjësimi i produkteve të ribllokuara ditën e djeshme në subjektin “Arben Mehmeti”, duke pastruar kështu tregun nga produkte të cilat përbënin rrezik serioz për Sigurinë Ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë punën rigoroze për të garantuar Sigurinë Ushqimore në vend, duke mbajtur pastër tregun e brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum, si dhe duke siguruar të gjithë konsumatorët për produktet që konsumojnë”, thuhet në njoftim./abcnews.al

edi-rama123-4.jpg
ad min11:39 | 30/07/2019

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi goditje shembullore ndaj sipërmarrësve që abuzojnë me ushqimin. Kreu i qeverisë zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët këtë të martë, ku tha se ka një sërë ndëshkimesh deri tek ato me heqje lirie për këta tregtarë që abuzojnë me prodhimet ushqimore.

“Dua ta theksoj fort se kemi hyrë në një fazë të re, jemi në hapat e para të një lufte pakompromis për të garantuar sigurinë ushqimore. Përpara pak ditësh Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal dhe sanksionet për abuzuesit me produktet ushqimore tanimë janë tejet të rënda. Ne nuk do të ndalemi në goditjen e tyre. Jam i bindur që në gjysmën tjetër të vitit dhe në vitin në vijim do të kemi raste shembullore goditjesh që nuk ia uroj asnjë sipërmarrësi në fushën e tregtisë së prodhimeve ushqimore, por askush nuk duhet të harrojë se tanimë janë një sërë sanksionesh me heqje lirie për ata që abuzojnë me ushqimin”, tha Rama teksa bënte një përmbledhje të situatës ekonomike gjysmën e parë të këtij viti.

Për këtë çështje, Rama tha se edhe pse ka qenë në një situatë jonormale, ekonomia është rritur. Prioritet për të ardhmen mbeten investimet theksoi më tutje kreu i qeverisë, ndërsa u ndal edhe tek informaliteti. Për këtë çështje tha se qeveria do ta ketë në fokus deri në fund të mandatit qeverisës.

“Edhe pse në një situatë krejt jonormale që do të thotë të pafavorshme për ekonominë aspak nxitëse, por frenuese për investitorët dhe konsumatorin u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%. Ndërkohë që efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vitin e shkuar patëm një vit me shumë reshje që do të thotë edhe me një mundësi të shtuar për rritjen ekonomike si rezultat i prodhimit të lartë të energjisë. Përtej këtij fakti mbetet prioritare që të fokusohemi tërësisht më tutje tek investimet publike dhe investimet private vendase dhe të huaja. Tek të ardhurat që siç mund ta dini kanë pasur një periudhë problematike për pasojë të frymës së antishtetit që u injektua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma shumë agresive gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit.

Informaliteti tani është në fokus dhe do të mbetet në fokus përditë deri në fund të mandatit. Punësimi ka shënuar një përparim që në raport me trendin historik vjen me një ulje të re nga gjashtë mujori i parë i vitit të shkuar. Është rritur 1.4 përqind krahasuar me një vit më parë dhe plus 0.6 krahasuar me gjashtëmujorin e parë. Një fakt vlen të vlerësohet, zyrat e punës vetëm në këtë 6 mujor kanë realizuar 16 mijë punësime. Informaliteti në punë ka shënuar rritje, mosregjistrimi i punonjësve. Gjë e cila është integruar në operacionin anti-informalitet që siç e thashë do vijojë intensivisht deri në fund të mandatit. Dua të ritheksoj se është një kosto e madhe ajo që jen si pasojë e shkeljes së ligjit në rastet kur konstatohet pasi dëmi që i vjen një biznesi të paregjistruar apo në aktivitet informal është shumë herë më i madh sesa fitimi përmes informalitetit”, tha Rama./abcnews.al

aksioni.jpg
ad min14:59 | 23/06/2019

Rreth 160 mijë dollarë është vlera e sekuestrimi të operacionit policor mbi prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore dhe pijeve të falsifikuara. Operacioni ndërkombëtar u kodua “OPSON 8”, ndërsa morën pjesë më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota, duke u mbështetur edhe nga INTERPOL e EUROPOL.

Gjatë operacionit në Shqipëri u  kontrolluan në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti, ku 9 persona u arrestuan dhe 22 të tjerë u proceduan. Sipas Policisë së Shtetit, u sekuestruan mish i ngrirë dhe produkte të tij, pije të forta alkoolike, fruta të thata dhe djathë.

Njoftimi i policisë:

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”,  për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara.

Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte.

– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”,  Prodhim të Kundërligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave  ose i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve  të tjera  të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”,  “Fshehja e të ardhurave”,  gjithsej 30 subjekte.

– Janë proceduar penalisht në gjendje të lirw 22 persona,.

– Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona,.

– Është shpallur kërkimi për 1 person

– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitw:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66  litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi  etj, të gjitha kapin  vlerën rreth  160 000  USD.

/abcnews.al

trump.jpg
ad min13:56 | 15/01/2019

Për shkak të mbylljes së një pjese të madhe zyrash federale për shkak të “shutdown”, presidenti amerikan Tramp është detyruar të porosisë në fast food ushqimin për një pritje që u organizua në Shtëpinë e Bardhë.

Një pritje ku ushqimi kryesor ishin hamburgerët, picat dhe patatet e skuqura që u shërbyen nga presidenti amerikan Donald Trump në dhomën lindore të shtëpisë së bardhë, për të festuar atletët e skuadrës universitare të futbollit të Klemson Tajgers.

Këta të fundit fituan kampionatin kombëtar. Shefat e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë do të kishin gatuar pjata më të sotisfikuara në sallën e ngrënies përkatëse.  Por ata janë në shtëpi pa paga, në një kohë që Donald Tramp lufton me longresin amerikan për bilancin federal. I sapo kthyer nga Nju Prlins, Trump u shpreh se doi priste atletët me McDonald’s, Uendy’s e Burger King’s, me pica.

Trump u shpreh se kishin porositur shumë hamburger e pica, për të cilat kishte paguar ai, dhe sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky ishte ushqimi i vërtetë tradicional amerikan. Por arsyet e vërteta të thyerjes së protokollit i shpjegoi zëdhënësja Sendërs. Pjesa më e madhe e personelit të Shtëpisë së Bardhë ndodhen në shtëpitë e tyre për shkak të Shutdown.

Në këtë mënyrë presidenti amerikan pagoi personalisht për 300 hamburger. Rreth një e katërta e zyrave të qeverisë federale janë mbyllur prej 24 ditësh pasi Trump këmbëngul në idenë e tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Për këtë projekt ai kërkon 5.7 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan. Trump u tha lojtarëve se nuk mund ta shtynte takimin me ta dhe në këtë mënyrë ishte detyruar të porosiste në fast food./abcnews.al

boraaa.jpg
ad min10:23 | 14/01/2019

Dy viktima janë regjistruar nga i ftohti. Një 53-vjeçar nga Selca e Sipërme ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në përrua. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Mokrres , e cila vijon të jetë e bllokuar prej dy javësh.

Ajet Zikollari, sipas burimeve nga Bashkia e Pogradecit, udhëtonte me kafshë nga fshati i tij, në drejtim të Trebinjës për t’u furnizuar me ushqime. Teksa kthehej për në shtëpi, 53-vjeçari, ka rënë nga kafsha, duke përfunduar në përrua.

Familjarët, të shqetësuar nga vonesa, kanë nisur kërkimet dhe pas disa orësh e kanë gjetur të pajetë Zikollarin, i cili dyshohet se ka humbur jetën si rezultat i të ftohtit. Edhe në Durrës një endacak u gjet i pajetë në hyrjen nr. 2 të portit. /abcnews.al

shkollaa.png
ad min15:48 | 12/10/2018

Dyqanet që tregtojnë ushqime pranë shkollave janë vënë në fokus të kontrolleve të Autoritetit Kombëtare të Ushqimit. Inspektorët e tij gjatë monitorimit në terren kanë konstatuar një sërë problemesh dhe kanë marrë një sërë masash administrative.

Dyqanet e ushqimeve të shpejta pranë shkollave janë kthyer në biznese fitimprurëse. Ato janë destiancioni i parë i shumë nxënësve sapo bie zija e pushimit të madh. Shpesh ndodh që shitësit e tyre të kthehen edhe në tregtarë ambulantë e t’i afrohen rrethimit të shkollës.

“Vjen atje dhe thotë me çfarë e doni tostin. Ne i japim lekët dhe na jep ushqimin”, tha një nxënës.

“Pushimi nuk është për bukë që marrin të gjithë fëmijët me vete. Pushimet janë për fruta, pastaj i fus te tasi i ushqimit dhe i marr me vete”, tregoi një nxënëse.

“Marr bukën që ma bën mami”, tha një nxënëse tjetër.

Por sa të sigurta janë ushqimet që ato tregtojnë?

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kontrolluar 227 dyqane që tregtojnë ushqime pranë instituconeve arsimore në të gjithë vendin. Ku kanë konstatuar një sërë problemesh dhe kanë marre shumë masa administrative.

Dy subjeketeve i është ndërprerë aktiviteti, 13 janë ndëshkuar me gjoba, vlera e të cilave kap shifrën e rreth 1 milion e 700 mijë lekë ndërsa 65 të tjerë janë paralajmëruar për ndërperje të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se monitorimi i subjekteve pranë shkollave dhe kopshteve nuk do të ndalet. Ndërkohë që i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo tentativë abuzimi nga këto tregtare.

ushqimet.jpg
ad min21:01 | 10/09/2018

Emisioni “Stop” ka blerë produkte ushqimore në Maqedoni dhe i ka kaluar pa a asnjë problem apo kontroll në pikën doganorë të Bllatës në Peshkopi.

Shitësja – Kafe, kafe… sfungjer, sapun… 20, 30, 40, 50, 60, 70, 80, 90, 100, 110, 120, 130, 140, 150, 160, 170, 180.

Qytetari – Faleminderit!

Shitësja – Ditën e mirë!

Vaj, detergjentë, kafe, pije freskuese dhe gjithçka tjetër në sasi të konsiderueshme janë ngarkuar në makinë dhe i kanë shpëtuar çdo lloj verifikimi.

Qytetarja – Do të na nxjerrin ndonjë gjë?

Taksisti – Po varet, bën vaki nuk del ndonjë i madh… kalojmë rehat. Bën vaki të jetë drejtori aty, detyrimisht do të kontrollojnë imtësisht.

Qytetari – Po këto maqedonasit thonë gjë, jo?

Taksisti – Jo! Në Maqedoni jo, atje tek ne, po të marrësh tek ne e të vish këndej të flasin këto.

Taksisti – Ta fshihnim atë… si e ka, kafen. Se kafja nuk lejohet.

Qytetarja – Pse këto këtu nuk të kontrollojnë fare?

Taksisti – Këtu jo, atje!

Qytetari – O flori, po na kërkuan ndonjë kafe, sa bëhet fjalë? T’i lemë ndonjë 50 mijë lekëshe apo..?

Taksisti – Joo!

Qytetari – Po pse, janë shumë?

Taksisti – Ndonjë 5 mijë lekësh a 10 mijë lekësh maksimumi. Mirupafshim!  Shiko ku i kaluam pa problem!

Qytetarja, së bashku me produktet e shumta, e kaluan pa asnjë problem doganën, por u kthye për të pyetur doganierët se çfarë ndodh në këto raste. Ata thanë se duhet t’i kishin kontrolluar, por do të pretendonin se nuk i kishin parë.

Qytetarja – Shiko! Mora disa ushqime në Maqedoni dhe kur kalova domethënë, nuk pata kontroll dhe kam hallin kur t’i kaloj në Tiranë mos duhet ndonjë letër shoqëruese ndonjë gjë?

Doganieri – Sa ke marrë? Sa janë, sa lekë?

Qytetarja – Ja!

Doganieri  Çfarë ushqimesh ke marrë? S’të paskemi parë ne fare.

Qytetarja – Kam marrë kafe, gjëra…

Doganieri – Sa kafe, shumë kafe?

Qytetarja – S’e di, 10 pako.

Doganieri – Oho, si s’të paskemi parë ne këtu?

Qytetarja – Çfarë ndodh tani?

Doganieri – Vazhdo moj, asgjë! Ama po të kapen, thuaj i mora në Maqellarë.

Qytetarja – Po kam hallin mos më ndalon ndonjë kontroll, ndonjë tatimorë dhe më thotë…

Doganieri 2 – Çfarë është?

Doganieri  Ka marrë kafe, 10 pako kafe.

Doganieri 2 – Si, si? Prit 1 sekondë! Çfarë ka bërë?

Qytetarja – Kaluam tani, them…

Doganieri 2 – Po e di, unë të kalova.

Qytetarja – Ne morëm disa ushqime…

Doganieri 2 – Po…

Qytetarja – Kam hallin, mos më ndalon ndonjë tatimor rrugës edhe më pyet ndonjë gjë, ku i ke marr këto ushqime?

Doganieri 2  A i ke me kasë fiskale?

Qytetarja – Këtë kam.

Doganieri 2  Kasë fiskale maqedonase, ç’lidhje ka? Çfarë vlere kanë ata?

Qytetarja – Kam marrë kafe e gjëra kështu, prandaj.

Doganieri 2 – Sa kafe ke marrë?

Qytetarja – 10 kile.

Doganieri – Kafja drogë është.

Qytetarja – Këtë kemi hall edhe ne.

Doganieri – Eshtë tip droge mor, kafja.

Qytetari – Jemi qytetarë të ndershëm.

Doganieri – Ku di unë, 10 kg kafe rrugës.

Qytetarja – Këtë kemi hall edhe ne, prandaj erdha të të pyes.

Doganieri 2 – Moj ti zonjë, ku rrini ju?

Qytetarja – Në Tiranë, prandaj kemi hallin…

Doganieri 2 – Po 10 kile kafe nuk lejohen të kalojnë në doganë, tani unë nuk ju kontrollova…Doganieri – Si nuk i paskemi pa?

Qytetari – Je i respektuar xhaxhi!

Doganieri – Ne s’kemi parë gjë. Xhaxhi, shëndet!Qytetarja – Mirupafshim! Faleminderit!

Pikat doganare fillimisht duhet të kontrollojnë të gjitha automjetet pasi mund të sjellin në Shqipëri produkte në mënyrë ilegale, pra pa paguar taksa, si dhe produktet mund të rezultojnë jashtë standarteve. /tvklan.al

11-1280x720.jpeg
ad min10:59 | 31/08/2018

Dy restorante janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Konkretisht, gjatë një kontrolli që u ushtrua në restorant “Skënder Tusha” në Burrel dhe “Shkëlqim Rica” në Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Përveç bllokimit ndaj subjekteve u mor edhe masë administrative gjobë 600.000 lekë.

/abcnews.al

helmimee.jpg
ad min16:27 | 30/07/2018

Rreth 400 qytetarë kanë kërkuar ndihmën e mjekut në urgjencën e shërbimit infektiv në QSUT gjatë fundjavës, kryesisht me probleme të shkaktuara nga ushqimet e pasigurta. Ndërkohë në shumë dyqane në Tiranë, produktet ushqimore tregtohen në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Temperaturat kanë shënuar pikun ndërsa produktet ushqimore vijojnë të tregtohen në të njëjtat kushte. Të ekspozuara ndaj diellit. Në mjedise të hapuara.  Shpesh jashtë çdo standardi higjeno-sanitar. Pavarësisht kësaj shume, qytetarët blejnë të pashqetësuar.

Kjo deri në momentin që për shkak të problemeve që iu shkakton konsumi i ushqimeve të pasigurta detyrohen të kërkojnë ndihmën e mjekut. Vetëm gjatë kësaj fundjave kryesisht për këtë arsye rreth 400 raste janë paraqitur në urgjencën e shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ne kryesisht i lidhim me mënyrat e të ushqyerit. Ushqimet jo kudo dhe kurdo ruhen ashtu si duhet dhe ne jo gjithnjë kemi mundësi apo përpiqemi të konsumojmë ushqime të sigurta ndaj dhe periudha është e ngarkuar me këto raste. Çdo ditë kemi edhe raste intoksikacionesh, apo toksi-infeksionesh ku para dy ditësh për pak orë u paraqitën 10-12 raste, që kishin konsumuar të njëjtin ushqim në një lokal”, tha mjeku Pëllumb Pipero.

Shumë prej pacientëve kanë mbërritur në spital edhe në gjendje të rëndë. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shpjegon se pas konsumit të një ushimi të ndenjur organizmi reagon në mënyrë të menjëhershme.

“Ushqimi relativisht i ndenjur dhe i mbingarkuar me toksina bakterore, të cilat merren të gatshme nga organizmi dhe aty bëhet një efekt shumë i shpejt toksik, i cili shoqërohet me të përziera, vjellje, temperaturë ndonjëherë dhe humbje koshiençe, gjendje shoku, por fatmirësisht rastet që kanë ardhur te ne kanë qenë mesatare dhe relativisht të rënda”, tha ai.

Apeli i mjekëve është për kujdes të shtuar me kushtet higjeno-sanitare gjatë mbajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve. Ndërkohë që ata këshillojnë të mos përdoren ushqime të ndenjura edhe në shtëpi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono