urimi

veliaj-9-1280x725.jpg
ent ela22:44 | 21/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila është e para paqësore. Veliaj i cili në zgjedhjet e 30 qershorit kandidon për një mandat të dytë, thekson se protesta e sotme e opozitës ishte provë e qartë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga opozita e nga askush tjetër.  “Urime PD Shqipëri & @Lulzim Basha

për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthese fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për Zgjedhjet 2021. Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, shkruan Veliaj në twitter. /abcnews.al

VUCIC-LETRA-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 14/06/2019

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë ka uruar kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për ditëlindje si dhe e ka ftuar atë të vizitojë vendin. Sipas Vuçiç asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë prej dekadash.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka uruar ditëlindjen presidentit amerikan Donald Trump dhe e ka ftuar ta vizitojë Serbinë. Në këtë letër presidenti serb shprehu gatishmërinë për ta pritur pasi siç tha asnjë president i SHBA nuk e ka vizituar Serbinë prej katër dekadash. Fillimisht Vuçiç ka përmendur aleancën në luftërat botërore.

“Kjo është arsyeja që dua të konfirmoj dëshirën time të fuqishme për të zhvilluar një dialog politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve tona. Me vizitën tuaj do ta konfirmonit që dëshira për lidhje më të forta është e dyanshme, gjë të cilën qytetarët e Serbisë do ta dinin ta respektonin dhe vlerësonim”.

Presidenti serb ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë dhe SHBA i nxitë edhe gatishmëria e tij për të ndihmuar dialogun Beograd Prishtinë, duke zgjidhur kështu, siç ka thënë Vuçiç, problemin shekullor të Kosovës.

“Sic e dini edhe ju, Zoti president, në problemin e Kosovës dhe Metohisë gërshetohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës por edhe të aktorëve ndërkombëtare, që e bën një burim të manipulimeve dhe destabilitetit politik të pafund. Askujt, megjithatë, nuk i intereson më shumë për zgjidhjen e kësaj barre të rëndë se sa Serbisë. Prandaj me dëshirë dhe besim në mënyrë reale dhe guximshëm, jemi nisur në kërkim të një zgjidhje të përhershme, e cila vendit tim dhe tërë rajonit do t’ia mundësonte paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, prosperitietin ekonomik dhe progresin në rrugën evropiane”.

Vuçiç ka lutur homologun Trump që të ndikojë kundrejt Kosovës për të hequr taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu. Ai presidentin Trump e ka ftuar disa herë pasi shumë serb kanë simpati, por edhe politika besonte se diçka mund të ndryshohej me fitoren e tij. /ABC News Albania 24/7

VELIAJ-SINKRON-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_01.26-1280x720.jpg
ent ela10:30 | 12/06/2019

Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi të gjithë socialistët.

Veliaj thotë se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe është e qartë në rrugën europiane të vendit, ndaj fton qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike.

Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet 🇦🇱 e qytet si Tirana jonë.

E vetmja forcë qartësisht pro e pro, sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. /abcnews.al

kreu-i-kmsh.jpg
G. P.13:06 | 03/06/2019

Sot është dita e fundit e muajit të Ramazanit dhe nesër besimtarët myslimanë festojnë Bajramin. Në urimin e tij kreu i Komitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, apelon për vëmendje por edhe harmoni.

“Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.

Të nderuar besimtarë, ta gëzojmë këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë dhe me shpresën te Zoti që ky muaj të na ketë bërë më të mirë, më afër krijuesit e njerëzve.

Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur.

Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit”, tha Spahiu./ABC News Albania 24/7

Meta-insta.png
ent ela09:46 | 09/05/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar 9 majin Ditën e Evropës. Në faqen e tij në Instagram, pak minuta para nisjes së samitit të e Brdo-Brijunit, Meta i veshur sportiv, shkruan se shqiptarët janë evropianë me mendje e zemër.

“Shqiptarët janë evropianë me mendje dhe me zemër. Gëzuar Ditën e Evropës! #9maj #DitaEvropës”, shkruan Meta. /abcnews.al

kkm.jpg
ent ela13:14 | 05/05/2019

Në vigjilje të muajit të Ramazanit, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar nga Allahu.

Sipas Spahiut, koha në të cilën jetojmë shfaq probleme të shumta kryesisht në familje, ndaj ai bëri thirrje që në muajin e Ramazanit, besimtarët t’i kthejnë sytë nga familja.

Urimi i plotë i kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu:

Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

Nesër me datë 6 maj është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me  vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, sinqeritetit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.

Allahu i Gjithëmëshirshëm në Kur’anin Famëlartë, thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” (El-Bekare, 185).

Të nderuar besimtarë, koha në të cilën jetojmë shfaq probleme të shumta, më shqetësuese janë ato që ndodhin brenda familjes shqiptare ku shpeshherë ekuilibrat dhe vlerat lëkunden, duke prishur mbarëvajtjen e jetës shoqërore në tërësi.

Lus Zotin që ky muaj i begatë e i paqtë të na kthejë vëmendjen tek familja, tek lidhja e mrekullueshme mes pjestarëve të saj.

Prindër të dashur, transmetoni tek familjet tuaja mesazhin e dashurisw dhe paqes, edukojini fëmijët tuaj me dashuri për atdheun, për tjetrin dhe jetën. Jepuni atyre shpresë! Kaloni më shumë kohë me familjen që ta bëni gjithnjë e më të fortë shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë. 

Të nderuar motra dhe vëllezër,

Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na i pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë. /ABC News Albania 24/7

lets-do-it-peja-pollution-plastique-kosovo-01-e1556275804936.png
Sej rie12:27 | 27/04/2019

Në Kosovë, Urim ka linçuar nismën “Let’s Do It Peja” për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe dëmet e shkaktuara nga menaxhimi i dobët i mbeturinave.

I ballafaquar me ndotjen plastike dhe mungesën e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, Urim ka hapur  shoqatën “Let’s Do It Peja” që nga viti 2014. Qëllimi i saj është sensibilizimi i banorëve për mbrojtjen e mjedisit për “një Kosovë të pastër dhe të gjelbër”.

Modelet e konsumit në Kosovë, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, janë orientuar fort tek plastika, pa u marrë në dorë menaxhmenti i kësaj të fundit. Çdo blerje shoqërohet me qese plastike, të cilat i shtohen mbetjeve të tjera të hedhura në rrugë, lumenj dhe male, raporton positivr.fr. 

Për Urim, menaxhimi i mbeturinave dhe riciklimi janë çështje qendrore në këtë vend – së bashku me ato të reduktimit të ndotjes së ajrit, ujit ose shpyllëzimit – por jo deri më tani nuk kanë qenë prioritet i qeverisë.

Në vitin 2014, ai themeloi “Let’s Do It Peja”, i cili “mbron, edukon dhe punon për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Kosovë”. Veprimet përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, instalimin e koshave në shkolla dhe vende publike,, mbështetjen e komunave në planet e tyre të menaxhimit të mbetjeve etj.

Meqenëse mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve, bashkëpunimi është thelbësor dhe në nivele të ndryshme. Fillimisht plani u realizuar vetëm në qytetin e Pejës, por projektet janë shtrirë edhe në Shqipëri, Malin e Zi, Maqedoni dhe Serbi. Për shembull, ekziston një projekt në bashkëpunim me Shqipërinë për mbrojtjen e lumit ndërkufitar Drin. Urim është i vetëdijshëm se ndryshimi i mënyrave të të menduarit dhe veprimit mund të zgjasë dekada./abcnews.al

53243793_2163803523665909_7957175601654136832_o-1280x956.jpg
ent ela09:25 | 07/03/2019

Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë mësuest dhe pedagogët. Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me foto nga shkolla e parë shqipe, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen dhe respektin për profesionin e mësuesit si përçues i dijes dhe vlerave qytetare.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!” /abcnews.al

52269869_2135479513164977_2985150515811188736_o.jpg
ent ela08:50 | 16/02/2019

Në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij kosovar Hashim Thaçi. Në një njoftim të shpërndarë për mediat kreu i shtetit shprehu mbështetjenn e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe tha se; kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Urimi i plotë i Presidentit Meta

I nderuar Zoti President, Hashim Thaçi

Kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore.

Ju uroj Juve personalisht, autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan, sakrifikuan dhe punuan për Kosovën e pavarur!

Kam besim se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Përvoja shumë e mirë që kemi dhe vullneti i përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane, na angazhojnë të punojmë më shumë në të gjitha rrafshet. Bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon.

Si President i Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj të jem përkrahës i vendosur në këto ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona, dhe që përbashkojnë të gjithë rajonin në familjen europiane dhe euro-atlantike.

Duke ju uruar edhe një herë sa më shumë përparim, suksese dhe integrim të plotë europian dhe euro-atlantik, lutem pranoni i nderuar President sigurimet e konsideratës sime të lartë.

Përzemërsisht,

Ilir Meta

TRUMP-DETAJET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:58 | 15/02/2019

Në ditën kur Serbia feston ditën e Republikës, presidenti serb Vuçiç ka marrë një letër urimi dhe nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp. Ky i fundit i ka kërkuar Vuçiçit që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp, i ka kërkuar kreut të shtetit serb Vuçiç, që të njohë Kosovën. Sipas asaj që publikohet në Telegrafin serb, Vuçiç ka marrë shumë mesazhe urimi në ditën e fetsës së Republikës së Serbisë.

Në urimin e tij presidenti amerikan Tramp ndër rë tjera shkruan se këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të memdohet që të sigurohet që shekulli i ardhshëm i partneritetit mes dy vendeve të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje të përkushtimit të palës serbe në thellimin e bashkëpunimit rajonal, sidomos në lidhje Kosovën. E në këtë pikë Tramp bën apel që palët të arrijnë marrëveshje ku njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

“Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë,” thuhet më tej në urimin e Trumpit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono