urdhri

policia-rrugore-1280x710.jpg
Sej rie16:30 | 07/08/2019

Trafiku i rënduar kryesisht në veri të vendit ka detyruar policinë rrugore të ndalojë lëvizjen e mjeteve të rëndë në Fushë Krujë -Thumanë. Në të njëjtën kohë policia shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë shtuar postblloqet në pikat më shqetësuese.

Në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë  por dhe zonat bregdetare do të bllokohet lëvizja për automjetet e tonazhit të rëndë nga ora 6  e mëngjesit deri në orën 22.  Ky vendim u mor ketë të mërkurë.

Situata e rëndë në qarkullimin rrugor çoi në Shëngjin dy drejtuesit e parë të policisë rrugore, Shqipëri – Kosovë.

Për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve dhe dyndjen e pushuesve drejt plazheve policia shqiptare me atë të Kosovës po shtojnë patrullimet në pikat të cilat tashmë njihen si me shqetësuese.

Nënkolonel  Jeton Rexhepi, ka thënë se edhe këtë vit Kosova  mbështet policinë e Shqipërisë  në mbikëqyrjen e trafikut rrugor sikur vitet e kaluara.

Në rrugën Fushë Krujë – Thumanë prej ditësh lëvizja është bërë e pamundur. Radhët e makinave kanë shkuar deri 8 kilometra dhe drejtuesit kanë pritur në trafik me orë të tëra./ABC News Albania 24/7

METAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA-933x445.jpg
nev ila15:42 | 05/07/2019

Kuvendi ka vendosur që në seancën plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit  nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë po në të njëjtën datë, 8 korrik, opozita ka njoftuar se do të mbajë protestën e radhës, që do të nisë në orën 20:00./abcnews.al

arta-marku.jpg
ent ela10:45 | 25/06/2019

Të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore do të jenë në terren para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Udhëzimi i firmosur nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, mban datën 21 qershor dhe vjen në zbatim të një memorandum të firmosur mes organit qendror të akuzës dhe komisionit qendror të zgjedhjeve.

Qëllimi i këtij udhëzimi është identifikimi i krimeve zgjedhore dhe pa ashtu edhe verifikimi i integritetit të kandidatëve.

Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. Por edhe pas orës 22:00 ata do të komunikojë me sallën operative të policisë. /ABC news Albania 24/7

stomatolog-1280x654.jpg
ent ela18:46 | 24/01/2019

Një vendim i Urdhrit të Stomatologëve që rritçmimet e shërbimeve bazë të dentistëve ka shkaktuar debat. PD e denoncoi si të paligjshëm, e Ministria e Shëndetësisë iu kundërvu vendimit.

Urdhri i Stomatologut në një mbledhje të Asamblese Kombëtare ka miratuar listën e re të çmimeve dysheme të shërbimit në klinikat dentale. Kjo listë çmimesh sipas urdhërit të stomatologut ka hyrë në fuqi në fillim të  2019 dhe të gjithë mjekët stomatologë, pjesë  e këtij  urdhëri, janë të detyruar ta zbatojnë.

Në listën që i është bërë e ditur Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për t’u implementuar në kasat fiskale, shihet se  çmimet për shërbimet  të dentisti rriten nga 60 deri në100%.

Ministria e Shëndetësisë reagon kundër këtij vendim duke sqaruar se nuk është në tagrin e Urdhrit të Stomatologut caktimi i çmimeve dysheme. Ndaj ky vendim, sipas  Ministrisë së Shëndetësisë, është i paaplikueshëm.

Edhe Partia Demokratike e ka konsideruar një vendim të paprecedentë, të paligjshëm dhe abuziv nga ana e Urdhrit të Stomatologut.

Bardh Spahia, nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë tha: “Me një vendim të paprecedentë të paligjshëm dhe abuziv precedenti i Urdhërit të Stomatologut Nikoll Deda, kandidati për deputet i Edi Ramas në Pukë urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për gati 13 shërbime. Është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhërin e Stomatologut i cili nuk i jep asnjë të drejtë urdhërit të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve”./abcnews.al

ilir-metaaaa.jpg
ent ela23:37 | 26/11/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nderuar Flamurtarin e madh të viteve 80-të, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”. Ky vlerësim bëhet 30 vjet pas sukseseve të vlonjatëve në kupat e Europës.

U desh të kalonin më shumë se 30 vjet.

Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë, thotë populli, e më në fund, Flamurtari i madh i viteve 80-të, u shpërblye nga institucionet e shtetit shqiptar. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte në Vlorë për t’i dorëzuar skuadrës së famshme titullin e “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit”.

Nderim edhe për futbollistët, të cilët morën titullin “Mjeshtër i Madh”. Kapiteni Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Latif Gjondeda, Sokol Kushta dhe Petro Ruci ishin të përzgjedhurit, ky i fundit pas vdekjes. Skuadra vlonjate, e trajnerit Leonidha Çurri, u ndesh në vitet 1986-1987, dy herë me Barcelonën e madhe, duke arritur një fitore, dy barazime e një humbje.

Po ashtu eleminoi Partizanin e Beogradit dhe skuadrën Vizmut Aue nga ish-Gjermania Lindorëe. Aktiviteti për Flamurtarin u organizua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, duke gjetur edhe kohën e përshtatshme, në prag të festave të nëntorit.

Një reportazh prej 10-12 minutësh ngjalli sërish emocionet dhe risolli momentet me te mira te atij Flamurtari. Pati duartrokitje, por edhe lot nga të pranishmit. Presidenti i sotëm i Flamurtarit, sinan Idrizi, e cilësoi këtë vlerësim si motivim për skuadrën e tanishme, dhe për brezat e ardhshëm.

Më herët, titullin “Mjeshtër I Madh” e kanë marrë lojtarët e tjerë të viteve 80-të, Vasil Ruci, Uran Xhafa si dhe Alfred Zijaji, pas vdekjes. Aktiviteti u mbyll me një foto të përbashkët të skuadrës së viteve 80-të, dhe të Flamurtarit aktual./abcnews.al

ardi-veliu.jpg
ent ela15:55 | 13/11/2018

Procesi i konkurimit, i zhvilluar në datën 7 nëntor nga Policia e Shtetit për të fituar gradën “Komisar”, ku morën pjesë 470 efektivë blu, u anulua me një urdhër të kreut të policisë, Ardi Veliu.

Një kopje të urdhrit të anulimit e disponon edhe ABC News. Në të thuhet se ka dyshime që tezat janë shitur, apo ka pasur komunikime ndërmjet konkuruesve në procesin e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Konkurimi  i parë u anulua me arsytimin se është cënuar integriteti i testimit me shkrim.

Tre oficerë, të cilët ishin konkurentë kanë kërkuar që procesi të pezullohet dhe të përsëritet, duke denoncuar rastin në Prokurorine e Tiranës. Urdhri  i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut mban datën 13 nëntor dhe procesi i konkurimit do të përsëritet në 15 nëntor. /abcnews.al

sander-llesh-1280x556.png
ent ela17:24 | 07/11/2018

Zv.ministri i Brendshëm gjeneral Sandër Lleshi, i cili u komandua nga qeveria Rama në krye të ministrisë së Brendshme, ka nxjerrë një urdhër të ri që ndalon frekuentimin e kafeneve përgjatë orarit të punës për të gjithë punonjësit e Ministrisë që ai drejton.

Por, ky urdhër do të thyhet vetëm me leje të eprorit dhe në raste festatash kur punonjësit mund të jenë me orar të reduktuar.

Javën e kaluar Presidenti Meta refuzoi t’a dekretojë Lleshin, duke kthyer ministrinë e Brendshme në pesë zvministra dhe pasi asnjë titullar zyratare të ministrisë së brendshme. Kjo është hera e parë që një ndër  ministritë më të rëndësishme në qeverinë Rama të drejtohet pa një titullar të dekretuar. /abcnews.al

TRUMP-CNN.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.22:42 | 12/09/2018

Pavarësisht se e ka cilësuar një thriller ndërhyrjen ruse në zgjedhjet që e kurorëzuan president, Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që parashikon ndëshkimin e faktorëve të jashtëm që do të tentojnë manipulimin e zgjedhjeve politike të nëntorit.

Presidenti Donald Trump ka firmosur të mërkurën një urdhër ekzekutiv për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara nga ndërhyrja në zgjedhjet e brendshme. Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton ka deklaruar se urdhri parashikon sanksionimin e aktorëve të jashtëm që përpiqen të kryejnë një akt të tillë. Mes masave që do të aplikohen përfshihen ngrirja e aseteve, kufizimi i aksesit në institucionet financiare amerikane dhe ndalimi i shtetasve amerikanë të investojnë në kompanitë e sanksionuara.

Vendimi i Trump përkon me paralajmërimet e agjencive të inteligjencës, atyre ligjzbatuese dhe ushtrisë, që po hartojnë planin e sigurisë për mbrojtjen e zgjedhjeve afatmesme të Kongresit, që mbahen më 6 nëntor. Por nga ana tjetër ai bie ndesh me kritikat që shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë grupit të posaçëm të çështjes “Rashagejt”, që po heton ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016-s. Sanksionet mund të vënë në shënjestër individë, ose kompani që mund të ndërhyjnë përmes sulmeve kibernetike apo mjeteve të tjera.

Zgjedhjet e nëntorit kanë një rëndësi të veçantë pasi do të vendosin nëse presidenti Trump do të mund të mbajë mazhorancën në të dyja dhomat parlamentare, në Kongres dhe në Senat./abcnews.al

vlcsnap-error185-1280x720.jpg
ent ela15:59 | 20/01/2018

Me një urdhër të Arta Markut u ndërpritet komandimi të gjithë prokurorëve. Sipas kryeprokurores së përkohshme të komanduarit do të kthehen në vendet që janë emëruar më herët. Mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi.

Kryeprokurorja Arta Marku firmosi urdhrin për ndërprerjen e komandimeve të Prokurorëve në të gjithë vendin. Burime për ABC News konfirmojnë se me urdhrin e firmosur nga kryeprokurorja Marku, Prokurorët e komanduar do të kthehen në detyrat ku janë të emëruar.

Pas firmosjes se ketij urdheri nga Prokurorja e Pergjithshme, porkuroret e komanduar duhet te bëjnë dorëzimin e dosjeve. Mesohet se mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi. Kryeprokuroja Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.

Rasti që krijoi më shumë debat për ndërprerjen e komanadimeve ishte ai i bashkëshortëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Ky i fundit me urdhër të Kryeprokurores së përkoshme Arta Marku, u kthye në Tiranë teksa bëri edhe një kallzim tek prokuroria e Krimet e Rënda.  Në vend të Ginës, në prokurorinë e Elbasanit u caktua përkohësisht prokurori Ardian Nezha, i cili ushtronte detyrën pranë prokurorisë së shkallës së parë për Krimet e Rënda .

Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Rovena Gashi. Pasi Marku e largoi nga nga detyra e drejtores së drejtorisë së marrëdhënieve juridike me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e kthyer në prokurore të thjeshtë. Gashi bëri një padi në gjykatën administrative, por që nuk u  mor parasysh nga trupi gjykues.

 

Gjithashtu, Prokurorit  Pali Deçolli, i cili ishte Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, iu ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Përkohësisht në krye të prokurorisë së Fierit u caktua Fatmir Lushi. Po ashtu komandimi i është ndërprerë dhe Drejtuesit të komanduar të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës Artur Ismailukaj, dhe në vend të tij caktohet përkohësisht prokurorja Alketa Nushi.

 

Një tjetër ndryshim I firmosur nga prokurorja e pergjithshme e perkoshhme është edhe largimi i Prokurorit të Durrësit, Agron Gjana i cili, ndryshe nga tre te parët që ishin të komanduar, ishte i emëruar drejtues ne prokurorine e Durresit prej 3 vjetesh nga ish kryrprokurori Llalla,. Gjana u transferua si prokuror i thjeshtë në Pukë, në vend të tij komandohet Donika Prela, e cila është po nga radhët e prokurorisë së Durrësit./abcnews.al

vlcsnap-error097-2-1280x720.jpg
us er10:15 | 23/12/2017

Për shkak të fluksit të shtuar dhe ngarkesës që krijohet në trafik me rastin e festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrin që ndalon përkohësisht qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë brenda unazës së mesme dhe në disa segmente të tjera rrugore.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda do të bëhet nga data 22 dhjetor 2017 deri më 1 janar 2017, duke nisur nga ora 07.00-22.00.

Gjithashtu, për shkak të organizimit të aktiviteteve të ndryshme festive në këto ditë festash dhe rritjes së numrit të vizitorëve edhe nga qytete të tjera të vendit, Bashkia e Tiranës ka pezulluar të gjitha lejet për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, sipas urdhrit, deri në dt. 1 Janar.

Në zbatim të urdhrit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të ndalohet në këto segmente rrugore:

 

Rr. “Dritan Hoxha”;

Rr. “5 Maji”;

Rr. “Petro Nini Luarasi”;

Rr. “Sulejman Delvina”;

Rr. “Dëshmorët e 4 shkurtit”;

Rr. “Elbasanit”;

Rr. “Hoxha Tahsim”;

Rr. “Rruga e Dibrës”;

Rr. “Kristo Luarasi” (diga e liqenit);

Rr. “Don Bosko”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono