uragan

leslie.png
G. P.19:05 | 13/10/2018

Një uragan i kategorisë 1 po i afrohet me shpejtësi brigjeve iberikë. Gjendja e alarmit është dhënë nga qendra për uraganë në Majemi të Shteteve të Bashkuara të amerikës.

Uragani “LesliE” po kalon në oqean duke u spostuar në drejtim verilindor me një shpejtësi prej 57 kilometrash në orë dhe me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Parashikohet që ai të kalojë në verI të ishullit Madeira, për të kaluar më pas dhe më në qendër./abcnews.al

Michael_Florida-1280x854.jpg
G. P.19:15 | 12/10/2018

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara për shkak të Uraganit “Majkëll”. Stuhia e kategorisë katër, solli shkatërrim në brigjet e Floridës, por edhe të shumë shteteve të tjera amerikane.

Ai shkatërroi qytete të tëra përgjatë brigjeve të Floridës, Uragani Michael, një nga stuhitë më të fuqishme që kanë goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, dhe zbriti në tokë në kategorinë katër, me erëra në 250 kilometra në orë. Sipas Reuters, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, por autoritetet besojnë se bilanci është i destinuar të përkeqësohet.

Mes viktimave është edhe një vajzë 11 vjeç, e cila humbi jetën pasi çatia e shtëpia u shemb në Xhorxha. Imazhet televizive dhe ato të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëpi të shkatërruara, varka të dëmtuara, pemë të rrëzuara dhe kavo të energjisë elektrike të këputura. Mbi 1 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, Xhorxha, Virxhinia dhe në Karolinën e Jugut e të Veriut.

Ndërkohë, dëmet materiale janë të pallogaritshme. Kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, e krahasoi qytetin “Mexico Beach” ku fillimisht uragani preku tokën, me “ground zero” për shkak të shkatërrimit.

“Është njësoj sikur një bombë atomike të ketë goditur qytetin tonë”, thotë një banor.

“Uragani ishte një përbindësh i vërtetë, ka prishur jetët e shumë personave”, është shprehur guvernatori i Floridës, Rick Scott.

“Qytetarë të shumtë kanë humbur shtëpitë, bizneset. Rrugët janë shkatërruar”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka aprovuar fondet e emergjencës për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga Uragani./abcnews.al

floridaaa.png
G. P.11:34 | 11/10/2018

Situata në Florida të shteteve të bashkuara të amerikës ëshët ende alarmante në një kohë që uragani “Majkëll” ka shkaktuar një viktimë dhe qindra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Guvernatori Skot ka paralajmëruar baorët se tashmë është shumë vonë për evakuim.

Të paktën një viktimë dhe 380 mijë banorë pa energji elektrike. Është ky bilanci i parë i uraganit “Majkëll” në Florida. Ndërkohë autoritetet i frikësohen një shkatërrimi total në disa zona të shtetit amerikan.

Guvernatori Rik Skot flet për një fenomen të frikshëm dhe paralajmëroi banorët se tashmë stuhia ka mbërritur dhe koha për evakuim ka përfunduar. Sipas tij, askush nuk mund të largohet më nga vendi.

Uragani është përforcuar në kategorinë pesë në shkallën e rrezikshmërisë.

Erërat kanë kaluar shpejtësinë e 160 kilometrave në orë dhe duhet të mbërrijnë dhe në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe të Jugut para se të kthehen në det të hapur mbrëmjen e së enjtes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se ndoshta do të shkonte në zonat e goditura nga uragani të dielën ose të hënën. Ai shpjegoi se po ndiqte ngjarjet duke biseduar shpesh me guvernatorin Skot.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë është kritikuar pasi nuk anuloi takimin elektoral në Pensilvani ndërsa uragani godiste Florida-n. Por Trump u mbrojt duke thënë se nëse do e kishte anuluar do kishte zhgënjyer me mijësa persona. Vetë presidenti amerikan në vitin 2012 kishte kritikuar paraardhësin e tij Obama se nuk ishte anuluar një takim elektoral gjatë uraganit “Sendi”./abcnews.al

tajfunii.jpg
G. P.22:59 | 23/08/2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dekretuar gjendjen e emergjencës në Hawaii për shkak të një tajfuni të fuqishëm që goditi Japoninë këtë të enjte. Tajfuni Simaron ka prekur perëndimin e arkipelagut japonez të enjten në mbrëmje, me erëra që e tejkalojnë shpejtësinë prej 200 kilometra në orë. Tajfuni pritet të shoqërohet me shira të forta dhe rrëshqitje toke, në të njëjtën zonë që u godit nga përmbytje vrastare në Korrik.

Edhe pse 6 mijë kilometra larg, uragani Lejn pritet të godasë edhe shtetin amerikan të Hawaii-t, goditja më e fortë në çerek shekullin e fundit, e dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme.

Shkollat, institucionet publike dhe bizneset janë mbyllur, ndërsa banorët kanë bërë furnizimet e nevojshme me ushqime e ujë nëpër banesa. Erërat e uraganit, i klasifikuar në nivelin 4, pritet të arrijnë shpejtësi prej 230 kilometra në orë, e të sjellë shira të rrëmbyeshëm e të pasohen me përmbytje, njofton shërbimi kombëtar metereologjik amerikan./abcnews.al

4-9.jpg
G. P.18:32 | 23/08/2018

Çfarë ndryshimi mund të bëjë një ditë e vetme? Për një botë që ecën shumë shpejt, 24 orë shkaktojnë ndryshime që evoluojnë me shpejtësinë e dritës. Ndryshimë të panumërta ndodhin në këtë hapësirë kohore, ndërkohë që për në të tjerët mund të jetë thjesht një ditë pa humor e kaluar në gjumë. Më poshtë keni dy prova faktografike të të njëjtit vend fotografuar vetëm me një ditë diferencë nga gjendja e tyre fillestare.

1-Shpërthimi i vullkanit në malin e Shën Helenës, 1980

2-Çernobil, BRSS

3-Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga bardhësia e borës

4-Pasojat e një tsunami në Japoni

5-Rënia e Murit të Berlinit.

6-Uragani Harvi

7-Rënia e bursës së vitit 1929

8-Tërmeti i Haitit në vitin 2010

9-Tërmet në Oqeanin Indian

 

10-Pasojat e Uraganit Katrina

/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono