ura

ura-1280x718.jpg
Sej rie14:20 | 08/07/2019

Mijëra banorë të Fushë Krujës kalojnë lumin përmes një pasarele të ndërtuar përkohësisht nga bashkia, ngaqë në urën e vjetër por bëhen investime. Por njerëzit kanë frikë se mos pësojnë ndonjë aksident pasi ura e improvizuar lëkundet gjatë gjithë kohës.

Aq shumë njerëz kalojnë mbi këtë urë të improvizuar saqë gjatë gjithë kohës ajo lëkundet sikur do të këputet. Mori këmbësoresh prej ditësh lëvizin përmes kësaj pasarele në qytetin e Fushë Krujës.

Ata i tremben këtij investimi të përkohshëm të bashkisë, por është e vetmja mundësi për lëvizje. Numri i popullatës që qarkullon në çdo orë të ditës si duket nuk është marrë parasysh.

Ndaj të gjithë shpresojnë të mos ndodhë ndonjë aksident.  Ura e madhe i është nënshtruar rikonsturksionit për zgjerimin e saj.

Me kalimin e viteve ajo kishte pësuar dëmtime në të gjithë strukturën e saj. Vërshimi i lumit në kohë reshjesh e ka gërryer dhe deformuar në vazhdimësi. Deri në përfundimin e saj, banorët e Fushë Krujës luten që pasarela të mbahet./ABC News Albania 24/7 

morandi.jpg
G. P.18:41 | 28/06/2019

Në Itali është shembur me eksploziv pjesa e mbetur e urës “Morandi”, një pjesë e të cilës u rrëzua 11 muaj më parë duke marrë jetën e disa dhjetëra personave. Shpërthimi është bërë në mënyrë të kontrolluar për t’i hapur rrugë rindërtimit të strukturës.

11 muaj nga tragjedia që tronditi qytetin e Xhenovës dhe mbarë Italinë, një shpërthim i kontrolluar ka shembur në tokë atë çfarë kishte mbetur nga ura Morandi. Sipas mediave italiane, shpërthimi është bërë përmes një sasie dinamiti të vendosur në shtyllat e urës, me qëllim për të nisur rindërtimin e saj.

Shpërthimi i kontrolluar është ndjekur në distancë nga kryebashkiaku i Xhenovës, Marko Bucci, bashkë me zëvendës kryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio. Pas shpërthimit, një puhizë detare ka fryrë në zonën e urës Morandi dhe ka spostuar drejt maleve renë e madhe të pluhurit të shkaktuar nga rënia e shtyllave.

Brenda pak minutave, reja u shpërbë dhe u zhduk. Megjithatë, hidrantët vijuan të hidhnin ujë mbi rrënojat.

“Gjithçka shkoi sipas planit”, deklaroi kryebashkiaku Buçi, i cili falenderoi të gjithë personat që u përfshinë në operacion, duke u shprehur atyre mirënjohjen e tij.

“Tani kam besim të plotë tek rindërtimi”, komentoi ndërkohë zëvendës kryeministri Mateo Salvini.

Ndërsa partneri i tij i koalicionit qeverisës, Luigi di Maio bëri thirrje për ndëshkimin e kompanive konçesionare të ngarkuara me mirëmbajtjen e rrugëve dhe strukturave rrugore. Në orët që i paraprinë shpërthimit, autoritetet evakuuan mbi 3 mijë e 400 persona që jetojnë në një rreze prej 300 metrash nga vendi i shpërthimit./ABC News Albania 24/7

c92bf93397242a275db6b9d38bd15da19f18ee9d91af4a9a533cc3ed2fb9473e.jpg
Sej rie10:30 | 28/06/2019

Një vit nga rrëzimi i urës “Morandi” në Genoa, autoritetet italiane kanë shembur pjesën e mbetura. Me qëllimin për të ndërtuar një urë të re, prishja e strukturës së mbetur nisi sot rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa më parë autoritet lokale kanë evakuuar nga zona rreth 4000 banorë.

Sipas mediave pjesët e mbetura u hodhën në erë duke i vendosur eksploziv nëpër këmbët e urës. Zjarrfikës dhe autobote ishin në gatishmëri përreth perimetrit për të parandaluar përhapjen e pluhurit. Kurse rrugët ishin mbyllur në një rreze prej 300 metrash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërsa kujtojmë se një vit me parë si pasojë e shembjes së urës humbën jetën 43 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë./abcnews.al

Berlin.jpg
G. P.22:59 | 22/06/2019

Urinimi i një burri nga një urë në Berlin të Gjermanisë ka shkaktuar disa të plagosur, sipas një autoriteteve gjermane.

“BBC” raporton se sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Berlin, një burrë, ende i paidentifikuar, urinoi nga Ura Jannowitz mbi një anije me turistë mbrëmjen e së premtes.

Të surprizuar nga veprimi, disa persona u hodhën përpjetë në momentin që anija e turistëve po kalonte nën urën 4 metra të lartë duke përplasur kokat.

Transmetuesi gjerman “DW” raporton se 4 persona janë dërguar me ambulancë në spital me të çara në kokë.

Deri më tani nuk dihet nëse shkaktari është arrestuar, apo është gjobitur për veprimin e tij.

Burri është kritikuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku njëri shkruante: “Edhe kafshët në kopshtin zoologjik sillen më mirë.”/tvklan.al

ura-patos-1280x690.jpg
Sej rie17:00 | 20/04/2019

Një nga ura më të rëndësishme në Patos ehte ajo e Belinës. Por ndërsa në zonë ushtrojnë aktivitetin firmat e naftës, ura ehte harkuar dhe banoret thonë se ajo rrezikon të shembet.

Quhet ura e Belinës në zonën e Patosit. Nuk bëhet fjalë për sinjalistikë apo për mbrojtëse.  Çdo ditë harkohet me tepër dhe ky është alarmi për rrezikun e shembjes.

Fshatarët që kalojnë përmes saj e shohin më qartë degradimin e saj.

Secili uron të mos jetë në atë urë momentin fatal.

“Në qoftes do vijnë makina të tonazhit të rëndë, dihet që ajo do të shembet. Po se kush do ta ketë rrësk ajo nuk dihet”.

Belina, është plotësisht e deformuar në konstruktin e saj dhe me mbajtëse gati të amortizuara.

Banorët e zonës tregojnë se ura është katandisur në ketë gjendje për shkak të qarkullimit në të automjeteve të tonazheve të rënda, të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Marizës.

Zona  ka fatin e mirë  të ketë në territorin e saj një nga pasuritë më të mëdha, naftën. Në të ushtrojnë aktivitetin kompanitë më te fuqishme por mesa duket fati i mirë dhe i keq udhëtojnë në të njëjtën urë: tek ura e Belinës, e cila nga dita në ditë pret të rrokulliset me ç’të ketë sipër.

ADRIANA MILE

GAZETARE E ABCNEWS, FIER

48276420_303.jpg
Sej rie08:00 | 11/04/2019

Në Kroaci po zhvillohet takimi 16+1, që synon të rrisë ndikimin ekonomiko-politik të Kinës në Evropë.

Ura e Pelješac-it do të kalojë mbi gjirin e Mali Ston-it dhe do të lidhë kësisoj dy pjesë të Kroacisë, që ndahen nga një rrip toke prej 2,4 kilometrash e që i takon Bosnjë-Hercegovinës. Kjo urë do të jetë 2,4 kilometra e gjatë dhe 55 metra e lartë. Sipas përllogaritjeve, projekti ambicioz do të kushtojë 420 milionë euro, 85 përqind e të cilave janë fonde të BE-së.

Tenderin për këtë projekt nuk e ka fituar një kandidat nga BE-ja, por sipërmarrja shtetërore kineze “China Road and Bridge Corporation”. Përveç çmimit të lirë, CRBC është zotuar se do ta mbarojë këtë ndërtim gjashtë muaj para afatit të parashikuar në tender.

Inxhinieri kinez Zhang Fei dhe inxhinieri kroat Ivica Granic marrin pjesë në ndërtimin e urës së Peljesac-it

Kroacia: Bashkëpunim me Huawei

Ky nuk do të jetë projekti i fundit kinez në Kroaci. Pas samitit  EU-Kinë në Bruksel, kryeministri kinez Li Keqiang vazhdoi rrugën për në Kroaci, ku në datat 10-12 prill mbahet samiti i 8-të i ashtuquajtur “16+1”.

Pas negociatave të vështira me kreun e BE-së, Li po zhvillon aty takime shumë më të këndshme. Aty ai do të nënshkruajë dhjetë marrëveshje bilaterale me Kroacinë, ndër të tjera edhe një memorandum bashkëpunimi të Entit shtetëror të Digjitalizimit të Kroacisë me prodhuesin kinez të telefonave, Huawei.

Kryeministri ka sjellë me vete edhe afro 400 sipërmarrës kinezë dhe bankierë, të cilët, do të kenë rastin të takojnë Dubrovnik me qindra sipërmarrje europiane. Takimi, i cili sipas medias kroate është “takimi më i madh ekonomiko-politik në historinë e Kroacisë”, bëhet në kuadër të një nisme të themeluar në vitin 2012 për të nxitur marrëdhëniet e biznesit ndërmjet Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Jugore, Juglindore dhe Qendrore. (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.)

Tema kryesore: Rruga e Mëndafshit

Për vendet në fjalë ky takim mund të jetë vërtet me pritshmëri pozitive. Por nisur nga fakti që ndër to janë 11 vende të BE-së, kjo në Berlin do të interpretohet sërish si një përpjekje e re e Kinës për të vendosur një pykë në BE.

Një nga këto projekte që shihen me dyshim nga Evropa e që po diskutohet këto ditë në samit është “Rruga e Mëndafshit”. Ai parashikon investime prej së paku 900 miliardë dollarë, me të cilat Kina do të ndërtojë rrugë, hekurudha, gazsjellëse, hidrocentrale, rrjete telekomunikacioni, porte dhe aeroporte nga Azia drejt Evropës.
Portugalia, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Greqia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Malta dhe vendet balltike janë marrë vesh me Pekinin për marrëveshje investimesh. Në Bruksel kjo shihet me shumë skepticizëm. Kohët e fundit, iniciativës së Rrugës së Mëndafshit i është bashkuar edhe Italia, një vend industrial dhe pjesë e G7-ës.

Brukseli është i shqetësuar se Kina do të jetë konkurrente me shanse të mëdha në tregun evropian, falë edhe ndihmës së madhe që u jep shteti sipërmarrjeve. Kina mund të bëjë oferta shumë të lira nëpër tenderë, sepse ajo i sjell me vete burimet,  qofshin këto njerëzore apo materiale, duke reduktuar kështu edhe sasinë e madhe të çelikut dhe betonit që ka në vend.

Edhe ura e Pelješac-it pritet që ndërtohet kryesisht me beton kinez dhe nga punëtorë kinezë e jo kroatë./DW

muzikal-1280x680.jpg
G. P.15:50 | 22/03/2019

Teatri i Operas dhe Baletit sjell koncertin “Urat e muzikës tradicionale”, nën drejtimin e Edmond Dakos.  Koncerti është dedikim për këngën dhe muzikën klasike greke e shqiptare. Këngëtarët  lirikë nga Greqia dhe Shqipëria do të këndojnë ariet më të bukura në të dyja gjuhët.


Tingujt e muzikës klasike shqiptare dhe greke vijnë bashkë në koncertin “Urat e muzikës tradicionale” përmes orkestrës simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit nën drejtimin e Edmond Dakos dhe zërave të tenorit grek Stavros Salabasopoulos, mezosopranos shqiptare Vikena Kamenica dhe sopranos Renisa Lacka.

Tenori grek thotë se po e shijon shumë bashkëpunimin me orkestrën dhe këngëtarët shqiptarë. Mezosopranoja Vikena Kamenica thekson faktin se arti ka qenë gjithnjë një element përfaqësues në botë.  Ndërsa për dy vendet thotë se edhe në muzike ka pika të përbashkëta.

Koncerti me këngët dhe muzikën më të bukur tradicionale greke dhe shqiptare të kompozitorëve më të mëdhenj të dy vendeve do të vijë mbrëmjen e së shtunës në sallën e Katedrales Ortodokse./abcnews.a

ura-fier-1280x720.jpg
ent ela16:45 | 21/03/2019

Në Fier, ura që mban emrin e një shenjtori është kthyer në makth për udhëtarët. Dhe pse aty ndodhin aksidente me pasoja të rënda, nuk është ndërhyrë për ta mirëmbajtur.

Kjo është ura e Shën Pjetrit në Fier dhe është ashtu siç duket, e rrezikshme. Me statistika të rënda aksidentesh rrugore, ura që mban emrin e një shenjtori, tani po quhet edhe sipas emrit të viktimave të saj.

Të mësuar me këtë pjesë të rrezikshme të rrugës, banorët e zonës janë gjithsesi vigjilentë kur kalojnë këtu. Ura sipas tyre duhet jo vetëm mirëmbajtur, por edhe zgjeruar.

Ura është pjesë e segmentit rrugor Fier – Seman – Darëzezë. Me një frekuentim të lartë veçanërisht përgjatë sezonit veror, është burim i vazhdueshëm aksidentesh, për vendas dhe vizitorë

Aksi rrugor Fier – Darëzezë ka statusin e rrugës nacionale, çka e bën mirëmbajtjen e saj përgjegjësi të autoritetit rrugor.

Valbona Daci

Gazetare e Abcnews, Fier

punetori-1280x667.jpg
ent ela12:15 | 20/03/2019

Një 32- vjeçar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të saj./tvklan.al

ura-1280x658.jpg
ent ela15:00 | 27/02/2019

Për urën e vjetër të Shën Prodhomit në Voskopojë është marrë vendimi që aty të mos lejohet asnjë mjet i tonazhit të rëndë. Kurse në pranverë kjo urë historike do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.  

Ura treqind vjeçare e Shën Prodhomit në Voskopojë nuk rrezikohet më.

Vendosja e urës “Bailey” në krahun e djathtë do devijojë lëvizjen e mjeteve të transportit të udhëtarëve dhe tonazhit të rëndë.

By passi i ri, nxjerr nga funksioni primar urën, që mban statusin e monumentit te kulturës së kategorisë së parë, e cila tani do t’ju shërbejë vetëm këmbësorëve.

Kalimi i mjeteve mbi urën, që shërben si nyje lidhëse midis fshatit dhe Manastirit të Shën Prodhomit, dëmtoi deri në shkatërrim strukturat mbajtëse të objektit të shekullit të 18, ndër më të hershmit në vend.

Ura e Shën Prodhomit në Voskopojë, do t’i nënshtrohet në pranverë një ndërhyrje të plotë restauruese dhe konservuese. Kjo ndërhyrje do ta kthejë në identitet objektin me arkitekturë të rrallë në fshatin, që frekuentohet edhe për trashëgiminë kultutore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono