ura e ibrit

Barrikada-mbi-Ure-009-1.jpg
ent ela19:20 | 17/06/2019

Kanë kaluar 5 vjet nga heqja e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se heqja e barrikadës është vetëm fizike, pasi barrierat për bashkimin e Mitrovicës ekzistojnë ende.

Në mëngjesin e 17 qershorit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Barrikada ishte hequr nga të njëjtit  që e patën vendosur të ashtuquajturit “rojat e urës”.

Por heqja e saj tash pas 5 vjetësh kosniderohet vetëm fizike.

Iniciativa e Bashkimit Evropian për të financuar një projekt për relativizimin e kësaj ure konsiderohet e dështuar.

Por a ka pasur vullnet politik që pas heqjes së barrikadës të punohet në Bashkimin e pjesës veriore të Kosovës me atë jugore?

Haxholli kërkon që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Pas përfundimit të luftës çështja e veriut të Kosovës konsiderohet si një nga çështjet kryesore të pazgjidhura. Kryetarët e katër komunave të veriut për çdo veprim të tyre pyesin Beogradin, ndërsa anashkalojnë institucionet e Kosovës. /ABC News Albania 24/7

KFOR-NE-VERI-1280x538.jpg
ent ela12:02 | 14/12/2018

Forca ushtarake të kontigjentit austriak të KFOR janë vendosur mëngjesin e sotem në Urën e Ibrit nga ku po monitorojnë situatën në veri të Kosovës. Ndërkohë banorët serbë në këtë pjesë të Kosovës kanë vendosur flamuj serbë kudo, në shtëpi, lokale dhe shtylla.

Mediat serbe vijojnë të raportojnë për forcat të KFOR dhe automjete që janë vendosur në veri të Kosovës, ditën ku në parlamentin e Kosovës votohet për krijimin e ushtrisë. Tanjug shkruan se në hyrje të Urës së Ibrit janë vendosur ushtarë të kontigjentit austriak të KFOR-it.

Mbështetjen për krijimin e Ushtrisë e kanë dhënë të gjitha shtetet aleate, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britanin e Madhe dhe gjithashtu edhe NATO e KFOR-i.

Nga ana tjetër, veriu i Mitrovicës është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbushur me flamuj serbë.

Burime të agjencisë së lajmeve KosovaPress bëjnë të ditur se mijëra flamuj serb kanë hyrë pasditen e të enjtes nga Serbia në territorin e Kosovës dhe janë vendosur nëpër institucione e shtylla të rrugëve të veriut, ndërsa u janë shpërndarë qytetarëve serbë të kësaj zone si edhe nëpër shtëpi.

Mësohet se e gjithë kjo situatë në veri po zhvillohet si kundërpërgjigje nga ana e serbëve në lidhje me votimin e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës. /abcnews.al

vlcsnap-error692-1-1280x720.jpg
ent ela11:14 | 22/01/2018

Serbët në veri të Mitrovicës kërkojnë vendosjen e një barriere betoni në urën e Ibrit si nje mundësi per me shume siguri. Kjo kërkesë vjen në formë kushti për të lejuar riaktivizimin e urës.
Vendosja e një barriere prej betoni afër urës së Ibrit është kushti që kanë vendosur serbët në veri të Mitrovicës për t’i rinisur punimet e ndërprera për riaktivizimin e urës. Duke përdorur si arsyetim mungesën e sigurisë në veri, qeverisja lokale dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë. Mediat kosovare raportojnë se një kusht I tillë është përmendur dhe në raportin e kësaj zyre në muajin tetor të një viti më parë, ku përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës serbët kanë kërkuar edhe përfshirjen e EULEX-it, si dhe ndërtimin e një barriere betoni deri në përfundimin e punimeve. Ata nuk e quajnë si mas ëtë mjaftueshme funksionalizimin e Njësisë Policore të EULEX-it me bazë në Mitrovicë. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë koment për këtë kërkesë, duke sqaruar se cështja e riaktivizimit të urës do të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit. Por rinisja e negociatave pas më shumë se një viti u ndërpre pas vrasjes së politikanit të njohur, Oliver Ivanovic, javën e kaluar.
Një raport i Zyrës serbe për Kosovën tregon gjithashtu për takimet e zhvilluara me ndërkombëtarët për zgjidhjen e çështjes së sigurisë në zonën përreth urës, si kusht për lejimin e vazhdimit të punimeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono