universiteti

hong-kong-1.jpg
ger ta12:35 | 19/11/2019

Guvernatorja e Hong Kong u shpreh shumë e shqetësuar për situatën e rrezikshme të universitetit Politeknik, të rrethuar nga policia, dhe theksoi se duhej një zgjidhje paqësore për situatën. Brenda në kampus ndodhen të bllokuar rreth 100 studentë, ndërsa 600 manifestues janë larguar sipas Lam.

Liderja e Hong Kong i ka kërkuar personave të mbetur në kampusin e Politeknikut, të kthyer tashmë në bastionin e protestave pro demokracisë, që të dorëzohen në mënyrë paqësore duke premtuar se kishte urdhëruar policinë që të menaxhojë situatën në mënyrë njerëzore. Për studentët e bllokuar kjo është dita e tretë e rrethimit.

Lam kërkoi që ata t’i japin fund akteve të dhunës, të dorëzojnë armët, të dalin në mënyrë paqësore dhe të ndjekin urdhërat e poicisë; duke shtuar se minorenët që ndodhen në kampus do të trajtohen në mënyrë shumë njerëzore dhe nuk do të arrestohen menjëherë.

Kreu i ri i policisë së Hong Kong i emëruar nga qeveria kineze, kërkoi mbështetjen e popullsisë për të dënuar dhunën e shpërthyer në qytet, e cila sipas tij është shumë pranë akteve të terrorizmit.

Ai nuk pranoi se policia kishte përdorur dhunë të tepruar ndaj protestuesve duke thënë se agjentët janë të detyruar të përdorin forcën kur ka dhunë./abcnews.al

 

universiteti-i-mjekesise-1280x714.jpg
nev ila16:01 | 12/10/2019

Të diplomohesh me dhjeta nuk do të thotë se je absolut! Rreth 30 % e maturantëve që nisin studimet e larta për mjekësi bien rreth katër nota nga shkolla e mesme ndonëse këto degë përzgjidhen nga gjimnazistët më të mirë në vend. Të dhënat kanë dalë në pah nga një studim që Universiteti i Mjekësisë ka bërë dy vitet e fundit.

Për të shmangur fiktivitetin e notave të marra në gjimnaz, rektori Gjata kërkon rikthimin e konkurseve në Universitetin e Mjekësisë.

Ndërsa për t’i mbyllur shtegun korrupsionit Gjata sugjeron që konkurset të bëhen të informatizuara.

Aktualisht një  praktikë e tillë zbatohet me specializantët. Ndërkohë  këtë vit në Universitetin e Mjekësisë do të nisin studimet e larta  rreth 500 studentë, 300 në degën e mjekësisë, 100 në stomatologji dhe po kaq për farmaci./abcnews.al

UNIVERSITETI-POLIS-KRONIKE.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 30/09/2019

Universiteti Polis ka mbledhur në “Tirana Design Week” arkitektë, dizajnera dhe urbanistë nga e gjithë bota në kuadër të një eventi mbi fushën e arkitekturës.

Universiteti Polis organizoi Tirana Design Week ku mblodhi bashkë dizjanera, arkitektë dhe urbanistë nga e gjithë bota. Për profesorin dhe arkitektin spanjoll Fernando Menis ky event shërben si një interaktivitet në fushën e arkitekturës.

Tirana Design Week në Polis ka një rëndësi të veçantë edhe për planifikimin urban.

Edhe kuratorët e këtij aktiviteti thonë se Tirana Design Week në Polis i ka arritur të gjitha objektivat e planifikuara.

Ky aktivitet i rëndësishëm në fushën e dizajnit në vendin tonë u zhvillua për dy javë në ambinetet e Universitetit Polis. /ABC News Albania 24/7

gent-cakaj-1.jpg
ad min13:18 | 26/09/2019

150 mijë euro do vendosen nga qeveria shqiptare në dispozicion të studentëve të shkëlqyer, që do përzgjidhen për të vijuar studimet në SHBA përmes programit “Fullbright”. Vendimi bëhet i ditur nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, që ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Cakaj është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce. Hapi i parë ishte nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të “Fullbright” në fushën e arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Cakaj thotë se “ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë, në universitetet më prestigjioze amerikane, në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj.” Nisma e qeverisë synon rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajimin e rezultateve sa më të larta në studimet universitare./ABC News Albania 24/7

luciano-bocii-1280x720.jpg
ad min22:11 | 18/09/2019

Një ditë para mbledhjes së Senatit të Universitetit të Tiranës, Partia Demokratike i bën thirrje kësaj trupe, që të mos miratojë kalimin e pronësisë së kopshtit botanik nga fakulteti i shkencave të Natyrës, tek Bashkia e Tiranës. Ish-deputeti Luçiano Boci tha se kjo bëhet me qëllime korruptive.

“Dyshja Rama-Veliaj në bashkëpunim me një grup politik në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, po kërkojnë të shantazhojnë dhe kërkojnë të diktojnë një vendim pro votimit të VKM-së famëkeqe nr.510 e cila grabit Kopshtin Botanik duke ia hequr nga pronësia Universitetit dhe ia atashon bashkisë së Tiranës. Kjo grabitje kriminale për qellim të ndërtimit të kullave, për qëllim të pastrimit të parave të pista nuk është e vetmja.”/ABC News Albania 24/7

universiteti-i-Vlores-1280x703.jpg
nev ila14:40 | 29/08/2019

6 mijë maturantë kanë aplikuar për të filluar studimet në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Rektori Roland Zisi thotë se është shënuar një rritje në krahasim me vitin e kaluar dhe kërkesat më të larta janë për infermierinë dhe drejtësinë.

Më 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve për vitin e ri akademik në universitetin Ismail Qemali në Vlorë.

Rektori Roland Zisi thotë se ka më shumë aplikime se vjet në programet e studimit.

Për fakultetin e shëndetit publik janë edhe kërkesat më të mëdha për të cilën parashikohet që kuotat të plotësohen që në raundin e parë.

Për sa i përket  degëve që rrezikonin mbylljen që vitin e kaluar si matematika, fizika, kimia apo italishtja rektori tha se do të shqyrtohen kërkesat dhe vendimi për këto programe studimi do të merret pas raundit të tretë të regjistrimeve./ABC News Albania 24/7

 

universiteti.jpg
ad min15:09 | 27/08/2019

Katër nga gjashtë fakultete të Universitetit të Tiranës i kanë dhënë fund ankthit të të rinjve. Ekonomiku, drejtësia, shkencat sociale dhe gjuhët e huaja kanë publikuar fituesit e këtij viti akademik.

Të pakënaqurit kanë të drejtën e ankimimit deri në fund të Gushtit ndërsa raundi i parë i regjistrimeve nis më 2 Shtator. Ajo që bie në sy dhe këtë vit është mesatarja e lartë e kandidatëve për studentë që kanë zgjedhur ekonominë dhe drejtësinë.

Këtë vit për herë të parë në ekonomi një cikël leksionesh do të zhvillohet në gjuhën angleze. Ndërsa tek drejtësia nis aplikimi i sistemit pesëvjeçar. Përgjysmimi i tarifës së shkollimit sipas dekanëve këtë vit mbetet në dore të qeverisë.

Nëse në ekonomi dhe drejtësi kandidatët për studentë i afrohen 10, tek gjuhët e huaja dhe shkencat sociale ata janë me mesatare mbi 7.5./ABC News Albania 24/7

dizajni-grafik.jpg
ad min16:15 | 02/07/2019

Tendencat e dizajnerit grafik prezantohen në një ekspozitë në ambientet e Universitetit të Arteve. Ardian Isufi thotë se artistët e rinj sjellin jo vetëm teknikat e reja, por edhe metafora të forta social-politike.

Ambientet  e Fakultetit të Arteve të Bukura janë kthyer në një galeri ku në çdo kënd prezanton punët e atelierit të grafikës. Kuratori dhe dekani Ardian Isufi na shpjegon arsyet e kësaj zgjedhje ekspozimi. Gjithçka nis me një instalacion si ballafaqim brezash.

Korridoret  anë dekoruar me një qilim artistik, krijuar me letër “handmade”. Ky prezantim bën bashkë një sërë teknikash duke potencuar fuqinë e këtij arti. Suela Muslia kaosin e kryeqytetit e ka kthyer në një vepër arti.

Eljan Gjeta përmes këtij instalacioni sjell minierën e Bulqizës, në një vepër arti, por duke përcjellë shqetësimin social të minatorëve.

Pllakati i filmit para viteve ‘90 ka frymëzuar Ergi Memën. Posteri i kinemasë realizuar në komunizëm vjen me gjuhën e dizajnerit bashkëkohor, por artisti i ri i ka  qëndruar besnik një stili grafik të hershëm.

Në këtë ekspozitë prezantohen edhe krijime në instalacione e video./ABC News Albania 24/7

shkodra-dhe-vlora.jpg
ad min14:34 | 17/06/2019

Dy protesta u bënë sot në Shkodër dhe në Vlorë. Banorët e Cerkovinës vazhdojnë të kërkojnë rrugë dhe ujë të pijshëm, ndërsa nëShkodër studentët protestuan për godinën.

Banorët e Cerkovinës hynë sërish në Bashkinë e Vlorës për t’u takuar me Dritan Lelin. Ata kërkojnë rrugë dhe ujë dhe sipas tyre në fshat nuk është vënë dorë asnjëherë. Bëhet fjalë vetëm për 1 kilometër që lidh fshatin e tyre me rrugën nacionale.

“Sa herë kemi zgjedhje nuk diskutohen “do ua bëjmë rrugën dhe ujin”. Asnjë gjë”.

“Na kanë bërë premtime boshe.  Na ka ardhur njëherë na ka hedhur ca rërë dhe shiu i parë edhe iku”.

“Tubacioni është i çarë komplet. Nuk ka as ujë as rrugë”.

Kurse në Shkodër e hëna nisi me protestë studentore. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkuan të bëhet mësim te godina e re, e cila vijon të qëndrojë e kyçur ndonëse sipas tyre ajo është gati për të nisur procesin mësimor. Ata thanë se as premtimi i kryeministrit Edi Rama për çeljen e saj brenda 45 ditëve nuk u përmbush.

“Para disa kohëve kishim një takim me zotin Kryeministër, i cili dha një ultimatum prej 45 ditësh për hapjen e godinës. Ne e pritëm me shumë gëzim, por që nuk e arritëm asnjëherë”.

“Fatkeqësisht dolën premtime formale, asgjë konkrete”.

Pas proteste ka reaguar rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” sipas të cilit sapo të përcaktohen oraret mësimore nga dekanët e Juridikut dhe Ekonomikut do të nisë mësimi aty./ABC News Albania 24/7

rama-pakti-1280x636.jpg
ent ela12:21 | 19/04/2019

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve mbi cilësinë e mësimdhënies në kuadër të Paktit të Universitetit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka thënë se shumë prej pikave të këtij pakti që u hartua pas protestave të studentëve, janë plotësuar ndërsa të tjera ende janë në zhvillim.

Rama u ndal tek karta e studentit, që u prezantua pak ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Sipas Kryeministrit Rama, karta e studentit do të shpërndahet fillimisht në Tiranë brenda muajit Maj dhe do të përmbajë 40 shërbime, të cilat do të shtohen me kalimin e kohës.

“Angazhimet e marra në dokumentin e Paktit për Universitetin janë ndjekur dhe po ndiqen me seriozitet dhe sot po t’i shikojmë të gjitha pikat jemi në kushtet kur një sërë aspektesh janë adresuar dhe disa aspekte të tjera po adresohen. Faktikisht kemi bërë realitet disa zotime kryesore dhe po bëjmë realitet disa zotime të tjera. Sot jemi në situatën kur ne po vendosim disa piketa. E kemi nisur këtë rrugë nga një situatë xhungle në Universitet me një numër skandaloz Universitetesh të licencuara pa asnjë kriter, thithnin para pa fund dhe faktikisht jepnin mbrapsht diploma pa asnjë vlerë. Kemi vendosur disa rregulla të reja.

Ligji për arsimin e lartë po funksionon dhe po na jep mundësinë t’i adresojmë këto aspekte të tjera, ashtu sikundër ndërveprimi me studentët po funksionon. E fundit ishte para pak ditësh, karta e studentit, që do të fillojë të shpërndahet në Tiranë brenda muajit Maj. Fillon me 40 shërbime, por është një instrument në zhvillim. Një element pozitiv i kartës që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt, është përfshirja e sipërmarrjes private në angazhime konkrete për t’i shërbyer studentëve. Për çdo nevojë për informacion kemi një sistem komunikimi online të çdo studenti me qeverinë me një dritare të dedikuar në platformën “Shqipëria që Duam”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono