Universiteti i Tiranës

dd-1.jpg
in a16:06 | 28/01/2020

Kriza institucionale mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanëve të disa prej fakulteteve ka bllokuar procesin e Doktoraturave ne institucionin e Arsimit të Lartë më të madh në vend.

Përmes një shkrese drejtuar personelit akadamik të Fakultetit të Shkencave Sociale Rektori, Mynyr Koni vë në pikëpyetje ligjshmërinë e komisionit të përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” dhe akuzon Dekanin, Edmond Rapti për shpërdorim detyre.

Ndërkohë pedagogia e Shkencave Sociale njëkohësisht kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta në një intervistë për “ABC News” thotë se Rektori ka tejkaluar kompetencat e parashikuara në nenin 36 të ligjit për Arsimin e Lartë.

“Rektroi i Universitetit të Tiranës është një nga autoritetet e përgjedhur me anë të votës dhe si i tillë, autoriteti i tij del deri në atë pikë ku vendimi i organeve kolegjiale cënon kompetencën më tej të tij, pasi prish mbarëvajtjen e Universitetitt të Tiranës”, u shpreh Keta.

Në një sistuatë të ngjashme ndodhet Fakulteti Ekonomik, Drejtësia dhe Gjuhët e Huaja. Përplasja po vë në pikëpyetje çeljen e Shkollës Doktorale këtë sezon dhe po pengon pajisjen me titull të atyre që kanë përfunduar ciklin e tretë të studimeve vite më parë.

“Kemi shumë doktorantë që kanë mbrojtur punimet e tyre doktorale dhe ngërçi i tyre ka krijuar që këto të mos jenë pajisur me dokumentacion që për çdo të ri apo të re apo çdo njeri aspirant për këtë titull i pengon karrierat e veta. Të mos harrojmë që në Universitetin tonë këtë lloj karriere e bën aspirant në të gjithë hapësirën shqipfolëse”, theksoi pedagogia e Shkencave Sociale.

Kriza në Universitetin e Tiranës ridel në pah pak ditë pasi ministrja e Arsimit shpalli datën e zgjedhjeve për strukturat drejtuese ne Universitete dhe u la afat këtyre të fundit 15 shkurtin për të aplikuar për Doktoraturat.

“I vë para Minsitres kërkesën që të jenë Asamblatë Akademike që të zgjidhin situatën e ngërçit dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme sepse organet kolegjiale dalin mbi autoritetet dhe e dyta në raportin autoritet asnjë nga palët nuk mund shkelë etikën. Gjithashtu Rektori mbi gjithçka të vendosë interesin e Universitetit të Tiranës”, tha ndër të tjera Keta.

Përplasja mes autoritetit dhe organeve kolegjale në Universitetin e Tiranës vjen si pasojë e vakumit ligjor. Ky insitucion i Arsimit të Lartë në katër vite nuk ka miratuar rregulloren e brendshme të tij dhe funksionon me rregullore të vjetër dhe Statut të 2018./abcnews.al

na.jpg
in a11:34 | 09/12/2019

Katër dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë shprehur gatishmërinë për të përballuar situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule tha se do të janë 60 studentë ekselentë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate. Gjatë konferencës theksuan se janë akorduar 5 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti.

Përditë stafet pedagogjike komunikojnë na pyesin, janë solidarizuar me situatën që ka Shqipëria, përcjellin dhje ata dhimbjen dhe kontributin për këtë situatë. Unë sot përshëndes fillimin e procesit mësimor në Durrës.  Edhe ne mund ta kishim filluar sot, por arsye ka qenë që data 25 ishte ditë e hënë dhe ne kemi bërë mësim. E filluam të martën që nga poërmbajtja strukturore java të jetë e plotë, por nga pikëpamja e gatishmërisë kemi qenë prej kohësh”, tha Dhori Kule.

“Fakulteti ka dhënë kontribute financiare, organizatat kanë mbledhur ndihma dhe i kanë depozituar në vendet e grumbullimit. Po mendojmë për vazhdimësinë, nuk është një situatë që sjell efekte në kohë të shkurtër, duhet përballuar në gjatësi në kohë. Nuk duhet të lodhemi duhet të mendosha në vazhdimësi se si duhet përballuar kjo situatë. Kemi menduar të kemi një program të përbashkët për të asistuar studentët, personelin e më gjerë. Kemi bërë mbledhje të strukturave, nuk kemi qënë me pushime këtë periudhë. Ka një solidaritet shumë të madh për situatën. Ajo që duam të përcojmë është t’i kthehemi jetës normale,studentët të nisin studimet, si diçka objektive mbi ne. Procesi mësimor duhet të zhvillohet, kemi planifikuar një axhendë për orët e humbura. jeta vazhdon do e përballojmë së bashku, këtë e tregojmë duke nisur procesin mësimor nesër.” u shpreh dekani i Fakultetit Juridik./abcnews.al

luciano-boci.jpg
ad min14:30 | 31/10/2019

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ngre alarmin e boshatisjes së auditoreve dhe mbylljen e dhjetëra degëve të studimit n universitetet publike. Në një intervistë për ABC News, Boçi thotë se kërkesat e studentëve janë rritur vetëm për degët që i orientojnë ata jashtë vendit, duke paralajmëruar një eksod akoma më të madh të të rinjve.

Në nisje të vitit të ri akademik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në pozitat e akademikut jep alarmin për boshatisjen e auditorëve dhe orientimin e studentëve në degët që pas studimeve universitare i çojnë jashtë vendit.

Në një intervistë për ABC News, Boçi është i bindur për dështimin e Ministrisë së Arsimit me politikat e saj dhe bën thirrje për ndaljen e një eksodi kaq të madh të të rinjve jashtë vendit.

I rikthyer me kohë të plotë si pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Boçi tregon se si degë të rëndësishme të Shkencave Humane këtë vit akademik kanë mbetur me auditore të zbrazura.

Për ish-deputetin, pakti për universitetin rezultoi një dështim dhe tallje e madhe me studentët dhe për këtë sjellë në vëmendje premtimin për kartën e studentit.

Në kohën kur demokratët janë në fazën e hartimit të një alternative qeverisëse, Boçi tregon si do të ndryshojë pranimi në universitete dhe mbështetja financiare që do të ketë për studentët.

Javët e fundit përmes denoncimeve publike Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për qasjen që ka pasur me institucionet arsimore, duke treguar se si me vendim qeverie Kopshtit Botanik, kaloi nga një pronë shtetërore në përdorim nga Universiteti i Tiranës në pronësi të Bashkisë së Tiranës./ABC News Albania

drushku.jpg
ad min17:37 | 29/10/2019

Gjykata Administrative e Apelit vlerësoi të vlefshme padinë e Rektorit të Universiteti të Tiranës i cili kundërshton vendimin e Këshillit të Ministrave që i jep në pronësi Bashkisë së Tiranës 15 ha toke të Kopshtit Botanik.

Dekani i Fakultetit të shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, i ftuar këtë të martë në ABC News u shpreh se pedagogët nuk janë shprehur kurrë që Kopshti është pronë e FSHN-së. Ai tha se kopshti është aset shtetëror, por që i është lënë FSHN-së nën administrim dhe kujdesje.

“Është një pronë që nuk i është dhënë fakultetit të shkencave në administrim, por është një pronë që që në vitin 1965 i është dhënë për ta krijuar dhe administruar Kopshtin Botanik. Aty është puna, kërkimi, djersa, kontributi i dhjetëra brezave të kërkuesve në fushën e Florës që sot e kanë shndërruar në një Kopsht Botanik”, tha Drushku.

Ai shpjegoi arsyen pse Bashkia nuk mund ta marrë këtë kopsht. Sipas Drushkut, Kopshti Botanik ka vetëm një qëllim dhe ai është për studime akademike.

“Bashkia nuk mund ta marri sepse që ta marri duhet të ketë kapacitetet e saj për ta administruar, ndërkohë që nuk është një kopsht rekreativ. Kopshti botanik që në strukturën e tij është endur e kërkimit dhe zhvillimit. Aty janë sjellë nga shkencëtarë botanikë mbi 1500 specie. Ka vetëm qëllim akademik. Kopshti Botanik jo se nuk punon si qendër rekreacioni. Aty vijnë e vizitojnë studentë, nxënës, bëjnë praktika dhe studentë të rretheve. Aty është një Shqipëri e vogël me të tërë bimët e futura brenda”, tha Drushku.

Ndër të tjera, dekani theksoi se Universiteti i Tiranës nuk ka probleme me investimet e bashkisë, por Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë që kanë miratuar vendimin.

“Bashkia nuk ka punë në këtë proces. Ne nuk jemi kundër investimeve të Bashkisë. Ne kemi bërë një padi kundër vendimit 510 ku kjo pronë e shtetit i kalon bashkisë dhe i hiqet administrimi FSHN. Bashkia është palë përfituese. Ne e kemi problemin me Ministrinë e Arsimit që e ka propozuar këtë lloj transferimi dhe qeverinë që e ka miratuar. Sa herë që kërkojmë të bëjmë debate del përpara si një varkë shpëtimi Bashkia e Tiranës. Me bashkinë jemi dakordësuar të bëjmë këto investime”, u shpreh Drushku.

Drushku theksi më tej se kërkon të gjejë pikat e përbashkëta me qeverinë për të bërë zgjidhjen më të mirë. Ndërkohë, FSHN i është drejtuar edhe një shoqate ndërkombëtare ku marrin pjesë botanistët më të mirë të Evropës. Këta të fundit do t’iu drejtohen me një letër sensibilizuese Ministrisë së Arsimit.

Një trupë prej pesë anëtarësh në gjykatën Administrative të Apelit do të vendosë nëse padia që ka bërë rektori i UT do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Apelit, apo do t’i kalojë për shqyrtim një tjetër shkalle të gjyqësorit.

Intervista e plotë:

/abcnews.al

kopshtiii.jpg
ad min16:28 | 07/10/2019

Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës akuzon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se ka keqinformuar anëtarët e Senatit Akademik për vendimin e Këshillit të Ministrave që i kalon në pronësi Kopshtin Botanik.

Përmes një njoftimi për shtyp, kjo asamble gjithashtu shpreh keqardhjen ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila sipas saj nuk ka bërë transparencë për këtë proces.

Ndërsa pret përfundimin e procesit gjyqësor, në mbledhjen e jashtëzakonshme mbajtur këtë të hënë, Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës vendosi unanimisht të ndjekë nga afër çdo hap të procesit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndërkohë anëtarët e saj apelojnë për një vendim të drejtë në favor të shpëtimit të Kopshtit Botanik, sipas tyre institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme./ABC News Albania 24/7

mynyr-koni-1280x853.jpg
ad min18:44 | 19/09/2019

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një deklaratë për shtyp reagoi në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave, ku Kopshti Botanik i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës. Sipas Konit, ky vendim shkel hapur autonominë e universitetit.

“Dëshiroj të theksoj me forcë se, marrja e këtij Vendimi është në shkelje të hapur të autonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë 80/2015”, thotë Koni.

Sipas tij, procedura në lidhje me këtë çështje është e parregullt nga ana ligjore, por edhe me mungesë transparence nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Sipas Rektorit të UT, pas pushimeve verore është thirrur Senati Akademik, ku një ndër pikat e diskutimit ka qenë shqyrtimi dhe mbajtja e një qëndrimi ndaj kësaj VKM-je. Por në këtë mbledhje nuk u arrit asnjë përfundim. Përsëri, Koni caktoi datën 19 Shtator, për mbledhjen e Senatit Akademik.

“Në këtë mbledhje, disa anëtarë të Senatit Akademik, kërkuan të thërriteshin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, në mënyrë që, sipas tyre, të dëgjoheshin se çfarë do të bëhej konkretisht në Kopshtin Botanik, ndërkohë që VKM, tashmë ka hyrë në fuqi dhe sipas saj, Universitetit të Tiranës, i hiqet prona me emërtimin “Kopshti Botanik” dhe i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë, duke i hequr përfundimisht edhe të drejtën e administrimit nga UT të kësaj prone.

Në mënyrë të përsëritur, disa anëtarë të Senatit Akademik, duke përdorur përsëri artifica, me një sjellje aspak të denjë për një anëtar të Senatit Akademik, si organi kolegjial më i lartë akademik i UT, i cili është përgjegjës për përmbushjen e misionit të institucionit, bënë që përsëri, Senati Akademik i UT, të mos dilte me një qëndrim zyrtar në lidhje me VKM nr.510 datë 17.07.2019.

Fatkeqësisht kjo është e vërteta dhe ajo çfarë ndodh në Senatin Akademik të UT, edhe kur bëhet fjalë për marrje apo tjetërsim të pronave të UT dhe të ambjenteve të pedagogëve dhe studentëve të UT, në kushedi çfarë…. koha do ta tregojë shumë shpejt”, thotë Koni.

Ndër të tjera, Rektori i Universitetit të Tiranës thotë se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë VKM-në deri në anullimin e tij.

“Të gjithë autorët dhe bashkëautorët që kanë marrë pjesë në këtë maskaradë, dua t’i siguroj se një ditë, do të japin llogari dhe do të përgjigjen jo vetëm para ligjit, por edhe para fëmijëve apo nipërve të tyre; apo edhe ata që nuk reaguan apo nuk ngritën zërin për ta ndalur atë, dhe me veprimet apo mosveprimet e tyre, bën që të vetmin Kopësht Botanik, me vlera unikale dhe të pazendësueshme, e lejuan të mos jetë më i tillë”, përfundon deklaratën e tij Mynyr Koni.

Një ditë më parë, Partia Demokratike i bën thirrje Senatit Akademik, që të mos miratojë kalimin e pronësisë së kopshtit botanik nga fakulteti i shkencave të Natyrës, tek Bashkia e Tiranës. Ish-deputeti Luçiano Boçi tha se kjo bëhet me qëllime korruptive./abcnews.al

presidenca.jpg
ad min16:55 | 06/05/2019

Presidenti Meta dekretoi rrëzimin e propozimit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në shqyrtimin e këtij propozimi, Presidenti vlerësoi të gjithë dokumentacionin shoqërues të paraqitur nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), si dhe dëgjoi sqarimet përkatëse gjatë takimit me të.

“Presidenti i Republikës vlerësoi pretendimet me shkrim dhe dokumentacionin shoqërues të përcjellë zyrtarisht nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, si dhe dëgjoi të gjitha shpjegimet dhe sqarimet e tij të dhëna në një takim të realizuar me të.

Presidenti i Republikës kreu një vlerësim të thelluar dhe gjithëpërfshirës të të gjithë kuadrit kushtetues, ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë në institucionet e arsimit të lartë jo vetëm duke iu referuar praktikës dokumentare të këtij propozimi, por dhe praktikës dokumentare të administruar në vijimësi mbi problematikat dhe situatat konfliktuale midis strukturave drejtuese akademike dhe administrative në Universitetin e Tiranës përgjatë viteve 2017-2019”, thuhej në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës.

Presidenti i Republikës vlerësoi se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë dhe, në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente./abcnews.al

MBULIM-REAGIMI-KONI-1280x720.jpg
ad min10:59 | 14/04/2019

Nuk ka vonuar reagimi i rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, që e konsideron të pritshëm, pas sulmeve që i janë bërë në vazhdimësi.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Koni shkruan se e mësoi nga media pezullimin nga detyra. Rektori Koni vë në pikëpyetje inspektimin në Universitetin që drejton e që sipas ministres Shahini ka shërbyer si bazë për pezullimin e tij.

“Në dijeninë time, nga kjo Ministre, nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse, në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë”.

Koni shkruan se Ministrja së pari duhet të dëgjonte rektorin për çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.

“Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron Ministren dhe se kush kërkon të “gllabërojë” pasuritë e Universitetit të Tiranës”, shkruan rektori i Universitetit të Tiranës në reagimin e tij./abcnews.al

senati-akademik.jpg
ad min12:45 | 01/02/2019

Po sot është mbledhur edhe Senati Akademik nën drejtimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Në rendin e ditës janë dy pika, e para që ka lidhje me shqyrtimin e materialit të përcjellë nga grupi i punës i ngritur me vendim të Senatit Akademik për të kordinuar vlerësimin e akteve nënligjore të miratuara dhe shqyrtimin e kërkesës së bërë nga një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë.

Një grup i këtyre të fundit prej 3 javësh tashmë janë ngujuar në ambientet e brendshme të Fakultetit dhe kanë arritur që të bojkotojnë krejtësisht mësimin e studentëve të juridikut, të cilët pak ditë më parë gjetën si zgjidhje të vetme vijimin e mësimit gjatë pasditeve në ambientet e gjimnazit “Petro Nino Luarasi”. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkesave të tyre i kanë shtuar dhe shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Ata kanë zhvilluar deri më tani dy takime me rektorin Koni, por pa gjetur zgjidhje për problemet e ngitura prej tyre./abcnews.al

SENATI-UT-MBULIM.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ad min17:09 | 12/12/2018

Senati akademik i Universitetit të Tiranës bën të ditur se ky universitet nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura, pika 4 e VKM nr.288 datë 21 maj 2108, e cila u shfuqizua disa ditë më parë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Senati sqaron se Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe ngarkon Bordin e Administrimit të Universitetit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për Universitetin e Tiranës.

Po ashtu në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës, sipas kësaj deklarate, do të parashikohen rregulla të qarta për pjesëmarrjen e studentëve në veprimtarinë financiare dhe akademike. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune me pedagogë dhe studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura nga studentët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono