unaza

unaza.jpg
Autor E10:35 | 11/01/2020

Unaza në qendër të Peshkopisë e humbet kuptimin e saj sepse në dalje, ku bashkohet me rrugën, mbyllet me dy porta hekuri.

Portat të cilat i përkasin një biznesi hapen vetëm disa orë në ditë, kur punëtorët janë në punë.

Lënia përgjysëm e punimeve, që duhet të kishin përfunduar në nëntor të vitit 2018 ka shkaktuar kaos jo vetëm në qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve pasi ata duhet të gjejnë rrugë alternative për të rënë në unazë.

Një nga banorët tregon se rruga për gjatë gjithë gjatësisë së saj kalon nëpër toka me pronarë të cilat edhe pse nuk janë shpronësuar, punimet nuk janë penguar.

Unaza e qytetit ishte projekt i qeverisë, ku ishte parashikuar të ndërtohej 1.4 km rrugë e re, investim ky që do të kapte vlerën e 1.1 milionë euro.  /abcnews.al

191216130028-01-trash-rings-australia-exlarge-169-1.jpg
So Nila11:16 | 17/12/2019

Një çift australian ka përjetuar momente të tmerrshme kur kuptoi se kishte hedhur padashur në plehra unazat e me diamant të martesës e fejesës. Dyshja, që nuk deshi ta bënte publik identitetin, ka qenë duke rinovuar shtëpinë në periferi të Melbourne. Bashkëshortët e morën me vrull pastrimin e banesës, pa kuptuar ndërkohë se kishin hedhur aksidentalisht edhe kutitë ku mbanin unazat e çmuara.

Ata kërkuan si të cmendur në qendrën e grumbullimit te mbeturinave, dhe kur ajo u mbyll, u rikthyen sërish ditën tjetër.

Ata u kthyen në orën 4 të mëngjesit “pas një nate pa gjumë”, tha Carden – duke planifikuar të ndiqnin kamionin plot me mbeturina.

Sidoqoftë, mbledhësit e plehrave dhe punonjësit e këshillit të qytetit hapën kamionin që përmbante 30 ton plehra – kuti kartoni, mobilje të thyera, dhe mbeturina të tjera.

Këtë radhë patën ndihmën e mbledhësve të plehrave dhe punonjësve bashkiakë.

Në fund, pasi u kontrolluan 30 tonë mbeturina, ndodhi mrekullia, kutia e vogël rozë doli në dritë së bashku me unazat.

Carden e quajti gjetjen e unazave “pak magji të Krishtëlindjes” dhe vlerësoi punëtorët që shkuan  për të ndihmuar çiftin.

“Ne jemi të kënaqur që kemi ruajtur disa kujtime dhe ajo që ne kuptojmë ështe shumë gjëra janë më të vlefshme se nga ana financiare, edhe ajo është ana sentimentale,” tha ai, duke e quajtur si një ” fund përralle të lumtur”./abcnews.al

 

INTERVISTE-ALBIN-KURTI.mpg_snapshot_28.31-1-1280x720.jpg
Autor E13:06 | 12/11/2019

Bashkia e Tiranës ka reguar ndaj angazhimit të degës së Vetëvendosjes në Shqipëri kundër prishjes së shtëpive tek Unaza e Re. Përmes një njoftimi për shtyp, bashkia i kërkon Vetëvendosjes në Kosovës që të marrë nën kontroll degët e saj.

“Bashkia e Tiranës është shpresëplotë se Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë, pas deklaratës së pakuptimtë që bëri sot, do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit. Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë!”, deklaron Bashkia e Tiranës.

Reagimi erdhi pasi dega e Vetëvendosjes në Shqipëri e cilësoi një projekt korruptiv prishjen e shtëpive tek Unaza e Re dhe nxjerrjen e banorëve në rrugë.

Gjatë ditës së sotme IKMT filloi prishjen e shtëpive tek Unaza e Re, ndërkohë që policia përplasej me banorët. Nga përplasja raportohen 12 të lënduar.

Reagimi i plotë i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës është thellësisht e keqardhur për degradimin e rëndë në të cilin ka përfunduar Lëvizja Vetëvendosja dega Tiranë, e cila sot ndërhyri në punët e brendshme të qytetit për një projekt lokal, por jetik për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Unaza e Madhe është projekt 30 vjeçar, nuk i shërben qeverisë, por ndërtohet për të mirën e qytetarëve të saj, që kërkojnë të venë në punë, shkolla e spitale të pa penguar me muaj të tërë nga një grup dhunuesish.

Bashkia e Tiranës e cilëson deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje si të pakuptimtë, dashakeqe dhe të nxituar. Për këtë arsye, përfitojmë nga rasti të informojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosja mëmë, se familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe që kanë ndërtuar pa leje, ndër vite, në gjurmë të saj, po trajtohen me përparësi sipas ligjeve shqiptare në fuqi, shumica prej të cilëve janë dëmshpërblyer, madje shumë prej tyre i kanë marrë tashmë paratë e dëmshpërblimit në llogaritë e tyre bankare. Kurse, aktivistët, të cilëve kjo lëvizje iu referohet, janë të njëjtët aktivistë bllokues e sherrxhinj që janë përpjekur me të njëjtin zell të bllokojnë çdo punë të mirë në Tiranë, duke nisur që nga këndi i lodrave të Liqeni, Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri etj., e për më tepër nuk janë as banorë të zonës së Astirit.

Ne dimë se Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut apo suflerin e Orjolës në Tiranë. Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike! Kurse sa për dhunën shtetërore ndaj dhunuesve të policisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës s’ka mbështetur dhe as ka ndërmend të mbështesë ndonjëherë ata që mund të sulmojnë policinë me gurë e me shishe në Kosovë për llogari të shkelësve të ligjit kur Albini të jetë në detyrë. Por, ka detyrë t’ia thotë publikisht kryeministrit në ardhje të Kosovës se Tirana është shtëpia e çdo shqiptari, jo shesh për përsheshet e atyre shqiptarëve që shkelin ligjin apo atyre që frymëzojnë dhe mbështesin shkelësit e ligjit, në Shqipëri, në Kosovë apo kudoqofshin në globin tokësor!

Bashkia e Tiranës është shpresëplotë se Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë, pas deklaratës së pakuptimtë që bëri sot, do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit. Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë!

Reagimi i Vetëvendosjes Dega Shqipëri

banori-1.jpg
Autor E10:24 | 12/11/2019

Gjatë një lidhjeje live në Abc News, ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri deklaroi se një person i quajtur Mahmut Himallari kishte ndërruar jetë dhe autoritetet po fshihnin këtë fakt.

Ndërkohë, sëfundmi Abc News ka mësuar se pikërisht Himallari është duke marrë trajtim në spitalin e Traumës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, policia konfirmoi përmes një reagimi për mediat se nuk ka asnjë viktimë nga përplasja e sotme mes banorëve të Unazës së Policisë.

IKMT ka ndërhyrë sot me mbështetjen e policisë për të prishur banesat në zonën e Unazës së Re duke sjellë edhe një përplasje të fortë, nga e cila mbetën të lënduar një numër i madh banorësh dhe policësh. /abecnews.al

 

protesta2.jpg
Autor E10:12 | 12/11/2019

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me përplasjen tek Unaza duke konfirmuar se janë lënduar shtatë banorë dhe pesë punonjës policie, të cilat po marrin ndihmë mjekësore. Policia konfirmon se nuk ka asnjë viktimë nga përplasja mëngjesin e sotëm.

“Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia duke bërë thirrje që të shmangen deklaratat dezinformuese.

Ndërkohë, në një l idhje live me studion e Abc News, gazetari Andi Qosja konfirmoi se disa prej banorëve nuk kanë shkuar për mjekim tek Spitali i Traumës, por në spitale private.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri. /abcnews.al

astiri-ne-5.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
Autor E09:17 | 12/11/2019

Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri njoftoi live përmes një lidhjeje në Abc News se një person ndërroi jetë pas përplasjes me policinë.
Ndërkohë Spitali i Traumës ka reaguar në lidhje me deklaratën e Pampurit duke theksuar se nuk ka asnjë viktimë.

“Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit. Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë”, njofton Spitali i Traumës. /abcnews.al

astiri.jpg
Autor E09:01 | 12/11/2019

IKMT ka nisur sot shembjen e banesave tek Unaza e Re me mbështetjen e qindra forcave policore të cilat janë vendosur në zonë që prej orëve të para të mëngjesit.

Gazetari i “ABCNeës”, Andi Qosja në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” raporton se situata është tensionuar së tepërmi tek sheshi “Shqiponja” dhe ka pasur përplasje fizike mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë, ndërsa IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave.

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Lundi 11 novembre 2019

Përplasja e policisë me banorët ka qenë e fortë ku janë përdorur bomba molotov dhe gaz lotsjellës nga të dyja palët.

Në videon e publikuar gjatë ndërhyrjes së policisë duke momenti kur FNSH përpiqet të shpërndajë banorët duke shkaktuar panik dhe frikë tek ata. /abcnews.al

balliu.jpg
nev ila16:44 | 04/11/2019

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në studion e Abcnews me Juli Xhokaxhi u shpreh se banorët e Unazës së Re po luftojnë me mish dhe me shpirt për banesat e tyre.

Balliu shtoi se prej 1 viti banorët kërkojnë vetëm dialog.

Madje deklaroi se kryeministri Rama ka ndaluar deputetët e PS të zhvillojnë takime me banorët e Unazës.

Duhet të kalojmë një hap edhe më shumë. Po shohim qytetarë që luftojnë me mish dhe shpirt. Ky projekt është ende në hetim dhe ata bëjnë ritenderime. Kemi një problem me kujtesën politike. Kjo protestë shërben për cdo qytetar që këtu ka pasur korrupsion. Nuk është as problemi dhe as cështja tek projekti. Nuk është cështja që qenkan disa nga ato shtëpita të palegalizuara. Përballë këtyre shtëpive sot janë pallate. Aty ka patur shtëpi të palegalizuara por nuk është nxjerrë asnjë banor pa u dëmshpërblyer në kohën e PD. Ka pasur deputetë që kanë kërkuar të dialogojnë dhe janë ndaluar nga Rama.

Në një vit nuk ka ardhur asnjë deputet. Muajt e para ata nuk pranonin deputetë të opozitës, sepse prisnin atë që i dhanë votën, Saimir Tahirin. Ata kanë 25 vite që janë pronarë të atyre banesave që i paguajnë taksa bashkisë”, tha Balliu./abcnews.al

 

unaza.jpg
Autor E16:56 | 28/10/2019

Është shpallur sëfundmi fituesi i ri i Lotit I të Unazës së Re pas skandalit të falsifikimit të dokumentacionit vitin e shkuar.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Prokurimit publik, fitues i tenderit për këtë lot shumë problematik është bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N” me vlerën 1.77 miliard lekë me një fond limit prej 2.25 miliard lekë.

Rezulton se kompanitë kanë marrë përsipër të kryejnë punimet sipas kërkesave të autoriteteve me 78.6 për qind të fondit limit të përcaktuar për këtë vepër.

Segmenti në fjalë ka kaluar përmes një kalvari të gjatë skandalesh dhe debatesh të shkaktuara nga zbulimi se fituesi në atë kohë u shpall me dokumente të falsifikuara.

Vitin e shkuar, për këtë segment të rrugës u shpall fitues bashkimi i kompanive “Dh Albania” dhe “Biba X”, por zbulimi i falsifikimit të dokumentacionit bëri që AKP të anulonte tenderin duke e rihapur procedurën.

Ndërkohë, që prej vitit të shkuar banorë të Unazës së Re protestojnë kundër projektit të paraqitur nga qeveria duke theksuar se bëhet fjalë për një veprim korruptiv që synon prishjen e shtëpive të tyre për të ndërtuar pallate të njerëzve pranë pushtetit. /abcnews.al

VENDIMI I APP

547b313f-2d2d-49b3-ad99-228aa05fecdf-1280x720.jpg
ent ela10:52 | 28/10/2019

“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Apelit për 3 protestuesit e Unazës së Re, të cilët deri tani kanë qenë në masën “arrest në burg pa afat”. Gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Gramoz Shehun, Ilir Katirajn dhe Skender Dodwn, por duke mos pranuar kërkesën e tyre për lirim.

Në shenjë proteste për këtë masë, banorët e tjerë të Unazës së re u lidhën me zinxhirë në mënyrë simbolike, për të treguar se kryeministri po u heq të drejtën e protestës. Megjithatë, ata kanë thënë se nuk do të ndalen.

Gazetarja e ABC news Glidona Daci raporton se banorët janë lidhur me zinxhirë para Gjykatës, disa prej tyre kanë vendosur dhe ngjitës për ta cilësuar si protestë të heshtur, për shkak të kërkesave të tyre.

Ka pasur shumë qytetarë të arrestuar, por pjesa tjetër janë liruar nga gjykata e shkallës së parë. Për mikrofonin e ABC News banorët shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Ata u lanë me arrest shtëpie, kjo gjykatë e prokurori vazhon avazin duke na persekutuar. Jo në burg të na fusin por ne nuk tërhiqemi”.

Në mbështetje të tyre janë edhe përfaqësues të opozitës. Klevis Balliu shprehet se mbajta e tyree në burg është në shkelje të ligjit. Sipas tij këta banorë nuk janë arrestuar për konflikt me policinë thjesht se kanë qenë pjesëmarrës në protestë legjitime.

“I mbajnë në arrest shtëpie që mos dalin në protestë, të mos flain në protestë. Sulmi ndaj unëzës sot është sulmi ndaj protestës dhe të drejtës për të protestuar. Urrejtja e Ramës për protesta është gjenetike”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono