unaza e re
Lebron James (Foto: Los Angeles AFP)

monika-kryemadhi-11-1280x712.jpg
ger ta16:15 | 12/11/2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dënon ngjarjen e sotme te Unaza e Re, ku pati përplasje të fortë mes protestuesve dhe policisë.

Kryemadhi e cilëson dhunë shtetërore atë që ka ndodhur, ndërsa përgjegjës për gjithë këtë bën kryeministrin Edi Rama.

“Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!”, shkruan Kryemadhi mes të tjerash.

E plotë:

Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim.

Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.

Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare.

Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!

Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!

 

VELIAJ-EMERGJENCAT-CIVIL-1280x720.jpg
ent ela10:40 | 12/11/2019

Ka nisur sot që prej orëve të para të mëngjesit prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, për t’i hapur përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.

Aksioni i IKMT-së është përshëndetur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ripërsëritur se të gjithë ata që kanë marrë kompensimin financiar apo atë në përqindje në pallate duhet të mos bllokojnë më zhvillimin e këtij projekti aq të rëndësishëm për qytetin.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! 👍 Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale.

Aksioni vijon normalisht, nderkaq punonjësit e IKMT-së kanë mundur të prishin disa ndërtime pa leje në aksin nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”deri te ura në lumin Lana. /abcnews.al

ASTIRI-NE-7-TE-MENGJSIT-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela10:14 | 12/11/2019

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri. /abcnews.al

09-Abc-News-HD_2019_1112_0908_55.mpg_snapshot_10.56-1280x720.jpg
in a09:37 | 12/11/2019

Përplasja mes banorëve të Unazës se Re dhe policisë ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lidhje direkte për “ABCNews” një banor në Unazën e Re është shprehur i revoltuar për aksionin e policisë.

“Më në fund sot triumfoi mafia, tani e ka të lirë të fitojë Edi Rama dhe Erion Veliaj, sot në këtë vend ka nevojë më shumë për protesta. Ne 250 persona u ngujuam sepse e dinim që do të vinin forcat e policisë dhe luftuan deri në pikën e fundit. Kemi një vit që flasim, jemi vendi më i varfër në botë, Erion Veliaj të festojë tani më mafian e ndërtimit”, u shpreh banori.

“Shtëpia jonë është jeta jonë”, kështu është shprehur banori i Unazës./abcnews.al

75237554_2744800152208350_7737156530297896960_n.jpg
ent ela09:35 | 12/11/2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit.

Shembja e banesave është shoqëruar me pasur tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve që në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al

pampuri.jpg
ent ela09:20 | 12/11/2019

IKMT ka nisur sot në mëngjes aksionin për shembjen e banesave te unaza e re. Forca të shumta policore dhe FNSH kanë qenë në zonë që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa banorët kanë qendruar thuajse gjatë gjithë natës jashtë për të ruajtur banesat e tyre.

Disa nga banorët kanë raportuar live në “Abc Neës” edhe dhune e terror nga ana e policisë, që sipas tyre,  ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga banesat. Përplasjet mes banorëve dhe policisë, që kanë nisur që rreth orës 05.00 të mëngjesit kanë shkaktuar edhe të lënduar, sipas raportimeve.

Në një lidhje të drejpërdrejtë për ABC News gazetari Andi Qosja raporton se ka nisur shembja banesave dhe forcat e policisë si asnjëherë më parë kanë qenë të dhunshëm ne orën 04:30 minuta të mëngjesit. E vetmja mënyrë që kanë është të mbrojnë këto banesa. Mbi 500 forca policia janë të dislokuar dhe në gatishmëri.

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri deklaroi për ABC News se është një akt i paprecendentë ajo që po ndodh në këtë zonë.

“Kemi marrë informacion që dje e pardje që policia do zbarkonte në unazë, nuk është hera e parë që këta hedhin gaz, sot ishte një akt i paprecedentë kundrejt të cilëve është përdorur gaz ka pasur disa banorë që kanë shkuar te spitali i Traumës. Në këtë mënyrë vetëm Serbi me Kosovarët ka bërë.

Banorët nuk prononcohen se janë arrestuar janë arrestuar dhe banorë në mbështetje të tyre. Janë arrestuar 20 persona. Këtu është masakër, krim, gjenocid kundër njerëzimit.” /abcnews.al

af69e6e5-abc1-4d33-a439-9e2f9d20083f-1.jpg
ent ela08:38 | 12/11/2019

Ka nisur shembja e banesave të zona e Astirit në Unaza të re. Gazetari Andi Qosja raporton për abcneës.al se ka prezencë të shtuar të forcave të policisë. bnaorët janë tërhequr dhe pritet të mblidhen dhe organizohen sërish.

Mbi 20 furgona të FNSH janë vendosur pas Casa Italia.

Situata ka qenë e tensionuar që prej orës 05:00 të mëngjesit tek sheshi “Shqiponja” dhe ka pasur përplasje fizike mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë. /abcnews.al

astiri-ne-5.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela08:21 | 12/11/2019

Prej orës 5 të mëngjesit të sotëm IKMT ka nisur aksionin e shembjes së banesave në zonën e Unazës së Re. Një banor i Unazës së Re raportoi në lidhje telefonike për Abc Neës se policia erdhi që në orën 05:00 dhe shoqëroi disa perosna, ndërsa shprehu vendosmërinë se do të vazhdojnë të bëjnë rezistencë në mbrojtje të banesave të tyre.

“Ne do të vijojmë të bëjmë rezistencë. Ka pasur edhe shoqërime të banorëve në polici”.

Të pranishëm në Unazë të Re forca e Rendit, FNSH, të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës. Tensioni mes banorëve dhe forcave të policisë ka nisur që prej orën 05:00, raportohet edhe për persona të lënduar.

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave./abcnews.al

UNA-ZA-E-RE-ORA-9.mpg_snapshot_17.38-1280x720.jpg
ent ela09:17 | 11/11/2019

Me thirrjet “Shtëpia jonë, prona jonë”, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata janë njoftuar që sot duhet të lirojnë banesat pasi IKMT sot do të ndërhyjë për të shembur banesat që preken nga projekti i Unazë së Madhe. në një lidhje të drejpërdrejtë në ABC neës ata thonë se kërkojnë zgjidhje dhe dialog me qeverinë.

“Ne duam zgjidhje, ne duam dialog. Nuk mund të shkelësh ti të drejtat e njeriut, ne jemi krenarë që qëndrojmë para këtyre banditëve dhe kriminelëve. Ne duam të na lënë të qetë në shtëpitë tona ne kërkojmë zgjidhje edhe dialog. Ka me dhjetra e qindra zgjidhje. Asnjë familje mafioze nuk është arrestuar. Ne po qëndrojmë në shtëpitë tona”- shprehet një nga banorët.

Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak

“Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona ne do t’i mbrojmë me gjakun tonë nuk mund t’i lë mbesat e mia në rrugë unë se u do qejfi këtyre. Këtu jam martuar i kam paguar taksa shtetit.

I bëj thirrje çdo institucioni të mbrojë banorët e unazës së re. Ne do të luftojmë  për shtëpitë tona kushdo që do vërë dorë do marrë atë që meriton”- shprehet një banore.

Deri më tani nuk ka ansjë fadromë të IKMT dhe asnjë polic i pranishëm. Banorët kërkojnë që ky projekt korruptiv të ketë dakordësinë e tyre në lidhje me zhvendosjen. /abcnews.al

aead1b07-8aea-4868-a89c-1ae859516b31-1280x720.jpg
ent ela09:03 | 11/11/2019

Me sfurqe e bishta lopate, banorët e unazës së re janë pajisur për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me gazetarin Andi Qosja, në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” të Enkel Demit, banorët shprehen shumë të revoltuar ndaj qeverisë.

“Kërkojnë me ngulm të marrin pronat tona, e shkatërruan “Unazën e Re” me një projekt korruptiv. IKMT-ja nuk i shërben shtetit”, tha një nga banorët.

Janë 8 banesa për t’u shembur, por deri më tani nuk ka mbërritur ansjë polic apo punonjës i IKMT. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono