unaza e re

lutfiu.jpg
in a03:15 | 05/12/2019

Plot 120 qytetarë të goditur nga tërmeti janë strehuar në një ndërtesë tek Unaza e Re, ndërsa protestojnë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. Ata po mbështeten nga banorët, por theksojnë se nuk janë të regjistruar nga organet përkatëse, edhe pse kanë humbur shtëpitë.

Për fat kësaj ndërtese nuk i erdhi radha të shembej.

I kanë vënë kryqin, por është ende në këmbë pesëkatëshja në hyrje të Unazës së Re, pranë rreth rrotullimit të doganës, dhe aty kanë gjetur strehë disa fatkeqë të goditur nga tërmeti.

Ish-konvikti i Universitetit Epoka prej 9 ditësh mban banorë nga shumë zona të Shqipërisë që provuan fatkeqësinë natyrore, por që ankohen se deri tani nuk ka pasur interesim nga shteti.

Ata nuk janë të regjistruar, dhe nuk marrin asnjë ndihmë.

Në katin e dytë janë shumë dhoma të pajisura siç duhet, me shtretër e tualete.

I takojmë dhe i përshëndesim, dhe Sabrie Nuredini nga Dibra, thotë se askush nga shteti nuk ka ardhur.

“Kam pesë muaj që jam vendosur këtu, jam e sëmurë, shtëpia na është dëmtuar nga tërmeti. Dua që shteti të marrë masa dhe të kujdesohet për katër jetimët e mi”, shprehet Sabria, një prej banorëve.

Po në katin e dytë janë ndihma të sjella nga banorë të Unazës së Re.

Ata kanë ndihmuar me ushqime, veshmbathje dhe shtroje.

Secila familje siguron drekën e të strehuarve për një ditë.

Flasim me Valin, njërën nga banoret së cilës i është shkatërruar shtëpia nga shteti pak javë më parë, ndërsa prej 25 vitesh shtëpia e saj nuk u legalizua nga asnjë qeveri.

Ajo thotë se u godit nga tërmeti shtetëror, ndërsa këta u goditën nga tërmeti i natyrës.

Po në kat të dytë ndodhet, një familje nga Mamurrasi.

“U trembëm, jemi 8 persona, ndërtesa jonë është e rrezikshme nuk mund të banohet, presim një zgjidhje”, thotë një tjetër banore.

Të strehuarit kanë marrë ndihma nga mjaft shoqata, siç ishte ajo e Aleancës për Teatrin, apo nga emisione televizivë si Pasdite Ndryshe apo Stop, po ashtu këtu ka ardhur një shoqatë italiane që vepron në Shqipëri.

Na sqarojnë se kanë marrë informacion dhe po shikojnë se në çfarë mënyre mund të ndihmojnë.

Në ndërtesë edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, që ka ndjekur protestën e banorëve të Unazës së Re.

“Këtu janë banorët e Unazës së Re që po kujdesën për banorët e prekur nga tërmeti. Është esenciale që qeveria të vijë të interesohet, por për shkak se banorët e Unazës kanë protestuar kundër aferës korruptive, qeveria nuk vjen të kujdeset për banorët e prekur nga tërmeti”, thotë ai.

Pas tij kërkon të flasë edhe banori Lutfi Kastrati.

“Kapaciteti këtu është edhe për mbi 100 persona të tjerë, por i kemi të pamundur ti shërbejmë. Drejtori i emergjencave Civile të Bashkisë së Tiranës nuk kryer asnjë lloj veprimi”, shprehet Kastrati.

Lutfiu thotë se fatura e energjisë elektrike dhe e ujit shkon e lartë, dhe shteti duhet ta njohë për të ndihmuar, për të treguar solidaritet.

Problemi është i madh sepse nuk mund të gatuhet, edhe pse ka ushqime.

Ekziston një sobë me gaz, por kanë frikë ta përdorin sepse ka njerëz të sëmurë, fëmijë që mund ta prekin dhe shkaktojnë tragjedi.

Nuk kanë as enë për të gatuar, ndërsa shpesh mbeten pa bukë.

Solidariteti i banorëve të Unazës së Re vazhdon, dhe magazina në kat të parë është e mbushur.

Po ashtu, banorët vazhdojnë të sjellin gjithçka munden, por çështja kryesore mbetet.

Fatkeqët nuk janë fare në hartën dhe listat e shtetit./abcnews.al

basha-2.jpg
in a18:59 | 04/12/2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me banorët e Unazës së Re është takuar edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Duke përshëndetur nismën e tyre për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha deklaroi se, edhe pse të sulmuar vazhdimisht nga qeveria, mbrojtësit e Teatrit Kombëtar dhe banorët e Astirit, treguan se sa të madhe e kanë zemrën.

“Pavarësisht fyerjeve, sharjeve, arrestimeve, në një ditë të zezë treguat sa të madhe e keni zemrën. Ju teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Nuk po jua them për t’ju dhënë kurajo, se ju i keni dhënë kurajo të gjithëve. Me gjithë atë presion sulme, sharje, arrestime, goditje që ju kanë bërë ju prap se prap treguat sa të madhe e keni zemrën”, u shpreh Basha.

avokati-i-popullit-1280x744.jpg
nev ila15:45 | 21/11/2019

Banorët e Unazës së Astirit i janë drejtuar avokatit të popullit, me synim që zëri i tyre të dëgjohet nga shteti. Ky institucion po përgatit një raport të detajuar mbi arsyet për të cilat banorët e Unazës së re kundërshtojnë prej një viti prishjen e banesave të tyre.

I ka karakterizuar pesimizmi ndaj zgjidhjes që mund t’u vijë përmes institucioneve shtetërore. Shpresën e mbajnë tek një derë e vogël me emër të madh, Avokati i Popullit.  

Erjona Canaj, Komisionere pranë Avokatit të Popullit priti këtë përfaqësi të banorëve të Unazës së re jo vetëm për t’i dëgjuar por edhe për t’i komunikuar se ia kanë dërguar për shqyrtim kuvendit listën e kërkesave të tyre.

Banorët nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Për ta prishja e shtëpive është shpërfillje ndaj njerëzve të thjeshtë dhe përkrahje për ata që duan të përfitojnë nga tenderët miliona euro.

 Pas marrjes së përgjigjes nga Kuvendi i Shqipërisë, Avokati i Popullit i bëri me dije se do të publikojnë një raport të detajuar mbi shkakun dhe pasojën që ka detyruar banorët të kundërshtojnë zbatimin e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës./abcnews.al

balliuuu.jpg
ger ta10:17 | 20/11/2019

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për projektin e Unazës së Re.

Në një prononcim për mediat, Balliu kërkoi që organi i akuzës të nisë menjëherë hetimet dhe të anulohen punimet, deri në përfundimin e hetimeve.

Sipas Balliut, kompania Sallillari është nën hetim te Loti 2  dhe ka fituar tenderin te Loti 1.

Ky është kallëzim penal i drejtuar Prokurorisë. Ky është mali me dokumente që tregojnë faktet që ky projekt ka qëllim vjedhjen. Si ka mundësi që kompania Salillari që është nën hetim te loti 2  ka fituar tenderin te loti 1. Unë ju ftoj ju të nxirrni të gjithë dokumentet që ka nxjerrë edhe PD, për shkeljet te Unaza. Që nga fakti që nuk është bërë konsulti mjedisor me qytetarët. Të gjitha aferat korruptive, dokumentet e falsifikuara dhe shkeljet e kësaj qeverie sot janë faktuar dhe kjo Prokurori duhet të nisë menjëherë hetimet. Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Ata po shkatërrohen për shkak të një projekti korruptiv. Menjëherë Prokuroria duhet të pezullojë punimet dhe tenderin Salillari. Të pezullohen urgjentisht punimet tek Unaza . Është esenciale nisja e hetimeve tani urgjentisht. Nëse nuk nisin atëherë këtë prokurorë po presin të marrin hyrje falas”, tha Balliu.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe konsulenti ligjor i demokratëve, Çlirim Gjata, i cili theksoi se këtë aferë mund ta ndalojë vetëm qeveria.

Shkeljet janë aq të rënda, ka shumë duar që janë futur. Të bësh gjithë këtë projekt krroputiv. Çështja është aty për të fituar troje që shkojnë deri në 900 milion euro pastrim parsh ku janë përzierë edhe qeveritarë. Është një megaoperacion. Vetëm qeveria mund të jetë ajo që ta durojë këtë prokurori që të mos fillojë hetimet”, tha Gjata./abcnews.al

klevis-balliu-1-1280x791.jpg
ger ta11:07 | 18/11/2019

Demokratët janë të bindur se projekti i Unazës së Re është i mbuluar me hije të forta skandali e korrupsioni. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu denoncoi nga selia blu atë që e cilësoi si skandalin e rradhës pas atij të D-H Albania dhe që lidhet me mungesën e një leje ndërtimore për lotin ku po kryhen punimet.

Kompania që ka hartuar sponcoriazuar projektin nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise dhe këtë fakt demokratët e mbështetën në dokumentat që vetë Ministria e Infrastrukturës ka firmosur.

Balliu kërkesën e ka për organin e akuzës, të cilit krahas hetimeve i kërkoi ndalim të menjëhershëm të punimeve.

Prej më shumë se 1 jave, IKMT ka nisur prishjen e ndërtesave në lotin e parë të Unazës së Re, ku një pjesë e banesave kanë përfituar kompesim nga qeveria ndërkohë që pjesa tjetër e objekteve janë skualifikuar në procesin e legalizimit nga ALUIZNI.

Deklarata e plotë:

Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e  qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e  disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, Partia Demokratike ka publikuar dokumenta dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING.

Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.

Një shkresë tjetër, e 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon kompania “AVE CONSALTING” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise. Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve.

Përveç anës teknike, që bën të pavlefshëm lejen e ndërtimit, në këtë çështje ka edhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që gjoja i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro. Nga njëra anë, Ave consulting, që ka projektuar shkatërrimin e qindra shtëpive tek Unaza e Re, ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit te objekteve informale.

Parti Demkoratike i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë këtë aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur atë siç po bën me rastin e DH Albania, për të cilën, akoma pas një viti nuk ka asgjë konkrete.

Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dukementat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.

Një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re!

Kur shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike qeverisjen e vendit, zyrtarët apo privatet e përfshirë në këtë aferë do të përgjigjen para ligjit. Me ligjin tonë të ri Antimafia dhe me programin tonë “Ndiq paranë”, ata do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv  20 milion euro për 1 km./abcnews.al

Afrim Qendro deklaron se është bërë studimi i gjeodisë nga kompania e tij, por nuk pranon ta publikojë këtë studim.

Përgjigjia e Ministrisë së Infrastrukturës e cila pohon se kjo kompani nuk ka gjeodet (topograf) duke hedhur poshtë Afrim Qendron që pretendon se ka një studim teknik për Unazën e Re.

daci-1-1280x633.jpg
in a17:32 | 16/11/2019

Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta te “Unaza e Re”, ku banorët janë bashkuar sërish për të protestuar në mbrojtje të kauzës së tyre.

“Ne shtëpitë tona do t’i mbrojmë, do të vazhdojmë rezistencën, kriminelët që dhunuan banorët duhet të dalin para drejtësisë”, shprehen banorët.

I pranishëm në protestë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari . Braimllari shprehet se Edi Rama e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë.

“Edi Rama nëpërmjet ushtarëve të tij kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse kështu nuk do të ketë hetim për Unazën e Re dhe do të thellojë më tej projktligjet e tij kriminale”, tha Braimllari.

Protesta po zhvillohet e qetë, banorët shprehen se nuk do të heqin dorë dhe do të dënojnë rëndë dhunën e ushtruar, gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre.

Sipas banorëve 83 banesa pritet që të shemben nga IKMT në ditët në vijim, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci.

/abcnews.al

andi-4.jpg
in a14:43 | 15/11/2019

Dy godina të tjera u shembën sot në zonën e Unazës së Re, duke lënë në qiell të hapur 20 persona. Qarkullimi i automjeteve u bllokua për gati dy orë, ndërsa policia kishte zbarkuar me forca të shumta në zonën e “Astirit”. Familjarët, Shima dhe Kraja treguan për abcnews.al se banesat u prishën në kohë rekord nga IKMT, duke mos i lënë mundësi të largonin orienditë dhe sendet e tyre me vlerë. Policia, FNSH dhe ajo bashkiake ishin në mbështetje të Inspektorëve të IKMT-së, përgjatë gjithë aksionit.

Shqetësimi më i madh për uniformat blu ishte prania grupit të xhirimit të “ABC News”. Në të njëjtën kohë në këtë aks qarkullimi i automjeteve u bllokua nga të dy anët e rrugës, “Todor Keko” dhe në Unazën e Re, nga ora 06:00 deri në 08:00.

Një nga banorët, Ilir Katiraj ka treguar se familjarët nuk janë njoftuar për aksionin blic të ndërrmarë mëngjesin e sotëm nga Policia.

Aksioni i IKMT është vazhdimi atij të së martës ku u shembën 33 objekte dhe u angazhuan më shumë se 500 forca policore. Këta të fundit për të shpërndarë banorët e Unazës së Re përdorën gaz lotsjellës dhe disa prej tyre mbetën të lënduar. Të hënën pritet të këtë përsëri shëmbje të banesave të re nga IKMT-ja, pasi nurmi në total i objekteve për t’u shëmbur në Lotin e parë është rreth 85. Banorët shprehen se nuk janë kundër projektit të Unazës së Madhe, por kërkojnë më parë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut dhe të strehohen diku tjetër nga instancat qeveritare, më pas të fillojë shëembja e godinave./abcnews.al

banor.jpg
ent ela09:29 | 15/11/2019

Ka vazhduar  edhe sot aksioni i IKMT-së te zona e Astirit në kryeqytet për shembjen banesave që preken nga projekti i unazës së re.

Në një lidhje të drejpërdrejtë gazetari i ABC News Andi Qosja deklaroi se sot janë shembur 3 banesa që ishin projektuar për t’u prishur, ndërsa mëngjesi i gjeti banorët  në “shtetrrethim”, pasi u bllokuan të dyja anët e rrugës nga forca të shumta policie.

Ilir Katerja, një nga banorët që preken nga shembja e ndërtesave deklaroi për ABC News se njoftimin e ka marrë në orën 6 të mëngjesit, kur policia rrethoi zonën.

“Njoftimin e kam marrë rreth orës 6 që ka rrethuar policia vendin, sot punë nuk ka të paguash qira e të gjitha . Ajo banesa e verdhë është e legalizuar ka dy ditë që thonë boshatise, aty po mbledhin plaçka në rrënoja që mund të kenë besim se nuk janë prishur. Kanë qenë 5 familje në qiell të hapur mbi 20 persona një grua me lot në sy nuk tregonte dot”.

Por i pyetur sesi do të vijojë protesta ai shprehet se duhet gjetur një mënyrë ndryshe e të protestuarit.

“Si të jetë mendimi që të bëjmë një protestë më ndryshe, jo si ajo që kemi bërë. Të kishim dhënë duartrokitje se gjoja sikur na mbrojnë na futën në dhe të gjallë, na morën jetën.

Akoma nuk është dhënë një projekt se çfarë kap e çfarë jo, ka dy ditë që ka thënë boshatis plaçkat”. abcnews.al

banoret.jpg
in a07:38 | 15/11/2019

Policia ka rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e Unazës së Re tek “Astiri”, ndërkohë që mësohet se në Lotin 1 po punojnë mjete të rënda të IKMT-së.

Forca të shumta policore kanë krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave. Qytetarët dhe banorët e zonës janë të tensionur për shkak të vonesave që po u shkaktohet për të shkuar në punë./abcnews.al

andi-3.jpg
in a12:59 | 14/11/2019

Përplasja mes banorëve dhe policisë në protestën e Unazës së Re çoi në shoqërimin e disa banorëve. Gazetari Andi Qosja në një lidhje direkte raporton për abcnews.al se Gjykata cilësoi të paligjshëm ndalimin e Shkëlzen Sadikaj.

Sot  u dha masa për Shkëlzen Sadikajn. Ky i fundit u arrestua për protestën në “Unazën e Re”, pasi ishte i kërkuar për pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar gjatë muajit korrik.

Më herët ish-deputeti i PD, Klevis Balliu deklaroi se janë ndaluar më shumë se 300 persona, ku disa prej të cilëve kanë marrë masë arrest shtëpie.

“Kjo qeveri nuk ka zgjidhje, se ndryshe nuk do ti kishte sulmuar qytetarët e saj”, u shpreh një nga banorët.

Gjithashtu banorët thanë se rezistenca do te jetë nga më të ndryshmet, do të qëndrojmë të bashkur dhe me të fortë se kurrë. Kujtojmë se prej muajsh, banorët e zonës së Astirit kanë kundërshtuar projektin e Unazës së Madhe./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono