uji

MOTI-FIER-VLORE-1280x720.jpg
ent ela14:12 | 09/05/2018

Moti me reshje shiu dhe breshëri ka shkaktuar dëme në jug të vendit. Në Fier ka patur dëme për shkak të breshërit, kurse në Vlorë disa banesa u përmbytën.

Stuhia e breshërit, dëme të pallogaritshme në Fier. Me dhjetë minuta breshër dhe parcela të tëra me pemëtari dhe vresht u dëmtuan në fshatrat e Fierit. Në disa vende shkoi deri në 20 cm. Banorët në Cakran thonë se një fatkeqësi të tillë e përjetuan vetëm në vitin 1969.

“Breshëri qe shumë i fortë, i paparë ndonjëherë”.

“Mua më ka bërë dëm rreth 200 fije hardhi, kanë mbaruar fare”.

“Prodhimi iku, s’ka më prodhim”.

“Vajti 40 pont breshër”.

Kurse në Selenicë tetë shtëpi u përmbytën nga reshjet e 24 orëve të fundit. Dalja e përroit nga shtrati bëri që uji të vërshojë brenda tyre. Për disa orë banorët dolën jashtë banesave.

“Jemi mbytur, kemi 5 vjet që po mbytemi vit për vit. Nga bashkia nuk kemi asnjë ndihmë, është një përrua që vjen gjithë kohës dhe mbytemi”.

Ky është viti i pestë që në këtë zonë ndodh e njëjta gjë. Por pavarësisht kësaj, fshatarët nuk kanë gjetur zgjidhje. Për të monitoruar situatën shkoi aty Prefekti i Vlorës, i cili u premtoi një zgjidhje të shpejtë. /abcnews.al

 

 

 

LUSHNJE-UJI-I-PIJSHEM-1280x720.jpg
ent ela13:43 | 08/05/2018

Në bashkinë e Lushnjës shumë biznese nuk kanë dëshirë të lidhin kontratat me Ujësjellësin. Për këtë arsye kryetari Fatos Tushe doli në rrugë dhe u la 48 orë afat.

Kanë dy ditë afat. Brenda kësaj kohe bizneset në Lushnje duhet të lidhin kontratat me ujësjellësin. Kryetari i bashkisë Fatos Tushe la zyrën e tij për t’ua komunikuar njoftimin tregtarëve.

“Të lutem”

“Unë këtu e kam me qira”

“Do vë në dijeni zotërinë e ndërtesës”.

Në Lushnje duket se pavarësisht nga shtyrjet e afateve gjërat nuk po shkojnë mirë. Bizneset nuk po binden. Dy prej tyre u dërguan në Prokurori, por kontratën me ujësjellësin ende nuk e kanë lidhur. Një zyrtar tha se ata hapin puse dhe nuk pranojnë të paguajnë.

“Ne këtë reformë e nisëm fillimisht me institucionet publike duke informuar çdo punonjës vazhduam me bizneset duek u ëlnë 48 orë afat”.

Në Lushnjë 300 biznese kohët e fundit kanë vendosur matësat e ujit. Formalizimi i kontratave të furnizimit me ujë të pijshëm me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në Lushnje, nisi në një shkurt. /abcnews.al

durres-permbytje-1280x662.jpg
gra moz09:25 | 19/03/2018

 

Durrsakët kishin kohë pa parë një përmbytje të tillë. Reshjet e shiut shkaktuan një situatë shumë të rëndë në çdo rrugë e lagje. Lëvizja e mjeteve është bllokuar për disa orë, kurse uji vazhdon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qytetit dhe të periferisë.

Uji mbuloi çdo gjë. Rrugë dhe lagje të pakalueshme. Reshjet e shiut me intisitet të lartë rikthyen përmbytjet në qytetin e Durrësit. Lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimi i automjeteve u bë i pamundur.

Situata më e rëndë ishte pranë rrotullimit tek stacioni i Trenit, rruga pranë stadiumit, shëtitorja “Taulantia” si dhe në rrugën “Aleksandër Goga”. Këtu uji kaloi lartësinë e trotuarëve, duke u futur deri në katet e para të bizneseve apo banesave.

Edhe nënkalimi si pjesë e projektit “Veliera” u përmbyt. Një automjet i repartit të zjarrfikëses po punon për largimin e ujit.

Prezencë të ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Këneta, Spitallë dhe në zonën e plazhit.

Reshjet intensive të shiut rikthyen rrëshqitjet edhe në kodër Currila. Masive dheu u shkëputën, duke përfunduar në rrugën që lidh shëtitoren me Currilat. Lëvizja e mjeteve u bllokua dhe në funksion ishte vetëm një krah i saj.

Grupe pune të shtabit të emergjencave ndodhen në terren. Por ndërhyrjet nga ana e tyre nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, pasi uji në Durrës do duhet kohë të ikë./abcnews.al

fier-2-1280x656.jpg
gra moz14:36 | 18/03/2018

Në Fier ka nisur aksioni për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për tre mijë abonente që nuk kanë shlyer ujin dhe që do u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Debitorë indiferentë edhe kur u pritet uji. Por dyert e mbyllura ndaj inspektorëve nuk i pengojnë këta të fundit të presin tubacionet e ujit.
Këto janë pamje në brendësi të lagjeve të Fierit, aty ku sapo filloi aksioni i ujësjellësit për abonentët familjarë.

Inskeptorët verifikojnë e më pas bëjnë prerjen e ujit për ata që nuk e pagujnë atë. Numri i abonentëve familjarë në borxh me shtetin shkon në mbi 3000, kurse përfituesit pa kontratë mendohet të jenë të paktën 10 mijë.

Endri Gjikondi: “Ne u bëjmë thirrje të gjithë abonentëve të vijnë të paraqiten pranë nesh për të përfituar lehtësira për pagesën me këste të detyrimit të prapambetur, ose për të bërë një rakordim me ne për vlerën e debisë që kanë ndër vite.”

Në dy javët e para të muajit Mars është prerë uji për mbi 130 abonentë familjarë dhe biznes. Nga ky i fundit janë verifikuar 3200 subjekte debitore.

Aksioni për familjarët nisi të enjten dhe do të vazhdojë deri në verifkikimin e të gjithë debitorëve. I shtrirë në të gjithë vendin synon të disiplinojë dhe shlyejë borxhet, që abonentët i kanë ujësjellësave.

Në Fier, borxhlinj janë edhe bizneset VIP siç është rasti i rafinerisë së naftës, që ka miliona lekë pa paguar për ujjn që përdor në proceset e përpunimit të naftës./abcnews.al

zona-e-nenshkodresd-1280x660.jpg
gra moz10:29 | 18/03/2018

Në Shkodër nuk ka përmirësim dhe pse po bëhen afro tre javë nga dita, kur nisi përmbytja. Harta është zgjeruar dhe shumë shtëpi vazhdojnë të jenë të rrethuar nga uji.

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Nënshkodër. Sipërfaqja e tokës nën ujë ka arritur mbi 2420 Ha.
Shifrat i bëri të ditura Bashkia, sipas të cilës, janë dëmtuar kultura të dyta, foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.
Po sipas Bashkisë, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit, zone ku qarkullimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Edhe në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka.
Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura dhe niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 40 cm dhe ka tendencë rritjeje. Për shkak të kësaj situate, Ujësjellsi i Oblikës vijon të jete jashtë funksionit.
Furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e bën Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë.
Në zonën e Livadheve, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka prezencë uji në rrugën Et’hem Kazazi, ku në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. 140 banesa rezultojnë të bllokuara nga uji në të gjithë qarkun, por vështirësi është hasur në baza ushqimore edhe për gjënë e gjallë. Nga Forcat e Ushtrise vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës nga rezervat e shtetit, nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. 855 pako ushqimore dhe 38 tonë ushqime për bagëtitë është dërguar tek banorët./abcnews.al

shkoder-1-1280x656.jpg
gra moz11:24 | 17/03/2018

Një sipërfaqe më e madhe toke në krahasim me një ditë më parë raportohet e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, deri tani, janë përmbytur 2400 ha.

Në fshatin Obot, kalimi është bërë i mundur vetëm me varka, përmes angazhimit të Forcave të Armatosura. Në njësinë administrative Guri i Zi është konstatuar fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Ndërkohë që vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej në Bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 130 banesa, prej të cilave:70 banesa në fshatin Obot;15 banesa në fshatin Gorricë;15 banesa në fshatin Shirq;15 banesa në fshatin Mushan dhe 15 banesa në lagjen Livadhe./abcnews.al

breglume-1280x654.jpg
gra moz15:43 | 11/03/2018

Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës ka bërë që banorët e Breglumes në Kukës të bllokohen. Një varkë e policisë po i ndihmon ata për të bërë furnizimet me ushqime.

Për të dalë në anën tjetër u duhet një varkë. Në Breglumë, banorët e lagjes Kovaç janë izoluar. Liqeni u ka bllokuar rrugën dhe u ka ardhur në derë, e bashkë me të, një mal me mbeturina të ndryshme.

Një varkë e policise kufitare i ndihmon për të transportuar thasët me miell dhe ushqimet nga njëra anë në tjetrën.

“Presim një varkë të vijë që paktën të na mundësojë ushqimet poshtë”.

“Nuk është se sot ka lindur ky problem. Kjo ka kohë, që në 200-shin që nga bllokohet kljo rrugë. Janë 15 familje që jemi në gjendje kritike dhe depo e ujit që kemi këtu i ka hyrë uji”.

Fenomeni ndodh të pakten dy herë në vit, kur niveli i ujit në liqenin e Fierzës shkon drejt kuotës maksimale.

“Ne jemi familjarizuar me të. Një familjarizim i padëshirueshëm. Gjendja shihet vetë.”

Nxënësit shoqërohen nga prindërit për të kaluar në rrugë qorre në anën tjetër të lagjes.

“Nëpër ferra, nëpër kanale. Këtë rrugë kemi parë përjetë ne se toka është marrë në liqen”.

Vjeshta që kaloi ishte periudha e artë pas gati 40 vitesh përmbytjeje, e vetmja periudhë që banorët e Breglumes arritën të mbillnin e të merrnin prodhimin./abcnews.al

vlcsnap-error117-1-1280x720.jpg
ent ela12:37 | 15/02/2018

Në Durrës aksioni për ujin e pijshëm ka dhënë rezultatet e para ndëshkuese. Vetëm në pak ditë grupet e Task Force kanë ndërprerë furnizimin për 156 subjekte debitore.

Për shumë debitorë në Durrës nuk do të ketë ujë të pijshëm.

Grupet e Task Force kanë ndërprerë furnizimin për 156 sebjekte

Nga fillimi i muajit shkurt janë bërë 768 kontrolle në biznese.

Nëndrejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës Kasem Bejko thote se  paralelisht me kontrollet në terren, po verifikohen  punonjësit e institucioneve dhe ndërmarrjet publike nëse kanë kontrata me ujësjellësin e Durrësit apo jane debitorë.

Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt në sportelet e Ujësjellës Kanalizime Durrës janë lidhur 290 aktmarrëveshje me qytetarët për pagesën e debisë së mbartur me anë të kësteve. Janë kryer procedurat për instalimin e 830 matësve të ujit si dhe janë hapur 230 kontrata të reja./abcnews.al

thumbnail_Gjate-aksionit-per-ujin-1-1280x853.jpg
ent ela13:56 | 07/02/2018

Kush ka një lidhje të paligjshme ta formalizojë brenda 28 shkurtit. Apeli për konsumatorët familjarë vjen nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Aktualisht grupet e Task-Forces po verifikojnë bizneset, 8 përfaqësues të të cilëve janë shoqëruar në polici për lidhje të paligjshme të ujit.

280 biznese të kontrolluara dhe 8 të shoqëruar në polici. Ky është bilanci i javës së parë të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm në Tiranë.

Rreth 15 grupe Task-Force, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të ndermarrjes se Ujësjellës-Kanalizimeve po vijojnë verifikimin në terren.

Aksioni pranë zonës së “21 Dhjetori” dhe “Zogu i Zi”, u ndoq nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla.

“Vazhdon në mënyrë intensive kontrolli në të gjitha bizneset e qytetit të Tiranës, të cilët shërbehen nga UKT, për lidhje të paligjshme të ujit. Sot jemi duke funksionuar me më shumë se 15 grupe pune, të cilat njëkohësisht në disa zona të qytetit po kontrollojnë bizneset, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Tatimet qendrore dhe Tatimet e Bashkisë, në mënyrë që çdo biznes që ka një lidhje uji, ta ketë atë me kontratë të ligjshme, funksionale dhe sipas rregullave”.

Nënkryetari i bashkisë i bëri thirrje  konsumatorëve familjarë të përfitojnë nga koha e lënë në dispozicion, të lidhin kontrata të rregullta dhe të nënshkruajnë akt-marrëveshjet për pagesat e prapambetura deri më 28 shkurt.

“Përfitoj nga rasti për t’u thënë të gjithë qytetarëve të Tiranës, që nëse kanë një lidhje të paligjshme të vijnë ta fomalizojnë, të marrin një kontratë me UKT-në në mënyrë që të mos penalizohen. Të kenë mundësi që në qoftë se kanë pagesa të prapambetura të bëjnë sërish një marrëveshje me UKT-në për t’i bërë këto pagesa me këste për një periudhë të gjatë”

Mazniku theksoi se UKT është e vendosur që të përfundojë me inspektimin e gjithë bizneseve dhe nga 1 marsi të vijojnë verifikimet edhe të konsumatorët familjarë./abcnews.al

 

 

19875445_10155435673254909_8060760538664091931_n.jpg
ent ela10:59 | 07/02/2018

PD depozitoi në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë, si në fshat edhe ne qytet.

Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.

Ne nje njoftim te zyres se shtypit te PD thuhet se, për të penguar arbitraritetin e qeverisë, propozohet qe të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

Referuar te dhenave te INSTAT, PD bent e ditur se  rreth 300 mijë familje ne fshat perfitojne nga kjo nisme nëse ajo do të pranohet nga qeveria.

Ne amendament propozohet gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit, të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono