ujesjellesi

UKT-yzberisht-1-1280x853.jpg
ent ela10:43 | 30/12/2018

Ndonëse jemi në një periudhë festash, dhe të gjithë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve dhe dhuratat për miqtë, Bashkia e Tiranës po vijon punën për t’i ofruar banorëve shërbime cilësore.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, kanë finalizuar një tjetër investim në rrjetin ujësjellës, duke shënuar një hap cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Falë këtij investimi, linja e re e shpërndarjes së ujit të pijshëm i jep zgjidhje problematikave dhe shërbimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, në rrugën “3 Dëshmorët”.

48427383_1022280567973066_5785388692231159808_n-1280x849.jpg
ent ela10:43 | 26/12/2018

Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, kësaj here UKT ka investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.

Ndërmarrja e UKT ka ndërmarrë një sërë investimesh në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, duke shtuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, si dhe duke shmangur përmbytjet në periudhën e reshjeve.

 

Policia-e-Fierit-640x359.jpg
G. P.09:50 | 17/10/2018

Policia kap dhe ndalon një ish-punonjës të ujësjellësit i cili ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Për pasojë u ndalua shtetasi Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.
Shtetasi Ramis Lushaku duke qënë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën./abcnews.al

43433425_517982395341022_7979925940341833728_n.jpg
G. P.18:13 | 08/10/2018

Dy lagje të tjera në Tiranë do kenë një furnizim më të mirë me ujë. Bashkia e Tiranës dhe UKT janë duke përfunduar dy investime të tjera në shtrirjen e rrjetit të ri për furnizimin e qytetarëve në Njësinë 10 dhe 2 në kryeqytet.

Kështu, UKT po vazhdon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse në rrugën e Kavajës, çka pritet të sjellë më shumë ujë cilësor në shtëpitë e banorëve të kësaj lagje.

Ndërkohë që pasi i dha zgjidhje problemit të kanalizimeve me ndërtimin e një kolektori të ri në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Njësinë 2, UKT po kryen një tjetër investim, kësaj here me shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit.

Ky investim do të përmirësojë shërbimin e furnizimit me ujë për afro 1 mijë banorë, pasi linja tërësisht e re po ndërtohet me materiale cilësore. /abcnews.al

ukt-1280x853.jpg
ent ela18:07 | 14/05/2018
Ka marrë zgjidhje problematika e ujit të pijshëm për një nga zonat më të populluara të Tiranës. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka vënë në funksion linjën e re të ujësjellësit në lagjen përreth rrugës “Irfan Tomini”, në Njësinë 5.
Nëpërmjet këtij investimi në rrjetin shpërndarës është bërë e mundur rritja e sasisë së ujit në rubinetat e qytetarëve, si dhe evitimi i problematikave që vinin si rrjedhojë e rrjetit të vjetër dhe të amortizuar. Gjithashtu u bë e mundur vendosja e saraçineskave të reja për një furnizim më cilësor të ujit të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Tirana ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme, jo vetëm në zëvendësimin e linjave kryesore të transmetimit të ujit, por edhe në rrjetet e shpërndarjes së ujit nëpër lagje./abcnews.al
DURRES-UJESJELLESI-1280x720.jpg
ent ela10:33 | 25/03/2018

Ujësjellës Kanalizime në Durrës njoftoi qytetaret se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit, shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor në një gjatësi prej 1 m./abcnews.al

vlcsnap-error462-1280x720.jpg
ent ela14:56 | 22/02/2018

Konsumatorët familjarë kanë gjashtë ditë kohë për të shlyer detyrimet ndaj ujësjellësit, ose për të lidhur akt-marrëveshje në mënyrë furnizimi me ujë mos t’ju ndërpritet. Nga një marsi penalitete do të nisin edhe për to. Në rast se konstatohen lidhje të paligjshme familjarët mund të dërgohen për ndjekje penale.

Nëse nga një marsi keni detyrime të papaguara ndaj ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve dhe nuk keni lidhur marrëveshje për t’i shyler me këste do t’ju ndërpritet furnizimi me ujë. Konsumatorët familjarë kanë edhe gjashtë ditë kohë për të formalizuar marrëdhëniet e tyre me UKT. Pas 28 shkurtit penalizimet do të aplikohen edhe për ta.

Penalitetet shkojnë deri ndjekje penale. Zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e UKT shpjegon rastet.

15 grupe task-Force janë shpërndarë në terren dhe po vijojnë verifikimin tek bizneset. Aktualisht janë kryer rreth 2600 kontrolle dhe 22 përfaqësues të tyre janë dërguar për ndjekje penale. Shkeljet e konstatuara janë për lidhje dyfishe në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërhyrje në ujëmatës./abcnews.al

Veliaj-firmos-marreveshjen-me-AKUK-1-1280x854.jpg
ent ela12:27 | 13/02/2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i bëri apel bashkive të marrin masa për të garantuar mbarëvajtjen e reformës në sektorin e ujit. Ministri Damian Gjiknuri ishte me kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliaj, i cili u shpreh se ndërmarrja e ujësjellësit në Tiranë është angazhuar të disiplinojë kundravajtësit. 

Bashkia e Tiranës nënshkruan me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve marrëveshjen për përmiresimin e performancës së UKT në furnizmin me ujë të pijshëm të qytetarëve si dhe grumbullimin, largimin e trajtimin e ujërave të ndotura.

 

“Pas suksesit të stabilizimit të situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit, po bashkojmë forcat për një sfidë tjetër, atë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Sigurisht, qytetarët duan shërbim, po sigurisht që shërbimi vjen përmes një malli i cili kërkon duhet paguar”, tha Veliaj.

 

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë, si kryetari i parë që iu bashkua kësaj nisme kaq të rëndësishme për kontratën e performancës që duam ta kthejmë në një model sjellje për të gjithë kryetarët e bashkisë dhe operatorët e ujësjellës kanalizimeve në të gjithë Shqipërinë. Bashkitë janë pjesë integrale e kësaj reforme. Nuk mund të ketë sukses nëse vetë kryetarët e bashkive dhe ndërmarrjet mos ta marrin seriozisht këtë gjë. Uji, sa pasuri lokale, është edhe pasuri kombëtare. Është një pasuri e cila i kushton buxhetit të shtetit. Vetëm me nismën dhe vullnetin e plotë të të gjitha bashkive të Shqipërisë ky aksion do të ketë sukses.”, theksoi Gjiknuri.

 

Ministri u shpreh se rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e të gjithë sistemit të ujësjellës-kanalizimeve do të sjellë më shumë investime në këtë sector, ndërsa kryebashiaku garantoi se do të disiplinojë kundravajtësit.

 

“Kemi filluar me bizneset e mëdha, që ndonjëherë janë edhe abuzuesit më të mëdhenj, duke qenë se kanë edhe më shumë të ardhura, e më pas do të kalojmë në nivelin familjar”, tha ai.

 

Veliaj, i cili është njëherësh edhe kreu i Shoqatës së Bashkive për Autonomi Vendore, u bëri thirrje dhe kolegëve në bashkitë e tjera qe te bejne te njejten gje ndersa theksoi se Bashkia e Tiranës ka marrë masa që punonjësit e saj të jenë korrektë me pagesën për këtë pasuri të përbashkët, në mënyrë që ky shembull pozitiv të ndiqet edhe nga qytetarët e tjerë./abcnews.al

vlcsnap-error248-1280x720.jpg
ent ela12:54 | 10/02/2018

Kryeministri Edi Rama ishte në Kukës ku pa sesi po funksionon sistemi i patronazhimit në spitalin rajonal ndërkohë që u njoh edhe me investimin e kryer në fshatin Orgjost. Ujësjellësin që i vjen në ndihmë rreth 1 mijë banorëve.

Kryeministri Edi Rama shkoi në spitalin e Kukësit dhe aty gjeti mjekët nga Tirana.

“Jam i sëmurë, qe një vit vuaj nga këmbët, trompozë, edhe veshkat. Tani meqë ka ardhur shërbimi këtu ka mundësi t’i kryej këtu,” shprehet një pacient.

Spitali rajonal prej një muaji është marrë në patronazh nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” i cili ndjek një sistem rotacioni dhe çdo javë dërgon specialistë në Neurologji, Endokrinologji dhe Reumatologji.

“Punë ka realisht goxha. Është më e thjeshtë për të gjithë qytetarët se jemi ne dhe ua japim shërbimin në një kohë më të shpejtë, sesa të vijnë në Tiranë,” shprehet mjeku reumatolog.

Mjeket nga kryeqyteti do të vijojnë të shërbejnë në spitalet e rretheve për rreth një vit kohë kur 300 specializantët e parë pritet të përfundojnë studimet e me shpresë të plotësojnë vakumin në sistemin shëndetësor.

“Tani do vijë Tirana këtu dhe do shkojë Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për mjekë specialistë, sepse deri në janar 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë. Pastaj do vijnë mjekët specialistë që do jenë full time çdo ditë.”

Programi i patronazhimit përmbyll konsulta, ekzaminime dhe ndërhyrje kirurgjikale. Vetëm gjatë janarit sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfituar mbi 1 mijë pacientë.

“Praktikisht kemi marrë në patronazh spitalin rajonal të Kukësit, Dibrës, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Beratit. Ndërkohë që kemi dhe një spital bashkiak atë të Burrelit, ku për herë të parë janë kryer ndërhyrje që nuk ishin kryer më parë,”

Njëkohësisht në spitalet rajonale po zbatohet edhe program i bonusit deri në 2.5 milionë lekë për mjekët që punojnë larg vendbanimit.

“Për herë të parë në spitalin e Kukësit vjen nëpërmjet programit të bonusit, me masën e re të bonusit që miratuam në qeveri me 250 mijë lekë, një mjek kirurg i dedikuar për spitalin e Kukësit që do të mbulojë të gjitha kirurgjitë dhe do të qëndrojë 24/7 on call për të gjitha problemet kirurgjikale që mund të kenë banorët e Kukësit, por dhe të Hasit dhe të Tropojës, për të kryer të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në këtë spital,” tha ministrja Ogerta Manastirliu.

“Sapo kryem një operacion. Shkoi me sukses. Unë erdha në kuadër të thirrjes që bëri ministrja e Shëndetësisë. E kisha dhe për detyrë humanitare, sigurisht, jam mjek dhe do të përgjigjem,” u shpreh Dr. Novruz Bare.

“Në fakt, ishte e vetmja mënyrë. Ne e thamë që në fillim, se për të gjithë rastet kur mjekë specialistë të nivelit tuaj do pranojnë të shkojnë në spitale të tjera ku s’ka mjekë specialistë, ne do japim një bonus, plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali, po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kështu që kjo po funksionon.” Kryeministri

Veç spitalit kryeministri Rama inspektoi edhe ujësjellësin e ri në Orgjost. Një investim që ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë për afro 1 mijë banorë të këtij fshati.

“Me menaxhimin jemi mirë. Nga 30%, kemi 80%. Është sinqerisht një skemë e mirë. Nuk e kemi këtë cilësi, këto punime që janë bërë në qytet. E dinë të gjithë qytetarët. Ndërsa këtu ka pasur një punë serioze,” tha kryebashkiaku Shehu.

“Është për t’i falenderuar njerëzit, sepse, nëse flasim për vështirësi ekonomike, kjo është një zonë me vështirësi ekonomike të theksuar, e megjithatë është shembulli më kuptimplotë që kjo nuk është çështje i varfër, i pasur. Kjo është çështje që secili të paguajë atë që konsumon, në mënyrë që pastaj me kontributet e përbashkëta ndërmarrja të fuqizohet pak nga pak, të vazhdojë të bëjë investime”

Ndërkohë Kryeministri apeloi për shfrytëzimin e bukurive natyrore të zonës me qëllim kthimin në një atraksion turistik gjë që do të ndikonte dhe në rritjen e mirëqënies për vetë banorët./abcnews.al

vlcsnap-error621-1280x720.jpg
ent ela11:03 | 07/02/2018

Në Lushnje Task Forcë për ujin e pijshëm, por kontrollon bizneset që kanë kontrata të lidhur me Ujësjellësin. Përllogariten  920 biznese të cilat kanë kontrata me ndërmarrjen e ujësjellësit, por që jo të gjithë paguajnë ujin. Sipas Drejtorit Teknik të Ujësjellësit në Lushnje Ersi Veliu, debia që biznesi ka ndaj kësaj ndërmarrjeje arrin në rreth 40 milionë lekë të reja. Gjatë kontrolleve është vënë re se disa biznese me një kontratë të ujit, furnizonin më shumë se  një dyqan. Në këto raste është kryer lidhja e detyrueshme  e kontratës. Ndërsa javën e ardhshme do të nisin kontrollet ndaj pikave të lavazheve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono