ujë

22231734-0-image-a-39_1576319616580.jpg
So Nila13:21 | 14/12/2019

Uji i bllokuar i gjetur në një minierë ari dhe uraniumi në Afrikën e Jugut mund të përmbajë jetë që është izoluar për dy miliardë vite.

Xhepat e ujit janë të nxehtë dhe të kripur pa asnjë lëndë ushqyese nga sipërfaqja. Ata mund të jenë kimikisht të ngjashëm me depozitat e ujit në Mars.

Studiuesit tani besojnë se kanë gjetur gjallesa në “ujin e vjetër”.

Një student i diplomuar nga Princeton, i cili bëri një studimin me kolegët, tha për Inside Science: ‘Ekziston një potencial që [xhepat] kanë qenë të izoluar për një shkallë të gjatë kohore. Pra, kjo do të ishte një mundësi unike për të parë jetën, në thelb, duke evoluar në një flluskë. ‘

Devan Nisson dha këto deklarata ndërsa prezantoi gjetjet paraprake të hulumtimit në një takim me Unionin Gjeofizik Amerikan në San Fransisco.

Studiuesit mblodhën mostra vitin e kaluar dhe këtë vit duke zbritur në minierën e artë Harmony dhe duke krijuar puse përmes shkëmbinjve.

Kur shqyrtuan materialin që gjetën nën një mikroskop elektronik, ata panë baktere në formën e shufrave .

Sidoqoftë, zonja Nisson e bëri të qartë se shufrat mund të jenë minerale dhe sekuenca të ADN-së dhe se duhet të nxirret një ekzaminim për të përcaktuar nëse ato janë qeliza të gjalla.

Të dhënat gjenetike gjithashtu do të ndihmonin për të zbuluar nëse qelizat janë izoluar për miliarda vjet apo nëse ato janë futur nga minatorët që gërmonin mes shkëmbinjëve.

Ata gjithashtu gjetën jone të tilla si nitrat dhe sulfat, të cilat disa mikrobe janë në gjendje t’i përdorin në proceset metabolike për të gjeneruar energji.

Gjetjet japin shpresë se mund të ketë jetë në Mars dhe planetë të tjerë./abcnews.al

fatura-e-ujit.jpg
R D09:45 | 13/12/2019

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës bën të ditur se banorët që nuk jetojnë në shtëpitë e dëmtuara duhet të pezullojnë kontratat. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas ndërkohë që më parë kushtonte 2000 lekë.

Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020.

Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit./abcnews.al

pi-uje-e1422640803775.jpg
in a14:57 | 25/11/2019

Uji është më i domosdoshëm për trupin më shumë se gjithçka tjetër që mund të konsumoni. Uji mundëson funksionimin e organeve në mënyrën e duhur, prandaj moskonsumimi i tij në sasinë e duhur mund të jetë diçka fatale.

Sipas Rehydration Project, 1.35 milion njerëz nëpër botë vdesin nga efektet e dehidratimit çdo muaj.

Por çfarë ndodh saktësisht nëse nuk pini sasinë e duhur (2 litra) të ujit në ditë? Dëmet në trup janë të mëdha.

Nivelet e plazmës ulen çka sjell rritjen e përqendrimit të qelizave të kuqe të gjakut. Kjo gjë e bën më të vështirë transportimin e qelizave të rëndësishme, mineraleve, nutrientëve dhe oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.

Zemra punon më shumë nga sa duhet (sforcohet). Zemrës i duhet të punojë më shumë se zakonisht për të sjellë të njëjtën sasi energjie në muskuj. Prandaj, kur jeni të dehidratuar rrahjet e zemrës përshpejtohen.

Në rast dehidratimi, gjaku qarkullon me vështirësi në trup duke bërë që të rritet presioni i tij, si pasojë, shkaktohen dhimbjet e kokës.

Trashja e gjakut prek edhe një organ shumë të rëndësishëm, siç është truri. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, ulet veprimtaria e trurit dhe do të keni probleme me kujtesën.

Nëse veshkat nuk kanë mjaftueshëm ujë për të nxjerrë jashtë trupit mbetjet, do të përballeni me probleme. Këto probleme mund të jenë infeksione urinare, deri te sëmundje serioze.

Trupi e humbet aftësinë për të rregulluar temperaturën. Djersitja, që është një proces i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, nuk ndodh kur trupi nuk merr sasinë e duhur të ujit. Si rrjedhojë, muskujt nuk funksionojnë mirë.

Kur nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, lëkura fillon të rrudhoset dhe plaket para kohe./abcnews.al

ndryhime.jpg
ad min15:01 | 24/09/2019

Ka qenë e pamundur nisja e mësimit për 3 shkolla në kryeqytet, për shkak të pranisë së ujit në ambientet e tyre nga reshjet e një nate më parë. ABC News pa nga afër situatën në 2 shkolla.

E marta duhej të ishte dita e rifillimit të mësimit edhe në Tiranë pas ndërprerjes një ditore të së hënës, dhënë nga Ministria e Arsimit, për shkak të efekteve emocionale të tërmetit. Por reshjet e dendura të shiut gjatë natës e pamundësuan nisjen e mësimit për të paktën 3 shkolla në Qarkun e Tiranës.

Niveli i ujit në pjesën e pasme të shkollës është rreth 1 metër, ndërsa në oborrin e përparmë, rreth 50 centimetra. Një mijë nxënësit e kësaj shkolle janë njoftuar herët për pezullimin e mësimit, i cili pritet të rifillojë nesër.

Më e vështirë paraqitet situata në një tjetër shkollë në Yzberisht. Siç shihet edhe nga pamjet, në këtë shkollë për shkak të pranisë së ujit, janë dëmtuar mjetet shkollore. Sipas ministrisë, mësimi fillon të mërkurën edhe në dy shkollat e tjera të kryeqytetit në Lalm dhe në Tufinë./ABC News Albania 24/7

protesta-ne-vlore.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela09:53 | 17/06/2019

Banorët e Cerkovinës në Vlorë kanë dalë sërish në protestë. Ata janë grumbulluar para bashkiseë dhe kërkojnë takim me kryebashkiakun Dritan Leli. Banorët kërkojnë rrugë dhe ujë dhe sipas tyre në fshat nuk është vënë dore asnjëherë. Një javë më parë ata u futën brenda ambjenteve të bashkisë me të njëjtat kërkesa. Policia bashkiake i shpërndau pa shkaktuar ndonjë incident. /ABC News Albania24/7

Capture-1280x691.jpg
ent ela10:50 | 11/06/2019

Dhjetëra banorë të fshatit Trevëllazër në Vlorë protestuan në ambientet brenda Bashkisë së qytetit, për ujë të pijshëm dhe rrugë. Banorët shprehen se në atë fshat nuk investon askush që prej 30 vitesh.

Hynë me forcë brenda në Bashki dhe kërkuan rrugë dhe ujë. Janë banorë të fshatit Trevëllazër të Vlorës, por kryetari Dritan Leli nuk ndodhej në zyrë.

“Duam Ujë”.

Me ndërhyrjen e policisë bashkiake protestuesit u larguan pa shkaktuar ndonjë incident. Më herët ata e kishin kërkuar kryebashkiakun Leli në oborrin e bashkisë. Duan ujë të pijseëm dhe rrugë

“Protestojmë për të drejtat tona se kryetari para 4 vitesh na premtoi edhe për ujë e drita dhe për rrugën. Është turp i botës të mos shtrohen 3 km”.

“Rruga është bërë copë-copë”.

“Në çdo fushatë vijnë, gënjejnë dhe ikin, marrin votat dhe ikin”.

Bëhet fjalë për 5 km rrugë që lidh fshatin Trevëllezër me rrugën nacionale Vlorë –Fier. Në dimër mbulohet nga balta, kurse në verë këtu ka vetëm pluhur.

Në këtë fshat mungon dhe uji i pijshëm. Banorët thanë se ka 30 vjet që aty nuk investon askush.

/ABC news Albania 24/7

Bulqize-1280x691.jpg
ad min14:35 | 07/05/2019

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar me anë të një deklarate gjatë së martës në lidhje me analizat paraprake për ujin në Bulqizë.

Në deklaratë thuhet: “Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin e ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë. Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive të Bulqizës, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale në ujë”.

ISHP deklaron se për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Sipas ISHP në zonën ku janë paraqitur rastet e personave me simptoma, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës dhe këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjikë, fiziko-kimike dhe toksikologjike dhe analizat përfundimtare pritet të dalin në ditët në vijim./ABC News Albania 24/7

dibra-1280x716.jpg
ent ela16:00 | 18/03/2019

800 familjet e fshatit Brezhdan të Dibrës furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 10 minuta në ditë. Për këtë arsye ata protestuan para bashkisë dhe kërcënojnë se do te bllokojnë rrugën kryesore.

Brezhdani është fshati më i madh i Dibrës me mbi 800 familje. Rrjeti i brendshëm shpërndarës mungon. Kurse pranë këtyre çezmave lagjesh  çdo familje vendos një tub për të çuar ujë në shtëpi.

Por e keqja në këtë vend nuk ndalon këtu. Banoret janë të alarmuar nga  kanalet e zeza që derdhen rrugëve të fshatit.

Një prej tyre vjen nga Llixhat dhe kalon mes për mes shtëpive. Përgjatë gjithë gjatësisë së tij, shkarkohen plehra të periferisë së qytetit, mbetjet spitalore si dhe ujërat e zeza të lagjes Kamen. E gjithë sasia grumbullohet në Brezhdan, aty ku nuk ekziston asnjë kosh apo sistem kullimi.

Për këtë qellim banoret mëngjesin e kësaj të hëne protestuan para Bashkisë se Dibrës. Ata kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, 800 familjet do te bllokojnë rrugën kryesore dhe se në fshat nuk do te lejojnë asnjë kuti votimi.

Gazetar: Neki Feta

OK-MAKINA-NE-MALIQ-MBULIM.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ad min08:26 | 29/11/2018

Një automjet ra në lumë pasi doli nga rruga, tek ura në hyrje të Maliqit. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në këtë aksident që  ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit.

Një garë me makina mbi urën e Maliqit i kushtoi jetën një të riu, i cili përfundoi në lumin Devoll. Aksidenti u regjistrua rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur viktima, i identifikuar si Gjergji Elmazi, ka parakaluar me shpejtësi mbi urë, mjetin më të cilin udhëtonte shoku i tij dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumë. Policia e Korçës ka njoftuar ekipin e polumbarëve, të cilët mbërritën në vendngjarje rreth orës 8:00 dhe pas një operacioni kërkimi, që zgjati 45 minuta, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të të riut.

Më pas nga lumi mjetet zjarrfikëse nxorrën edhe mjetin tip Benz, me të cilin udhëtonte Gjergji Elmazi, i cili ishte plotësisht i dëmtuar. Nga hetimet paraprake, rezultoi se aksidenti ndodhi si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara të të riut, ndërsa dyshohet se 24 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas rënies në lumë bashkë me mjetin, si rezultat i asfiksie. Ky aksident ishte i katërti që ka ndodhur kohët e fundit në urën e Maliqit, e cila është e amortizuar dhe pa asnjë element sigurie./abcnews.al

 

 

 

 

uje.png
ad min19:03 | 08/10/2018

Puset në Golem të Shkodrës kanë shterruar për shkak të thatësirës dhe banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm. I vetmi pus që ka ujë po plotëson nevojat për momentin, por banorët kanë frikë se shumë shpejt edhe ai do të thahet.

I vetmi burim uji për 500 familjet e fshatit Golem në rrethinat e Shkodrës është ky pus. I hapur nga banori Fadil Hasa u shërben banorëve të zonës, të cilët kanë më shumë se një muaj pa ujë ë pijshëm.

Puset e tjera kanë shteruar nga thatësira. Kurse ujësjellës në Golem nuk ka patur asnjëherë. Banorët janë të shqetësuar dhe nuk dinë se si do zgjidhet problemi.

“Për të pirë se për të larë s’lahemi kurrë. Jemi të mbaruar për larje”, tha një banor.

“Këtu ka paraplegjikë, këtu ka pleq, ka fëmijë, ka njerëz në nevojë, ku e marrin ujin ata?”, u shpreh një tjetër.

Pronari i pusit ndjehet i gëzuar që mundet t’u japë ujë të tjerëve. Ai ka shpenzuar 2 milionë lekë të vjetra për hapjen e tij dhe vendosjen e pompave.

“Kam kënaqësi që i shërbej komunitetit tim se kam vuajtur vetë ujin. Desh Zoti doli uji të marri kush do”, shprehet pronari.

Këtu ka banorë më shumë se tre mijë vetë. Përkohësisht ata po ndihmohen nga i vetmi pus me ujë, por në një të ardhme të shpejtë, situata do të jetë e rëndë. Edhe ky burim mund të shterojë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono